Kopshti 24 (a day in the life)

Dolëm në oborrin e prapëm të kopshtit për “kaçamilla”. Këta i gjenim rrëzë avllisë, prisnim derisa të dilnin nga guacka duke nxjerrë sytë e tyre si brirë dhe u hidhnim nga një kokërr të madhe kripe. Ata futeshin të tmerruar brenda guackave. Triumfi ynë përzihej me erën e lagështisë dhe myshkut që vinte gjithnjë nga fundi i murit. Kërmij të mundur. Aaaa… Ata fshiheshin edhe poshtë barit të oborrit që vende-vende ngrihej më i lartë se ne. Por aty ishte më e vështirë t’i gjeje. Përveçse ishte edhe më frikë. Muret rrethues të oborrit ngriheshin të lartë, dhe kur i shikonim nga poshtë, në sfond reshë shtegëtare, na dukeshin si në gremisje të përjetshme mbi ne. Fiqtë e pabërë ende pas avllisë rrëzonin edhe ata një hije të rëndë. Që bëhej edhe më e tillë nga gjethet e ashpra. Po t’i këpusje tani, ata nxirrnin një qumësht të bardhë ngjitës. Si ai i qumështoreve. Nga qumështi i bimëve ruheshim shumë qëkurse Landi u sëmur një javë rresht prej tij. E leu bibilushin me të që t’i rritej më shpejt. Kështu i thanë. Se kush e gënjeu. Iu fry keq; mezi ia shëroi doktor Mandìa.
Kur qëllonte që bënim gishtat me qumësht, nga tmerri qanim me të madhe derisa një edukatore vinte me vrap dhe na çonte te çezma.

Teta Fili, edukatorja e shëndoshë, na thirri më në fund brenda. Ora e supës. Tasat me avull rreshtuar mbi tavolinat e gjata. Era e supës i ngjante erës së mirë të bojëvajit me të cilën lyen muret e kopshtit para një jave. Më pëlqeu shumë era e bojës së vajit, gati po aq sa ajo e vajgurit. Teta Fili filloi këngën e saj për supën, që s’e harronte kurrë, ndërsa ne hynim në sallën e ngrënies në rresht të kapur pas njeri tjetrit: “supën nana bani gati, hi hi hi e ha ha ha”. Ja Landi, si gjithmonë pas Silvës. Shiste mend se e kishte. Duhet t’a kishte me siguri Silvën. Kurse afër Senkës, llasticës, si zakonisht Goni. Ky merrte kaçamilla me vehte që t’ia vinte asaj llaskës poshtë pjatës për t’a trembur. Mezi prisnim që kaçamillat më në fund të dilnin nga guackat e tyre duke nxjerrë sytë në majë të brirëve - dy më të mëdhenj, dy më të vegjël - e të vazhdonin ecjen e ngadaltë jargore nën pjatë deri sa ajo t’i cikte me dorë dhe të hidhej përpjetë e tmerruar: “ah!” Ia vlente të prisje për atë klithmë. Ç’është e vërteta, nga zëri i Senkës më krijohej turbull një ndjenjë që e mendoja ngjyrë kafe, diku në lukth. Frikë e bukur ajo e Senkës. Edhe t’a mendoja kisha frikë bukurinë e frikës. Sepse frikë gocash, me bishtalec, si mund të jetë e bukur?… edhe klithma e saj ishte ndryshe, jo si e lojrave, e ngriva-shkrivave, ekakushekarave, “Aaah!”
“Haaahahaa!…”
(“Rru-gaç!”)

Kisha disa kohë që ndjenjave u gjeja ngjyra. Inati për shembull ishte gjithnjë ngjyrë kapote ushtarake, si një e vjetër që kishim në shtëpi. Allnimi si i verdhë. Isha allnuar me Lirin dhe ja, ajri midis nesh bëhej i verdhë. Një ditë kur pyeta mamin “ç’është natyra dhe çfarë ngjyre ka ajo”, ajo u mrekullua; ua tha të gjithëve me krenari pyetjen time. Dhe të gjithë më shikonin tërë admirim. Nuk e kuptoja pse, por më vinte mirë. Bëja sikur e kuptoja admirimin e tyre. Si dhe fjalët “zhenì” dhe “filozof”. Ulja sytë. Vërtet nuk e dija ç’kishte aq për t’u admiruar në pyetjen time, e cila mbeti sidoqoftë pa përgjigje. Kureshtja për natyrën më lindi qyshse pyeta një herë, o mà, kush i ka bërë malet? Natyra i ka krijuar, të keqen maja. Hmmm… Pastaj një herë tjetër: kush i ka bërë lulet, ma? Natyra. Ç’do gjë natyra? Po. Po natyrën? Hmmm... e di që të janë bërë thonjtë për të prerë, shko merr gërshërën.

Zëri i teta Filit kumbonte më i lartë sot prej dhëmbit të dytë që sapo i kishte rënë: “Mora lugën, thash t’a ha, hi hi hi e ha ha ha, uh ç’më dogji, thash t’a la, hi hi hi e ha ha ha”.
Kur ha nuk flitet. Askush s’guxonte. Megjithatë, nga heshtja, lugët që përplaseshin nëpër pjata dukeshin sikur bënin më shumë zhurmë se çdo e folur. Përpiqesha të veçoja zhurmat e lugëve të gjithsecilit, sidomos të asaj gocës që kishte ardhur para pak kohe në kopsht. Ajo ishte ndryshe. Ajri midis meje dhe asaj mori një ngjyrë rozë, ngjyra më e keqe në botë. Ngjyrë gocash dhe çun mami. Ajo edhe flokët i kishte të verdha, edhe emrin e çuditshëm: Koreta. Me fjongo mëndafshi që s’durohej, që të bënte të mendoje fjalë të pista për inat. Inati me ngjyrë kapote u bë kërmill që dilte ngadalë nga guacka dhe i nxirrte syte si antena. Pastaj ca kokrra kripe mbi syte që digjnin e përcëllonin. I verbër u fut në guackë duke u betuar me vete. Arrita të kap zhurmën e lugës së Koretës. Luga ime pakuptuar filloi të përplasej me të njëjtin ritëm, menjëherë pas saj, me karshillëk të lugët, ndërsa supa stërpikte hareshëm syprinën e tryezës rreth e rrotull. Isha gati t’i bija asaj pjate pambarim. Të spërkasja gjithë tryezën. E dija që në fund, nga goditjet, fundi i bardhë i pjatës do bëhej gjithë shenja. Siç i bëhej mamasë kur rrihte vezë me pirun të djelave në mëngjes. Hekuri i lugëve kishte një emër të çuditshëm. Quhej alumin. Me pëlqente ai emër. Tingëllonte bukur. Si luftë me shpata. Me Skënderbe. Tang – ting, alu – ming!
Përndezja nuk vazhdoi shumë. Erdh një çast që dukej sikur ish ajo tjetra që i përgjigjej me karshillëk lugës sime dhe jo anasjelltas. Ting – tang! Bu – me – rang! Ishte supa më e vështirë që kisha ngrënë gjatë gjithë... jetës... sime. Më në fund mbaroi dhe fundi i pjatës sime ishte murrëtyer më keq se unë me aluming! Nuk doja të shikoja fundin e pjatës së saj. E shmanga. Kisha frikë se hekuri i saj (ashtu si flokët) kishte ngjyrë më të bukur se grija e aluminit tim. Kjo do ishte vërtet e padurueshme.

