Karaburuni – the other side

Mëngjesi i ngjante pamundësisë. Vërtet u ngrita që sapo alarmi i ëmbël i celularit filloi të bjerë në orën 05.00 fiks, po qepallat nuk më bindeshin, edhe pse ashtu përgjumësh mundohesha t’i jepja krahë synimit tim për të bërë ekspeditë.

Makinën e lamë aty ku as nuk shkonte dot më, e as nuk i lejohej të ngjitej më sipër. Në shpinë çantat e piknikistëve. Në këmbë atletet që mezi i nxora nga arkiva shumëvjeçare.

Gadishulli fillon i ashpër që në rrëzë të tij. Pas pjerrësisë së 100 metrave të para u ndjeva e sfiduar. Po ja, edhe ca hapa, edhe ca, edhe caaaaa....pastaj të ulem vetëm pak....
Por nga “pak”, u bë një orë rrugë duke ngjitur prerë të përpjetën në Sedovinë. Poshtë saj këneta që mban të mbytur Orikun, qytetin e lashtë ilir, bashkë më mbretëreshën Rugjinë, që thonë se e mallkoi qytetin e famshëm të lashtësisë e u mbyt edhe vetë bashkë me të, para se të binte në dorë të romakëve.

Përbri majës së parë të ngjitur, në këmbët e saj duket Kisha e Marmiroit, mbi një kodrinë, rrethuar nga gropa të mëdha plot ujë e zhuka. Është e vetmja ndërtesë që i ka mbijetuar mbytjes së Orikut të vjetër.

Pas dy gllënjkave çaj të ftohtë, kur ora shënon akoma 06.00 ( e në këtë orë do isha në gjumë për kokërr të qejfit në Tiranë), rifillon ngjitja. Në Dushk pjerrësia bie disi. Frymëmarrja rregullohet e sytë kanë kohë të vështrojnë bazën e Pashalimanit që fshihet pas çdo maje të kapërcyer. Vija ndarëse midis kënetës dhe detit duket akoma po aq qartë sa terreni që këneta ka filluar të zaptojë qëkurse pompat dhe kanalet kulluese nuk funksionojnë më në luginë.

Ana e dukshme e Karaburunit, faqja që sheh nga brenda gjirit të Vlorës, është shumë e zhveshur. Në Lical kalojmë pyllin e vetëm të faqes, që përshkohet për pak minuta. Rruga është shumë e ngushtë. Duket që ka kohë të gjatë pa u shkelur edhe nga banorët e zonave përreth.

Teksa dielli është ngjitur goxha mbi Akrokrenaunet përballë, në kahun tjetër të gjirit, ulemi të bëjmë pushimin e parë ushqimor. (në Tiranë do isha akoma në gjumë si fundjavë që është, ose maksimumi do isha duke pirë kafen e mëngjesit). Përveç çajit, dalin edhe shishet bosh që i drejtojmë tek rezervuari i vogël në shteg të Lekgjinit. Tashmë ndodhemi gati 800 metra mbi nivelin e detit. Nuk ka se si te ketë ujë në këtë majë mali buzë detit. I gjithi është 800 metra poshtë. Por, i miri gjyshi im e ka ndërtuar që në 1940-ën këtë pus. Ka vendosur edhe sitë e filtra dhe uji i shiut grumbullohet e kullon aty.

Dikur ishte i vetmi burim uji për banorët e paktë.
Kjo është maja e dukshme nga Vlora. Përballë saj duket tashmë Orikumi dhe Vlora bashkë. 360 gradë kthim vetëm i kokës, dhe në kahun tjetër shfaqet madhështor, i errët, i frikshëm, i bukur, i thellë dhe sundues deti Jon.

Nëse ngjitja për në majë m’u duk e pjerrët dhe e lodhshme, zbritja për në kahun tjetër shfaqej më sfiduese dhe jomiqësore nga ç’e mbaja mend. Pjerrësia është thikë. Kjo anë e fshehtë e Karaburunit, që nuk shihet dot po s’i shkove pas me anije ose po nuk vjen ta vizitosh në këmbë siç po bëja vetë, nuk është aq e zhveshur sa ana që duket nga gjiri i Vlorës. Përkundrazi. Valanidhet dhe lisat janë më të shumtë. Vende-vende sheh edhe dardhë të shartuara e fiq të mbjellë nga një njeri duar-artë që ka jetuar aty gjysmë shekulli më parë. Edhe sot këto toka kanë zot, edhe pse në Tiranë qeverive ju pëlqen të mendojë ndryshe.

