Javë relaks

Javë relaks

Andi Kananaj

Kjo javë ka qënë nga më të qetat, që kam jetuar ndonjëhërë; sigurisht duke marrë për bazë vitet e demokracisë. Këtë javë për të qënë të qartë, nuk pati një 97. Nuk shpërtheu Gërdeci. Nuk u mbytën 20 vetë me një varkë, pas një feste. Nuk pati rrahje të opzitës në shësh. Nuk u privatizua armo për dy lekë. Arriti puna deri aty, sa tatimet shkuan dhe ti merrnin taksat e papaguara. Stres i ri ky i shtetit tonë, të papregatitur për kaq stabilitet stabil.

Krimi i organizuar nga ana e vet, e ka kapur situatën e përgjithshme dhe po përmbahet, besoj për aq kohë sa te liberalizohen të uruarat viza. Thuhet që mafjozët megjithse nuk kanë patur të domosdoshme liberalizimin e vizave(se aq lekë i kishin që ti blinin vetë) kanë qënë të parët në radhë për tu pajisur me dokumetin e ri me çip te koka. Keq e kemi patur në fakt, këto 7 ditë me krimin e pa-organizuar, i cili siç duket nuk e ka marrë seriozisht marrëveshjen e stabilizim asociimit. Kemi patur të lidhur me zinxhirë një nip e dy mbesa psh; që si të çmendur që ishin nuk përmbaheshin më me llastik apo me litarë normal. Shoqëria civile që në këto raste nuk e humb shansin që i japin “budallenjtë” ka shkruar disa projekte duke ndihmuar më shumë veten e vet me punësim sezonal.

Një zyrëtari të huaj, nga ata më të rëndësishmit ju kontrollua makina në kufi. Sigurisht me lejen e tij, u morrën në shqyrtim dokumenta dhe doli që ishte gjithçka në rregull. Sa mirë, që ky veprim tregoi që ne jemi shtet serioz. U desh kamera e klanit e paguar me dietat e ministrisë për të shkuar deri në kufi dhe për të kontrolluar dokumentat e diplomatit të huaj. Ai as që kaloi kufirin, po menjëherë pas kontrollit ja shtroi për drekë me ministrin Basha në Tiranë. E bukur do jetë sikur Basha ti jetë qarë që ndërkohë që ai është kaq serioz tek kontrolli ndaj vetvetes opozita kërkon ti marrë dhe imunitetin. Imagjino sa bukur sikur t’ia këtë parashtuar shqetësimin e mësipërm gjatë kthimit në rrugën Kukës-Durrës.

Kjo javë vërtetë që do të kujtohet si koha kur horoskopi bëri bashkë Ramën me Ngjelën për të përmbushur profecinë Maja. Poli i veriut do të zhvendosët tek Poli i jugut. E majta që do të bëhej e djathtë. E djathta që tenton të bëhet e majtë. Cikël i mbyllur. Të mendosh që e nisëm nga larg, ishim komunistë dhe u bëmë kapitalistë të vendosur, me aq patos sa vetëm Fordi dhe Sorosi mund të jenë; ja kemi mbyllur me fakte gojën çdo parashikuesi skeptik.

7 ditët që bënë kalimin ndodhën në qetësi dhe mirëkuptim të plotë. Ps në fakt kërcenoi me apokalips, por u tërhoq në Shkodër se shiu ishte më i fortë se demokracia. Vezët e prishura nuk kishin kujt t’ia hidhnin brenda pallatit të sportit, kështu që vendosën të dëgjojnë dhe një hërë fjalimin e qytetarit Paskal Milo; që nga ana e vet u kap ngushtë që skishte çfarë të thoshte ndaj u betua që sdo të futej në parlament asnjëhërë, ashtu si Gjinushi dhe Veliaj. Dhe NE, dhe NE, ........therriste turma që donte viza.

Kjo javë ishte për të lëpirë buzët. Stresi fillonte dhe mbaronte me lajme aksidentesh. Dy vajza u përplasën me makinë. Lajmi sado gjakpirës që të duket, ka të bëjë më shumë me pakujdesinë e tyre sesa me dhunim nga ndonjë sulm bandit. Ka dhe femra që i japin makinës. Kjo për perëndimin mund të dukët dhe si lajm, meqë kamerat i sollën për të parë me sytë e tyre kamikazin e parë nga Shqipëria e mesme.

