Kufizimi i të drejtave si cënim i sigurisë juridike dhe përkeqësim i nivelit jetik të ushtarakëve

Kufizimi i të drejtave si cënim i sigurisë juridike dhe përkeqësim i nivelit jetik të ushtarakëve.

Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë

Le t’ia nisim nga çfarë është harruar

Ushtarakët si pjesëtarë të Forcave të Armatosura përfaqësojnë një grup social të rëndësishëm në shoqërinë e sotme të thirrur demokratike. Ata me përkushtimin e patriotizëm të jashtëzakonshëm sigurojnë pavarësinë e vendit duke mbrojtur integritetin territorial dhe rendin kushtetues; si dhe ruajtur asnjanësinë në çështjet politike. Profesioni i ushtarakut përfaqëson një punë të nderuar e plotë sakrifica, sa i vështirë dhe aq i rrezikshëm për jetën, i karakterizuar dhe nga një disiplinë e lartë ushtarake. Për çdo ushtarak koha e punës-shërbimit dhe e gatishmërisë luftarake është intensive, me efektivitet të lartë dhe e pakufizuar. Kjo do të thotë që është e pakrahasueshme me angazhimin e grup-profesioneve civile, por është edhe plotë privacione jo vetëm individuale por edhe për familjet e tyre. Natyrisht funksionimi i këtij profesioni është rregulluar juridikisht me ligjin themeltar të shtetit, Kushtetutën e Republikës si dhe me ligje të veçanta si ligji për Forcat e Armatosura dhe shërbimit ushtarak, ligjin për gradat dhe karrierën ushtarake, ligji për disiplinën ushtarake, statusi i ushtarakut, ligji për sigurimin shoqëror suplementar dhe me akte të tjera ligjore e nënligjore që përbëjnë bllokun ligjor të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Çfarë ndodhi pas 1990 rreth ligjshmërisë për reformën në Forcat e Armatosura?

Historikisht duhet të hedhim një vështrim në periudhën 19 vjeçare në vend. Le të hedhim dritë rreth disa aspekteve të zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore që shtrihen në fushën e të drejtave të ushtarakëve ne rezervë, lirim, pension dhe atyre veteranë. Baza ligjore fillestare mund të konsiderohet statusi i ushtarakut që daton 3 korrik 1991. Ky ligj si rrallë ligj tjetër miratohet nga Kuvendi me konsensus të plotë të të gjithë krahëve të politikës dhe me 100% të votave të deputetëve. Një unanimitet i tillë ishte jo vetëm thjeshtë shprehje e vullnetit të përbashkët politik, por edhe një kontribut në demokratizimin dhe reformimin e Forcave të Armatosura, duke kaluar në procesin e depolitizimit dhe me synim strategjik anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Zbatimi i këtij ligji i shoqëruar edhe me ligjin e ri të mobilizim-çmobilizimit dhe faturën financiare, fondet e nevojshme që përballoheshin nga shkurtimet e buxhetit vjetor të ushtrisë, si shkurtimin e kohës së shërbimit ushtarak nga 24 muaj në 15 muaj dhe në shkurtimin total ose zërin e investimeve mbrojtëse në vitin 1991-1992.

Shpenzimet mbrojtëse në vitin 1992 ishin 8.6% nga 12.7% në vitin 1991 dhe në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar zbriti respektivisht në 2.6% nga 6.91% thjesht si rezultat i reduktimit të strukturave ekzistuese të mbrojtjes. Në vijim u bënë përpjekje që ky tregues të ishte i krahasueshëm me vendet e NATO-s që në vitin 1997 varionte nga 1.3% (Kanada) deri në 4.6% ( Greqia). Shqipëria arriti që shpenzimet e mbrojtjes të zinin 1.9% ndaj produktit të përgjithshëm kombëtar, ndërsa vitet e fundit arriti në 2.1%.

Situata aktuale – maratona e ndryshimeve dhe moszbatimeve të ligjore.