Udhërrëfyesi na tregon një shkëmb të përthyer që dikur ka shërbyer si mbrojtës dhe strehëz për barinjtë që i zinin suferinat famëkeqe të dimrave detarë. Fshehur mes lisave dhe shkëmbinjve është edhe një shpellë e frikshme, që nuk dallohet fare me syrin e lirë. Gojëdhënat e zonës thonë se duhet të flasësh me zë të lartë para se të futesh në shpellë, përndryshe ajo zemërohet e unë nuk e di c’të bën në kësi rastesh, se nuk e kam provuar.

Brenda saj duken shenjat e qarta të prerjes së stalamineve. I kanë shitur më vonë si statuja natyore që pikave të ujit iu janë dashur qindra vjet t’i gdhendin në atë formë të çuditshme dhe po aq të mrekullueshme.

Udhërrëfyesi na tregon edhe disa kthina të vogla e padukshme të shpellës, ku banorët e shekullit të kaluar kanë ruajtur prodhimet e tyre të qumështit. Dhe vërtet, teksa dielli i mesditës kishte filluar të përvëlonte edhe këtë anë të gadishullit, brenda shpellës m’u desh të vishja bluzën time rezervë.

Në kthim nuk ma hëngri dot syri të përpjetën. E pasi i humba të gjitha shanset që edhe ndonjë nga gurët që gjuaja unë të binte mbi blunë e patrazuar të Jonit vetëm 10 metra më tutje, vendosëm që për në kthim në përshkonim rrugën e ushtarëve. Kjo është rrugë e re. Ka vetëm 60 vjet që është hapur. Në fakt nuk është rrugë. Janë thjesht harca e gurë me majë të shkelur më shpesh se të tjerët kur partia udhëzonte një patrullë të nisej nga komanda e Brisanit në Karaburun e tjetra të nisej nga gjiri i Gramës afër Dhërmiut; të bënin secila palë nga tetë orë rrugë në këmbë në shi, borë, diell e suferinë; të siguronin njëri-tjetrin se asnjë armik e asnjë diversant nuk e kërcënonte këtë anë të harruar të malit, edhe ne bashkë me Partinë të flinim të qetë.
Që nga shpella e Dukgjonit e deri tek gjiri i mrekullueshëm i Brisanit rruga është buzë detit. E shtruar për të kaluar makinat e ushtrisë që kanë sjellë betonin për të ndërtuar brezaret me bunkerë. Poshtë tyre, Joni është thellësisht blu...dhe bregu i tij kërcënues. I thepisur, me gurë me maja të mprehta, me një mol të shkatërruar nga dallgët e dimrit, poshtë një pike studim-vrojtimi që në 40 vjet nuk gjurmoi dot asnjë mizë. Thellësia në breg është direkt tek 10 metrat. Thellësi mashtruese. Dy ushtarë janë mbytur në këtë blu-jeshil të paqtë, duke kujtuar se bregu i detit është gjithandej i njëjtë, edhe nëse nuk di mirë not.
Tek shkelim me këmbët përdredhur mbi degët që pengojnë rrugën e patrazuar prej vitesh, shohim edhe bunkerët e pafund, të fshehur shkëmbinjve e të maskuar pas drurëve. Tonelata të tëra me beton....mbi një ballkon të lartë e të pangjitshëm mbi det.

Bregu i thepisur krijon valëzime të tëra gjinjsh të vegjël e të mrekullueshëm shkëmborë. Por asnjëri nuk është aq i bukur, i butë, i kapshëm dhe miqësor sa gjiri i Brisanit. Sipër tij, ngrehinat e ish bazës ushtarake. Provë e gjallë e meritës për Shqipërinë në NATO.

