Kuckë

Kuckë në dherat e mia,
Fuckë e mbledhur xhongël
Gjongulit, moj gogël helmëmbël,
Llavë nëpër urth e në zëmbër
Love nëpër kurth’ e në thëmbër
Dobësishë të vjetra vrastare,
“Shkulmë!” the kaq herë mes shkulmash
T’epshit që çdo herë qe i fundit
Si thithja e cigares së mbrame,
Lemzë e sprasme’ harresës,
Do të shkul, o kuckë, nga dherat
Me kasmàtë zemërake të rregullit,
Me dihatjet e mjegullës në gojë,
Me kravatën e munguar në qafën
Që vampire për dreq dashuron,
Gijotina, gojëtina, venduza
Që thithin limfë gjer në tharje
Të buzëve me muzën e muzgut.
Do të shkul sa për ah!-un e çastit,
Ngashnjimin jetshkurtër të bastit,
Se veten e mashtroj duke prerë
Rrënjët e tua të thella
Stërfutur mijëra fijesh në dherat
E mia stërpleksur, moj kuckë.
Një gëzim kusar vjen më thotë
Nën zë e mbi vesh, atje qoftë,
Që rrënjët nëpër dimrin që vjen
Acar kërcëllimash, nuk vdesin,
Por struken e s’duken, mbesin e presin
Për sythet pasardhës të Jugës
Varur gjerdan në Qafbotë
Një gëzim firar vjen më thotë.

20 Komente

Tokmak i rende kjo poezi, Em. Me pelqejne ato perseritjet e tingujve:

xhongël
Gjongulit, moj gogël

Llavë nëpër urth e në zëmbër
Love nëpër kurth’ e në thëmbër

Dhe ndjej nje mllef, meri e zemerim sidomos ne perseritjen e fjaleve"o kucke!"

Ne fillim pata ndjesine qe kishe nje mall te madh, por ti do ta shkulesh me rrenje kete "te keqe", dhe kur arrita tek "atje qofte", (Ketu m'u faneps shprehja "paste hijen e vet&quotsmiley  m'u duk sikur mortin kerkon te mbash larg. Nuk e di, me ka lene nje peshtjellim te madh, Emo, kjo poezi. Mbase dhe s'kam arritur ta kuptoj sic duhet.

Kur e hapa, mbeta nje cike e shastisur me thene te verteten! Me fal Em qe mendova ters (pasojat e festave keto smiley ), por e mora ate "c-në" e thjeshte per "ç-ë" ...! Pastaj e kuptova smiley

Pas ketij keqkuptimi, gjerat paskeshin qene te qarta fare dhe jam ne nje mendje me poetin: kuckat/pengjet/fiksimet/vuajtjet e thella/obsesionet... duhen mbajtur ngrohte...

Me pelqeu shume mbyllja me gezimin e disfates. Ka nje trishtim si prej elegjie popullore.

"Një gëzim kusar vjen më thotë
Nën zë e mbi vesh, atje qoftë,
Që rrënjët nëpër dimrin që vjen
Acar kërcëllimash, nuk vdesin,
Por struken e s’duken, mbesin e presin
Për sythet pasardhës të Jugës
Varur gjerdan në Qafbotë
Një gëzim firar vjen më thotë."

paska ndodh tamam si duhej te ndodhte, fin! smiley

ps. e dije se ca jane fùckat?

Ne fakt e pyeta disa here veten a mos ishte bere me dashje zgjedhja e fjales...

Ritem, usta, ritem smiley

Me terheq vemendjen aliteracioni brenda vargjeve dhe midis tyre, prej nga perftohet ritmi brendshem dhe jepet ideja e kemenguljes per te shkulur dobesi /kujtime/makthe te vjetra vrastare. E kote, e kaluara eshte rasur thelle brenda nesh dhe nuk shpetojme dot prej saj. Sado ti fundosim thelle ne bodrumet e ndergjegjes ca gjera, perseri do gjallojne.

Nuk ckulen kollaj  kuckat. Po nga te ka vajt mendja se dhe une qe femije kam nxjerre kucka, i kisha harruar.  smiley Kisha vite e vite pa degjuar edhe fjalen gjongel.

 

E kisha edhe nje si detyrim per toskerishten, se si shume po i bien me qafe, spiritus. smiley

Ke pas shkulur kucka? Po ti e dike tamam atehere per se e kam llafin. Ne anglishte kjo perkon me foljen/emrin madheshtor "stump", emer/folje qe ka histori qe nga pioneers.

Pershendetje (shenoje qe s'te thashe cheers smiley )

Emo, Emo, Emo, Emo,...kuçke, kuçke, kuçke, kuçke,*...ç'ka ngjare kaq prane festave? smiley

Mendoj qe meria eshte ndjenja qe perkthehet me bukur ne poezi(fsheh shtigje te tjera brenda saje). Gje qe ia ke arritur. Me pelqen! Te lumshin doçkat!

*Gosh, I should stop using that word. smiley

Kucke qe cke me te ere Emo.

Vallai poezine se kam lexu, por jam zi me njonen ke puna, ene kjo llafja me vjen si me porosi smiley

Ma vone do ta lexoj smiley

Promise !

Bidrije, grindavece ti me grarine e punes? smiley

vallai m'bin m'qafe se une e shkreta nuk grric njeri smiley 

Ndaj them une qe eshte parajse me kryesisht meshkuj ne pune. smiley Shume femra ne nje kotec s'durohen.

po po,

kush ka thene naihere te kunderten. Dhe mu me ka beku zoti, ne ket aspekt smiley

por tani une spunoj ke reparti ushtarak smiley

nai femer tek tuk do ta kem neper kembe smiley 

Dhe ato kokrra vajte e i germove? Jazek t'qofte mi gru! smileysmiley

jo vallai , jo

zoti me vrafte, me bin m'qafe se une sun ngatrrohem me njeri.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).