kjo rrugë e gjatë përbri

1.

Nuk kam ndërmend të të mallëngjej
Të të rrëzoj me figura letrare
Nuk dua të të hutoj
Me hordhi stuhish e kataklizma të tjera
Nuk përmënd yjet, stinët, erën
Por do ta thyej një pjatë
Si ta kesh thyer tënden
Mbase kështu kuptohemi
Pa u prekur
Skiç.

2.

Më mirë që s’u degdisa
Për ku më urove
Ndenja këtu dhe shijova
Ushqimin e përgatitur
            Për mungesën time.
Shijova hidhërimin
e një njeriu lotëmbël…

3.

Kjo rrugë është e gjatë të them
Kjo rrugë është e gjatë të them, përsëri
Miliona të tjerë e kanë provuar
Me vullnet më të fortë se unë e ti
Me besim më të verbër se i yni
Me më shumë shpresë, më shumë fantazi
Ti duart më prek e më flet
Fluturojmë..kemi krahë..kemi dashuri.

Një shkëndijë..një përpjekje..por krahët tona ulen
Jeta dhe vdekja njëra – tjetrës i druhen
Në rrugën e pafundme përbri.
Kjo rrugë është e gjatë të them,
                                              të them, përsëri

13 Komente

Kjo rrugë është e gjatë të them
Kjo rrugë është e gjatë të them, përsëri
Miliona të tjerë e kanë provuar
Me vullnet më të fortë se unë e ti
Me besim më të verbër se i yni...

Pa fjale !!!- *****

Eh, ja thua po kujt ja thua FH. Marrin vesh grate!!! smiley

 

Pershnetse, por nga nji kah i kundert smiley

FH, sorry qe po e sjell ketu, por m'u duk brenda temes smiley

 

Diçka pa lidhje për gjërat e trishtuara

Nganjëherë, nëpër gjumë ti zgjat dorën
të më prekësh diku nën sqetull...
të dy trishtohemi
për arsye krejt të ndryshme
ti për friken mos ka mbirë ndonjë flatër
unë me tmerrin mos ndonjë gjëndërr
shfaqet dhe ma kthen në hi, zgjimin.
...çdo gjë bëhet njësh atë çast,
udhët dhe parqet, kullat dhe ujrat,
bëhen fije dhe gjilpërë që qepin grykën
e një thesi të zi.
Ty të dhemb dhembja jote dhe vazhdon
të trishtohesh, të më thuash
se në vend të zemrës kam një copë gur,
se nëpër gjumin dhe ëndrrat e mia,
përqesh trishtimin tënd.

Nuk di ç'të them asgjë për keto...
pa lidhje tani mendimi për gruan e çalë...
çala si ngjala, këndojnë ende
tek mejhanet e vjetra,
dhe zhduken fjalët, si hijet mëngjesit
Vrapojnë... fluturojnë... huh, jo.
...Ky s'është fluturim. Kjo orë mbi tryezë
tepër të shkurtër e ka njërën këmbë...

 

po ku migjeni gjiFF (TM Em) kto llafe t'bukra mor amon? 

do ta thyej një pjatë
Si ta kesh thyer tënden
Mbase kështu kuptohemi
Pa u prekur
Skiç.

2.

Më mirë që s’u degdisa
Për ku më urove
Ndenja këtu dhe shijova
Ushqimin e përgatitur
            Për mungesën time.
Shijova hidhërimin
e një njeriu lotëmbël…

Yep! Ky eshte Flori!

Vargjet e tjera per mu jane pjese mbushese (dmth edhe po i krasite pak, nuk behet naj qamet i modh).

 

Em, ta pleqëroj me Florin i herë smiley

ky m'thotë ke t'drejt Em. Mo mirë ashtu si thu ti. Flm.

smiley   Po osht Flori sikunder ka emrin, fh...   smiley 

Sprtva,

kur do na e risjellesh te gjorin Martin ketu smiley

Anything from SAVEUS would be nice... Apo t`i sjell vete?

Glork, "SAVEUS" osht i nentmbdhete/nothtekatres, looong tajm ëgo.

Megjithat, nesër po zgjedh ca... Mosëm shaj se t'paralajmrova..

"""Fluturojmë..kemi krahë""" te kujton detalin e I-karius qe fluturonte me krahe dylli drejt Diellit...Pranej s'te pelqejne Vullnetet ty...I do krahasimet me thyerje pjatash dhe fluturime me ashtu smiley Ajo pjesa permbyllese eshte THELBI i PERPJEKJEVE njerezore te cdo fushe me pak fjale FAUST -i i vogel ne poezi shqiptare. """"'Vargjet e tjera per mu jane pjese mbushese """????

me pelqen shume "ftohtesia" ne pjesen e pare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).