Shkallët shkëmbore që të cojnë në det janë vërtet të larta. Por vetëm në disa sekonda gjendesh në rërën e hollë e të pashkelur. Uji është kristal. Dielli përballë. Gjiri i rrethuar gjithë naze nga të tre anët e tjera. Temperatura është vetëm 21 gradë. Data 9 Maj. Por nuk ka asnjë arsye të frenojë tundimin e ftesës që të bën ky det.

Uji pret brisk, por ëmbël. Dëgjohet vetëm zhurma e lehtë e valëve dhe fëshfërima e lisave mbi shkëmbinjtë vetëm pak metra larg rërës.

Kjo paqe e rreme nuk i përket askujt. Gjumi i Jonit zgjat vetëm pak muaj këtu. E gjatë tyre askush nuk bën 6 orë rrugë në këmbë për të ardhur nga Pashalimani. Nuk është as e lejuar. Prandaj është kaq ëmbël.

Pas rrezeve të hershme e të vona verore e pranverore, ngre sytë për në majën që duhej ngjitur sërish. I ramë nga ky krah si më pak i pjerrët....

....dhe pasi kam ringjitur atë majë në përfundim të 12 orëve rrugëtim, gjithë thirrjet për ndryshim më duken pupla që i merr lehtë me vete flladi i lehtë që fryn në gropa të Rodostanit.

Nuk e di pse quhet gropë ai vend. Realisht është një fushë e madhe dhe e vërtetë në majë të Karaburunit. Grumbull në mes të tij janë muret e një shtëpie të nisur atëherë kur partia filloi të grumbullojë njerëzit dhe bagëtitë në zona të kalueshme. Po ashtu, edhe një varg lisash e blindash të ngulur për vreshtin e për kosheret e shumta të bletëve që nuk u lanë rehat.

Kur dielli po fshihej pas Karaburunit, unë shkela mbi barin e njomë e të shpeshtë nga shirat e shumtë të këtij dimri të gjatë. Përtej kanalit të mbushur me ujë kënete të rizgjuar, më priste makina. Për të më çuar në zemrën e Europës, në Tiranë.

Pas tre ditësh që thish pa pushim gjithë pluhurin që lëshojnë maune, kamiona, karroca, njerëz, pallate, qendra tregtare, ndërtime, makina, rrugë, politikanë, mushka e gomerë me nga dy e me nga katër këmbë, akoma muskujt më dhembin e janë në gjendje të përballojnë frymë-shkëmbimin e tjetërsuar pas rrugëtimit 12 orësh në Karaburun.

Jo më kot ana tjetër e tij është e padukshme për çdo sy.

33 Komente

Rrofsh, T_red, me kenaqe! Dhe me behet qejfi qe je mire e ke hipur gjer ne maje te Karaburunit me kembe! smiley

Të kam ZILI Tred...

do rrosh ma shume se une qelpsine smiley

Zilia ime ((ashtu si edhe e jotja, edhe jam i bindur smiley ) nuk është se ajo ka zhvirgjruar atë pjesë të detit, por sepse unë, edhe sikur ta di se ku është ai vënd, nuk do të mund të bëja një eskursion të tillë... ashtu si dhe ti plakushe smiley

te lumte moj bije !

smiley

oh sa zili qe te paskem !

kush i ka vu 4 ktij shkrimi me ?

pse 4 me ??  ufff

pese motra pese smiley

T-red une e kam pershkuar ne kembe anen tjeter te Karaburunit,qe nga kepi gjuzes gjer ne orikum.Ti s'ke shkuar ne shnjan apo ne shen vasi???Kete vere e kam planifikuar nje zbritje poshte afer detit nga krahu tjeter,dhe them te kaloj naten per te kap perendimin dhe lindjen e diellit mbi Vlore smiley

Shen Vasi kan shkelur me kembe vetem disa njerez qe kane qene coban. Gjyshi im ka patur konakun atje se ishte coban. Tani hajde ta marresh ate cope toke qe eshte perle e shkuar perles.

