Këpucë

Këpucë të vjetra hedhur në qoshe,
Të lodhura nga jeta,
Shkëlqimvenitur,
Invalide,
Veterane,
Të dëshpëruara
Me lidhëset si litarët pas vetvarjes,
Dobì të flakura,
Keqkuptime lëkure,
Shtirje igeliti,
Armiqësi e këmbëve që s’i patë si u rritën -
Ju ende mendonit mirë,
Nuk patë
Si këmbët e njoma donin më tepër hapësirë -
U bëtë këmisha hekuri,
Vrarje të brendshme,
Çalime të fshehta
Diktatura kallosh u bëtë,
Bezdi të rritjes,
Pabesi ditësh me shi
Kur brenda latë për herë të parë
Ujërat e errët të netëve armiqsore,
Ftohmën e lagët;
Armike sidomos
Kur ishit të bukura,
Por nuk përputheshit,
Nuk rrinit tamam:
Oh, sa i hidhur ai gjak,
Sa e thellë ajo dhembje,
E pambyllshme ajo plagë!
O galloshe te vjetra,
Shapka rripkëputura,
Nallane avdalle,
Çizme vanitoze,
Arrogante,
Të parritshme,
Skarpina të pabesa
Si thika e kujtimeve hileqarë,
Këpucë të zakonshme si ditët pa emër,
Ditët pa hapa për t’u mbjtur mend,
Këpucë të fryra si bulçi
Që ripërtypin ndjenja të harruara
Pa i tretur dot kurrë,
Këpucë me dhembje urthi,
Me gozhdë pengjesh të lashtë
Që gjak ma bëtë
Tabanin e shpirtit,
Këpucë vrastare
Të çdo thembre Akili,
Hedhurvdekur në një qosh’
Pa emër
Si shpirtrat e mija binjake,
U skaduat,
U mpitë,
Me lëkurë të pandjeshme,
Këpucë.

12 Komente

po ta njis i 5 si mwti mas kpuce.

nuk po di çfare te perzgjedh ne kete histogram nostalgjie. Honë e plotë.

Oh, Çim

Ps: pse më kujton atë poezinë me "hazreti Lenin, hazreti Lenin.." kjo mua?

smiley  ... "nene shqiperi"??...  smiley    e di pse qeshem, se per ket poeme ra muhabeti para nja dy ditesh ne nje komunikim privat... "lerme te bie ne prehrin tend plot ledhatime, o hallemadhja ime shekullore, te futet ne shpirtin tim cdo feshferime, e fustanelles tende malore"... smth like that....  smiley 

Nje rob ne histori , eshte bere nga me te pasurit duke shitur rrugeve e ne ecje e siper  "ilac kunder kallove" me cmim shume te lire . Njerzit duke ditur se qendresa e  dhe humori ditor i tyre varej "se si i RRI KEPUCA (jo poezia e Ilirianit smiley smiley smiley " blenin pa pare cfare kishte brenda.Kur rehatoheshin , e hapnin paketezen me ilac , ku lexohej qarte :

Ilaci kunder kallove jane kepuce te rehatshme..... Kuptohet qe eshte veshtire te flasesh per gjetjen e ndonje "kepuce" politike-shoqerore qe i pershtatet cdo kembe...po gjithsesi e drejta per ta vargezuar si gjene me te rendesishme te njeriut eshte e drejte THEMELORE. Ca yje me qejf.  

Nje nga poezite me te bukura qe kam lexuar. Faleminderit.

O galloshe te vjetra,
Shapka rripkëputura,
Nallane avdalle,
Çizme vanitoze,
Arrogante,
Të parritshme,
Skarpina të pabesa
Si thika e kujtimeve hileqarë,
Këpucë të zakonshme si ditët pa emër,
Ditët pa hapa për t’u mbjtur mend,
 

Ke harruar kepucet e grisura rrugicave me kalldrem pas ASAJsmiley

Bukur!

Këpucë: shumë i njohin pak i shohin - thoshin të vjetrit kur i kishim të grisme.

Përshëndetje Emo. smiley

Jo pa muzikë, meqë po dëgjoja ktë.

 

 

o dirigjent ndjesish ,rrofsh per kete.

me pelqen se je i zoti te na zgjosh ndjesi e mendime si dhe shume kujtime edhe per nje send apo per diçka qe nuk na shkon mendja.flm

fhsmiley

Nga vjen emri kepuce?

Kam nje ide por nuk me duket bindese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).