Kohë për ndërrim mitesh.

Përveç krizës ekonomike, tashmë ndodhemi dhe në krizë mitesh, e cila ka marrë formë mitike. Niveli i Skënderbeut si hero kombëtar, ka rënë jashtë mase këto kohë në bursën e medias së shkruar.
Lind nevoja për ne, njerëz të rinj të lindur dje, që jetojmë sot dhe vdesim nesër, për të gjetur një hero të ri. Më të mirë, më kontemporan, më trendy. I besueshëm, i bindur në integrimin evropian, përtej të majtës dhe të djathtës përfaqësues i denjë i politikës së re por kundër korrupsionit dhe njeri i premtimeve të mbajtura…

Kështu busulla ka nderin të paraqesë zëvendësimet mitike të rastit, përshtatur sipas kategorive të shqiptarëve.

Kandidati i parë para jush është: Presidenti i saposhpallur i Amerikës Barack, Huysein Obama.

Prezantohet si premtues, ndryshues, gjithëpërfshirës, revolucionar, sportiv. Këshillohet si mit për: të gjithë ata që janë aktivë në politikë. Besojnë në ëndrrën amerikane dhe kanë marrë pjesë në konferencat e tij bashkë me mijëra persona të tjerë me identitet të panjohur. Gjithashtu i këshillueshëm për integruesit sportivë dhe komunarët e Peqinit.

I pakëshillueshëm për: personat mbi moshën 50 vjeç, femrat feministe, të diagnostikuarit me fibrozë cistike dhe qytetarët e Peqinit.

Kandidati i dytë: Maneken Pis.

Simboli i Brukselit. Nuk dihet kur ka lindur, po dihet se çfarë ka bërë: shurrën në kokë pushtuesve.
Këshillohet për: Anarkistët e çdo lloji, adoleshentët, të paangazhuarit me politikë. Nacionalistët dyshues dhe në kërkim të vlerave evropiane. Don zhuanët bolshevikët dhe gjithë ata që arrijnë të përdorin në mënyrë kreative veglat që i ka falur zoti. Të gjithë aplikantët për vizë evropiane. Çmitizuesit dhe nudistët.
I pakëshillueshëm për: Punonjësit e OJQ-ve. Meshkujt me prostatë impotentët dhe pedofilët.

Kandidati i tretë - Sali Berisha

Këshillohet për: policët dhe gjithë të veshurit me uniformë brenda këtyre tre viteve të fundit. Mazokistët, apo njerëzit me tendencë fataliste vetëvrasëse.
Nuk këshillohet për: gjithë të tjerët.

Dhe në fund por jo e fundit, Hillary Clinton.

Senatore në US of A. Bashkëshorte e ish presidentit Bill Clinton.
Këshillohet si mit për: gjithë feministet dhe feministët, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës, gjithë burrat në lidhje jashtëmartesore, gjithë fansat e bjondeve.

Nuk këshillohet për: Burrat me dypalë musteqe.

***
Busulla ruan të drejtën për të paraqitur kandidatura të tjera për mite në të ardhmen.

19 Komente

Iiiiiii... m'ke harru Çiljetën... Ajo usht e papame smiley

Mirë e ke ti dhe më vajti në mendje për ta përfshirë. Veç nuk po gjeja dot cilat "grupe interesi" do përfaqësonte. smiley

 

Jul, ta kishe bere me sondazh per te pare ne fund se sa veta hyjne ne kategorite e "miteve" qe ke sjelle me lart.

Une heroin tim kombetar Gjergj Kastriotin se nderroj me asnje hero tjeter!!!

E dinë vetë ata belle. smiley Ti zgjidh një,nëse supozojmë se heqim Skënderbenë.

J si t'erdhi kjo ide?
rastësisht?!

Ll

Mitet duhen shtuar jo zevendesuar, aq me teper ne shqiptaret qe nuk i kemi me shumice.  Arikull dhe pikture e goditur

 

Miti im eshte dhe mbetet Skenderbeu.Me mire kur quhet Gjergj Kastrioti smiley

Kompozim shume interesant...mjaft origjinal . Ide e bukur per te goditur te rreshkiturit e "cmitizimeve" Kombetare... Qemoti thonim per te ndjerin Loro Boricin......Po qe per trainer hiq kalin vur Loron....Po qe per futbollist hiq Skenderbeun vur Loron smiley . Sot them meqe jemi ne fushen e cmitizimeve...Po qe per cmitizus hiq njeren b...le te kalit dhe vur nje cmitizues . Ose hiq kalin dhe vur K/Bashkise se Burrelit . Mbase dhe Skenderbeu e pranon nje kale te skopitur por te perforcuar me cmitizues . Bukur shume bukur Busull .Tamam e akorduar ne NORD. Ja nje peseshe.