Erdhi grosha. Përsëri Landi gërnjisej. Fasulet lëshonin ca si embrione gjatë zjeries dhe Landi vazhdimisht kujtonte se ata ishin krimba. Teta Fili më kot mundohej ta bindte që nuk ishin. “Janë kryma, kryma” këmbëngulte Landi. Grosha ishte avdalle, shurdhëri opake, nuk kishte nervin e supës, s’të ftonte për asgjë(kund). Asnjë duel, konkurrencë e vrarë. Me groshë nuk humbje, por as nuk fitoje. Luga lëshonte një tingull të mbytur si prej balte. Është gjella jonë kombëtare, kishte thënë teta Fili para ca ditësh. Kombëtare ishte nga ato fjalët që bëja sikur i kuptoja. Por qe sidoqoftë nuk shkonte me groshën, për të cilën çdo fjalë duhet të ish e kuptueshme, si për ata pellgjet e fundvjeshtës, vetëm ujë, dhè, baltë dhe rosakë imagjinarë shumë të bardhë. Ishte e çuditshme se si thjeshtësia e asaj mase plluqe pa nerv e muskul intrigonte njerëzit aq dukshëm. Kur ha groshë, mos e mbulo kokën kur fle, më kujtonte gjithnjë im atë. S’guxoja t’a pyesja pse. Sepse edhe rreziku që përftonte toni në fjalët e tij nuk dukej të ishte aq i madh sa të përligjte një sqarim. Ashtu si porosia për larjen e duarve mbaronte te mikrobet: kurrkush nuk pyeste pse janë ata të këqinj. Nuk pyetet për çdo gjë. Gjella e miqësisë shqiptaro-kineze, tha një herë tjetër im atë duke përzierë orizin dhe groshët në një masë që të kujtonte materialin e qerpiçëve me të cilët ndërtuam para pak avllinë e shtepisë. Tjetër mister ky! E ç’kishte nga Kina aty? Ëndrra ime më e madhe, aq e madhe sa nuk i thuhej dot kërrkujt, ishte që të shkoja në Kinë. E kisha parë Kinën në një revistë me fletë që shkëlqenin si mëndafsh, një rrugë zhytur në pranverë, mes petalesh si të dardhës sonë në cep të shtëpisë, dhe njerëz që qeshnin nën një qiell të kaltër me shikim tretur larg, ku me siguri kishte gjëra aq të bukura. E pra, çne Kina? Ndërkaq me teta Filin gjërat ishin aq të thjeshta: dy dhëmbët e saj të parë të rënë, rrahja e shuplakave sa herë kërkohej vëmendje, supën nana bani gati, Landi, haji fasulet, se janë të mira, nuk kanë gjë. Janë me kryma, me kryma. Kot bojn’ sikur kan’ ngordh’. I kam’ pa kur jan’ gjall’. Janë të mira, Landi, nuk kanë gjë. Jo, jo, jan’ kryma, kryma.

Goni i kërmijve kaloi turivarur. Ata e kishin lënë në baltë sot; kishin vendosur të mos dilnin nga guackat dhe Senka, pa frikën e jargëve, dukej më e gëzuar se kurrë. Llaska! Ndjeva keqardhje për Gonin dhe do doja tia shkulja flokët Senkës, ose më mirë t’a pickoja te këmbët, atje lart fare, ku duhej të dhimbte më shumë. Atje ku gjërat ishin një çikë si tullumbace. Ku doja të ngulja njëqind gjëlpëra si mbi atë jastekun në formë zemre që përdorte motra në shtëpi kur qëndiste. Njëqind grepa farfuritës duke endur dantella, që të kujtonin brekë gocash. Doja t’i thoja Gonit që supë do ketë edhe nesër, prapë, por ai ndërkaq u zhduk s’di se ku.

Teta Fili përplasi duart, domethënë ishte koha e gjumit të drekës. Shtrati im ishte midis dritares së tretë dhe të katërt. Që aty shikoja një pjesë të malit të Dajtit, harkun e djathtë në rrëzim, ngjyra e kaltër e të cilit të vinte në gjumë. Malet ishin të gjithë të kaltër. Me dhè, pemë dhe gurë të kaltër. Nuk më besohej që atje të kishte njerëz. Kur pyeta Landin për këtë, ai u mendua ca dhe më tha i sigurtë pastaj: atje jetojnë malokët. Nuk guxova t’i thoja që a ishin të kaltër edhe këta? Kisha dëgjuar një herë motrën që se përse tha “princi i kaltër” dhe tani po bëja lidhjen. Dajti ngjan si jorgan që ka mbuluar dy vete; ky ishte mendimi i fundit para se të më zinte gjumi.

Zgjimi ishte i potershëm. Landi ankohej si gjithnjë për diçka. Po bërtiste me këpucët në dorë “kush i ka veshur këpucët e mija!” Përreth diçka kishte ndryshuar, por nuk e dija çfarë. Diçka bënin ndërsa ne flinim. Ndoshta vërtet dikush ia vishte këpucët Landit. Të miat ishin njësoj siç i kisha vënë para se të flija. Megjithëse po të vëreje me kujdes, aty në fund, tek thembrat, dukej sikur ishin zgjeruar pak, sikur dikush i kish veshur përdhunshëm. U ndjeva i tradhëtuar. Perdet diçka dinin, ato pabesi tekstile. Dje teta Fili kishte thënë që jetojmë në vendin më të lumtur të botës dhe që jemi fatosat më të lumtur të botës. Po Kina!!? desh kisha bërtitur me të madhe. Nuk di ç’më mbajti. Rrugët e Kinës, me ato luledardhat aq të bardha dhe me kinezët me ato lëkurat e pastra, te bardha me një rozë të lumtur në mollëza dhe sytë e ngazëllyer, u shtrinë paralel me rrugën me kalldrëm të vjetër nga i binim me mamin për të shkuar në shtëpi, duke i rënë shkurt nga Furri i Myfitit dhe në krah të shtëpisë së Magjistarit pa emër. Po Kina? U kujtova qe nuk pyetet për çdo gjë dhe heshta. Thashë vetëm “çfarë fati”! Dhe asgjë më tepër. Sot ideja e lumturisë përzihej me zërin qaraman të Landit. Por tek e fundit ashtu mbase ishte lumturia. Një kopsht “me drekë”, Land, dalje për kaçamilla, supë...

