-ku pijnë ujë ditët-

Së fundi nuk fshihesh më pas syve,
Nuk krihesh më
As fshati më nuk digjet.
Me sa duket,
Jetohet edhe bashkë,
Edhe bashkë vdiset.

  
Jemi shumë
Praninë tonë prej kohësh e ke ndjerë
Të gjithë dalim prej pas pasqyre.
Me sa duket,
Prej kohësh gjithçka për njëri-tjetrin kemi ditur
(Shih, jo vetëm gjëra të bukura shihen kur mbyll sytë)
Jetohet edhe bashkë,
Edhe bashkë, me sa duket 
vdiset.

_______

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).