Aktualisht ekzistojnë mjaft probleme në fushën e të drejtave, legjislacionit juridik dhe kushtit ekonomiko-social të ushtarakëve. Konkretisht janë tashmë të shkelura disa parime të jurisprudencës dhe të drejtave kushtetuese. Parimi i barazisë dhe mos-diskriminimit, të së drejtës së fituar, të sigurisë juridike, fuqisë prapavepruese etj. Gjithashtu nuk mbahen parasysh kriteret ekonomike të shpërblimit si vështirësia në punë, rrezikshmëria për jetë dhe dëmi i shëndetit. Kohëzgjatja e punës - shërbimit dhe e gatishmërisë luftarake, niveli ekonomik në raport me minimumin jetik. Të gjitha këto me pretendimin se jemi në një Republikë parlamentare e cila respekton kushtin e Demokracisë - të gjithë të barabartë para ligjit.

Statusi i ushtarakut përgjatë 1991 – 2009 pothuaj asnjëherë nuk gjeti zbatim. Nuk gjeti zbatim ai i 3 korrikut 1991. Nuk u zbatua statusi i 23 marsit 2004 (edhe ky i miratuar me 100% të votave të deputetëve të parlamentit shqiptar). Të njëjtin fat të keq ka patur edhe ligji i sigurimit shoqëror suplementar, i cili për periudhën mars 1996 deri në maj 2009 është ndryshuar 5 herë, gati një herë në çdo dy vjet e gjysmë.

Kështu pas ligjit Nr.8087, dt. 13.03.1996 në korrik 1999 në ndryshim të tij miratohet ligji 8521, dt. 30.7.1999. Në maj 2005 në zbatim të statusit të ri të ushtarakut miratohet ligji Nr.9418, dt. 20.05.2005, ligj i cili pëson ndryshime me miratimin e ligjit Nr.9481, dt. 16.02.2006.

Të gjitha këto shfuqizohen. Dhe nga 27 qershori në fuqi është ligji Nr.10142, dt. 15.05.2009. Pavarësisht një morie të tillë ligjesh, për gjithë këtë kohë trajtimi i ushtarakëve me sigurime shoqërore suplementare është bërë bazuar vetëm në ligjin e 13 marsit 1996, ndryshuar me ligjin e 30 korrikut 1999 dhe sipas interpretimit të gabuar që i kanë bërë atij Sigurimet Shoqërore.

Parimet juridike, dispozitat ligjore dhe të drejtat ekonomike të shkelura për ushtarakët

Ndryshimet e shpeshta ligjore në lidhje me të drejtat e ushtarakëve, në vend që t’i shërbenin trajtimit të ushtarakëve me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar pleqërie në përputhje me ligjin, në fakt janë bërë shkak për trajtimin në paligjshmëri dhe me ligj të shfuqizuar. Gjithë këto ndryshime nuk i kanë shërbyer aspak përmirësimit të trajtimit të ushtarakëve të dalë në rezervë, lirim, në pension të parakohshëm dhe pension suplementar pleqërie, por kanë shtuar pasigurinë juridike. Mungesa e akteve nënligjore ka qenë dhe është alibia e paligjshmërisë nga 14 maj 2004 e deri më sot. Nën pretekstin e mungesës së tyre nuk është zbatuar neni 35, 36 dhe 49 i statusit të ushtarakut, nuk është zbatuar ligji i sigurimit shoqëror suplementar i 20 majit 2005 dhe ai i 16 shkurtit 2006 si dhe vendimi Nr.9. dt. 26.02.2007 i Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të këtyre masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk është llogaritur në përputhje me vjetërsinë e shërbimit dhe pagën referuese e cila ka përfshirë dhe përfshinë pagën bazë si dhe gjithë shtesat mbi pagën për funksion apo gradë. Këtyre elementëve bazë mbi të cilën bazohet ky pension u është bërë sfidë. Masa e pensionit ka qenë e kufizuar dhe është aktualisht në masën e një pensioni maksimal pleqërie apo dy pensioneve minimale në shkallë vendi.

Ky arbitraritet në keqzbatimin e ligjit ka bërë që:

-Gjenerali me 31 vjet shërbim nga 82% merr 16%;

-Koloneli për 30 vjet nga 80% merr 20%;

-nënkoloneli për 27 vjet nga 74% merr 25%;

-majorit për 22 vjet nga 64% merr 29%;

-kapiteni për 18 vjet nga 56% merr 30%;

-kryekapteri për 27 vjet nga 74% merr 44%;

-kapteri për 23 vjet vjetërsi nga 68% merr 47%

- rreshterëve për 21 vjet nga 62% merr 49% të pagës referuese.

