Kohë e vjedhur, konvertuar në pará pa kohë

Ora 7.30 e mëngjesit. Administrata publike paraqitet në kafene në 8.00 dhe në zyrë në 08.30, por unë po shpresoj t’i thyej hundët perceptimit tim të paudhë. Nxitoj sot, kështu që shërbimin që kërkoj do ta marr se s’bën brenda 08.30-ës. Më vonë duhet të çaj trafikun unik të Tiranës për të shkuar në zyrë. Shkurt, jam shpejt!

Pa zbritur mirë në tokë, një djalë 12-13 vjeç, më një kapuç në kokë, me majën e hundës flakë të kuqe e duart thellë në xhepa, qëndron mu përballë:

“Goce, është me lekë ky parkimi”

Kthej kokën andej nga thotë ai. Kam parkuar buzë një kanali gjithë baltë, në mes të autostradës, në të vetmin institucion shtetëror në këto anë, mes xhades dhe murit rrethues të ndërtesës. Përreth asnjë shtëpi. As vija e shenja parkimi jo.

“Me lekë? Më jep faturën?”

“E? S’kam faturë”.

“As unë s’kam kesh. Pranon cek?”

“Si the”?

“Pse s’ke vajtur në shkollë sot”?

“Po ja e kam lënë. Më ka lënë daja të rri këtu, më fitu ndonjë lek”.

“Kështu kë bërë plan t’i fitosh lekët, e? Po vitin tjetër, tjetrin, tjetrin? Lekë për parking fushash do marrësh?”

“..... po jo....ti po deshe, ta bëftë Zoti mbarë.....”

“Do ma bëjë se s’bën! Na lekët” – i zgjas stilolapsin e parë që më zë dora. Edhe ca letra të bardha. “Mbaji shënim sa njerëz do të paguajnë sot. Shkruaj edhe sa lekë do mbash ti e sa do të marrë daja. Sa do harxhosh e as do kursesh. Shkruaj në një faqe edhe se sa mendon ti e do të zgjasë kjo punë dhe cila është dita që ti do të mbaroje shkollën po të mos vije këtu”.

Më shihte i çuditur në nxitimin tim. Edhe po qeshte pak, por lekët që s’i dhashë iu dhimbsën.

Në kat të dytë të ndërtesës që nuk u hap asnjë sekondë para orës 8.00, një punonjës kontrollonte dokumentacionin.

“Ka radhë, ka radhë sot. Po me një kafe shtyhen të gjitha”

“Jo o zotëri. Kur s’i dhashë korosan atij që rri në të ftohtë përjashta, s’po të jap ty kafe këtu në të ngrohtë”.

Pres radhën. Dokumentacioni plotësohet me dorë. Fletët kalojnë nga njëra dorë në tjetrën, nga njëra tryezë në tjetrën. Të gjithë hedhin firma. Të gjithë me ngadalësinë që mundin. Asgjë nuk kompjuterizohet, edhe pse unë dhe gjithë të tjerët aty, do detyrohemi të vimë sërish këtu vitin tjetër. Dhe procedura e shkrimit me dorë do fillojë nga e para....

Bo sa nxitoj!

Pas shumë minutash lufte të heshtur mes qesëndisë dhe vrapit, më përcjellin me një buzëqeshje të mundur:

“Eja në orën katër për ta marrë dokumentin”.

Jashtë më pret cuni me letrat në dorë. Stilolapsi sec po e tërhiqte me sustën e tij. Por i ngriti sytë sa dëgjoi zhurmë makine:

“Bëji llogaritë mirë. Kur të vij pasdite, do krahasojmë fitimin,-i thashë”.

S’do më vijë çudi nëse ai do ketë futur në xhep më shumë se unë. Vetëm për sot!

16 Komente

“As unë s’kam kesh. Pranon cek?”

Ku mi gjen moj të marrtë e mira, shpuzë je! smiley

Një shok i tim eti (legend) për kto dy rastet kishte vepruar kështu:

atë në të ftohtë (që ishte burrë e jo kalama) e kërcënoi se do i zinte vendin. Rri urtë i tha se të erdha aty në vendin tënd.

Ndërsa kur ai në të ngrohtë i tha se duheshin ca ditë "për procedurat" ia kthen - mos kini merak fare... kur të doni ju, po përditë do vij tju shoh çfarë bëni, si ini. Hajde nesër i thanë.

 

....mësime mbijetese në Allbënja.

 

 

t_red, rrofsh se më kënaqe.

 

qytetare si ti i duhen atdheut  dhe Kasharit ! 

smiley

Peshe peshe smiley

Booo, e kisha harru ket' mendesine e rrumpalles... asgje nuk kompiuterizohet.... o goce, o me lek ky veni ktu...

Rrofsh t-red se ti vertet na sjell "appetizerin alla shqiptarce" qe serviret cdo dite aty Shqiperi. Me pelqen humori qe perdor smiley

 

 

Sapo pashe qe ate serbin e Chicagos e paskan rrasur brenda.

Qenka hapur dhe ketu nje teme, por s'paska vend per pergjigje.

Desha vetem te them qe pas lajmit te Clinton si sekretare shteti, ja dhe nje lajm i mire.

Nje serb me pak ne liri, aq me teper nje serb ne post, aq me mire eshte per Shqiptaret.

ps : e di, e di, je ekstremist, do te hidhen tani pacifistet e gjimnazeve.

Per nje "z" qe une s'e vë, ne xhade' nxorra Zhadenë. Mire ia bera smiley.

E dua shqipen sipas variantit tim une, kishit gje ju?

Eshte me leke postimi tek kjo tema. Pranohen vetem transferta smiley

 

Nuk e di si e kish swedi atë "edhe mu"-në e vet, po mua më pëlqen seriozisht; ka konotacion komik, sepse s'është pjesë e gjuhës tënde, por në të njejtën kohë i përshtatet mirë atij Arrnautistanit që përshkruan.

Lekët t'i bie kash ka t'vij. smiley

Vlonjate hesapi, edhe me kalamajte do zihet smiley

P.S. 5, 5

smiley Me pelqeu. Po pse hala te bejne pershtypje keto gjera ty?

Mesa duket po, e mesa duket duhet te rri me shume me ty une.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).