Jetë qeni

Nga "Pishak Zhgaba"

Divjakën e përshoqërojmë zakonisht me idenë e argëtimit (pyjet, gjuetia, turizmi, deti, mjedisi), ndonjëherë edhe me historinë e zbarkimit të Xhevdet Mustafës në vitin 1982. Si rrjedhim, lajmi për fëmijët që punojnë në vend të zagarëve, na befason deri diku.

Mediat na njoftojnë se në këtë periudhë gjuetie (sezoni i laureshave) vijnë shumë gjahtarë të huaj, kryesisht italianë, të cilët vërdallosen nga fshatrat në perëndim të Lushnjës. Gjuetarët përdorin fëmijët e fshatrave përreth për kapjen e gjahut. Praktikisht, të miturit bëjnë punën e qenit, në këmbim të ndonjë euroje, panineje ose fisheku. Artikullin dhe videon përkatëse mund ta shihni këtu.

Që tema ka rëndësi parësore për shoqërinë shqiptare nuk ka diskutim. Ka rëndësi edhe për shoqërinë italiane në veçanti e perëndimore në përgjithësi. Në fakt mediat italiane, me të drejtë, e quajtën të arsyeshme t’i kushtonin vëmendje dukurisë, natyrisht nga pikëvështrimi i tyre (La Repubblica, 5.12.2009, P. Coppola e I. Cami).

Fillimisht dy janë gjërat që desha të nënvizoj. E para ka lidhje me indiferencën që u prit nga publiku dhe politika lajmi i mësipërm. Nuk vërejta ndonjë indinjatë qytetare kundër shfrytëzimit të fëmijëve, as pashë ndonjë tubim që të shkonte përtej mitingjeve rozë e blu karakteristike të kësaj periudhe të trazuar. Opinioni publik shqiptar duket si i mpirë dhe nuk reagon ndaj fenomeneve të tilla të papranueshme për një vend – për ta thënë me klishetë e politikës – që ka hyrë në Nato dhe mëton të bëjë pjesë në BE. Kam përshtypjen se simpoziumet rituale që bëhen nga Ojq-të shqiptare me fondet e Ojq-ve perëndimore, konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen brenda natës në parlament, ligjet e kopjuara në bllok (edhe pse me përkthim të diskutueshëm) nga vendet kampione të të drejtave të njeriut, rrahjet e gjoksit për arritjet socio-ekonomike dhe europianësinë kulturore të vendit, sikur kanë pasur një efekt anestetik ndaj vetëdijes qytetare. Përndryshe, nuk ka se si shpjegohet heshtja relative që e rrethon këtë dukuri të shëmtuar e rreptësisht të dënueshme, që me siguri nuk shfaqet e vetmuar.

Shënimi tjetër ka të bëjë me etnizimin e dukurisë. Pa ia hequr meritat e denoncimit, lajmi i raportuar nga mediat shqiptare sikur e tepron me cilësimet e përkatësisë etnike të viktimave (fëmijët shqiptar&eumlsmiley dhe të keqbërësve (gjuetarët italian&eumlsmiley. Fenomeni i përgjithshëm i shfrytëzimit të të miturve shkon përtej ngjyrës së pasaportës dhe duhet dënuar pa rezerva përtej shtetësisë së autorëve. Sot u kapën italianët, por nesër mund të kapen qytetarë nga shtete të tjera, madje edhe gjuetarë shqiptarë, me prejardhje nga shtresa e re e të kamurve. Përkatësia kombëtare edhe mund të jepet si informacion, por pa e stigmatizuar, sepse i nënshtrohet lehtë procesit të manipulimit. Jo për gjë, por nesër a pasnesër, na del që gjahtari është minoritar dhe fëmija shqiptar, ose e kundërta, dhe kush i dëgjon altoparlantët e kombëtaristëve të të gjitha ngjyrave.