Pensioni suplementar i pleqërisë si ushtarak atyre para vitit 1991 ende nuk u jepet edhe pse kjo e drejtë u ka lindur që më 14 maj 2004. Ushtarakëve të tjerë nga kjo datë edhe pse formula ligjore ka qenë 40% të pensionit të pleqërisë për 12 vjet Gratë dhe 15 vjet burrat dhe 2% për çdo vit tjetër shërbimi, pa kaluar gjithë masa e pensionit masën 60% të pensionit të pleqërisë ka vazhduar t]u jepet në 1% të pagës referuese për çdo vit shërbimi. Nga ky moszbatim i ligjit ushtarakët e para vitit 2001 nga 60%, masa e pensionit u jepet në masën e rreth 30% të pensionit të pleqërisë. Ushtarakët pavarësisht nga funksioni apo grada ushtarake dhe kontributi i sigurimeve shoqërore më i lartë se të tjerët, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ata që përfitojnë pension pleqërie minimal, i cili nuk kalon kufirin 12 000 apo 13 000 lekë në muaj, ndërkohë kur edhe punonjësit civil marrin pension deri në masën e pensionit maksimal i pleqërisë.

Analiza e mësipërme flet se janë shkelur një sërë parimesh të shtetit të së drejtës:

-barazia para ligjit e mosdiskriminimit, e drejta e fituar, si dhe parimi i sigurisë juridike, sipas të cilit askush nuk duhet të ndjehet i shqetësuar e i kërcënuar nga ndryshimet në ligj. Gjithashtu ndryshimet në ligj duhet të garantojnë qëndrueshmëri e vijimësi ligjore dhe të sjellin pasoja pozitive e përfitim më të lartë financiar për përfituesit dhe nuk duhet të lëkundin besimin e qytetarit tek shteti.

Në lidhje me këto po citojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.9, dt. 26.02.2007 ku thuhet: “Duke qenë se një ndër elementet më thelbësore të parimit të shtetit të së drejtës është edhe ai i sigurisë juridike, del se rregullimet ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e shtetasve duhet të kenë qëndrueshmëri të mjaftueshme që siguron vijimësinë e tyre. Si rregull, nuk mund të mohohen interesa dhe pritshmëri të ligjshme të qytetarëve nga ndryshimet në legjislacion dhe shteti duhet të synojë të ndryshojë një situatë të rregulluar më parë vetëm nëse ndryshimi sjell pasoja pozitive, konkretisht trajtim më të mirë financiar për subjektet përfituese.”

Ushtarakët pavarësisht nga koha e daljes në rezervë, lirim apo pension të parakohshëm, pension pleqërie dhe pension suplementar pleqërie kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në pasiguri të plotë juridike. Sa herë është ndërhyrë në ligjin e sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakëve, në vend të garantimit, të qëndrueshmërisë dhe vijueshmërisë ligjore të të drejtave të fituara me ligje të mëparshme apo të trajtimit më të mirë financiar, kanë rrjedhur pasoja negative dhe përkeqësim në trajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar pleqërie. Ndryshimet në dispozitat ligjore në fakt kanë sjellë pasoja negative dhe përkeqësim në trajtimin e përfitimet e ushtarakëve si dhe përkeqësimin e nivelit ekonomik të jetesës së ushtarakëve.

Kështu neni 14 i ligjit të 20 majit 2005, masën e pensionit të parakohshëm nga 50% të pagës referuese për 12 vjet gratë dhe 15 vjet burrat dhe 2% të pagës referuese për çdo vit tjetër shërbimi, e kufizoi atë në masën e 4 pensioneve bazë pleqërie. Ligji i 16 shkurtit 2006 e shkallëzoi atë sipas gradave duke e zbritur në 3 pensione bazë pleqërie për kapiten e poshtë. Ligji i fundit ai i 15 majit 2009 e zbriti masën e këtij pensioni sa 2 pensione bazë pleqërie, aq sa lejohej shtesa e këtij pensioni për vjetërsinë e shërbimit mbi 12 vjet për gratë dhe 15 për burrat sipas nenit 11 të ligjit Nr.8087, dt. 13.03.1996, ndryshuar me nenin 6 të ligjit Nr.8521, dt. 30.07.1999. Progresi që pësoi pensioni suplementar i pleqërisë nga neni 16 i ligjit Nr.9418, datë 20.05.2005, menjëherë u lëkund nga ndryshimi që i bëri ligji i 16 shkurtit 2006. Nga 40% e masës së pensionit të pleqërisë për 12 vjet vjetërsi shërbimi Gratë dhe 2% të këtij pensioni për çdo vit tjetër shërbimi, pa kaluar 60% të masës së pensionit të pleqërisë, 60% u zbrit në 50%.