Kaq javë e qetë ishte sa policia kishte filluar të futej në facebook për zbuluar keqbërësit. Terroristit në fjalë i kushtoi shtrenjtë “gariplliku” në blogun personal me karakter fetar. Kaq i pavërtëtë më duket lajmi sa mendoj të vetmin variant serioz të zbulimit. Duke kerkuar në youtube për këngën mbi Adelajdën e Big Bradhërit, një polic që po shkruante në tastjerë me një gisht zbuloi papritur rrezikun e madh te Jihadit, pranë Vogllës në Durrës.

Javë super relaks kjo ku një kriminel i quajtur Coli si heroi kryesor i filmit “Debatik” tregoi të gjithë shokët duke na mohuar çdo fantazi mbi heronjtë e humbur në filma. Coli me tregimin e tij vetëm sa konfrmoi mërzitjen e madhe që mbizotëroi këtë javë. Dajti që njihte Colin që nga ana e vet njihte Lul Berishën. Coli skishte paguar 200 mijë euro për të vrarë Lulin me dorën e Dajtit; po dhe po ti kish paguar ne të tre këta kriminelë i njihnim nga javët e tjera. Duket sikur Coli po tregon tek Deja Vu e Muç Nanos, dhe njëherë gjëra që i kemi dëgjuar deri në lodhje mendore.

Kjo javë s’pati lavdi, por këtu ishte truku i vërtetë.

33 Komente

 "Shoqëria civile që në këto raste nuk e humb shansin që i japin “budallenjtë” ka shkruar disa projekte duke ndihmuar më shumë veten e vet me punësim sezonal."

  smiley    smiley   ***** 

Chene, besoj se te punesuarit e shoqerise civile, pa harruar veteironine e cunave me siper, mund t'i ndajme ne 3 kategori te gjera: rrogetaret, bosat, dhe te rinjte liberalo-idealiste. Per keta te fundit ceshtja e lekeve eshte me pak stresuese, madje keta i humbasin shpesh shanset. Kategoria e mesit, ajo po qe perfiton ne cdo sezon, dhe sezonaliteti shtrohet pale pale si sfoliat, cdo muaj nga nje sezon. Kategoria e pare, ajo per te cilen shprehja 'punesim sezonal' ka me teper vlere, ajo ne fakt duhet te kishte merituar pak me shume simpati nga cunat, megjithe shkopinjte qe fut poshte rrotave te te madhit progres shoqeror civil. Kur mendon sa pak femra ka ne politike, dhe mendon te punesuarit e OJQ-ve, s'mund vecse te ndjehesh keq per gjithe ato nena qe buken e femijeve e kane fituar duke u treguar te huajve vuajtjen e tyre per plaget e shoqerise shqiptare. Jemi lypesa dhe dekor per porten e katedrales.

Kskjuz daljen pi teme. Desha me mbrojt 'cunat' aq sa mund t'i mbroj une, aq sa mund te mbrohen, dhe aq sa mund te kene nevoje per mbrojtje. Shkrimi ok.

 komentin tat po e marr si nje hapje valvule te brendshme, per te liruar ose balancuar akumulimin e presionit gjithnje ne rritje ne lidhje me temen.. 

te te tregoj nje histori te vogel, kurrsesi perrale..

para ca kohesh, nje mikesha ime, person x, me kerkon ti perkthej nje ese te sajen ne anglisht. Me tha se i duhej per nje tip konkursi qe do hynte nje miku i vet. Pasi e perktheva dhe bera editimin e nevojshem te ideve, ashtu sic une i shikoja realisht, ja dhash mbrapsh me shpresen se e kisha ndihmuar ndopak. Per ti rene shkurt, kjo mikesha e kish shkruar esene si nder per nje mikun e saj, analist, antar aktiv i shoqerise civile, nga ata me premtuesit. Ky personi kish marr nja 2 mij euro per kontributin e tij ne avancimin e debatit mbi shoqerine civile dhe i kish kaluar mikeshes time disa qindra euro. (perkthimin tim e kam par te botuar ne internet fjale per fjale)

Me fal mua, qe citimi i mesiperm me rikujtoi kete historine time personale, dhe me beri te smiley and te ;(

vallaj chene merre si t'dush, une ne fakt u ngacmova me teper nga komenti yt (asell asell, pikerisht nga ajo fjali, jo aq per ironine, se sa per elementin e punesimit qe mu duk se cunat vertet po e shperfillnin si me shajt punetoret e sherbimeve funerale) se sa nga gjithe shkrimi, kshuqe presioni s'kishte fort shanse te rritej.

ky analisti aktiv, mund te jete nga kategoria e bosave smiley, goca  (dhe ti) nga kategoria e rinise idealiste, punetoret e vertete jane diku te padukshem. ate kategorizimin e bera per qellime identifikimi te shpejte dhe per te dekonstruktuuuuue gogolin shoqeri civile, se ngelem duke u tremb.

disclaimer: pervec nje pune vullnetare qe kam bere ne kohen e luftes se kosoves, s'kam pasur te bej nga afer me zonjen civile; infot i kam nga burime te shkruara ose gojore (o gjuhe e bukur shqipe smiley ).

mire e ke xhanem, faktikisht dhe biznesi, dhe media, dhe politika, dhe administrata, opo dhe shoqnia civile ne fund fare punesojne njerez, japin naj rroge dhe mbushin ca goje me buke. kot ankohemi smiley

fajin ketu e kane te papunet...

