Kjo dashuri

Jackues Prevert
 
Kjo dashuri

Kaq e furishme

Kaq e brishtë

Kaq e butë

Kaq e dëshpëruar

Kjo dashuri

E bukur si dita

E keqe si moti

Kur moti është i keq

Kjo dashuri kaq e njëmendtë

[...]

12 Komente

t'lumshin duart, rrofsh smiley

thnx

ne blogun tend tek kalendari ke nje fraza anglisht (select category), e vetmja fjali joshqip ne gjithe blogun..... mbase te ka shpetuar...

 

.......

Dhe zgjuar të buzëqeshim, të qeshim. Dashuria jonë është aty,       Kokëfortë si një mushkë       E gjallë si dëshira       Mizore si mbamendja       Budallaqe si pendimet       E butë si kujtimet       E ftohtë si mermeri       E bukur si dita.......

 flm. smiley

censure, flm per verejtjen, por nuk e ndryshoj dot, s'jam fort e zonja me keto punet kompjuterike. smiley

 

Mes pyllit të mbamendjesVrik ngrihuZgjatna dorënE na shpëto. 

 

 

Shume, shume faleminderit. E mbajte fjalen, e?  Ah, per nje dashuri te tille... P.S. S'po i heq dot italics ketu   

Poezia me te cilen jam prezantuar ne provimin e letersise ne gjimnaz('92), per mua do te mbetet gjithmone me e bukura e te gjitha kohrave. Nostalgji!

P.s E vetmja fjale qe me tingellon keq eshte "mbamendja", kur e kam mesuar ne '92 ishte perkthyer "harresa".

... atehere do te thote se perkthimi i 92-it as qe e di dallimin mes harreses dhe kujteses, dhe madje e ka hedhur ne ere poezine.

Nje interpretim i tille eshte kryekeput i gabuar. Jo se perkthyesi nuk ka ditur fjalet (la memoire et l'oubli), por ai nuk ka ditur ç'eshte njera dhe ç'eshte tjetra, dhe ç'lidhje kane ato me njeriun.

Harresa na qenka mizore ?! 

Kjo eshte filozofi alla-pijaneci qe s'i kujtohet shtepia e vet pas nje dehjeje tape.

Eshte kujtesa ajo qe eshte mizore, gjithmone ; ndersa harresa eshte e lumtur, dehese, shpetuese, çliruese, e dobishme, perteritese.

Megjithate, nuk e kuptoj pse nuk eshte shkruar "kujtesa" ne vend te "mbamendja". Kujtesa, me sa di une, eshte shqip. Ndoshta lidhet me pyetjen "kujt", per te sjelle ndermend dike. Nejse, keto pune i dine gjuhetaret, nese jane ende gjalle, por "mbamendja" me duket me e pershtatshme per ndonje perkthim ku nevojitet nje loje fjalesh sesa per shkrime te qarta si ky i Prévertit me lart.

Gjithsesi, perkthimi eshte i bukur, ka ca ndjesi te hareshme. Thjesht mendoj duhet bere kujdes ndaj stilit te Prévert. Ky ka qene nje tip qe nuk rrembehej kurre. Ka qene nje babaxhan qe shkonte rrugeve dhe fliste me nje ze te ngjirur si dikush qe iu jep keshilla kolopuçeve ne rruge. Dmth troç, pa shume lule. Poezite e tij jane me teper nje cope jete e treguar ne vargje sesa lirizma te stolisur.

Gjithashtu dhe shenjat e pikesimit : Prévert nuk perdor kurre shenja pikesimi, me perjashtim te pikes nganjehere. Por jo presje, pikeçuditese.

Ana H, pune e paqme, je vertete nje perkthyese e zonja. Pershendetje.  

Ujku i humbur te falenderoj qe me lexon vazhdimisht. Me mjafton nje shkendijez, qe te ulem te perkthej. smiley

Enea, sic e ka shpjeguar dhe Hurbineku "mbamendja" eshte kujtese, jo harrese. Me bere t'i rikthehem edhe njehere variantit italisht, me friken se mos kisha bere ndonje gafe ne fjale kaq te thjeshta. smiley

Hurbinek, flm, e vleresoj gjithnje mendimin tend. Do ta kem parasysh dhe stilin e Preverit, ketej e tutje. Sa per "mbamendje" ne vend te "kujteses", sigurisht qe "kujtese" eshte shqip, por meqe me pelqen te rremoj ne fjale te vjetra shqipe, perpiqem dhe t'i ringjall e t'i perdor ne perkthimet e mia. Me tingellon bukur, kur flene mire dhe me pjesen tjeter te tekstit.

e kam lexuar per here te pare ne 89 dhe jam mrekulluar. sa mire qe e solle per ne perseri, flm!

Flm, danida. smiley

 

p.s. Admin, ndryshime te reja? Me pelqen ideja e postimeve te tjera aty perkrah, kurse ajo rubrika "Kete jave" me beri te buzeqesh, m'u duk si orari i mesimeve njehere e nje kohe. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).