Sikur të mos mjaftonte ky regres, me 15 mars 2009 me ligjin Nr.10142, masa e pensionit suplementar u kthye në masën 1% të pagës referuese për vit shërbimi, pa kaluar 50% të pensionit të pleqërisë, vendosur me ligjin e 13 marsit 1996. Nga ky regres ligjor, besimi i ushtarakëve tek shteti vetiu dhe me të drejtë, jo vetëm është lëkundur por pothuajse nuk ekziston.

“Besueshmëria,- nënvizon Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr.9, datë 26.02.2007,- ka të bëjë me bindjen e individit se nuk duhet të shqetësohet vazhdimisht ose të jetojë me frikë për ndryshueshmërinë ose për pasojat negative të akteve juridike, të cilat mund të cenojnë jetën e tij private ose profesionale dhe të përkeqësojnë një gjendje të vendosur me akte të mëparshme.”.

E përbashkëta e dy kategorive të ligjeve për vlerësimin dhe trajtimin e ushtarakëve, statusi i ushtarakut dhe i sigurimit shoqëror suplementar ka qenë dhe vazhdon të jetë moszbatimi i kërkesave të përgjithshme juridiko-ekonomike për llogaritjen e masës së pensionit në masën 70% të pagës referuese, të të ardhurave të krijuara në periudhën llogaritëse.

Në llogaritjen e pensionit të parakohshëm në mjaft vende të Evropës Perëndimore zbatohen metodika të tilla që, mbajnë parasysh masën 60% dhe jo 50% të aplikuar mbi pagën e shtesat mujore, pa kufizime, klauzolën “jo më shumë se...”.

Për shkak të klauzolës “por jo më shumë...”, ushtarakët asnjëherë nuk kanë marrë atë masë pensioni që u ka takuar prej skemës së përcaktuar nga ligji organik, statusi i ushtarakut. Nëse sipas statusit të ushtarakut të 3 korrikut 1991 dhe atij të 23 marsit 2004, masa e pensionit të parakohshëm ka qenë 50% e pagës referuese për 12 vjet gratë dhe 15 vjet burrat, dhe 2% të pagës referuese për çdo vit tjetër shërbimi mbi përcaktimin e mësipërm, prej kufizimit të vendosur mbi këtë, masa e pensionit është ulur ndjeshëm. Kufizimi “por jo më shumë se pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi”, për shtesën e pensionit mbi vjetërsinë 12 e 15 vjet masa e pensionit që kanë marrë ushtarakët ka qenë nga 10% deri në 20% më e ulët për ushtarakët që e kanë përfituar këtë pension para vitit 2002. Për ushtarakët e pas këtij viti nga klauzola “nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë” që vendos ligji i 15 majit 2009, ulja varion 26% deri në 66% më pak nga sa i takon nga e drejta e fituar prej ligjit organik, statusi i ushtarakut.

Nga tërë kjo panoramë ligjore kemi të bëjmë me një paradoks të madh, në një përkeqësim juridik në fushën e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut që përcakton Kushtetuta e Republikës dhe Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Kërkesat në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekonomike të ushtarakëve

