KOMENT MBI NJE AKT BARBAR

Koment mbi një akt barbar

Arber Shtembari

Sapo lexova në një faqje shqiptare në web këtë lajm (balkanweb.com) :
« Rikthehet dhuna në fushën e futbollit shqiptar. Tifozët kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes për një gol të anulluar në ndeshjen mes Tërbunit dhe Kastriotit. Ndeshja luhej në stadiumin e Pukës për kategorinë e parë. Policia shoqëron disa tifozë në komisariat. Ndërkohë mësohet se arbitri Mentor Sopjani ndodhet i shtruar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën ».

Nuk është e re që në stadiumet tona dhuna është e pranishme, kjo qoftë verbale që nga sharjet « me libër shtëpie » e deri tek ato më të dhunshmet që degjenerojnë në përplasje fizike. U bë kaq vite që kjo gjendje vazhdon dhe nuk ndryshon. Arbritrat në veçanti janë shënjestra e kësaj dhune që vjen si nga lojtarët në fushë dhe stafi i ekipeve të tyre, po ashtu dhe nga tifozëritë përkatëse. Pas këtyre ngjarjeve të shëmtuara, të përsëritura deri në banalitet pyetja që ne shtrojmë është : Cili është misioni i sportit sot në Shqipëri ? A mund të quajmë ende sport këto akte dhune çnjerëzore ? Cfarë masash duhen marrë?

Arbitrit Sopjani i rrezikohet jeta. Një familjari, prindi i dikujt, bashkëshorti i dikujt, vëllai i dikujt, shoku I dikujt. Një tufë barbarësh I japin vetes të drejtë për ti marrë jetën për një arbitrim qoftë ky dhe I gabuar arbitrit Sopjani. Dhe kështu ndodhi dhe kohë më parë ndaj trajnerit Mema që përfundoi në koma. Cfarë ta quajmë këtë akt përveçse një akt barbar, kafshëror dhe I kryer nga njerëz për të cilët burgu do ishte më e pakta.

Sporti është një aktivitet social dhe kulturor që përfshin në të emocione, shprehje të individualitetit, edukim dhe në shoqëritë e civilizuara (si ne…) është një ambasador i mirëkuptimit midis ekipeve (individëve) që ndeshen dhe i vlerave të shteteve (apo krahinave) që përfaqësojnë ekipet (individët). Sporti mbi të gjitha pra ka një etikë të tijën specifike, ku përveçse raportit fizik me trupin që ka çdo sportist, ai ka gjithashtu një raport social me kundërshtarin, me arbitrin, me mbështetësit e tij dhe me shoqërinë në përgjithësi.

Po I rikthehem pyetjeve të mëparshme: ne morine e rasteve te dhunes, si është e mundur që forcat e rendit te pranishme ne stadium nuk reagojnë për të mbrojtur një sportist? Vezhguesi i federates perse lejon vazhdimin e lojes? Ndoshta valle dhuna ben pjese e kendveshtrimit te tyre mbi sportin, dmth ata e quajne pjese e lojes dhe ndaj nuk reagojne? Pas kaq e kaq rasteve dhune, përse nuk reagon federata e futbollit shqiptar? Cili është misioni I sportit shqiptar, cfare te mire i sjell ky lloj sporti kesaj shoqerie? Cfarë pretendojnë se shfaqin ekipet shqiptare në përfaqësimet e tyre sportive? Cfarë pretendojnë se edukojnë këtë mësues-trajnerë? Ku qëndron respektimi I etikës sportive nga federatat sportive shqiptare? A I duhet shoqërisë shqiptare ky lloj prezantimi kafshëror që s’ka asnjë lloj lidhje me njerëzoren? Sepse nuk është një rast dhune I vecantë sic mund të ndodh dhe në stadiumet europiane, tek ne ky është një fenomen që është kthyer në gangrenë kronike. Është e pafalshme që një sportist të rrezikoj jetën e tij për një ndeshje. Është e pafalshme që federatat tona sportive nuk marrin masa të ashpra kundra këtyre plehrave që vetëm sportdashës apo sportistë nuk meritojnë të quhen.

Dhuna c’është e vërteta, për fat të keq buron nga vetë ekipet shqiptare pasi edukimi sportiv ka humbur çdo vlerë njerërore dhe është fokusuar pak a shumë tek biznesi sportiv dhe tek "përgatitja" fizike e sportistëve që lë shumë për të dëshiruar. Përse nuk ingranohen në trajnimet sportive dhe trajnime mbi etikën sportive kur dihet që tek ne kjo mungon? Rregullorja e federatave nuk mjafton: Parlamenti shqiptar të përpilojë dhe të miratojë menjëherë një ligj mbi etikën sportive nëse kjo nuk ekziston që njëherë e mirë kjo mendësi brutalësh të ndryshoj dhe agresorët të marrin dënime nga më ekzemplarët. Le te merret si shembull ligji i ri anti-dhune qe parlamenti suedez miratoi per te frenuar dhe denuar rastet e dhunes dhe huliganizmit neper stadiume. Nderkohe qe federata belge e futbollit ka marr vendimin te nderhyj ne raste dhune verbale. C'te themi ne per kete te fundit? Sporti eshte per te gjithe. Po a shkohet ne stadiumet tona me pjesetare te familjes per te shijuar sebashku nje gare sportive? Cfare mund te mesojne femijet nga ato britmat çnjerezore qe shajne me nene e me babe arbitrat, lojtaret apo tifozerine kundershtare? Pra ne kemi nje sport qe diskriminon gjithcka dhe vlereson anet me te erreta, me te pista, me perverse njerezore.

Sporti eshte nje nga elementet thelbesor qe reflekton direkt zhvillimin kulturor te nje vendi. Po sporti tek ne mos ndoshta reflekton mungesen e kesaj kulture? Ndoshta ky sporti dhunshem shfaq karakterin e nje shoqerie te dhunshme dhe mungesen e tolerances? FAIR PLAY nuk ka as me te voglin kuptim ne Shqiperi. Cdo te thote ne fund te fundit te jesh sportdashes? A i duhen nje shoqerie sportdashës qe vrasin me duar apo me fjale Sportin tone? Nga kendveshtrimi i sportistëve, a është e mjaftueshme të kesh vetëm përgatitjen fizike por jo atë morale, sociale, për tu quajtur sportist? Përse nuk mbyllen per nje afat te pacaktuar stadiumet e dhunshme dhe te përjashtohen përgjithmonë nga sporti "sportistët" barbarë? Kujt i duhen? Ah, po, nëse federatat shqiptare janë të lidhura me interesa mafioze pas të cilave fshihen qëndra bastore, atëherë vazhdoni në heshtjen tuaj, lojën tuaj symbyllrazi përballë krimit. Shteti shqiptarë duhet të reagojë menjëherë, pasi për të disatën herë tek ne njerëz të sportit rrezikojnë jetën nga kafshë me fytyra njerëzish. Dhe nëse nuk ka një reagim të menjëhershmë dhe shembullor të federatës së futbollit (kjo vlen dhe për të tjerat) atëherë kjo tregon qartë që tek ne sporti nuk ekziston, ai është dhunë dhe asgjë tjetër.

Stafi i Saktivistes i uron sherim sa me te shpejte arbitrit Sopjani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).