KOMANDANT, NA MORI MALLI

Kur më zuri syri sot letrat e Enver Hoxhës drejtuar së shoqes në 1960 që “Shekulli” i kish botuar në faqen hyrëse, m’u kujtua një lajm që pata lexuar diku, për një sondazh të kryer në Rusi, sipas të cilit 20% e rusëve do ta shihnin me ngazëllim Stalinin të kthyer në krye të punëve, në Rusinë e sotme.

Sondazhe të tilla në Shqipëri nuk ma merr mendja të jenë kryer; por kam frikë se shifrat do të ishin ku e ku më të larta se njëzetpërqindëshi i rusëve.

Dëshirën për Enverin e ndesh nga të gjitha anët, në publik dhe në privat – fryt i mallit për karizmën e tij e për mënyrën si i zgjidhte problemet me “vendosmëri” (lexo: dhun&eumlsmiley; fantazive se si do t’i bënte “zap” këta të sotmit; etjen e nostalgjikëve të djeshëm për revansh; lëkundjeve të apolitikëve dhe të cektëve përballë korrupsionit dhe imoralitetit të politikës së sotme; nevojës së të papjekurve për një figurë babai; padijes dëshpëruese të brezave të rinj, të cilët e shohin diktatorin e djeshëm si nemesis të klasës së sotme politike.

Gazetat në Tiranë kanë njëzet vjet që nuk reshtin së botuari e ricikluari gjithfarë materialesh për të, pjesa më e madhe e të cilave, si këto letrat e tanishme për Nexhmijen, pa ndonjë vlerë historike; po të shohësh në komentet, gjithnjë e më dendur Enveri jo vetëm po trajtohet si simbol i një të shkuare sterile, të rregullt e të hekurosur, por edhe po kremtohet haptazi si alternativa e vetme dhe totale ndaj dështimeve dhe zbythjeve të sotme, maskarallëkut, allish-verisheve politike, kompromiseve, vjedhjeve të hatashme, mashtrimeve, kurvërimit të përgjithshëm.

Siç mund të pritej, shpirtin e Enverit po e ndjellin jo vetëm ata që ia gëzonin të mirat dhe jetonin mirë nën hijen e tij, por edhe të tjerët; ata që nuk e kanë njohur kurrë, përveçse në seancat e spiritizmit të gazetave dhe në televizion.

Çfarë nuk pritej, përkundrazi, është që ky shndërrim i Enverit në kryeshenjues (master signifier) të ndodhte vetëm brenda më pak se 20 vjetësh që prej rrëzimit të bujshëm të statujave të tij, në vitin 1991. Nga lartësitë e së tashmes madje mund të nxirret përfundimi se rrëzimi i statujave nuk ishte veçse stad i domosdoshëm drejt lumnimit të këtij kryeshenjuesi në psiken tonë kombëtare.

Do të veçoja dy mes faktorë bazë që e nxitin rehabilitimin krejt irracional të një udhëheqësi totalitar dhe autokratik, arkitekt të atyre politikave sociale katastrofike, pasojat e të cilave sot disa po duan përnjimend t’i luftojnë duke ua ringjallur frymëzuesin.

Më një anë, është masa e madhe e të gjithë atyre që kanë nevojë të kenë në krye një autoritet absolut, të padiskutueshëm, të tillë që të qëndrojë në një rrafsh përtej së mirës dhe së keqes, ose t’i japë kuptim e domethënie sistemit për së jashtmi. Këta nuk është e thënë të jenë doemos nostalgjikë të komunizmit; edhe pse pompimi i Enverit në mediat pjesërisht i detyrohet edhe një manovre jo dhe aq fine, për t’i pilotuar nostalgjikët politikisht.

Më anë tjetër, janë brezi i ri dhe i humbur, ose të gjithë ata që nuk dinë asgjë për krimet totalitare, as për shndërrimin e Shqipërisë në burg të sigurisë të lartë, gjatë viteve 1945-1990; por janë të neveritur nga kualiteti i keq i klasës së sotme politike; dhe Enverit i japin kuptim nëpërmjet një mekanizmi zhvendosës dhe kundërvënës. Këtu unë do të futja edhe masën e madhe të të rinjve shqiptarë nga trojet e ish-Jugosllavisë, të cilët e shohin bacë Enverin si burrin emblemë të kombit,  ose Skënderbeun e shqiptarisë bashkëkohore.

Si për një grup, edhe për tjetrin, çështja është nëse kjo dëshirë për një diktator aq të dalë boje e mode si Enveri, por edhe aq të përlyer me krime të kalibrit shekspirian, ndaj deri edhe shokëve të vet më të afërt, është apo jo shprehje e një nevoje bazë të shoqërisë shqiptare për barí.