Zbatimi i parimeve ekonomike në fushën e shpërblimit dhe të ndërtimit të pagave, si përparësia për shkak të vendit dhe të rolit që luan veprimtaria në shërbim të shoqërisë, vështirësia në punë, shëndeti i dëmtuar, përpikmëria dhe disiplina, koha e punës dhe gatishmërisë dhe privacionet, janë të lidhura ngushtë me kategorizimin e grup profesioneve, dhe konkretisht profesioni i ushtarakut i përket grup-profesioneve të vështira. Klauzola kufizuese që vendos ligji Nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me ligjin Nr. 9377, datë 21.04.2005“, në nenin 32 “Shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shumë se dyfishi i shumës bazë...”, rrëzon vlerën që ka vjetërsia e shërbimit dhe paga mbi të cilën janë derdhur kontributet për sigurimin shoqëror e shëndetësor nga ushtarakët, për gjithë periudhën e shërbimit në radhët e Forcave të Armatosura, nuk i është bërë asnjëherë asnjë llogaritje për efekt kohëzgjatje shërbimi e gatishmërie luftarake, për tejkalimin e të ashtuquajturës ”kohë normale pune për çdo grup-profesion të sektorëve të tjerë”, apo tejkalim kohe shtesë për gatishmëri luftarake, për stërvitje apo shërbim 24 orësh, e cila nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet në vjetërsinë e punës.

Ky veprim antihuman, që ushtarakëve u ka shkaktuar tension psikologjik dhe rënie të tejskajshme morale, fizike e shëndetësore, ka qenë dhe mbetet shprehje e mohimit të barazisë para ligjit, gjë që ka sanksionuar ”de facto” diskriminimin dhe uljen e nivelit ekonomik të tyre në raport me grupet e tjera sociale. Nga disa të dhëna studimore rezulton se , kjo kohë për shumicën e ushtarakëve llogaritet dhe varion rreth 10 – 15 deri në 20 vjet punë më shumë se punonjësit e sektorëve të tjerë të krahasuar për një periudhë rreth 30 dhe 35 vjeçare shërbimi në radhët e Forcave të Armatosura.

Moszbatimi i vendimit Nr.9, datë 26.02.2007 i Gjykatës Kushtetuese, shënon aktin më skandaloz të shtetit ligjor e të së drejtës.

Kushtetuta e Republikës ne nenin 132, pika 1 shprehet qartë se: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare“. Në kundërshtim me këtë organet e shtetit për më shumë se dy vjet nuk e zbatuan atë. Më 15 maj 2009 me ligjin Nr.10142 vendosën të vazhdojnë moszbatimin e këtij vendimi.

Në rrjedhojë të këtij qëndrimi permanent antikushtetues i poshtëruari i parë ka qenë dhe është vet shteti i së drejtës. Pas tij të poshtëruarit dhe të diskriminuarit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ushtarakët. Këtyre të fundit u është mohuar e drejta të përfitojnë atë masë pensioni të parakohshëm që u ka garantuar ligji që më 3 korrik të vitit 1991 dhe të konfirmuar më 23 mars 2004, dhe masa e pensionit suplementar të pleqërisë e vendosur që më 20 maj 2005.

Një e drejtë tjetër që u është mohuar nga 14 maj 2004 është ajo e mosndërprerjes së pensionit të parakohshëm në rast punësimi. Kjo e drejtë ka vazhduar edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe është përligjur të vazhdojë nga ligji i 15 majit 2009, me të vetmin ndryshim, kufizimin e pensionit në masën e pensionit bazë të pleqërisë në shkallë vendi. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ka kuptim të ndërpritet vetëm kur rikthehet në shërbim të Forcave të Armatosura si ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm. Kjo e drejtë ekziston dhe aplikohet në gjithë vendet e tjera të Evropës Lindore që janë apo kanë kaluar tranzicionin demokratik si Bullgaria psh. Në këtë rast duhet të mbajmë parasysh që profesioni i ushtarakut është i veçantë, që nuk mund të ushtrohet në sektor të tjerë civil të vendit.

Nisur nga analiza juridiko – ekonomike organet shtetërore e në veçanti sigurimet shoqërore duhet të bëjnë korrigjimet në llogaritjen e pensioneve të ushtarakëve duke ju dhënë atë që u takon me ligj e sipas ligjit.

