JJ

Kam mbetur vetëm me ty
Në këtë botë pa njerëz,
Qyteti është bosh dhe era hutohet
Si vuve dritareve dhe mureve të verbër
Semaforët plluskojnë ende drita, s’di pse,
Se kë do ndalojnë? Dhe kuj’ do i flasin?
Vitrinat e Saksit në avenun’ e pestë
S’tundojnë më askënd – i hijshëm s’ke
Përse të jesh, njësoj të shohin
Kolonat e zhveshura të Grand Central Station,
Eksoskelete nën ranishtet e kohës.
Trenat të përpiktë mbërrijnë dhe nisen,
Pa njerëz, pa njerëz, mbretëri mermeri,
Epidermë e lëmuar bronzesh të vjetër.
Njeriu i fundit që patëm pranë u zhduk
Në perspektivën këndngushtë të një afisheje fjalëpak,
U bë pikë singulare ku gjithë drejtëzat e botës
Së bashku u shkrinë n’implodimin e madh,
Big bang-un kthyer mbrapsht si astar i vjetër,
Sa shpejt u vjetërua xhaket’ e kësaj bote!
Gnab gib, gnab gib, nofulla multiverse
Përtypën përmasat dhe pastaj i pështynë,
Tuberkoloz kozmik në kalldrëme që heshtin.
Po, JJ,
Kemi mbetur vetëm në këtë botë pa njerëz.

21 Komente

e ke qare! 5 yje!  

Sa me te medhenj dhe me te ngjeshur qytetet, aq me e vetmuar jeta, sidomos ne Amerike. smiley

Si puna e asaj shprehjes qe e ka thene nje i njohur (s'me kujtohet kush) per nje restorant, diku ne NYC me duket: That place is so crowded, no body goes there anymore. smiley

 

Semaforët plluskojnë ende drita, s’di pse,
Se kë do ndalojnë? Dhe kuj’ do i flasin?

Nice smiley

keshtu te dua! 5

Cimo, nese me lejon...ketu i ke thene te gjitha. Dhe shume bukur.

Kam mbetur vetëm me ty
Në këtë botë pa njerëz,
Qyteti është bosh dhe era hutohet
Si vuve dritareve dhe mureve të verbër
Semaforët plluskojnë ende drita, s’di pse,
Se kë do ndalojnë? Dhe kuj’ do i flasin?
Vitrinat e Saksit në avenun’ e pestë
S’tundojnë më askënd – i hijshëm

s’ke përse të jesh, njësoj të shohin
Kolonat e zhveshura të Grand Central Station,
Eksoskelete nën ranishtet e kohës.

Trenat të përpiktë mbërrijnë dhe nisen,
Pa njerëz, pa njerëz, mbretëri mermeri,
Epidermë e lëmuar bronzesh të vjetër.
Njeriu i fundit që patëm pranë u zhduk
Në perspektivën këndngushtë të një afisheje fjalëpak,
U bë pikë singulare ku gjithë drejtëzat e botës
                                       Së bashku u shkrinë 

Sa shpejt u vjetërua xhaket’ e kësaj bote!

Po, JJ, 
Kemi mbetur vetëm në këtë botë pa njerëz.

 

Sa shpejt u vjetërua xhaket’ e kësaj bote!
Gnab gib, gnab gib, nofulla multiverse
Përtypën përmasat dhe pastaj i pështynë,
Tuberkoloz kozmik në kalldrëme që heshtin.
Po, JJ,
Kemi mbetur vetëm në këtë botë pa njerëz.

 

Keto vargje jane shume prekes, dhe trishte.

 

R. Frost: "A poem begins with a lump in the throat." I finished reading it that way ...

E ndjere em, e ndjere ...

5*****

besomeni, megjithse duken si te importuara nga poezi te tjera, keto nuk jane vargje te keqia, por keto vargje nuk do ishin shkruar nese ne shqiperi nuk do kishte ardhur ne pushtet partia demokratike. kaq e thjeshte eshte kjo pune dhe mos e vrisni me tej mendjen. jo sepse une jam i mendimit se peshku eshte cerdhe komunistash dhe nostalgjikesh, se kjo dihet dhe s'ka pse fshihet, por sepse keshtu eshte ne thelbin e vet ky muhabet, pra nje requiem per shoket qe nuk na erdhen ne pushtet.

Kam mbetur vetëm me ty
Në këtë botë pa njerëz,
Qyteti është bosh dhe era hutohet
 

Deri ketu te rrjedhin vargjet, me pas ngecin ne nje serial krahasimesh dhe pershkrimesh teper hermetike dhe inkoherente. Elemente qe nuk ngjesin dhe japin ndjenjen e nje mungese aftesie te autorit per te shtjelluar temen. Si lexues nuk kam pershtypjen qe perjetova dicka qe me preku emocionalisht, as diçka qe ben sens ne nivel narrativ. Sidoqofte, te jap kredite per hapjen e mesiperme dhe tentativen e mbylljes me keto vargje(pra i rikthehesh temes):

Po, JJ,
Kemi mbetur vetëm në këtë botë pa njerëz.

gjynof qe e ke bo me dy jj emo kesoj do i kishte pelqyer po ta kishe bere vetem me nje j.

poezia?dritheruese do thoja dhe une.

österraich? wan den,gerne könen wir uns treffen,es ist nur 100 km von mir.

rosse,e dija mi te keqen e dija po ca ti bej emos qe i ka shkare dora.

Brad, Bayern?

Da werde ich schon dich wissen lassen; ich mein' falls ich dorthin zum Besuch geh'n werde, es wird Irdning (Steriemark) heissen. D'es hob' i' schon vor.

"Servus in Oest." - das ist eine TV shau gewessen - viele Jahre zurueck. Jetzt glaub' net (= nicht) dass es noch laeuft.

Pfierdich... smiley (t'kom fol ne dialekt stoa-steirish, tani qe mora vesh qe qeke ne Jug).

Me t'mira.

Vese, ciao!  smiley

 

Brad, plotesisht te drejte ke, pika J. smileymug:

 Tschüss, Brad.

PS.Je i mirepritur kurdohere, Emo. smiley

Te thane ta reduktosh apo e bere vete,nejse dhe kjo nuk eshte keq.

Kemi mbetur vetëm në këtë botë pa njerëz.

c`ndodhi?..."pa njerez"bo.bo..sa keq,tmerr!

Em,

me pelqen, por me pelqen me teper varianti i PF, pa implodime, bing-beng... Kam pershtypjen se poezite e tua ndonjehere, pa shpjegimin tend, nuk do t'i kuptoja dot, ka shume shkence brenda, kimira, algjebra, nga te cilat une s'marr ere fare. smiley

 

 

Poezia me pelqeka. Ka madje edhe disa "enjambement" ose "inarcatura", domethene kuptimi i vargut nuk mbaron aty ku mbyllet ky varg, por ne ate pasardhes:

...
Qyteti është bosh dhe era hutohet
Si vuve
dritareve dhe mureve të verbër...
 

... S’tundojnë më askënd – i hijshëm s’ke
Përse të jesh
, njësoj të shohin
Kolonat
e zhveshura të Grand Central Station...

S'di ne mund te jepen keshilla per poezite (dmth s'e kam zgjidhur ende me veten kete ceshtje), por ndoshta germat e medha ne fillim te disa vargjeve (si ato me "inarcatura&quotsmiley s'jane logjike.

Me pelqen edhe "Bing-beng-u i kthyer mbrapsht"...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).