Isha gabuar. Lumturia ishte më shumë se aq. Ishte edhe kinema! Film! Film! Si gjithnjë fjala magjike erdhi me drithërimë s’di se nga ku. Sot do kemi film! Aaaaa... Ishte e vërtetë. Si dhe herë të tjera, një burrë që s’ia dinim emrin solli një kuti kompesate dhe e vuri në mes të sallës. Gati po na ndalte zemra nga mrekullimi. Filmi ishte aty. U ulëm të gjithë në forme amfiteatri dhe qendra e çdo fokusi ishte kutia magjike. Mbyllën perdet. Ato nuk qenë më të pabesa, qenë thjesht copa damasku që pengonin dritën. U bë errësirë. Një dritë e bardhë u ndez në brendësi të kutisë dhe ndriçoi letrën kalk me pikturën e parë. Letra kalk ishte një ruletë që shpështillej përmes dy çikrikësh, njëri nga të cilët, i majti, mblidhte atë që shpështillej nga i djathti dhe midis tyre vezullonte ekrani i letrës gjysëm të tejdukshme. Ru-du-du dhe Ri-ki-ki! Zëri i teta Filit u bë ndryshe, në përpjekie për të imituar folësen që tregonte përralla mbremjeve në radio. Të gjithë kishin ngrirë; deri edhe Landi! Ruleta shpështillej me një fëshfërimë që shkonte me pamjet e pyllit dhe ato kasollet magjike që nuk di pse nuk i shihje tjeterkund përveçse në atë fasho kalku. Me bisht të syrit shikoja se si ruleti në çikrikun e djathtë hollohej vazhdimisht nën zërin e teta Filit, ndërsa i majti zmadhohej frikshëm. Asnjë ruletë torahsh nuk është shpështjellë me atë emocion; asnjë papirus a ferman i vjetër. Teta Fili – perëndesha e parë e Arteve, Greta Garbo e kopshtit 24 me dy dhëmbët e parë të rënë... dëshmor... nga dashuria për artin. Nga afër m’u bë se dëgjova një frymëmarrje si prej hundësh të zëna. Ktheva kokën. Nuk iu besova syve: Koreta. Afër meje, ngjitur fare. Me frymëmarrje si prej gjumi. Me siguri ajo duhet të kërcejë deri në njëqind me litar, mendova nuk e di pse. Çikriku i majtë i kalkut po hollohej kërcënueshëm. M’u duk sikur dallova shenja lodhje në zërin e teta Filit. Landi me Silvën po rrinin afër e afër, me supet e ngjitur si me zamkë. Landi e kishte. Ndërsa supi im dhe i Koretës ishin shumë shumë larg. Kisha dëgjuar që t’a kishe, duhej ta kapje për shalësh. Befas, nga konstrukte fjalësh që i dëgjoje pa i menduar më tej, “t’a kishe” dhe “t’a kapje per shalesh” u bënë mizorisht konkrete, fare afër, mjaftonte të zgjasje dorën dhe… ru-du-du… du-du-ru… këmba e majtë e Koretës ishte ngjitur fare, t’a pickoje dukej aq e lehtë, mu atje lart, ku ishte si tullumbac. Gishtat e mi vajtën vërtet atje, por në çastin e fundit, kur gishti tregues dhe ai i madh do bashkoheshin për të bërë pickimin, ndjeva një ngrohtësi dhe butësi të çuditshme, në kurriz të dorës, diçka prej sqetulle, që me shtangu dhe ma mbajti dorën të shtangët, si magneti që mban një gozhdë. Ndenja ashtu, me atë magjinë e çuditshme të kurrizit të dorës, deri sa letër kalku mbaroi. Koreta nuk lëvizi fare gjatë gjithë kohës, sikur nuk ndjeu asgjë. Dhe vërtet, a ndjeu? Kur e hoqa dorën më në fund, triumfi që më vërsheu në gjithë deltinat e brendshme gurgulloi krejt ndryshe nga triumfi mbi kaçamillat nën kripë: më tepër se triumf ishte një mbulojë e kuqe për pasigurinë. A e kisha? A? Besoj që po, i thashë vetes dhe u përzjeva me turmën që po dilte përsëri në oborrin e pasëm, duke bërë pa e kuptuar fare ushtrimin e parë të vetësugjestionimit: duhet të kishte të paktën një njeri në botë që besonte se unë e kisha, dhe kush tjetër mund t’a bënte këtë më mirë se... unë... vetë?

Raundi i dytë i “gjuetisë” nuk mund të ishte më për “kaçamilla”. Tani të gjithë synonin për gjëra më tërheqëse. Me një tmerr të lehtë po përcillnim artin e fundit të Gonit për gjuetinë e mermangave. Ai merrte një fije bari dhe me majën e saj ngacmonte lehtë hyrjen e foleve të tyre, të tuneleve pezhishka, të cilat gjendeshin në çdo bashkim qerpiçësh të avllisë. Ndërsa Goni dridhte fijen e barit, turma bënte një zhurmë “zzzzz”. Ishte imitimi i mizës së ngecur në rrjetë. Merimanga aty brenda kujtonte që vërtet një mizë ishte kapur dhe dilte për të parë prènë, çast kur ne e godisnim fatalisht me një shapkë të vjetër. Vramë dy, mes një entuziasmi të parrëfyer. Goni u bë përnjëherësh hero. Derisa merimanga e tretë që doli ishte një e zezë dhe e madhe, nga ato që ke frikë se mos t’a hanë shapkën, dhe grupi merimangagjuajtës u shpërnda me tmerr: Aaaa... merimangaaa! A thua se s’po gjuante për to deri atë çast. Kulti i Gonit u zhbë menjëherë; ai ishte përsëri njeri prej nesh. Edhe oborri u u zgjua nga ëndrra dhe u shtriq shesh loje me xhufka bari dhe ishuj frike aty këtu. Një uturimë shumë e largët u kap nga veshët tanë si radarë. Pamë nga qielli, s’dukej asgjë. Uturima pasi shuhej arrinte përsëri, e dobët, por e gjallë gjithësesi. Një avion ishte një ngjarje po aq e rrallë sa dhe ylberi. Kur nuk shquhej, ai ishte edhe më përshtypjelënës. Si gjithnjë, përndezja e ketij çasti u ulurit në grup, me fytyrat verbtaz drejt qiellit:

Aroplani kaçator
Mori nusen me vapor.

Kjo thirrje - kuisje qenore drejt hënës - vazhdoi gjatë edhe pasi uturima qiellore nuk dëgjohej më. Mbetëm për një kohë të mrekulluar nga ajo dhuratë e qiellit, që iku si gjëmim drithërues i kaltër, duke i lënë vendin gjërave më pa rëndësi, një balone tabake që shquhej mirë tek val(l)ëzonte me erën atje lart, ndërsa dikush, i padukshëm, mbante çikrikun me spangon që poshtë. Me siguri që ai dikushi duhet të ishte në oborrin e një ndërtese me emrin e çuditshëm “shkolla e vagabondeve”. Pas avllive dhe ai. Vetëmse sado intriguese, balona tabake vallëzuese nuk e kishte magjinë e uturimës së padukshme të aeroplanit; flutrimi i saj ishte si i prangosur, si me krahë të vrarë, si me zinxhir të burgosuri, litar skllavi, spango që mbahej nga duart e një vagabondi. Kjo s’na pengoi megjithatë të brohorisnim të zakonshmen “ba-lonë taba-ke, ba-lone tau-ke”. Çdo situatë kishte brohoritjen e vet. Këto kishin diçka prej gripi, ishin ngjitëse dhe nuk të lëshonin lehtë. Ne donim të bërtisnim prapë, mjaft të kishim një shkak. Dhe shkaku nuk vonoi. Ai kurrë nuk vonon kur e kërkon. Ishte përsëri një zhurmë e njohur, këtë rradhë tokësore. Makinat ishin aq të rralla sa që ne e njihnim nga zhurma e motorit kur ajo vinte: një makinë e çuditshme, për të cilën teta Fili kishte përdorur emrin e çuditshëm “autobot”, emër që natyrisht nuk ngjiti, ndoshta ngaqë ishte i saktë dhe aspak poetik. Asaj makine nuk mund ti thoshe dot as “skodë”, siç quanim çdo makinë më të madhe se një “kamion”. Fytyra e asaj makine kishte një mimikë prej ngërçi. Ngjyra e saj që nuk ishte as bezhë, as e verdhë, të mundonte gjithësesi me mungesën e karakterit, ndërsa disa tuba të trashë në brinjë e bënin të pangatërrueshme me gjë tjetër. Kur më në fund u shfaq duke ecur ngadalë dhe me një mundim motori që të lodhte ndërsa e dëgjoje, ne nuk kishim ç’prisnim më dhe filluan brohoritjen përkatëse që s’dinim si t’a shpjegonim: “ma-kina mu-tit, ma-kina mu-tit...” Ajo kaloi me një mospërfillje bezhoverdhëse (e afërt me ngjyren e allnimit?). Ishte pa fjalë një makinë e shurdhër. Nga dritaret e saj nuk shquhej dot as shoferi, që si çdo shofer, duhet të kishte diçka të perëndishme. Brohorima jonë e mbuloi me një tis festiv. Kur u zhduk pas kthesës, me atë ecje që s’mund ta quaje as shpejtësi, as ngadalësi, ecje që nuk ndryshoi as në kthesë, brohorima jonë u shua ngadalë si vala që jep shpirt në breg. U kthyem të plotësuar, me mushkri të realizuara, në brendësi të oborrit të pasëm.
S’kaloi shume dhe nje vatër e re “tensioni” thithi vëmendjen e grupit: kishin kapur një hardhucë. Landi me fytyrë të skuqur gjahtari. Këputja e bishtit u bë mes një ekstaze të zhurmshme. Hardhucave iu mbinte bisht i ri. Nuk e mbanim dot mrekullimin. Hardhucen e lëshuan me shpresë që do e kapnin prapë dhe do i shihnin bishtin e ri të sapombirë. Landi ishte i sigurte që do e njihte atë hardhucë sapo t’a shihte.
Dita po thyhej.perfundimisht. Në çdo çast pritej të dëgjohej zëri i teta Filit për të na futur brenda përfundimisht për atë ditë. Prindërit do vinin me rradhë për të na marrë dhe salla do zbrazej për dhjetë minuta. Koreta kishte kapur një flutur të madhe, nga ato me krahë gjithë ngjyra që ti bëjnë gishtat me pluhur. Ngaqë ngjyrat e njërit krah u prishën, e këputi krahun dhe vajti te teta Fili. Mendonte që fluturës do i mbinte krahu si bishti hardhucës. Do i dilte i ri, gjithë ngjyra dhe motive të freskëta. Teta Fili i tha që fluturave nuk iu mbijnë krahët përsëri. Koreta filloi të qante dhe teta Fili nuk po e pushonte dot. Nuk i mbaronte e qara. Fytyra iu bë e kuqe dhe sytë iu buhavitën në çast. Ishte mirë që asnjeri nuk e dinte që e kisha.