Ushtarakëve u janë mohuar edhe disa të drejta si derdhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore të sigurimeve shoqërore për ushtarakët e para 31 dhjetorit 1998; shpërblimi i ushtarakëve që nuk plotësojnë kushtet për pension të parakohshëm në vend të trajtimit me pagë kalimtare; rimbursimi në masën 80-100% të barnave mjekësore; marrja pjesë në ceremonitë ushtarake marrja pjesë në ceremonitë ushtarake; pajisja me uniformë ushtarake sa herë ndryshon uniforma ushtarake; ceremonia ushtarake në rast vdekje; llogaritja e përfitimeve suplementare mbi bazën e pagës referuese të çastit që i lind e drejta pavarsisht se kur ka dalë në rezervë; indeksimi i pensionit të parakohshëm dhe rillogaritja e tij nga data 16 prill 2006.

Efekti ekonomik i zbatimit të ligjeve nuk ka qenë një ”faturë më shuma të larta” jo vetëm thjeshtë se nuk është zbatuar, por edhe për faktin se nuk është llogaritur saktë në përputhje me ligjin nga ana e sigurimeve shoqërore. Moszbatimi i përpiktë i ligjit nga 1 janari 1991 kur është aplikuar trajtimi me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi natyrisht që ka të bëjë me detyrime dhe pagesa të prapambetura, pasi ushtarakët po ndjekin rrugën ligjore.

Kohët e fundit ka mjaft ankimime dhe procedime gjyqësore duke i hapur rrugë detyrimit të sigurimeve shoqërore për rillogaritjen e pensionit të parakohshëm në përputhje me ligjin, si dhe pagesën e diferencave dhe vazhdimin e trajtimit në përputhje me vendimet e gjykatave. Kjo mbetet rruga e vetme edhe për faktin se sigurimet shoqërore nuk ndërpresin paligjshmërinë në këtë drejtim që të bëjnë ndryshimet në kartelat personale të ushtarakëve në zbatim të vendimeve të gjykatave, pra të bëjnë aktualizimin e kartelave përkatëse.

Gjatë 19 vjetëve grupmosha e tretë e ushtarakëve për shkak të vdekshmërisë natyrale është ulur në 15%. Të gjitha shoqatat e ushtarakëve, ato ushtarakëve në rezervë, lirim, pension dhe të veteranëve dhe të xhenios, aviacionit, detarisë, artilerisë e shumë të tjera kanë kërkuar me mjete demokratike plotësimin e të drejtave ligjore si qytetar dhe ushtarak të një vendi demokratik.

Në mënyrë të përmbledhur këto kërkesa janë në një emërues pothuaj të përbashkët si më poshtë:

Respektimi dhe zbatimi i të drejtave që shoqëria dhe shteti u ka garantuar me statusin e ushtarakut. Në këtë kontekst është ngulmuar veçanërisht në trajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas nenit 11 të ligjit të marsit 1996 të ndryshuar me ligjin e korrikut 1999 e neni 49 i statusit të ushtarakut dhe në bazë të nenit 35 të këtij statusi si dhe trajtimi me pension suplementar pleqërie sikurse përcaktohet në nenin 15 e 16 të ligjit të majit 2005 ”Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH”. Jashtë vëmendjes nuk janë lënë edhe të drejta të tjera si ajo e derdhjes së kontributeve për periudhën 3 korrik 1991 deri në 31 dhjetor 1998 dhe rillogaritja e masës së pensionit të pleqërisë për shkak të kësaj, pagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga buxheti i shtetit mbi pagën referuese të indeksuar, po edhe ato të pajisjes me dokumente identifikimi apo të rimbursimit të barnave, strehimit etj.

Përjashtuar një arritje, vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.9, datë 26.02.2007, gjithë përpjekjet e tjera kanë shkuar dëm. Arroganca e sigurimeve shoqërore pavarësisht këtyre kërkesave, ka arritur deri aty saqë edhe pse për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi ka një vendim të Gjykatës së Lartë ka vazhduar paligjshmëria edhe pas atij vendimi. Ato nuk kanë ekzekutuar as vendimet përfundimtare të formës së prerë të gjykatave, çka ka detyruar ekzekutimin e tre vendimeve nëpërmjet Zyrave Përmbarimore. Mungesa e fondeve me të cilën janë justifikuar deri më sot sigurimet shoqërore, nuk është e bazuar.

