KONFEKSIONIM MENDJESH

Në një artikull të botuar dje në blogun e vet në NYT (“The Last Professor”), Stanley Fish analizon të ardhmen e kulturës në mjediset akademike amerikane, si sferë të pavarur nga përfitimi praktik dhe dobia materiale.
Që në krye, Fish sqaron se, për të, arsimi i lartë dallohet nga mungesa e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë dhe [...]

1 Komente

 Në një artikull të botuar dje në blogun e vet në NYT (“The Last Professor&rdquosmiley, Stanley Fish analizon të ardhmen e kulturës në mjediset akademike amerikane, si sferë të pavarur nga përfitimi praktik dhe dobia materiale.

Nga ajo ç’ka lexova – dhe shpresoj të kem kuptuar mirë fillin e kêtij teksti – mësova se kjo kulturë është drejtpërdrejt e lidhur jo vetëm me arsimin e lartë por në rradhë të parë me esencën e këtij të fundit : « arsimi i lartë ka të bëjë me të kuptuarit dhe të shpjeguarit e gjithçkaje, sa kohë që kjo nuk bëhet për të ndërhyrë në krizat sociale dhe politike të momentit » ose më mirë ende « atij të mësuari tjetër, që përqendrohet shprehimisht në një sipërmarrje të të kuptuarit dhe të shpjeguarit ».
Me fjalë të tjera, kjo kulturë ngjizet në atë pjesë të mësimit të lartë që kultivon dijet humane që veçohet nga « universitetet private, dhe universitetet teknike në përgjithësi », larg fitimit, kompetitivitetit, parasë, utilitarizmit të ngushtë, prodhimit dhe të tjera dobirash materiale dhe ngushtësisht praktike. OK.
E megjithatë, gjendem përpara një tjetër vështirësie – ajo e përkufizimit të vetë kulturës, si koncept, si sfond të aktivitetit cerebral njerëzor, për të dalë më tej, në rolin e saj jo thjesht si vektor i ndërgjegjes – deri në vetëdijen kombëtare – por në rradhë të parë, në atributin e saj të sotëm « si mall », në kontekstin globalist.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).