(vijon)

76 Komente

..un kam qene ke kopeshti 21 smiley

te 21 a te 52 nuk jom fort i sigurt...diku te Tir. e re - perballe ish-ekspozites / ish-vefas...kohe te arta...mbaj mend qe ja kam hap koken njonit tu gjujt me ca kubike druri me bojna...ishin lodra.

simboliken e kam njecike te turbullt, po do pres vazhdimin te them pershtypjet

Me ke knoq fare me kte pjese. Mu ndermenden ca histori te pashlyeshme kopshti. ..

falemnderit em

 

Em, në pritje të vazhdimit.                     >>

 

me solle shume kujtime nder mend Cim.ka nje rrjedhshmeri dhe ironi te vecante kjo pjese ndaj me terheq shume!

po pres me kuriozitet vazhdiminsmiley

. Dje teta Fili kishte thënë që jetojmë në vendin më të lumtur të botës dhe që jemi fatosat më të lumtur të botës.......Sikur ti heqesh Hajdarlleqe ose Hunjlleqe  te tilla  ( por gjithnje sikur , se me duket te kane paragjykuar smiley ) Lena te qete ne boten e kopshtit !!!!!!!

Nje nga gjerat e bukura dhe me te vecorishme te lexuara prej penes suaj . Sa me shpejt pjesen e dyte ....pa xhaxhi enver , e ke gojen me sheqer ...

he re Idriso,

ke fillu konsulent pa pagese i censures ke lidhja e shkrimtareve shqiptare te amerikes e   ???

Leje mer ta fusi xhaxhin enver dhe ca ti doje qejfi.

oj ky, a thu se po permend te shenjten Mari !

 

Em, mos më thuj qe ke mbajt ditar qy i vogël smiley se do te them qe ke harru xhaxhi Bertin qe binte qumështin me fuçiat e mëdhaja prej..alumini.

Gjej justifikim tjetër.

 

Tashti, nqs e quajme histori kopshti, le te themi qe eshte e kendshme smiley

Por nqs nuk limitohemi tek tallazi i kujtimeve feminore smiley , me duket e guximshme si perpjekje, dhe ka risk te madh te mos ta percosh dot ate qe do. Por duhet me prit fundin per te folur.

Kurse, per stilin, une, dhe pse kushedi jam bere boze duke ta thene, e kam te veshtire ta pertyp fjaline.  Mbase skam une dhembe, por eshte shume e ngjeshur.  Kam shume qejf te te lexoj, por sme mban bateria per zotin.

Well done Emo smiley

 

bukur Emigrant, me ke pelqyer ksaj radhe, sidomos ne pjesen me embrionet e fasuleve... une kam patur te njejtin hall, ikja ne shpi i thoja time meje se teta Romi na i gatuan fasulet me karrota. Nuk e di pse me ishte bere fiksim se ato ishin karota, dhe skishte burre nene te me thoshte ndryshe. Po cne fasulet me karota, me pyeste ime me. Nuk e di.. une s'i ha nje here, as fasulet as karotat.. une i ha te dyja vec e vesh, por bashke si ha dot.

Me pelqeu edhe pjesa e hardhucave... si edhe pjesa me Koreten... a ajo ishte me e bukura, Koreta ime e ka pas emrin Visi, emer cuni por ka qene vajza me e bukur ne shkolle... dhe une doja "ta kisha", dhe nuk dija si t'ja thoja.. deri sa nje dite duke luajtur hapadollapa, e morra per dore i thash hajde shpejt se di une nje vend ku te fshihemi. U futem nen nje si kto tubat prej betoni... dhe u shtrime qe mos te na gjenin... aty s'po dija si te veproja, por e dija se ky ishte MOMENTI... "O Visi, a me le te ta bej te kuqe?", ajo ja futi vrapit.

dmth pjesa me pelqeu, kryesisht per arsye subjektive, mgjths me duhet te them se ke edhe nje menyre me fjalet, terheqese.

s'do i ket pelqy ngjyra plako...t'a kishe provu me blu ose jeshil

ose tja beja sic ja ben ai shoku i toni montanes kur ja plas shpulle ajo bjondja...

LOL, twintip, me shkrive.

Guzhinierja jone i bente vertet fasulet me karrota dhe i fuste edhe ca speca. E kishte emrin teta Lenka dhe ishte nje grua shume e mire. Po sec na bente nje mish me presh qe edhe sot e kesaj dite rrenqethem kur e kujtoj, naaa llapat e mishit smiley. Kur vinte ajo dite une qaja nga nga inati se ngaqe nuk e haja nuk me jepte frut pastaj. 

Koreta tek kopshti yne e kishte emrin Dhurata dhe ishte nje rrumbullake faqekuqe me floke te zeza te shkurtra. Apo si beheshin dhe dy gropeza ne faqe kur qeshte... Kur shoh fotot e atyre viteve me ben cudi se sa me gjunje i kishim pantallonat... dhe te gjithe thuajse i kishim kadife me vija te trasha. Te gjithe ne cunat kishim floket si te ngritur ne nje cep (na thoshin se na i kishin lepire lopet), te gervishtur e te grricur nga krahet dhe gjunjet pas renieve te shumta nga pemet e bahces, hunderrjepur nga dielli.

Emigrant, me pelqyen shume ca pjese dhe me kujtove edhe nje here vitet e bukes me sheqer e vaj ulliri ose gjalpe e sheqer qe e merrnim ne dore per ta ngrene te shtepite e shokeve. Leri me pastaj morrat dhe eren e vajgurit qe kundermonte ne cdo shtepi per te na lare koken qe te na i hiqnin smiley

Mezi po pres vazhdimin.

kam pas nje tjeter ne klase, Aurora, une i thoja Aurora e bardhe si Bora. Kjo merzitej me mua, ndoshta ngaqe ishte jevge.

ngordh per keto pjeset me histori kalamojsh, po deshet me pa ca do bohet robi kur te rritet, gerrmo ca ka bo n'kopsht...

