KRONIKË PROVINCIALE

 
Pata rastin të shoh filmin e Minarollit dhe Aliçkës “Kronikë Provinciale”, çfarë përbën një thagmë për kohërat e stangacionit kulturor në të cilën gjendet shoqëria jonë. Janë të tilla vepra artistike që na rikujtojnë rolin e rëndësishëm që zë arti në mirëkuptimin midis individëve të një shoqërie pluraliste.
Kësi filmash pra na shërbejnë si përkujtime, në [...]

8 Komente

Eshte fjala per ate filmin ku luan arta dobroshi dhe tedi papavrami ? me aq sa lexova sot ne gazeten shqip m'u duk interesant, jam kurioze ta shoh tedin si aktor, uroj te jete i sukseshem edhe si aktor njelloj sic eshte muzikant dhe perkthyes

Kete kritiken nje miku im ka dashur ta botoj tek gazeta Shekulli, pasi ishte konceptuar si nje kritike ndaj nje artikulli qe nje gazetare kishte botuar tek faqja e internetit te Shekullit.

Artikulli nuk u pranua pse sipas redaktores per ceshtjet e kultures ky miku im nuk eshte  njohur dhe nuk ka kompetencat e duhura per te komentuar ceshtje te kultures.

Sidoqofte po ju paraqes leterkembimin e ketij mikut tim me redaktoren, ne menyre qe te kuptoni sesi funksionon gazetaria ne Shqiperi.

............................................................

> From: Redaktorja
> Subject:
> To:
> Date: Saturday, 11 April, 2009, 6:15 PM
>
>
>
> Mirembrema Zoti Dashamires i Artit,
> e lexova artikullin tuaj. Ju keni mendimin tuaj, por une
> nuk mund te botoj çdo shkrim qe vjen nga jashte. Me falni,
> por ka edhe nje arsye tjeter, une nuk di te kem lexuar
> gjekundi nga ju ndonje shkrim per kulturen. Do t'ju
> lutesha te na lini te bejme punen si gazetare, edhe atehere
> kur mendimi i shprehur ne gazete nuk ju pelqen.
> Ju uroj shendet.
> Redaktorja
--- On Sat, 4/11/09,  wrote:

> From: Dashamiresi i Artit
> Subject: Re:
> To:
> Date: Saturday, April 11, 2009, 5:42 PM
> E nderuar Znj. Redaktore
>  
> meqe zgjodhet te ktheni pergjigje. Une ju pergezoj per
> punen tuaj, dhe nuk u perpoqa aspak t'ju pengoj ne punen
> tuaj te fisme (mungesa e prezences sime fizike?). Ndersa
> persa i perket profesionit tim, une nuk u prezantova si
> ekspert ne kulture, porse si nje dashamires i kinemase,
> keshtu qe edhe ky metim i juaji nuk me duket justifikim i
> pershtatshem.
> Ju, besoj une, ne gazeten tuaj publikoni edhe reagimet e
> publikut tuaj, nese kuptohet, ju beni pjese ne ate rryme qe
> kerkon te demokratizoj mediat (perfshirja e qytetareve). Dhe
> qe ne redaksine tuaj paska disa qe bekan punen e gazetarit,
> nuk do te thote aspak qe ushtrojne profesionin e gazetarit,
> pasi gazetare profesioniste kuptohet qe eshte teresisht
> dicka tjeter nga ajo me cfare merreni ju dhe koleget tuaj.
>  
> Sidoqofte ju keni mendimin tuaj, dhe mbaheni me shendet.
>  
> Une
>

Redaktorja:  >>>>>Edhe nje here Dashamires i Artit,
po ju sqaroj me fjale te tjera se une merrem me rubriken e kultures dhe jo me letrat e qytetareve. Demokracia e medias eshte njohja e kufijve ku shprehet mendimi dhe mendimi juaj si qytetar dashamir i kinemase mund te shprehet tek rubrika e letrave.
Shendete e te mira
Redaktorja

Artikulli nuk u pranua pse sipas redaktores per ceshtjet e kultures une nuk jam i njohur dhe nuk kam kompetencat e duhura per te komentuar ceshtje te kultures

mese e vertete kjo qe ke shkruar me lart, nese nuk ke nje emer, qofte edhe te fituar ne menyre te jo aq te meritueshme, nuk je asgje per gazetaret... edhe sikur ti te kesh shkruar kritiken apo librin e shekullit... per keta njerez nuk ka hapesire per anonimet, por ama kur vjen puna per te vjedhur ide dhe shkrime nga keta anonime, e mire o mire, i luajne fene edhe te ashtuquajturit akademike...

 

Une e lexova ate "kritiken" e gazetes Shekulli, dhe nuk me pelqeu! Megjithate, duhet te kuptojme dicka! Kur nje gazete shkruan nje "review" per nje ngjarje artistike, kjo gazete e ka marre parasysh qe disa njerez, si une, do t'i beje te palumtur. Por kjo nuk do te thote qe gazeta duhet te hape kollonat e veta per njerezit qe nuk bien dakort me kritiken. Ashtu, kjo pune nuk do mbaronte kurre, aq me pak, po te konsiderosh qe jemi ne realitetin e shijeve! smiley

Gazeta ka marre nje vendim te drejte, dhe e ka justifikuar gabim, mendoj une!

P.S.

Ylljet Alickaj, ate "Parrullat" e ka qare, ndersa "Histori me Nderkombetare" e ka 10-re!

 

parrullat eshte antishqiptar, ndersa 'histori me nderkombetaret" eshte antinderkombetar smiley

une votoj padiskutim per te dytin.

nuk eshte ndonje gje e madhe, por eshte liber i mire, vetem se i lidhur pashmangshmerisht me kohen. ndoshta pas ca vitesh lexuesit sdo ta kuptonin dot.  Une zbavitem shume ndersa e lexoj per vete.

mua ate "histori me nderkombetare" ma kane lavderuar shume, une nuk e kam lexuar per vete... por "parrullat" me pelqen shume

s'mbaj mend te kem lexuar ndonjehere artikull me negativ per nje film te ri shqiptar se ai i Shekullit... i cili m'u duk se kishte nuancat e nje sulmi me prapavije politike. aq keq jemi katandisur sa edhe artit i ka hyre brenda krimbi i politikes... (do me korigjoje ndonjeri me te drejte: nuk ka hyre, aty ka qene perhere).

shekulli e ka zakon me kritika te tilla cmirezeza.

kujtoni qe ka pas sjelle dhe nje apo me teper artikuj histerike te elsa demos kunder filmave te bujar alimanit ne greqi. biles mbaj mend qe ka ardhe dhe tek peshku nje i tille.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).