jetëgjatësia dhe e papërsëritshmja

  
***
Pikon poshtë lavamanit.
Të gjithë lajnë duart këtu
 Uji i pistë ka gjetur rrugë
Për të lagur këmbët

  
Pikon poshtë lavamanit
Ndaj dikush duhet të kërruset
Shtrirë ose në gjunjë
Të përdredhë qafën
Të sjellë jetën ku ishte.

  
  
*** 
U dogj edhe një poç
E kush e mban errësirën
Pranë deri nesër

  
Nata është kurioze
Por s’ka muhabet.

  
  
*** 
Dyshemeja kërcet
Ecim shumë rëndë
Fëmijët kërcejnë pupthi
Ne lodhemi kot

  
Të ecim më lehtë
Ose hiç [...]

9 Komente

Pikëllimi i njeriutvaret në një gozhdëfort e fortë ajo gozhdëqë mban edhe shpresën.

flm, fh.

t'them te drejten jo eshte teknike e re per mua dhe po debatosha pak me Florin per punen e ketyre fjaleve poetike. Nuk e di pse, po disa fjale e kane poezine me vete, a ndoshta fale tingëllimit, a ndoshta fale kuptimeve te veshura me kohe nga te tjerët. Ne menyre te padrejtë (ose te padrejte, kete nuk e di) shume fjale te tjera, jo se jane tabu, por duan rrethana gati perfekte që të poetizohen.

po keshtu edhe asociacionet (shoqerimet) poetike te fjaleve (gjethet pemëlëna, etj, etj.) boh, ta mendojme smiley

 

flmn per leximin A. H

Kjo lëkurë na ndan
Më e hollë se një letër.

F.  je tulle.

 

Na u kris një xhamDritarja më s’e mbanDimrin n’anën tjetër   Kjo lëkurë na ndanMë e hollë se një letër.

Bukur, thjeshtesi vibrante.

fh, "emotiva" jotja eshte? E rremova ne panair. smiley

Tallesh?! Ne panair?!

smiley

po ti bzoshje, e ta sajoshim nje kopje smiley 

Po s'e kisha idene fare, m'u kujtua emri nga Emoja qe te therret ndonjehere emer mbiemer, "ky do jete" thashe me vete. Aty s'e kishte vitin e botimit, ndaj po t'i them tani urimet. smiley

Najs, najs. Falemnderit Ana H.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).