 

shume bukur, 5

lene, lene Em, se na ke hap muhabet sot. Unë kam qene tek 50-ta rezort me 4 1/2 yje. gjysmen e yllit e humb se te kallte daten me bodrumin ku roja (si e kishte mer emrin) shtynte qymyrin me lopate. Veç kubave dhe mishit me presh qe u permenden, ca detaje te shpejta: lapsat ngjyrues gjysem te kuq e gjysem blu; perpajset e bardha me inicialet e kuqe; atmosfera e papame e Vitit te Ri "ja na erdhi Viti i Ri / sa jam i gëzuar"; gardhi i drunjte rreth sobes qe digjte; tabletat e fluoridit.. eh..

Hurbo, nuk osht kurre vone me e provu kopshtin, eksperience me vete smiley

fh, e mban mend se si i kapnim cepat e perpareseve me duar kur kendonim "ore ore lulebore/jemi yllka shembullore/etj" dhe tundeshim njesoj majtas djathtas si cunat si gocat? Te njejten gje benim dhe kur recitonim ndonje vjershe qe na e kishte mesuar teta edukatorja. smiley

Kopshti yne nuk kishte gardh perrreth sobes, e cila ishte rrethore e vene ne mes te dhomes dhe ne qe uleshim ne karrige te vogla perreth saj. Une gjithashtu mbaj mend lojen rrjeta dhe peshqit si dhe vigani/shkurtabiqi

Nuk ka asnje problem, fh. Edhe shkojme. Por nuk eshte ketu çeshtja. Eshte ca me e thelle dhe kam pershtypjen se edhe vete ti e di.

Nese nje shkrim letrar (siç pretendohet te jete) katandiset ne komente : mua me pelqente ylli me pese cepa dhe mua fasulja pa levore, atehere te me falesh por ne i jemi futur oqeanit me not qeni.

Megjithate, mua s'me prish pune, nuk jane bathet e mia. Thjesht bej habi. E vetmja qe ka folur pak per letersi, eshte Bedrija. Nga ajo qe e prisja me pak. Por me duket se ajo merr vesh shume me teper se shume ketu, ne letersi. Dhe sinqerisht, duhet t'ia degjojme fjalen. Salut.

 

dmth problemi eshte ke shkrimi apo ke komentet?

O Hurb une qe kam marr pjesee kam bere komente ne kete teme, e kam shpjeguar, endoj, se pse:

 

"pjesa me pelqeu, kryesisht per arsye subjektive, mgjths me duhet te them se ke edhe nje menyre me fjalet, terheqese"

 

ca dmth kjo? kjo dmth se pjesa nuk ka vlera letersie te mirefillte, psh universale, por i drejtohet nje publiku te caktuar.

siç e shof une Hurbo, merita e pjesës është se të çon diku, aty ku ke qënë dhe s'ke qënë; të zgjon diçka, diçka që ka fjetur dhe s'ka fjetur; të mëson diçka, diçka që e ke ditur dhe s'e ke ditur. Se paku per mua. Mos u shtrengo kaq shume o burre me "standarde" evropiane, shijoje pjesen dhe jo vetem ate..

 

Jo Foho (varianti tironas), nuk eshte ashtu. Shkrimi letrar duhet te jete, ne rradhe te pare, shkrim LETRAR dhe vetem pastaj SHKRIM letrar.

Per vlerat europiane, sigurisht qe ne kete rast as qe shtrohet çeshtja, ndaj e leme menjane, muhabet pa buke.

Puna eshte ketu :

PSE ?

NE C'MENYRE ?

ME C'MJETE ?

T'ia fillojme nga keto e pastaj te dalim tek flutura bullafiqe qe u kap rob nga nje buth mistrec.

Jo Foho (varianti tironas), nuk eshte ashtu. Shkrimi letrar duhet te jete, ne rradhe te pare, shkrim LETRAR dhe vetem pastaj SHKRIM letrar.

 

po ky me siper fragment prej cfare shkrimi eshte?

As e kam idene tuintipo (edhe ky variant tironas). Di qe kam vene dy thekse. Dhe grafikisht, behet keshtu. Mund dhe ta beja ne korsive. Por preferova ne te zeza, per ndonje qe vuan nga syte.

O Hurb, po penis i madh, cfare duhet te jete me pare, penis i MADH, apo PENIS i madh? cilen do theksoje ti ne kete rast?

A votre choix, Monsieur.

_________________

Ujku i humbur, ke plotesisht te drejte. Dhe jam teresisht gabim. Por sidoqofte, kot per sport, nese ke kohe te lire, merru pak me tre pyetjet qe kam bere : pse, ne ç'menyre, me ç'mjete.

Te tjerat, eshte OK. Peace, now. Make love, no war.

Hurbinek,

edhe une jam dakort me fh ne kete rast.

Kete shkrim nuk mund ta marr vetem si shkrim letrar sepse menyra e pershkrimit te ngjarjeve me kujton ndodhite e mia te kopshtit dhe nderkohe qe e lexoj pjesen tjter ne menyre te pavetedijshme ngjarja gershetohet me perjetimet e mia te kopshtit. Kjo per mua ben qe pjesa te kete kryer nje funksion, te me ndeze kujtesen e te bej krahasimet. Do te thote qe me ka pelqyer.

Hurb, na edhe nje fishek tjeter. Por bej kujdes 

Kam gjete heronj tek "Bonjakët", "gjahtari i Xhirafave", "Mazingaceta", "Kirurgët", "Kosherja e Bleteve (e ma mend ket 'Drizo?". Gjeta heronj edhe këtu. Shume e rendesishme. Shumekush gjeti edhe heroine, druga mesele kjo. Do thuash sa peshe ka heroi ne letersi, por ama edhe pergjigjen do të duhet ta japesh vete.

Ne rradhe te dyte femijeria, gjo si puna e qyteterimeve te lashta kjo. Si'a kupton dot pëmasat kur jane gjalle; i kthehesh vetem kur kerkon thesare. Le qe ç'them une, temptimit te tille nuk i shpetoi dot as shqiptari me i perkthyer, ai i  "Kujtimet e vegjelise". Frojdin dhe Nobelin i lejme per veren tjeter.

O Dard, une skam lene kafshe pa torturuar, e pranoj. nuk e di se cfare kjo flet per mua, por qe tek bletet e deri tek lopet, i kam kaluar ne korrent.

i fare kriminel i vogel duhet te jesh ti akoma...smiley

vallahi ashtu me thon shpesh, por ceshtja eshte ende e hapur mbi legjitimitetin e perdorimit te termave. hehehe

tregon qe ke shpirt INOVATOR dhe KOMPETITIV smiley 

meqe ra fjala, ne çfare date ka qene festa e Novatorit (najnjoni?)

1 korriku m'duket

Kam pas nji reviste 'novatori'...e mbaj mend se ka pas letren speciale

ujk, fale fejsbukut, shoqnija e kopshtit na i ka nxjerre fotot ne shesh,pa na pyetur fare, keshtu qe une hyra dhe mora nje timen, sa per te te nxjerre mallin ty. Sigurisht qe fytyrat i kam prere por kam lene perparset dhe karriget ku qendronim si te ngrire ne fotot e 'skuadres"  smiley

HAHAHAHAHAHA

HAHAHAHAHAHA

O Bedrije me bere te qesh me lot...

