Kanga e qytetit të huej

Migjeni, botuar më 1935
Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetës që rrohet. E jeta rrohet, kështu thote kanga: O njeri që vjen nga dheu i huej, hiqe melankolinë, ose nostalgjinë për vendin tënd – nëse e ke, – zë vend në një skaj në kryqëzimin e udhëve dhe vre lëvizjen e tërbueme, që [...]

12 Komente

Ambelsinën, ambelsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë. Prandaj janë dritat me ngjyra që ta kujtojnë: mos harro ta shijosh ambëlsinën e jetës! Prandej dhe ngasin këta njerëz. Prandaj vrapojnë këto makina. Prandej uturijnë kështu tramet. Dhe të gjitha këto ngjajnë me një tempo të shpejtë, e cila të kujton se sa e shkurtër asht jeta.

Me duhej kjo sot... flm. T.C. smiley

des, te prek nga afer  kjo pjese tani qe je transferuar eeee

Shume e bukur T. C.

Nuk e kisha lexuar me pare.

flm.

Shume aktuale...çdo fjale eshte si te jete e shkruar sot....Shume bukur....Me duket se dikur e kisha lexuar por jo me kete pershtypje qe me la sot...Ndoshta sepse nuk isha larguar ende....

ku je o zane se na mori malli smiley

flo,per hater tem ,meqe jam kthy...a po ven ndoj poezi prej atyne si e din vete ti...  smiley

Flo ,me pelqeu shume...shume e ndjere ..e vujtshme....ah sikur ca gjera te mund te zgjidheshin keshtu me silenciator te harreses...

Nje ide te tille te ngjashme ka edhe PF,ne nje poezi te tijen...diku ku thote :me kujtoj qe duhet te te harroj....FLM,flo,e fund jave te kendshem.

fundjave te kendshme edhe ty zane smiley

e megjithate, Migjeni i la dritat e qytetit te huaj e u kthye per te dhene mesim ne Puke, ku do semurej nga tuberkulozi nga vajtje-ardhjet me biçiklete.

Ne Puke atje ku ishte Migjeni nuk ngjiteshin as kafshet e jo me biçikleta.As qe njihej.Ishte ne fshatin Qelez.Mes malesh e deri ne vitet 80 shkonte veç ndonje kamion i rralle.Une e kam pare ate fshat.Njerezit ishin shume fisnike.Kam njohur personalisht edhe Lulin e Vocerr.Ai jetonte ne Tirane,madje punonte ne uzinen Traktori.Praktikisht ishte tutkun e ndihej hero se e therrisnin neper shkolla te fliste per tollumbat e tij.Me ka bere shume pershtypje se ne ate fshat nuk e kishin fare problem te pranonin perkatesine fetare.Festonin Pashke e Krishtlindje pa problem dhe urata para ngrenies ishte normale.Migjeni me biçiklete shkonte ne Vrake,qe eshte afer Shkodres e rruge fushore.Kur u semur kerkoi te ishte i transferuar ne Puke per efekt klime.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).