kafshatë

Bukë e mbithekur
Përpjekja jote për të mos u përpjekur
Tek shëtit ndenjur
Në passatin tënd dymijëedysh
Rrugëhumbur pas sysh
 
Vajza ka shkuar tek e ëma
Të ëmën e pret nëna
Nënën e pret gjëma
Ty s’të pret askush.
 
Jeta errësohet me ditën që çalon
Në bukë të mbithekur
O rob zoti
Kafshon
Rrugëhumbur pas sysh kush shkon
Ku shkon
Kjo dreq makine pa timon.

1 Komente

"Rrugëhumbur pas sysh" nuk e mora vesh, Flor.

Vajza ka shkuar tek e ëma
Të ëmën e pret nëna
Nënën e pret gjëma
Ty s’të pret askush.

that's nicely written!

Strofa e fundit: obscure...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).