Kjo eshte fotografi e grupit te madh apo te vogel? Ne i benim fotot ndryshe:te shkurtrit perpara, ne te gjatet prapa; ose ca te ulur ne gjunje e ca ne kembe smiley C'me hoqe mallin e corapeve te bardha. Me ardhka keq per ata 2 kalamanj pa corape te bardha. Njehere e bera nje nga gocat, Blerinen me dy bishtaleca te qante se e talla qe mamaja e saj s'kishte leke per corape te bardha. Kur erdhi gjyshi te me merrte nga kopshti e teta edukatorja i tregoi c'kisha bere me hoqi nje dacke, ne darke kur e mori vesh mami me hoqi dy dacka. Pse vura mend, hic fare. Mbaj mend qe s'lija dite pa ja shkulur bishtalecat Blerines.

e te madhit fare smiley

ishim si gomere, per shkolle madje, por i kishim prindet me turrne ne punera dhe preferonin mos ju hapnim avaze me shkolle, kshu qe na linin ne kopesht gjer 8 vjec smiley

duhet te kene skanu maskarenjte dhe te grupit te vogel, por me duket se aty ka qene ftohte, me pantallona te gjate, dhe une zgjodha kete se ka carape te bardha ene sandalle smiley

hahahah bedrije, tani do fillojne robt do bejne spekulimet se kush je ti.

e mer mire, nuk thu shyqyr, te kene me ca te merren smiley

Garantoj qe s'eshte ajo me lule ne duar smiley.  S'i duheshin, pa jo per gje smiley.

Emo, ehhh c'na fute ne te thella, dmth me germu e me germu kujtime kopshti.  Ne pergjithesi me kujtohet qe me vinte keq per kalamajt qe ishin ne kopsht pa dreke lol.  Ne vecanti, kopshti ndahej ne ata/ato qe benin zbor, dhe ata/ato qe ua benin zbor smiley.

Kurse keto "e kisha/s'e kisha" paskan qene muhabete Tirane.  Njerez te dalldisur, pis milet smiley.

 

Shume pjese e lezetchme!

Po pres me padurim vazhdimin. smiley

 

Bedjola! smiley

Keto karriget e kopshtit jane me nam!

Vetem se kane pas i' gjo' t'keqe! Kane qene (dhe jane) lehtesisht te identifikueshme! Si puna e thaseve "US Army Property" te ta lash edhe me acid nuk hiken! 

Mu' m'kujtohet qe "kur erdhi demokracia" dhe robt fillun me grabit cdo gjo publike, k'to karrige i shikojsha edhe neper shpija t'respektushme t'lagjes! Ose perpara shkalles poshte bythes s'noi plake! smiley

Ene ti mi Ije?

Si urno! Se na kon' rrjep te gjalle k'to komunistat! 

Koka drejtoheshe nga noi plake tjeter!  smiley

 

Leje leje, se na shkerrmoqe gazit.

eh ca historinash........

Ene ti mi Ije?

Si urno! Se na kon' rrjep te gjalle k'to komunistat! 

Koka drejtoheshe nga noi plake tjeter!  smiley

VALUT

Une kam qene ke kopshti ku "Drejtoresh"ka qene mami i Zana Guxhollit,teta Flora....Kopshtin e kam pas shume inat pikerisht nga eret e gjelleve. Cfare une mbaj mend nga kopshti eshte Shaja,Shaja ishte nje lupsare qe mbidhte kotheret e bukes,dhe hante ndonje pjate nga supa e ngelur e  kalamajve.

Edukatoret e perdornin Shajen per te friksuar kalamajte qe nuk e hanin supen e drekes!

Ndersa interesante nga kopshti do te mbaj mend oren e vizatimit,oren e punes se dores!Te gjithe femijet mbidheshin ne tavolina kater e nga kater,ne karrike shume te vogla dhe prisnin nga edukatorja shperndarjen e letrave te vizatimit,te prera gati,me ermat e femijve,daten,vitin!

Vizatimet ishin te lira,sipas fantazise se cdo femije.,une kam vizatuar,ne ato copa letre vizatimi,anije lufte,avion bombardues,shtepi me garth, me sfond malin e Dajtit ,plakun e vitit te ri, tullumbace, peshqirin,furcen e dhembeve, boren shiun, pemen, frutat,rrushin,dardhen  etj.. jane rreth 30-40 vizatime te mija,..mrekullia eshte qe prinderit e mi,vecanrisht babai, i ka ruajtur ato,dhe sot ato qendrojne ashtu sic jane vizatuar vite e vite me pare kur une isha jo me shume se 4-5 vjec,kur i shikoj ndjej nje kenaqsi te vecante..eshte shume bukur te shikosh gjurmet e feminise tende ne keto letra..

Emigrant ishte shume interesante ky tregim !

 bukur emo smiley .. presim vijimin

Mesa mbaj mend ketu ne peshk kemi lexuar shkrime mbi faza te ndryshme te jetes, dhe ne mos gabohem kronologjikisht drejt origjines. 

Besoj, shpresoj qe Hurbi do marri stafin dhe do shkruaje per ket faz te jetes .. smiley  

 

Chene smiley

Te ca me lart, paska pas efektin e duhur shkrimi.  Kalamaja kopshti smiley.

 

Te gjitheve duke lexuar kete pjese shkruar mjeshterisht nga Emo na u ngjallen kujtimet tona qe kemi kaluar dikur femije te vegjel, neper kopshtet tona, me edukatoret qe i donim aq fort, shoket dhe shoqet e kopshtit. Kenget dhe vjershat qe i kendonim me aq dashuri si kjo psh - Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver, doren permbi zemer ma vendos ngadale, ajo rreh si zog, do te thote dy fjale, per dashurine tende oh sa me kenaqe per gjithe Shqiperine me lere te puth ne faqe.

I kam shume inat cunat me emrin Berti, sy bojqelli dhe bjondaBig Grin

Inat qe me ka linde pikerisht ne kopesht dhe sme ka leshuar hic as tani ne jete Smile

"Inat qe me ka linde pikerisht ne kopesht dhe sme ka leshuar hic as tani ne jete"

 

po jepi edhe ti ca kohe mi... kshtu e kane kto pune, nuk behen tak fak. smiley

@ fh :

Si perfundim, do t'iu pergjigjesh tre pyetjeve te mia apo jo ?

PSE ?

NE C'MENYRE ?

ME C'MJETE ?

Nese mundesh. Nese s'mundesh, kurrgje kerkujt.

smiley

Falemnderit qe e lexuat dhe per komentet!

 Emo, e lexova te gjithen tani se qepare me doli nje pune, dhe mezi e mbaja te qeshuren pas cdo rrjeshti. Me duket se mund ta ndreqnin disa shkurtime, megjithate pershkrimi eshte fantastik. Po pres vazhdimin.

"Tani, lidhe!" thoshte Qamil Buxheli tek "Faraone dhe Firaune". smiley

Falem, PF! padiskutim do e shof. Mi thuj edhe ne privat po deshe pjeset e "gersheres" (se abedin cicit smiley )

PF, c i ke keto llafe? Sic ka thene gjyshi im partizan qe eshte gjalle akoma, datelindja 1920, por trupdrejte e sykaltrosh, emigranti qe te mbroje tregimin e vet duhet t'i pergjigjet ketyre tre pyetjeve:

Kë?

A thua vallë?

Jo, dëgjo, mos ndoshta nuk... se bën vaki dhe...?

Aha, e paske ndarë mendjen, epo mirë pra, cilën nga stinët preferon më shumë?