Me cobanet kam qen dhe une.Para se te niseshin per shtegtimin e veres mbasi kalonin dimrin ne karaburun.kaloja gati 3 jave.kam qen ne shkolle 8 vjecare,dhe i kam shkel gati pjeset me te shumta te karaburunit,nga raguzat e deri ne kep smiley

C'zili Tushe?  Deri dje po qaheshe qe s'te pelqejne hypjet e zhdripjet neper shtigje smiley

T_Red, foto shume te bukura smiley

Shpesh here, qe ne femijerine e hershme lol, kam pyet veten si eshte Karabaruni nga ana tjeter, apo Sazani.  Im ate ka punuar ne Sazan e Karaburun (vatanet tona smiley )  Nga Sazani coku sillte ndonje fazan.  Nga Karaburuni hic.

Parvjet ama, kishte shume zjarre smiley  Dhe mekat i madh, se sec qenka nje peme e vecante qe rritet vetem ne Karaburun dhe nuk e di sa u demtua. 

Nejse ... rrofsh per prurjen, nje "dritare tjeter ne avlline e parajses" smiley

zili pra , pikerisht.

se une si boj dot kto gjona. sjane per mu. du rehatlluk

une eri motra du qe me sabah te ma sjellin nji ekspres edhe i cike uje te ftohte.

nuk jam per cajra te ftohte una.

jam shume urbane smiley

 

Shen Vasili eshte pas Lungares. Po iu ngjite dot Lungares ti deri ne gropa te Vasos une te jap flete nderi e lavderimi bashke : D, ama te jesh i sigurt qe ne kahun tjeter nuk do zbresesh dot, sepse harcat jane me te medhaja se shkembinjte, edhe jane gati 1000 metra mbi det.

Keshtu qe, kujdes rrugen nga do zgjedhesh ti biesh. Mos u nis pa dike qe njeh mire zonen. Dhe mos harro te marresh me vete te pakten 4 shishe uje vetem per ngjitjen smiley

Kalofsh kendshem.

Ah, se harrova. Nese do te kalosh naten andej, merr nje sleeping bag qe mberthehet fort me zenxhir (cader nuk merr dot, se mezi do ngjitesh edhe veten andej) smiley dhe kujdes ku vendos te fushosh, sepse i ke akrepat me shumice. Po te kafshoi ndonjeri, gjej me vrap ndonje gorrice te eger edhe ha gjethe pa pushim smiley, perndryshe do te te duhen edhe gjashte ore te tjera te mberrish deri ne ambulancen e Orikumit smiley

Ça është kjo më lart? Skenar për survivor? smiley Më pëlqyen gjethet e goricës. smiley

Po meziiiiiiiiii u ndave nga Tirana. Jo në këtë orë zgjohem, jo në atë orë pi kafen... e bëre si Ali Pasha, koka në Stamboll e trupi në Janinë.

p.s missed u. smiley

T_red faleminderit per keshillat..jam rritur atyre henave une e di qe per uje te nxierr sit xinxurri.Nga pika ushtarake ne Shnjan e gjer lart ne maje qe kalon permes nje pylli gjigand me mbrete(mbrete aq te medha s'kam pare ndonjeher smiley ) e beja 2 her ne dite.Dhe e kam kaluar ne korrik qe dhe guri cahet nga vapa.Krahut tjeter eshte shume i thepisur por ka ca xhepa te vegjel qe jan fantastik.Nata te kall temerrutin se eshte shume ftohte smiley.Gorrica s'do ket me andej se i kan thyer mushkat e dukate smiley Eshte nje histori qe i than njerit te merrte nuse ne dukat dhe ai tha.C'thua more une nje mushke mora ne dukat e s'la gorrice ne kembe hahahaaa shaka eeeeeee smiley

Po mire, shko e merre ne Kuc o patriot, c'te te them une smiley

Po ti rrofsh te paca se me bere cirak me shpure ne Kuc smileysmileysmiley

t_red, great... edhe te kam share pak ketej nga "cubicle" ku po punoj, po nuk besoj se ma merr per keq.