Nga ana tjetër, konstatoj pa të keq se fëmijët e vendeve të varfëra po shndërrohen në kafshë, ndërkohë që vetëdija e publikut perëndimor në favor të të drejtave të qenve dhe maceve jo vetëm po rritet, por po blindohet me nisma ligjore nga më garantueset. Batutën eventuale sipas së cilës gjahtarët e huaj e bëjnë këtë për hir të zagarëve, për të respektuar të drejtat e tyre, nuk po e konsideroj më absurde se ajo sipas së cilës “po respektohen zakonet e vendit” ndaj edhe përdoren fëmijë gjatë gjuetisë. Simbolikisht, nuk di si duhet parë ky transferim jashtë shtetit dhe jashtë  species i dhunës njerëzore.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shfrytëzim të punës së fëmijëve, që natyrisht përbën një nga dhunimet më të rënda të të drejtave themelore në punë. Këtu luhet me dinjitetin njerëzor të fëmijëve, subjektet më të brishta të shoqërisë, që detyrohen të bëjnë punë të rënda e poshtëruese. Meqë ky lloj shfrytëzimi, në thelb, nuk është shumë larg nga pedofilia e urryeshme, duhet thënë se aspekti ligjor, pra i dënueshmërisë së ashpër me ligj, është vetëm një anë e medaljes. Faqja tjetër pasqyron një kulturë që e sheh fëmijën si objekt a mjet për të kënaqur nevojat më të diskutueshme, kurse punën e të miturve e trajton si diçka normale. Këtu duhen parë, përtej shfajësimeve të rastit, edhe përgjegjësitë e shoqërisë dhe familjes. Gjithsesi, etiketat etnike nuk na ndihmojnë në luftën kundër kësaj plage shoqërore të patolerueshme, që për fat të keq nuk njeh kufij.

22 Komente

Kam ngel jashtë mase i habitur pasi kam lexuar këtë artikull dhe bëj çudi sesi nuk është folur për këtë temë më parë nga media... Shumë çudi...

Çunat e peshkut, vendoseni te kryesoret këtë.

 

J., ne Shqiperi e kane dhene edhe ne Tv. Vetem se s'ka si t'i beje pershtypje njeriut sepse kam frike tek ne s'ka qene kurre kultura e respektimit te me te voglit.

Para ca ditesh transmetohej nje lajm mbi dhunen mbi grate ne Shqiperi dhe pas nja 10 minutash kronike, gazetarja shtoi fjaline:

"Ka po ashtu te dhena se dhune fizike dhe morale ushtrohet edhe mbi femijet". Ja kaq tha dhe kronika u mbyll. Tani c'pershtypje mund te beje lajmi i femijeve-zagare ne nje vend ku te drejtat e femijeve jane te fundit ne radhe? S'e kam fjalen per femijet e zengjineve shqiptare qe trashin trute dhe b... me coca cola e patatina, e kam fjalen per femijet ne rrethina, ne rrethe e ne fshatra.

Dhuna ndaj grave duhet denuar, s'them qe jo, por dreqi e mori grate jane te rritura dhe edhe ndihme kerkojne me kollaj dhe edhe dy mundesi vullneti me teper i kane per te reaguar... Kurse femijet e shkrete...

Boll se na u hap barku aman! smiley

Po pse mos valle ai me siper beri me shume se ajo spikera e atij emisionit televiz? Ky e filloi me femijet shqipetare, doli tek te drejtat e zagarave, ia beri TAAAA dhe femijeve ne mbare boten dhe pastaj nxorri nje konkluzion. Skenari "Si te besh Blablabla me 1 faqe A4".

Eshte nje nga temat me kryesore te shoqeris Shqiptare.

Mbase kjo eshte pika ku shoqeria mund dhe duhet te filloje te ndryshoje.

Vetem ne Shqiperi, e perseris vetem ne Shqiperi degjoja shprehejen " po punoj per keto femije"  " me duhet te punoj se kam femije" "  femijet e mi se kuptojne se punojme per ato" sikur te mos kesh femije , nuk eshte e thene se nuk  do punosh.

Dhurata me te bukur qe ta ka  fal Zoti ( jeta) eshte femija.

Femija ka te gjitha te drejtat , te jetoje i lumtur.

 

    

Luli i vocerr

Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!

-------

kjo qe ka ndodhur eshte e tmerrshme. tani po e shoh lajmin.

hajd se do tju kaloje e do tju leje prapa. Eshte ajo tjetra qe skalo kollaj, ajo e mrenshmja qe pyt po ti c'bere? A ke bere ndonjehere ndonje gje?

 

po ca te bojm, o chene! ja heren tjeter ne aeroport te milanos a romes po thyjm naj xham si padashje. me marr hak gja. Ja dhe berluskonit me i ra n'grusht, s'boka fajde. Po ne jemi shtetshkerdhyer, o chene. me tha njoni qe vetem dy mitingjet e funit kishin harxhu miliona dollare, o chene vellai. dmth kush do rri n'karrike, ai me ram ne mes apo ai me ram ne fund. po ne kjo lloj lufte na i ha gjithe fuqite, o chene. dhe vjen pepinua edhe na i ul breket e kalamajve pa problem fare....  smiley

 emo, 

qe ketu :"Po ne jemi shtetshkerdhyer, o chene."