Me fjalë të tjera, njëlloj si në atë sondazhin për Stalinin në Rusi, problemi mund të ketë të bëjë me psikologjinë sociale, jo me atmosferën politike konkrete. Aq më tepër kur, si në Rusi ashtu edhe në Shqipëri, demokracia perëndimore është instaluar si të ishte fjala për zëvendësim të sistemit operativ: hiq Windows XP dhe vër Windows Vista; pra është importuar në rrugë mekanike, me shpresë se format institucionale do të krijojnë përmbajtjen përkatëse (ndryshe nga Perëndimi, ku ka qenë gjithnjë përmbajtja që i ka sugjeruar format).

Përsëri me fjalë të tjera: për gjendjen ku ndodhet shoqëria shqiptare sot, vallë është e natyrshme për të që të ëndërrojë, natën, për t’u dominuar?

21 Komente

Mirese (ri)erdhe Enver djali, se dhe na mori malli ...

I lexova letrat te Shekulli.  Dhe po, me kujtohet dhe sondazhi qe u be ne Rusi.  Bile menjehere pas tij, ne Foreign Affairs u shkrua nje artikull "alarmant" per 20%.  Por, nqs me kujtohet mire, shqetesuese per Rusine ishte se nje pjese e madhe e 20% ishin te rinjte.  Ndersa ne Shqiperi, mendoj se 20% apo ndoshta me shume do ishte perfaqesuar nga grupmosha te ndryshme, per shume arsye.  Disa te permendura nga xhaxhai.  

Përsëri me fjalë të tjera: për gjendjen ku ndodhet shoqëria shqiptare sot, vallë është e natyrshme për të që të ëndërrojë, natën, për t’u dominuar?

Nuk kam kohe te shkruaj te gjate, mgjth artikulli eshte i denje per nje debat te mirefillte.  Por ne lidhje me pyetjen e fundit, doja te shtoja dicka.  Kur njerezit kujtojne "me nostalgji" dhe "mall" diktatoret si ne kete rast, Enver Hoxhen, nuk e bejne nga deshira, endrra per dominim, megjithese kjo do ishte rrjedhoja.  

Ne muhabete te rendomta kafeneje, kur njerezit shprehin dufin per nje dukuri te sotmen apo tjetren, jo rralle here degjohet shprehja "ehhh te ishte Enver Hoxha gjalle ..."  Dhe kjo, qe nga plehrat ne rruge e deri tek shkeljet e tjera me flagrante.     

Per fatin tone te keq, si rrjedhoje e kesaj periudhe te gjate tranzicioni, per nje perqindje jo te vogel te popullesise, Enver Hoxha po zhvishet nga petku i diktatorit (nderkohe qe ai petk ishte mbarsur dhe thurrur me vuajtje, barbarizem, dhe kafsheri klasore) e po i vishet petku i mbretit, i simbolit te shtetit, ne nje kohe kur ky petk eshte kaq i nevojshem ndaj nuditetit te pakten shpirteror te ketyre 20 viteve. 

Përsëri me fjalë të tjera: për gjendjen ku ndodhet shoqëria shqiptare sot, vallë është e natyrshme për të që të ëndërrojë, natën, për t’u dominuar?

Po pse a nuk eshte "rendja" e mbi 90% te popullates drejt perfshirjes ne BE nje shprehje tjeter e kesaj deshire? Ne mungese te pershtatjes se plote me rendin e ri, dhe te sulmuar vazhdimisht nga shtremberimet e sistemit ne mbetemi akoma ne kerkim te nje "cadre", apo ne rastin e Enverit, ne kerkim te nje "njeriu te forte".

ai petk ishte mbarsur dhe thurrur me vuajtje, barbarizem, dhe kafsheri klasore

Sot na dalin sikur ishte Shqipëria 90% e persekutuar(ose e shtypur politikisht nga Enveri)... dhe (në analogji me ç'thuhej në artikull) jo vetëm prej atyre që e vuajtën(dhe ndoshta e kanë harruar fare Enverin), por edhe prej atyre që të mirat e atij sistemi i kanë shijuar.
Pretendohet që Enveri t'i mbante në pllëmbë të dorës "armiqtë e kllasës", ndërsa nuk ju bën përshtypje që në një vënd "demokratik" po kjo luftë kllasash, e bën liderin e PD dhe gjithë mitingashët, që të thërrasin me 100 epitete 40% të popullsisë me prirje të majta.

Autorin, "kjo dëshirë për një diktator aq të dalë boje e mode si Enveri, por edhe aq të përlyer me krime të kalibrit shekspirian, ndaj deri edhe shokëve të vet më të afërt, është apo jo shprehje e një nevoje bazë të shoqërisë shqiptare për barí", më tepër se kjo nostalgji për Enverin, duhet ta prekte SADOPAK se pse ka akoma 40% e popullsisë që i shkon mbrapa dikujt që PA FRKË është shëmbulli i gjallë i atij kujtimi që autori kërkon t'ju mohojë të tjerëve.

pergjate gjithe historise se kombit shqiptare asnje aktor i politikes nuk ka mbajtur pergjegjesite ligjore dhe morale per cdo hap te gabuar te saj , kjo vlen si per zogun, si per enverin, si per salen ...etj.Kjo ndodh pikesepari sepse ne nuk kemi qytetari dhe ndjenje solidariteti, nuk kemi asnje damar demokracie ne trupin tone, nuk dime te protestojme dhe te veme perballe ligjit ose perballe votes sharlatanet tane politike dhe  nga kjo rrjedh fakti rrenqethes qe sot shume vete enderrojne enverin, shume gazetare medioker shkruajne deri se ne cfare wc shkon mbesa e tij ..  himnizohen ramet dhe salinjte ..ne jemi popull rrumpalle dhe injorante, fatkeqesi kjo.

kjo vlen si per zogun, si per enverin, si per salen ......himnizohen ramet dhe salinjte ...