eshte ide e mire ta besh ne maj. nje udhetim te tille, qe une fatkeqesish e humba, bene disa shoke te mi ne gusht. Ata u nisen nga Dukati, deri tek ky plazhi qe tregon t'i (me hamendje se nuk e pershkruan kaq mire sa ti smiley ). Nderkohe, nese ndonjeri ka ndermend ta bej te njejtin udhetim kujdes ujin. Shoket e mi e humben ujin ne det dhe u nisen te ktheheshin pas pa uje. Nga ora tre pasdite nuk kishin patur me fuqi te leviznin dhe ishin plasur ne toke gjysem pa ndjenja ( kujtojme me shaka gjithmone po desh vdiqen shoket). Per fat, nje coban i kishte numeruar gabim dhente, dhe sa t'i numeronte perseri per tu siguruar, kishte marre mushken dhe qe nisur te kerkonte dhente. I gjeti keta shoket rastesisht dhe i kane cuar me mushke deri tek stani me i afert smiley

po ia vlen dhe heren tjeter qe jemi ne Vlore e vume dhe kete udhetim ne liste smiley

Paskan qen te dekur fare ata shoket qenkan dorezuar me 3 ore pa uje smiley

haha..

nuk jane tre ore jane 6 ore... dhe eshte si diell shkretetire... si tha t_red "cahet guri nga dielli"

gëzohem që je mirë T_red, dhe faleminderit për përshkrimin e bukur si me fjalë ashtu dhe me foto të kësaj cope mëmëdhëmbje.

ps: korniza është gratis.  smiley

T-red pershkrim shume i kendshem dhe lozonjar i nje eksperience te pazakonte.

te paskam zili dhe une smiley

eT smiley you're precious. And priceless smiley

t-red, excellent. Jam kurioz te di cfare kafshesh apo shpendesh rriten ne ato ane dhe a ti zuri syri. Thx.

Kafshe te egra ka pasur plote sidomos derra te eger qe ishin privilegj per gjueti vetem nga shpura komuniste dhe personalishte te Mehmet Shehut,ka cakall,dhelpra.lepur.nuk e di nese kan zbrit uqrit nashti se kam kohe qe se kam rrah ate zone.

Sa qejf kam te shkoj nga "ana tjeter" e Karaburunit. Por tani per tani, vetem e shof ne Google Earth smiley

Faleminderit për përshkrimin t_red, edhe unë të kam zili. Fotografi të tjera apo me rezolucion më të madh a ke vendosur gjëkundi?

Me ka bere nje pershtypje te jashtzakonshme titulli i tregimit dhe e lexova me nje fryme.  Nuk mund ta kritikoja dot nje njeri qe me ngjalli kujtimet e rinise se humbur gjate dhjete vjeteve me te bukura te jetes qe mund te ketee njeriu vetem per pak gabime ne percaktimin e relievet te pjeses joniane te Mallit te Vetetimave, mal te cilin e permend edhe poeti Virgjil ne simotren e Iliades, Eneiden.

Dua ta falnederoj tregimtarin per kete ringjallje te kujtimeve. Per cudi kujtimet e jetes se veshtire jane sfumuar dhe ne mendja kane ngelur ato gure e shpella, valanidha dhe rezervuar uji me krrimba akrobate, ato gjire te vegjel dhe te shumte por te bukur dhe te pashoq nga pamja e pacenuar nga dora e njeriut ku duket puna e papertuar e natyres per miliona vitete e kaluara.

Thjeshte per kuriozitet, patrullat kryenin sherbimin per gjashte ore, tre ore vajtje dhe tre ore ardhje ne poste. Posta e Ravenes ku eshte dhe platforma e raketaave niste patrullen e vete deri ne mesin e rruges prej Ravene e deri ne Posten e Pirgut . Te dyja patrullat kishin per te bere 3 ore rruge vajtje dhe tre ore kthim ne posta. Po keshteu edhe nga Pirgu e deri ne Grame.  Te shumten e heres ose me mire ne 99 perqind te rasteve patrullat largoheshin 30 minuta nga posat e tyre dhe flinin gjume mer rradhe, rreth 2ore e gjysem flinin 2 ushtare dhe 2 ore e gjysem te tjerea flinte ushtari i trete,  por edhe kesisoj ata flinin qe te tre gati 5 ore ne gufat e pregatitura gjate dites,