Tashi gjyshi sfiden e vet e hodhi, i ngelet emigrantit te ngreje dorashken e gjyshit tim te parfumosur me Higher Energy nga Cristian Dior dhe te filloje betejen ne mbrojtje te perndershmerise se shkrimit, e te Koretes bashke me shkrimin (ah mi Koreta sa kujtime na solle).

Vetem Frojdin mos e sillni ne muhabet, se ka pas qene kokrra legenit, mashtrus.

 Sol, duke e dit qe e qemton pak pellazgjishten, desha te te them qe me sa di une, shprehje ka qene legene per gra dhe legen materniteti per burra. Kokrra legenit nuk e kisha degjuar me pare, vec nese kjo eshte rrenja e mirefillte sanskrite.

Persa me thua per pyetjet e nenrenditura, une mendoj qe Emo duhet t'i beje dhurate atij tipit, librin aq te bukur me kuriozitete "Dua te di gjithcka". Po ti a e ke lexuar, valle..

Faktikisht PF, qe te bejme muhabet serioz, Kokrra eshte e vetmja fjale pellazgjisht ne togfjaleshin sinkretik qe une formova (elasticiteti semantik qe zoteroj me lejon ta perthyej gjuhen e ta palos vend e pa vend). Kokrra sic dihet vjen nga rrenja Koke, ose rrenja Koqe, te dyja po aq te rendesishme per njeriun mashkull, dhe njera me e rendesishme se tjetra per njeriun femer. Bash nga keto dy fjale rrenjenjejta vjen anglishtja Cock, frengjishtja Coq etj etj. Ndersa e anasjellta ndodh me legenin, qe vjen nga antroponimi francez i epokes se mesjetes se vone, Le Guen. Le Guen ka qene emri i nje shkrimtari me origjine pellazgogalike, qe mohoi shqiptaresine e vet, dhe qe atehere ky emer u perdor me nuanca thumbonjese, si fillim per te treguar kocken e vitheve, pastaj per te emertuar nje lloj govate, e ne fund per te shprehur ate qe deshi te shprehe autori ne fillim, kuptohet per austriakun e bezdisshem e pervers, Zigmund Faking Frojd.

 Bah, nuk e lexova me aq studim te madh, po vende vende mu duk sikur e humbte ritmin. Megjithate pa e lexuar te gjithen nuk flas dot. Po per respektin, patjeter qe do te ti shkruaj ca pixela ne fund. smiley

Hurbi, po i pergjigjem> edhe nje here, siç i shoh unë gjerat (u be bajate kjo paranteze)

PSE?

1 Sepse kur jeta turbullohet, ka nevoje robi te ktheht tek pafajesia, tek dliresia e djallzive pa pasoja. 75% (Por, tek e fundit, -thote-mbase ashtu ishte vertet lumturia

2 sepse njohja e vetvetes (vetvete jo e ngushte, jo kerkim i vazhdueshem, por kur jemi ne udhekryq), fillon me kerkimin e asaj ç'kemi qënë. 25%

Në ç'mënyrë?

Pyetje shume e mundimshme si per pyetesin dhe gjegjësin. Me pak fjalë do te thosha se menyra e zgjedhur eshte shkrimi dhe shpluhrosja e gjithë atyre intimiteteve qe kemi neglizhuar e nenvleresuar derimetash. Ke nje fotografi te Enkes ne ket faqe, majia e drites, nje studim perfekt mbi çfare e ben Tiranen (ose çdo qytet tipik shqiptar 80sh) të pashlyeshme (kurre s'me ka pelqyer kjo fjale) ne kujtesë.  

Me ç'mjete

1 Me anë të rrefimit personal të çlirët. Për ata që e kanë lexuar më parë Emon, tipik stil i ngjeshur dhe i pasur me detaje, detaje qe duhet thene shtyjne njeri-tjetrin per te dale ne drite (Emo e di kete). Njefare raporti mbi te verberit (dikush e di prej nga vjen kjo - Mbi heronjte dhe Varrezat) dhe siç thote autori raport i nje dite nga jeta.

2 Me anë të njohjes së mirë të auditorit.

 

Te rendesishme nese do ti lexosh ne heshtje:

Tashi, une kam lexuar ketu edhe autore qe na kane treguar me liber instruksionesh sesi duhet lexuar krijimtaria ose pjeset e tyre, me perde te mbyllura, etj etj. Nuk po ndjek ate linje autobuzi.

Nuk ben mire me keto grupe (ar)miqesore qe i fantazon vetes, ketu po njihemi me njeri - tjetrin, krijojme afinitete, shkembejme fjale te mira e te jotemira. kemi jete tjeter veç kesaj ketu e nuk krijon njeri federata e principata. Normal qe ka gjera qe na pelqejne por nuk po shkruajme faqet e historise se letersise dhe as letersine e historise. po komunikojme. kaq e thjeshte: po komunikojme.

me respekt.

 

 

meqe ra llafi tek Frojdi. Frojdi ne fakt ka pas mini-fshese korenti ne xhep, por ishte kshtu e vogel fare, me tip tubi prej inoksi te holle... edhe e kishte kshtu me bateri nga kto te oreve, edhe ja ndronte baterite shume shpesh. por ka qene burre i mire vecse, kam pershtypjen... ose mase ka qene edhe kokrra e legenit, nuk e di se s'e kam njohur personalisht, por nejse.... vajta nje here ue tek psikiatri, sepse mkishte zene depresioni per mengeve te pantallonave edhe s'po mu shqitej... ecja trotuarit me depresioni duyke e terhequr zvarr... i gjuaja shkelm me kemben tjeter pastaj bija pertoke rrokullisesha, cohesha prape hypja autobuzit e lija depresionin jashte, kur zbrisja ai prape aty i varur jashte deres... e nejse, po iki nje here thash ca do mthot psikiatri.... vete une atje, ky kishte frojdin ne portret pas vetes... edhe kshtu kshtu... shihe ca me eshte qep e s'm shqitet, i them.... kshtu kshtu, me thot psikiatri, ti do te flesh me tet'eme.  une ngrita koken, ca je duke thene o rrote? depresioni filloi te ngerdheshej. po po... me thot.... ky eshte problemi jot. ashtu e? po po. 100%. e rraha, pastaj i mora poetretin e frojdit ja ngula ne koke, dhe vrapova jashte... kur c'te shoh, depresioni kishte mbetur prapa. pas 2 javesh pash ne gazete, psikiatri pat vrare veten. direkt ika ne shpi, kontrollova nen krevat, brenda ne dollape, neper sirtare, gjithandej kerkova, u sigurova se s'me kishte hyre send a rob ne shpi, mbylla dritaret, kyca deren dhe urdherova nje pizza.

Te marte e mira, sa kam qesh smiley.

Duke lexu gjith ato vujtje, si do i vej halli, ene n'fund, ia keput nje "kyca deren dhe urdherova nje pizza." 

Priceless smiley.

Sec ke edhe ca histori ti twintipo, qe ta bojn mishin kokerr... smiley 

cudi burrash, kto duhet te ishin argetueset. smiley

O Monda gezohem qe qeshe. smiley

PF, meqe ra llafi tek historite, po lexoja nje tregim to Nathaniel Hawthorne, para ca ditesh, tregimi ishte bazuar ne nje ngjarje te vertete. Njeri, i martuar 10 vjet e gruan, u zhduk nje dite. Pune e madhe, sa njerez zhduken. normal, normal. por ky u kthye prape pas 20 vjetesh, dhe jetuan sebashku te umtur deri ne vdekje. pune e madhe, shume prej te zhdukurve kthehen prape. normal, normal. por ky gjate gjithe ktyre 20 vjeteve, jetonte ne nje shtepi, dy rrugica me tutje se shpia e te shoqes, nderkohe, e shoqja e dinte te vdekur, dhe njerezia kishin tashme shume vjet qe kishi pushuar ta ngushellonin.

have some of that, and try to figure out what the hell THAT is all about... kete mundohet te bej Hawthorne, so impressed is he by tis deed alone, that he feels the urge to reconstruct the man's psychologial motives.