E drejta morale e shumë ushtarakëve në pension që aktualisht janë pa grada ushtarake lidhet me kërkesën e njehsimit me funksionet aktuale. Nuk ka asnjë vend në botë që të ketë ushtarakë pa grada. Kjo e drejtë njëkohësisht është edhe një e drejtë financiare që lidhet me llogaritjen e pagës referuese dhe të pensionit të tyre. Një kërkesë e tillë është sa morale aq dhe legjitime. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i përgjithshëm, komisionet e karrierës duhet të bëjnë njehsimin e funksioneve me ato aktuale dhe t’i japi kësaj kategorie të drejtën që u takon sipas ligjit.

Koncepti ligjor i pagës referuese i aplikuar në përfitimin e sigurimeve shoqërore suplementare, veçanërisht në pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, i aplikuar për funksionet e gradat ekzistuese për ato inekzistuese është lënë në heshtje të plotë. Asgjë nuk është bërë për zbatimin e pikës 4 neni 8 i ligjit të 20 majit 2005, i cili thotë: ” Kur funksioni ose grada, që kishte përfituesi nuk është më, Ministri i Mbrojtjes, me urdhër, bën njësimin e tyre me ato funksione apo grada që janë në fuqi në çastin e lindjes së të drejtës për përfitim.” Një penalizim i padrejtë ky për këtë kategori ushtarakësh, që ka ndikuar tepër negativisht në masën e përfitimeve. Për shkak të mos indeksimit të pagës referuese pa penalizim nuk kanë mbetur edhe ushtarakët e dalë në rezervë e lirim para 1 janarit 1999 por që janë trajtuar me pension të parakohshëm dhe pension suplementar pleqërie pas kësaj date.

Koncepti “minimum jetik” është i kohës për një shtet demokratik e social. Ai duhet të jetë transparant dhe publik. Siç përmendet në vendet e Evropës perëndimore si “sigurim bazë” apo vlerësim i artikujve dhe shërbimeve të nevojshme jetike janë të lidhura me “artikujt e shportës”, për pasojë me ngritjen e skemës sociale ku shteti e financon diferencën për individët në nevojë. Ka ardhur koha që të reformohet sektori dhe skema e sigurimeve shoqërore, sipas përvojës së shteteve sociale të përparuara si Gjermani, Kanada, Australi apo vendet skandinave. Kjo do të mundësojë të bëhet e qartë si llogaritja analitike e kuotave “për sigurime shëndetësore”, “të sigurimeve për pension”, “për papunësi” e “aksidente në punë” e pse jo edhe në fushën e tatimeve. Sigurimet shoqërore dhe organet e tyre duhet të reformohen si për organizimin, administrimin dhe mbajtjen e një kontoje ose llogarie bankare individuale të kontributeve të derdhura nga çdo individ. Gjithashtu duhet që çdo individ të informohet në çdo kohë analitikisht dhe në total për çdo muaj apo vit si për derdhjen e kontributeve dhe masa e pensionit që i takon secilit me plotësimin e kushteve të sigurimeve shoqërore. Kjo llogari bankare është si të thuash e barabartë me një llogari bankare depozitash kursimi për çdo qytetar.

Në kushtet e mungesës së ndikimit në zgjidhjen e problemeve që rrok trajtimi me sigurime shoqërore suplementare të ushtarakëve, pavarësisht përpjekjeve të SHKURSH e të shoqatave të tjera nga 1991 e deri më sot, shtrojnë nevojën e bashkëpunimit, të bashkërendimit dhe koordinimit të përpjekjeve më të kualifikuara profesionalisht me “Aleancën Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë”, me shoqatat homologe të huaja. Ajo çfarë pritet është mbi të gjitha “kthjellimi” i institucioneve drejtuese të vendit që kanë e luajnë rol në këtë drejtim.


Përpjekjet tona për trajtimin sa më dinjitoz të ushtarakëve do të vazhdojnë deri në ditën që për çdo ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të përmbushet e drejta e mohuar për gjatë 19 vjetëve të vendosjes së sistemit demokratik.

4 Komente

Eshte e cuditshme se si te gjithe ulurasin lart e poshte per mungesen e trajtimit te detajuar, komunitar, analitik e te mbeshtetur me fakte te ceshtjes, dhe kur ky vjen, askush s'komenton...

Dhe mua ashtu me duket dhe e kam cilesuar dhe me pare se per Filozofi apo trajtim fiziologjik jane te paret shoket mendimtar , po kur vjen te fakti  s ndihet njeri .