Me sa kuptoj nga tregimi juaj, T red, nuk paske vajture ne shpellen e panjohur per shumicen derrmuese te shqiptareve me emrin Shpella e Luk Gjonit qe gjendet gati 40 m larg nga deti ne bregun e pjerret te tij.  Mesa di une askush nuk e di pse gjate gjithe kohes fryne nje ere e marre e cila vjen nga brendesia e shpelles per te dale jashte saj dhe askush nuke e di se nga vjen kjo ere. (ne se dikush e ka studjuar le ta thote)

Me siguri do te kishe soditur edhe ato fenomene qe asmund ti perfytyroje mendj e njeriut ne kohen e dallgeve mesatarae, kur ujet i shtyre me force nga deti, futet poshte brigjeve dhe shperthen ne formen e shatervaneve te cilet e hedhin ujin aq lart sa ne renien e tij te lire grimcohet ne miliarda pika te cilat kur thyejne driten, formojne ylbere te vegjel.

Po keshtu do kishe pare edhe format e cuditshme te grryerjeve te shkembenjeve gjate kohrave gjeologjike.   Pingul me posten e Pirgut , me majtas rreth 30 metra me fytyre nga deti gjendet nje vaske e vertete banjoje e gdhendur ne shkembin e lemuar bute kete rradhe.   Ne kohen e zemerimeve te medha te Jonit  zot, vaska natyrore me permasat e verteta te atyre normale ku behet banjo, mbushet me uje dhe me peshqe midis te cileve gjenim edhe edhe nga ata  qe mbanin ngjyra jashtzakonishte te forta dhe krejtesisht te ndara nga njera tjetra si me thike.

Me siguri do te kishe pare edhe Shpellen e anglezve dhe pjatat mbare e prape, ne kundershtim me stalaktitet dhe stalagmitet. Ne vend te ketyre te fundit qe cdo kush i quan normale ne shpella, atje tek shpella e anglezeve (ne kohen e luftes kan pasur bazen sherbimet sekrete angleze, kjo edhe sipas nje bisede te transmetuar nga top chan. kohet e fundit) duket siku i kan thyer ligjet gjeologjike

Dhe duke mos e zgjatur me bezdine e kujtimeve te tjetrit, do te doja tu thosha, T red, faleminderit per cfar keni shkruar dhe per cfar me zgjoi shkrimi juaj.

 

Hmmm,nje koocidence interesante ose me sakte me shuem se nej kooicidence ky pershkrim i bukur i Karaburunit...!

Sa pari me kujton pikerisht piknikun tim te pare atje qe ka qene fix me 10 Maj 2002.Me ngjalle pikerisht ate ndjesi te mrekullueshme qe kam perfituar ne ato ore te udhetimi mbi Orikun perandorak...!

Se dyti,sorry,t-red,por...

Edhe sot këto toka kanë zot, edhe pse në Tiranë qeverive ju pëlqen të mendojë ndryshe."

Po mi PO,POR,,,ne mos qofsha i gabuar ndoshta e paske "ndjelle" se mund te ndodhemi perpara nje SKANDALI (e pse jo,me te madhin te ndodhur sipas meje) ne menyren e transaksioneve dhe fallsifikimeve per ti GJETUR PRONARIN KETIJ VENDI qe ti ke shetitur dhe pershkruar kaq bukur....! Dhe me interesantja eshet se personazhet "pronare" jane as me shume dhe as me pak por personazhet e sotem ne media (per te qene me i sakte diten e djeshme ka dale njeri prej tyre si "tangent" por qe ka et beje me tjeter ngjarje te rende dhe te shumeperfolur prej me shuem se nje viti...!!!!!

 

T_red solli nje vlere te ketij vendi, vlere e rralle, por qe shpejt zot i saj behen ca siciliane, qe jo vetem do thurin me supergardhe hekuri gjithe kuroren e karaburunit, por gradualisht do bejne te tyret dhe plazhet e karaburunit. Sikur T_red te kish per kallauz ndonje bari te zones, do te kish kuptuar se cdo pellembe e Karaburunit eshte rigorozisht e ndare me cini midis shumices se fiseve te Dukatit, dhe jo me ndarje te vitit 91, as 45, as 1912, por ndoshta 2000 e me shume vjet me pare.