J.,

Ke harruar kategorine me te rendesishme. Cmitizuesit vete. Pra miti i cmitizuesit.

Psh c'do ishin minat pa cminuesit. Njesoj si mitet pa keta mjeshtrat.

Ne fakt te quhen thjesht cmitizues nuk eshte e plote, i ke henger goxha hakun.

Psh Klosi me ate reklamen e vitit: “Skënderbeu ashtu siç nuk e keni njohur.” Apo te vitit tjeter: "Skenderbeu ne kronikat roze."

Sic e sheh ai jo vetem cmitizon, por ben dhe biznes, tregeti me mitin, e integron kete te fundit me Evropin, politiken e re, e hajdutllikun e vjeter. Keshtu qe me mire se cmitizues do tu shkonte pimp-a apo kodoshe te miteve. Dhe ne klasifikimin e tyre do kesh goxha veshiresi, se ka konkurence te forte. Psh. Klosi mbahet si njesh i ketij profesionit te ri, po kjo gjendje eshte fare e perkoheshme.

 

Une per vete zgjedh ate qe nuk me keshillohet (si shumica e bashkekombasve te mi) smiley

Shtjellime fantastike smiley

Po per mua , qe sme ka eduku njeri me konceptin e heroit, mitit, apo qofte dhe shembullit shpirteror apo material per tu ndjekur apo frymezuar, dhe me kane lene ti bej hyzmet pragmatizmit dhe snobizmit per qejf? 

A ka nai gjo per mu J. ??  smiley

A ka nai kategori dhe mit qe te me sheroje ?? 

 

 

Nexhi ,vetem Genci te sheron ty ... 

e paske provu vete ti artian, pranej flet

Koleget sot me pyeten: "cne qe e bleve notebook-un KUQ E ZI"

-Jane ngjyrat e flamurit tim.

P.s E shef mer Idriz, sa patriot qe jam..........

Nexhi une e kam mitin tim ,Skenderbeun ,nuk e ndroj me as edhe nje ! Ti deshe me ndru mit ,prandaj thash se mos te ndihmoja !

Sot mitet ndryshojne simbas qefit ,deshirave te momentit ,simbas ndjenjave ,me pare njerzit kishin nevoje per nje mit se i mbronte i bashkonte ,si grup ,si komb, nga asimilimi i plote ,sot ,secili ka mitin  e vet , ose e krijon ate ,sepse jetojme kohen e individualizmit ,dhe kjo kohe nuk ka nevoje per mite qe bashkojne nje komb ,ose nje grup te caktuar ,sepse eshte koha e degjenerimit te vlerave kombetare ,vlerave njerezore ,dhe zevendesimi i tyre me epshin e delirit te madheshtise, individualizmit ,hipokrizise ,injorances kur keto prekin mitet e vjetra qellimisht ,qe te krijojne nje mit nga miti .

 

J., ndertim i shkelqyer!

Me kujtoi industrine e prodhimit te makinave: miti model i vitit 2009 ka dale ne treg qe ne shtator; eshte available ne "Mall of Georgia". Mos harroni sidoqofte se ka mite model 2008 qe jane me ulje. Ne disponojme mite nga te gjitha llojet. Mite te perdorur; used myths. Te garanruar dhe me certifikate kontrolli cilesie.

Shume qe vijne dhe i provojne mitet tona, zakonisht i marrin ata. SAAB! BMW!

The Honda Myth!

Zarathustra ! Une te gjej patriot ne cdo thenie...je bo si mit je bo smiley Vetem se fola i here qe na kishe "cmitizuar" , dhe , sme le gjo pa ....fshi. smiley Po megjithate , them se edhe vet Nicku jot eshte nje mit , ku shume vete pa i dite "bemat" , te  drejtohen si shembull vetem se ke "folur"  smiley. Ruju nga ndonje "cmitizues" se ta fshiu nickun smiley ..... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).