Me duket se keta te qeverise nuk po japin nje trajtim te ceshtejes por po e degjenerojne ate dhe padrejtesia eshte e madhe ndaj atyre qe kane qene ose jane ne detyre si ushtarak .

E kujt i duhet Ushtria ??? Po Ushtaraket ???

Ketij dhe te gjith nofullkatroreve qe nga Ryli i Financave dhe tek debili i sotem Bode u duhej q...nena qe ne "djepe" .

 Ushtaraket dhe sidomos ishet , ishin te edukuar me sakrificen personale ne emer te interesit te Pergjithshem . Ndoshta qene e vetmja shtrese shoqerore qe kishte besim ABSOLUT tek Ligji , tek e Ardhmja dhe fakti me bindes eshte se armet qendruan "grykeposhte dhe grykeftohta" .

Dhe ato presione tip pirueta te Baletave e Cekrave per puce ushtarake ua dinin mire kuptimin por qene te vendosur ti nenshtroheshin cdo Vendimi Ligjor per hir te te ardhmes se vendit . Per te mos thene dhe ndonje fakt "rrenqethes" smiley per antikomunsistet e oreve te para .

Ushtaraket ish qene forca vendimtare dhe Garancia e sigurise se kalimeve pa gjak gjate kalimit paqesor ne permbysjen e sistemit ish socialist ......flamurtare te se ciles po dalin  Ramizi e Saliutme smiley studentet dhjetoriste!Sidomos ca qe bien "kujtime " me batanije , si Luane e Petrita te tipit Nelul Gjeraqina , ne ato dite "aCari"

Se sa te ndershem e te lidhur me fatet e vendit e treguan mosreagimi ndaj ndodhive te ngjarjeve te 97 si nje force e organizuar potente dhe vendimtare por te rene ne dore te aventuriereve e sharlataneve Politike.

Dhe sot .....shperblimi me qesharak i te gjitha koheve . Te pakten Qeveritaret me qesharake e injorante te te gjitha kohrave ose me mire te tre evenimenteve te tilla historike .

1948 vendimi i Qeverise Hoxha ( Gazeta Zyrtare) shenon 88, edhe ca perqind ...per te dalurit ne lirim para kohe , pension e te tjera ( si ish oficere te Zogut etj )

5000 ( i njohur si "pesemijshi &quotsmiley jo vetem 75% te pages por nje sistemim e kujdes ABSOLUT per pune e jetese .

1991deri 1993 si vitet me tipike te Hakmarrjes shpellare , injorances dhe keqdashjes e tedencave raciste ndaj nje shtrese te Popullsise me ideator Rulrat ,Rajersonrat e ne krye krye llapaqenin BERISHA dhe vazhdimesine qe ndjek kjo menyre te menduari e vendimemarrese arrogante , ata trajtohen 50% e me pak ??????

Dhe jo vetem tek 50% por nje braktisje totale dhe ofendim total prej shurakeve te PD e PS per jeten , kontributin e sakrificat qofshin ato edhe teknike me ore pune , e jo me ato profesionale. Por kjo eshte Sherdhatokraci jo Demokraci! 

Nje mesim i MADH per te ardhmen se cfare jane forct POLITIKE dhe ne fund te fundit se si po i permjerrin HUNJT e Gardhit Pinocetit sot .

Pse kemi ushtri ne???? Ne kemi njeres me uniforme  me grada e arme por pa shtylle kurizor por kjo nuk quhet ushtri.

Ushtria eshte gjithmon ne mbrotje te interesave kombetare te vendit dhe kur vendi per nje arsye apo tjeter drejtohet nga njerez antikombetare ushtira nderhyn. Tek ne gjeneralet denohen pa te drejte per vjedhjet e vrasjet e civileve, tek ne civilet shesin pjese te vendit tone sikur te jete prone e civilvee ne drejtim trasheguar nga babi, ndersa ushtira ri e ben sehir apo shkruan ndonje artikull neper gazeta.

Ndaj them qe ne nuk kemi ushtri dhe ketyre qaramaneve mire tju behet deri sa nuk kane shtylle kurizore te dine te fitojne te drejtat e tyre dhe te kombit tone.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).