T_red solli nje vlere te ketij vendi, vlere e rralle, por qe shpejt zot i saj behen ca siciliane, qe jo vetem do thurin me supergardhe hekuri gjithe kuroren e karaburunit, por gradualisht do bejne te tyret dhe plazhet e karaburunit. Sikur T_red te kish per kallauz ndonje bari te zones, do te kish kuptuar se cdo pellembe e Karaburunit eshte rigorozisht e ndare me cini midis shumices se fiseve te Dukatit, dhe jo me ndarje te vitit 91, as 45, as 1912, por ndoshta 2000 e me shume vjet me pare.

Flm T-Red   per kete pershkrim mbreselenes.Sa i bukur eshte Atdheu yne, Toka Jonesmiley Dhe sa keq me vjen qe Sazan e Karaburun nuk i kam shkelur ndonjehere. Pershkrimi i peisazheve me riktheu mbrapa ne kohe. Por nuk me pelqeu ajo ironia kur permend ushtaret qe patrullonin qe "Partia te flinte e qete" Gjithcka duhet vendosur ne logjiken e kohes.Do te ishte me e natyrshme nje meditim me njerzor per fate ushtaresh qe urdheri i KOHES   i kishte detyruar te kalonin dy a me shume vjet ne ate humbetire qe vetem per piknikistet duket parajse. Ndoshta jam sensibel ne kete pike sepse atje, ne Komanden  e Brisianit  ka mbetur nje pjese e jetes  se tim vellai (shpirti ju prefte ne paqe) si ushtar ne ato vite. Kujtoj se si bente 8 ore rruge ne kembe per te zbritur ne Orikum  dhe qe andej vinte prane familjes  2-3 ore  dhe largohej per tu rikthyer perseri ne repart.

Si per cudi, vellai tjeter ushtrine e ka bere ne Sazan.Dy vjet duke ngritur ne krahe elementet e betonit , cimento, zhavorr e hekura per ndertimin e bunkereve ne shkrepat e Sazanit.

Ja perse peisazhet e egra  dhe deti blu i atyre aneve "shpirtezohen" e marrin jete. Sepse eshte tjeter gje ti shikosh me syrin e ish pronarit, tjeter gje ti gjesdisesh si piknikist dhe tjeter gje ti shikosh si hapsira te lidhura me jete njerzish ne nje kohe te veshtire.

Ajme!

Ne 2003 kam vizituar kete vend qe asnje fjale nuk mund ta pershkruaje per bukurine qe ka. Une kam pare vetem nje cope shume te vogel dhe më se shumti pjesen e cila shikon Vloren, por isha shume afer pikes qe kalonte ne anen tjeter.Eshte nje parajse e vertete!  Me duket se kurre sdo kem mundesine qe ta vizitoj serish  (Por po shkova ama ....  ). Sdi pse hera e pare kishte nje ndjenje gezimi , hareje dhe frike te perziere njekohesisht qe nuk me la ta shijoja ashtu si doja. Mbaj mend qe teksa po ecja buze detit kemba me shkel mbi nje cope hekuri te madhe. Dhe ndersa dallget luanin duke iu afruar dhe larguar kesaj cope hekuri kuptova se ishte nje predhe (permasat e te ciles nuk mund ti parashikoja por pashe se si pak nga pak po zbulohej maja e saj nga dallget). U ndjeva i tmerruar se thashe do shpertheje nga momenti ne moment smiley .  Gjithsesi kjo nuk e prishi bukurine e asaj dite qe mu duk se zgjati shume pak. Me pas erdhi trageti i vogel turistik dhe pa deshire por me ndergjegjie te plote na coi perseri drejt qytetit te bukur te Vlores.

P.S  (Post Scriptum ëëë  smiley )

Une propozoj te behemi nje grup nga PPU dhe te shkojme ne  nje ekspedite gjate veres ne karaburun. Do ishte nje gje shume e bukur smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).