Koha për të legalizuar hashashin

Koha për të  legalizuar hashashin
botuar tek gazeta Shqip
Ndër pamjet më të  shpeshta që kanë filluar të dalë në lajmet televizive kanë qenë operacionet policore kundër mbjelljes e trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Fakti që hashashi është përhapur tashmë anembanë vendit, edhe në zona që nuk janë mbajtur më parë për prodhues masiv, si dhe operacionet e policisë që përfundojnë pa ndonjë të [...]

12 Komente

Para pak ditesh, me njeren dore ne zemer dhe tjetren mbi tastieren e laptopit, po ulerija per te njejten gje ketu tek Peshku: legalizim. Madje po flisja dhe per dekriminalizimin e substancave soft ne vendet Perendimore. Dukshem une dhe ky Adri paskemi njefare telepatie kur vjen puna per gjera horrlleku. smiley

Pra shteti te dorezohet para krimit?

Keshtu do te themi eshte per vjedhjet energjise elektirke Meqense tani qe reshjet e shiut jane shtuar dhe kemi pordhim te madh energjie lektrike jane ritur dhe vjedhjet prandaj le ti leme njerezit te vjedhin

Keshtu do te themi edhe per krimin, edhe per perdhunimin, edhe per .......

 

 

ky eshte debat i vjeter; e kam pa edhe neper forume te tjera shqiptare.
Toko, nqse hashashi eshte i demshem dhe ndalohet me ligj, c'a ka me pak duhani ose alkooli? ky i fundit te ben dhe agresiv, con ne shkatrrim familjesh, aksidente me pasoje vdekjen a ku di un...

Ndryshe nga alkooli, hashashi ka t'pakten efekt relaksus per mos me fol per efektin ne mjeksi ose per te ashtuqujtmet studime, sipas te cilve, ndikon pozitivisht te artistet (piktore, skulptore etj). Po efektin kryesor legalizimi do e kete te fakti qe te ardhurat nuk do kanalizohen te bosat qe kane 'monopolin' sot.

Qe do legalizohet do legalizohet, ne mos sot ne te ardhmen, nuk eshte akoma vone me fillu me mendu pse te mos e c'legalizojme, sa per snobllik.

Dakort le te legalizohet por te mos jete arsyeja se

në lajmet televizive kanë qenë operacionet policore kundër mbjelljes e trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Fakti që hashashi është përhapur tashmë anembanë vendit, edhe në zona që nuk janë mbajtur më parë për prodhues masiv, si dhe operacionet e policisë që përfundojnë pa ndonjë të ......

Arsyeja duhet te jete se

Ndryshe nga alkooli, hashashi ka t'pakten efekt relaksus per mos me fol per efektin ne mjeksi ose per te ashtuqujtmet studime, sipas te cilve, ndikon pozitivisht te artistet (piktore, skulptore etj). Po efektin kryesor legalizimi do e kete te fakti qe te ardhurat nuk do kanalizohen te bosat qe kane 'monopolin' sot

po eshte normal me toko qe do ket edhe operacione policore kunder persa kohe qe europa drejton gishtin drejt nesh dhe na e ve kusht (ngelen tu na vone kushte, kto robshat...)

Nqse kan me e legalizu ndonjeher, ne do jena te fundit qe mund ta bejme se, ai vend i parafundit qe nuk do e kish legalizu akoma, do vazhdonte te na bente ne me faj per trafikun e mary jane-t prej Shqiprise duke na detyru me vone policine me "pre e kosit"

 ketij po qe i them argument une "Prej legalizimit të hashashit krimi në fakt goditet dyfish pasi jo vetëm që ngushtohet ndjeshëm gama e veprimtarive të paligjshme fitimprurëse por edhe lirohen duart e strukturave të policisë dhe drejtësisë nga një barrë shumë e madhe, për t’i përqendruar këto burime më tej tek shkelje ligjore më të rënda e domethënëse apo për të luftuar droga më të rënda. Padyshim që do ishte më e dobishme që më para e energji të harxhohen për të përgatitur e mbështetur policë që trajtojnë krime të rënda sesa për të paguar policë që çohen të korrin me kosore kanabis sativa të mbjellura nëpër skuta të humbura të kodrave shqiptare."

apo ky "Madje mund t’i japë një dorë të mirë edhe turizmit shqiptar duke shtuar një motiv për ta bërë Shqipërinë të vizitueshme për rininë evropiane. "

apo ky me mire ky "Edhe kur bëhet fjalë  për dëmin ndaj shëndetit dhe krijimin e varësisë ndaj hashashit, janë të panumërta studimet që tregojnë se nuk dallon shumë nga alkooli i cili në Shqipëri nuk është i paligjshëm. Edhe pse tek ne alkool mund të pijnë pa shumë problem edhe të rinjtë dhe çmimi i alkoolit është i ulët ne nuk kemi ndonjë numër të madh shqetësues të alkoolizuarish. Dihet tashmë që pothuaj gjysma e të rinjve të Evropës Perëndimore e ka provuar apo përdorur tashmë hashashin pa krijuar varësi prej tij."

Te vjen keq qe ne pajtohemi me standarte te ulta! dhe jo vetem, por qe dorezohemi para krimit dhe fenomeneve te tjera te demshme per nje shoqeri. Sipas nurellarit, meqe policia paska deshtuar sot ne luften e saj kunder droges, hajt pra ta pranojme. kjo tregon se vertet nje pjese e njerezve jane pajtuar me montruozitete te tilla dhe akoma me keq, bejne thirrje per dorezim te shtetit. Po pse shtron kete teze ti zoteri ne vend te tjetres: policia te punoje me shume!shteti te marr masa me te rrepta, te zhvillojme turizmin normal dhe jo turizem drogash, te zhvillojme bujqesine me produkte ushqimore, bio etj etj, e jo te  mbjellim droge. eshte te vesh duart ne koke. pale e boton dhe shqipi. nje nga shkrimet me te dobet qe kam lexuar ne jeten time!

Po efektin kryesor legalizimi do e kete te fakti qe te ardhurat nuk do kanalizohen te bosat qe kane 'monopolin' sot.

Ashtu e ? Po si mendon ti kush do e transportoje te gjithe ate mall ilegal ne Itali, Greqi, France dhe te gjitha vendet e tjera te Evropes ? Kryepleqte e fshatrave apo bosat e mafias ? Problemi qendron te statusi ilegal i ksaj substance ne vendet e tjera te Evropes. E vetmja menyre per te rrembyer kete biznes nga duart e mafias eshte legalizimi ne mase, me qellim dominimin e tregut te brendshem dhe zhdukjen e kontrabandes.

plako, une shqip fola / shkrujta:
nqse do legalizohet, do e tregtoje shteti, do humbi vleren kontrabandisti.
Nuk m'duket se je t'u thon naj gjo ndryshe

Pse nuk mbillet ne Itali, Greqi, Spanje. Nuka ka kushte klimaterike?

Pse nuk mbillet ne Egjypt, Izrael, Tuniz, nuk ka kushte klimaterike apo nuk ka varferi e nuk nxirren te ardhura te mira?

Pse mbillet papaveriusi ne Afganistan, koka ne Meksike e Kolumbi, sepse kane shtete te forta apo eshte qeveria qe nuk kontrollon dot ose perfitojne indirekt individe deri ne rangjet me te larta?

 

 s'ka dal keq te fotografia

 

Sa me ke pelqy swed!!! (e kapa me vonese e kerkoj ndjese, sa jam kthy nga pushimet)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).