Po flitsha me i cun deputeti a ministri a ku ta di une, e me thote ne linja te buta, ai popull ha mut, edhe aq shume e ka. Torta ndahet vetem ne dysh.

emo, rendesi ka qe, si fillim, dhem.

 Solo, 

Me dha nje deshmi te brenshme. Nje konstatim qe ka me shume vlere se sa te njejtat konkluzione qe mund te nxjerrim une dhe ti. 

po pra po, po edhe ti te brendshem t'ia jepje uppercut-in, se me ato paret e popllit mut po shkaperdhehen metroseksualisht

 a po kerko shfaqje heroizmi ketu ne peshk a si? Apo do te nigjosh histori bijsh te pabind? Apo..? m'kuptove besoj..

E di si o puna, une skam akoma te qarte se cpjese e popllit eshte e papolarizume gjer ne ate pike sa te kuptoje se ka te drejta dhe detyrime si cdo 1/3400000 tjeter dhe se jane pikerisht keta te fundit qe meritojne besnikerine maksimale, dhe jo polet. 

Nese je veteriner na duhesh nga tema tjeter.

Me fal, me fal, harrova qe ti je i distancuar nga ajo pjesa e madhe qe ha mut, dhe ke mundesine ta shohesh me neutralitetin e rehatshem te spektatorit. Se natyrisht qe po te ishe pjese e atij popullit qe ha mut, do nervozoheshe, po jo, ti je i ftohte.

Me fal zoti filozof, vazhdo me sofistikimet e tua mbi vezhgimet interesante te cunit te nje politikani, madje shkruaj nje liber me persiatjet e tua mbi zgjuarsine e ketij biri rrace.

 

E paske inotin me mu dhe jo me cfare po te tregoj, se ndryshe sdo te me kishe lexuar se prapthi. O sol, para se te me keshillosh mu se si te sillem ne situata per te cilat ti as ja ke idene se si kane ndodhur, duhet qe minimalisht te "leshosh nje kepuce" te dera e kryeministrise. smiley 

Se cmendoj une per situaten e kam thene me lart. Nese thjesht do te gerricesh fundin e kurrizit e vazhdojme bashkbisedimin pa problem.

Ps:Nese u ofednove nga pytja qe bera ne fun (me ke keqkuptu) besoj se do sqarohesh po te hidhesh nga tema tjeter me e diskutuar.

Miqsisht.

 

eh jo mo chene jo, s'e kam me ty smiley

do kishte qene rehat i madh ta kisha me ty, do vija do shaheshim, dhe shpetoja.

po ja qe dhe une, si puna e cunit te atij politikanit e kam me popullin. dhe eshte siklet i madh per mua qe te jem ne te njejtin stad kuptimor me cunin e politikanit, sepse a) coc e mbaj veten si te lecitur dhe b)as nuk i afrohem te pakten nga parate, as im ate s'me ka lene gje... dy ndryshime te medha qe shpresoja te mos me conin ne te njejten faze konjitive, po ja qe e gjej veten ne te njejtin perfundim me filizin e politikes dhe po me rri si sikletshem kjo rrobe

 gjys pergjigje, 

"po ja qe dhe une, si puna e cunit te atij politikanit e kam me popullin."

Ketu besoj me more vesht dhe mu.

Gjysen tjeter te veni.

 

Ndoshta ka patur dhe propozime te tjera te ketij lloji por une jam gati te paguaj dhe te kontribuoj per te krijuar nje organizate ketu brenda peshkut. Mund te diskutohet se per cfare qellimi, ndalja e korrupsionit, edukimi, etj apo se cfare rrugesh mund te ndiqen.  Per mendimin tim rendesi numer 1 kane gjykatat dhe gjyqet ku duhet te ngrihen jurite qytetare.

Per mendimin tim rendesi numer 1 kane gjykatat dhe gjyqet ku duhet te ngrihen jurite qytetare.

Teorikisht e ke mire,por praktikisht eshte si te hapesh tunelin e Thirres me gjilpona!

Nuk e kuptoj, mungojne gje valle qente ne Shqiperi. Dhe pse nuk vijne me qente e tyre te huajt aty. Mos ndoshta ka diçka ne ligjin apo rregulloren mbi qente e huaj ne doganat shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).