Emo, e lexova mbreme ne darke, ne leter, e lexova prape sot ne monitor dhe ndjesia e te pares nuk krahasohet me te dyten. Mbreme, nga letra, dalengadale gjate rrefimit tend, u ktheva femije, (qe duhet thene eshte nje nga ndjesite me te bukura per mua, personalisht, aq sa dhe temen e diplomes ne fakultet e kam mbrojt me mitin e femijerise tek poetet italiane) dhe doja te isha bashkeudhetare e paudhesive te tua, sepse me thene te drejten kam qene pjese e grupit te kalamajve te bindur, te mbare, jo dhe aq nga natyra ime, qe prirej drejt camarrokes, por nga frika e babait. Po keto jane historira te tjera.  smiley

Vetem se shume shejtan ky personazhi yt, kur ishim ne kopsht s'benim "gjera te keqija", a ndoshta ne gocat s'i shikonim me kete sy keto gjera. smiley

p.s. m'u kujtuan shume e shume gjera te bukura, i shkrova, por i fshiva pastaj, sepse ka njerez "te rritur", qe keto cilimilleqe u duken pa vlere. une them qe po humbem ate pjese femije qe fle brenda nesh, qofte dhe naivitetin, behemi me te eger ndaj njeri-tjetrit. smiley

kopeshti "peshku pa uje"

 

Emo, ja per cfare e kam fjalen:

http://video.google.com/videoplay?docid=...

arrivani gli uomini

Sento avvicinarsi dei passi quasi come una
minaccia che viene verso di noi
no li distinguo bene però .... dall'odore
(sono certo di sapere chi sono
è probabile che non sappiate che sul pianeta
ci sono esseri chiamati uomini.
Bambini
Puoi descriverci come sono fatti
tu che li conosci cosi bene questi
che si chiamano uomini?...

Loro sono fatti quasi come noi
con le gambe e il naso
camminano coi piedi e guardano
con gli occhi anche.

Bambini
Da quel che dici pare di capire che fra noi
e gli uomini nessuna differenza.

Apparentemente noi siamo uguali
ma è una bugia
e la differenza
è davvero immensa.

Bambini
Ci puoi dire in cosa consiste
la diversità a cui tu alludi.?...

La differenza sta nel fatto che loro
non essendo come voi ragionano da uomini
e i bambini una volta uomini
non giocano più piano piano perdono il valore di tutte le cose.

Bambini
Allora devi spiegarci un po' come mai
tu non ragioni come gli altri uomini
poiché tu come noi non ti meravigli
se vedi un asino volare in cielo
poiché tu come noi non ti meravigli
se vedi un asino volare in cielo
Dunque spiegaci un po'
di che razza sei
già che pure tu
un bambino non sei più.
Però tu parli come noi
e non sappiamo come mai...
qual è il segreto che tu hai
qual è il segreto che tu hai.

Se non volete che questo "gioco del mondo"
si distrugga non dovete crescere mai
Loro sono fatti quasi come noi, con le gambe
e il naso, pensano coi piedi e guardano
coi soldi anche.
Ed è questo il motivo perché
non sono cresciuto
per giocare con voi
eternamente....

Bambini
Certo non potevamo pensare che sul
pianeta ci sono esseri chiamati uomini...
loro sono fatti quasi come noi,
con le gambe e il naso,
camminano coi piedi e guardano
con gli occhi anche... Loro sono fatti quasi come noi
con le gambe e il naso
pensano coi piedi e guardano coi
soldi anche.

@ fh,

Falemnderit per pergjigjen e sjellshme. Keni te drejte. Tungatjeta.

Urime per shkrimin, i uroj suksese autorit.

o Hurbinek, folem me siper se pse u pelque ky shkrim, per sa i perket permbajtjes, dhe thame se ishte per arsye subjektive... dhe si e tille, ti s'ke se si mund te kesh kundershtim, apo jo? mund te mbrosh arumentin se nuk ehste letersi, por nuk mund ti heqesh dikujt te drejten ta pelqej. tek e fundit, letersia e mirefillte, eklipsohet ne shifra shitese prej asaj popullore, prej Pulp Fiction.

Kurse per sa i perket stilit, une ne pergjithesi nuk e lexoj dot kte Emigrantin, dmth as une s'e shtyje dot shkrimin e tij. Por ktu me pelqeu, dhe po te vesh re ka disa fragmente, disa shprehje e mendime, menyra konceptimi dhe te parit te botes, shume te shkathta qe edhe mua me bene pershtypje sepse jane vertete shikim poetik. por ceshtja nuk qendron aq e lehte vertete, personalisht kam pershtypjen se te shkruash, (te pakten ne kete kontekst), eshte si nje orkester, dhe shpesh, mund te jete nje element i vetem, nje instrument diku mbrapa, qe e ben komplet simfonine te padegjueshme, dhe lexuesi eshte shpesh i padobishem per autorin, sepse ai thot vetem, 'jo, nuk me pelqen', ose 'jo, nuk shtyhet', dhe i referohet komplet orkestres, nderkohe autori ne pergjithesi, ehste i gatshem ta heq ate instrument qe nuk ecen mire, ta permiresoj, ose ta zevendesoj, biles jo vetem ate por gjysmen, trecerekun e orkestres, vetem te mbaj ato elemente, e instrumente te cilat vertete luajn mire.

ket "kacamillin" se mora qe se mora dot vesh

kush ma shpjegon i falemidnerit

prej tri mbreterive kacamilli ben pjese ne mbreterine e kafsheve, eshte antar i familjes se moluskeve, dhe ka nje trup qe e terheq zvarre dhe nje kshtu si gezhoje persiper.. i panjohur ne britani deri ne ardhjen e jul cezarit... me bollek ne shqiperi ne forma e ngjyra te ndryshme, njohur gjithashtu si kermill.

kuptoj, faleminderit twini

 

Kisha kohe qe s'dukesha ketej nga letersia por po e kuptoj qe paskam humbur goxha, jo aq ne cilesine shkrimeve sesa ne faktin qe letersia po u beka perdite e me shume shkence egzakte. Pres me padurim qe ne nje te ardhme te afert pasuesit e dostojoveskit ne veprat e tyre ti japin pergjigje pyetjeve te tilla si:
a perputhen ato qe shkruhen me parimin e pare te termodinamikes?
A eshte konform terheqjes gravitacionale dhe a perputhet koeficienti me zonen gjeografike ku shkruhet vepra apo ja fusim pordhes dhe e rrumbullakosim 9,81?
Mos valle vepra kerkon te pergenjeshtroje faktin qe motori me djegje te brendshme u shpik nga nje Gjerman?

Ne se me lejon z.swed1 te pergjigjem per pyetjen e pare , por edhe ne se jo une po pergjigjem njehere ...

- Ne se behet fjale per ate LIGJIN qe paraqet nje HU rreth se cilit mbeshtillen ca fije debilesh per te cuar perpara nje mendim rrotezues me gravitacion zero dhe me llomotitje e llokocitje te pafundme ( te pa bytha) nuk e ke shume te veshtire te gjesh se ku vertetohet . Boll te lexosh ndonjerin me nik me rrenjen HU !

 

Emo, fantastike, bravo, 5 yje meqe vetem kaq jepen. smiley

Kur vjen vazhdimi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).