Po ti po i ve ne nje plan te gjithe?!

Jo, në fakt nuk janë në një plan që të gjithë.... sepse nga të gjithë ata, vetëm Enverin nuk mund ta akuzoni si hajdut smiley

Teknikisht e vertete, s'mund te zgrapesh gje nga vetja (pasi i ke personalizuar te gjitha dmth smiley &nbspsmiley

 Ha,ha,ha. O Edo, po cfare te vidhte Enveri mer lal. Veten e vet? Ja mendoju pak dhe me thuaj nje gje qe Enveri nuk e kishte, dhe duke qene se e donte dhe nuk ja jepnin, do ti duhej te dilte naten me bizhame dhe qiri qe ta vidhte. smiley

Na çavët tarravilen, na hodhët në revolucion duke thënë se Enveri e kishte vjedh krejt floririn e Shqipërisë... dhe pastaj ngelët duke i bërë gjyq për 2-3 pako kafe smiley

O shoko! Na fal qe te hudhem kot ne revolucion ere!

Të kam falur!

P.s: Ndoshta tani ju duket gjëja më e thjeshtë që të flasësh dhe të thuash ç'të duash, por at'here, duhet ta pysje dy herë menderçen më parë se të flisje. Pyetjen për floririn shqiptar,kur t'gjithë kruanin kokën dhe shikonin nga dritarja, ja kam pas bërë sekretarit të partisë kur erdhën në atë kohë për të matur "pulsin" e studentave...

Po ai cfare te tha?

"Enveri ka vdek me kohë" smiley

P.s: Ishte i njëjti sekretar, që pas mbledhjes na kapi për xhakete disave... për të shkuar tek Freshi... iku vetëm Pandi... kusuri është histori smiley

Pandi e paska kuptu me heret me duket, ate qe ti e kuptove me vone smiley

ata jane ne nje plan nuk i vura une, ne politike, nje qe arratiset dhe le shtetin, nje tjeter qe vret e pret per 50 vjet, nje tjeter qe i hyp kalit te pushtetit dhe nuk di te zbres, nje tjeter qe kerkon gjilperen e fitores ne kashte, kush prej tyre kerkoi nje here falje publike per gabimet  e tyre, e vetmja gje qe dine mire te bejne eshte te mbajne peng nje komb "te mrekullueshem " si ky i yni dhe te mbulojne m.. me shu.. , por harrojne qe te kuterbon era.

ata që nuk e kanë njohur kurrë, përveçse në seancat e spiritizmit të gazetave dhe në televizion......smiley...Kjo eshte arsyeja qe shpesh here mendoj se artikujt e ketij Xhaxhai duhen trajtuar si peisazhe llafazanesh. Ate pikpamje qe ka per veten si me siper mundohet tua veshe te tjereve .

Eshte per te te ardhur keq per kete ri-vleresim te Diktatorit. Por eshte edhe e natyrishem. Rivleresimi i tij eshte ne proporcion me deshtimet e qeverise post-komuniste. Duke pare si konsiderohet sot Kasapi i Gjirokasteres, keto deshtime jane shume shume te medhaja.

"nje tjeter qe i hyp kalit te pushtetit dhe nuk di te zbres,"

Po ai kaloresi qe i ka hipe atij kali nuk zbret se ka frike mos i thone te dhjevsha kalin prandaj ai mendoj une me shume ka hallin e nderit te kalit dhe i shtrengon frenat fort. Kaloresa ka plot po kuaj besnike nuk gjen pervec atij te Skenderbeut.Tongue

rrofte sa malet o gjergj elez alia, marsh nga ditet tona ishalla , jarebi...

kete rradhe do flas pa karte

thot udheheqsi i partise

t'i ze te gjitha me rradhe

kujtimet e vegjeliseeee....

mirse erdhe enver djali,

se neve na mori malli!

 

ate dite qe erdh haberi

dilni more se  erdh enveri...

 

me tregonte nje here cuni i xhajes qe eshte ne Shqiperi; kishte bo muhabet me nji gazetashites. Ho mer, si po ec biznesi? Vallaj, ia kish kthy ai, me te shtyme; nuk para shiten; ama ilaqim, bo me pat i cik enver ene mehmet, nuk i ze dreka, i blejn periher.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).