 

gogola s'ka, se medalja ka dy ane etj etj, dhe enveri ka pas qene njeri, dhe hitleri ka pas qene njeri, sado i keq, dy gjona i ka bo, etj etj, relativizmi kulturor, me i llaf smiley

miremengjes zotnissate,

dakort. ju jeni me te aftet per te folur per shoqerine civile. pas ketij krahasimi me hitlerin smiley nuk me ngelet me asnje dyshim. ndersa kendveshtrimin marksist te situates po e pres nga ndonje tjeter.

cfare dyshimi kishe qe ta trembi hitleri? mistike kjo deshira per interpretim marksist - eshte kthyer marksizmi ne religjion dhe marksi i shkrete ne zoroaster...

solo, nuk e di si je gdhire, po qe te flasesh keshtu per mistiken e marksizmit, kjo me ve ne mendime.

qe t'i biem shkurt, mungesa e respektit per cdo gje eshte nje karekteristike e brezit tone qe ka per te na ndjekur gjithe jeten. tek gjerat fus edhe rrogetaret e shoqerise civile, edhe njeri-tjetrin, edhe marksin, edhe idete e djeshme, edhe idete e neserme, pra nje relativizem moral si ai qe pershkruan ti, qe perpara do te na shpjere se s'ben, the question is do we want to go there?

ka shume menyra per te folur per njerez te ngecur ne situata me apo pa mauvaise foi, dhe nje nga menyrat eshte nenqeshja apo percmimi, nderkohe qe menyra tjeter, ajo 'marksistja' e famshme, eshte te besh nje zoom out dhe te perpiqesh te gjesh te gjithe fajtoret per robetimin e shoqerise civile shqiptare, if you give a shit.

e kemi bere, dhe ne menyre aspak mistike, por nuk na ke lexuar. Na rezulton shoqeria civile si nje makinacion i krijuar se lartmi, qe sherben si valvul presioni per tensionet sociale. e vetmja shoqeri civile e vlefshme do te qe ajo qe lind vullnetarisht, nga komunitete qytetare, me interesa te percaktuara qarte - dhe jo ajo qe vepron ne baze te agendave te kuedisekujt!

dhe ajo qe po te thosha eshte se paraqitja e marksizmit si "moral", apo si "kendveshtrim relativ", apo si "ideologji", apo si "besim politik", dhe lenia e pashpjeguar e koncepteve qe shkakton misticizem krijon pikerisht ate qe marksi (dhe shume te tjere) ne te gjalle te tij kritikoi. marksizmi eshte kunder te gjitha ketyre gjerave, dhe qendron per shpjegim logjik (aspak te paanshem apo te paperfshire) te situatave.

Dhe nje nga elementet e filozofise se tij ka qene percmimi e nencmimi i te shkuares, apo i strukturave qe perpiqen te tradicionalizojne shoqerine. Qofshin keto edhe te veshura si "marksiste". Prandaj Marksi ka pas thene qe "nuk jam marksist".

Tani mendimi im: Respekti eshte vlere prej shtrese te mesme, vlere qe i perket rehatit dhe servilizmit ndaj strukturave. Tashme kjo vlere eshte obsolete, dhe krejtesisht e zevendesueshme me Njohjen dhe Vleresimin.

Po liberalizimin e vizave me Bosnjen pse nuk e permendet xhanem smiley

ti vete, sol, ku e shikon veten brenda shoqerise civile? si nga lindur angazhimi yt, dhe a ka pasur lidhje ky me respektin, dhe a ka lidhje respekti me respektimin e te drejtave, dhe a jane keto koncepte te shtresave te mesme? per t'i dhene nje drejtim me pak 'mistik' muhabetit.

ps: identifikimi i perqasjeve, deshirave, vlerave si 'borgjeze' mund te them qe eshte gjeja me pop e markzismit, gjeja qe ti me analizen tende te mesiperme do ta hidhje poshte mu ne castin qe kjo kritike nuk do te te prekte ty. dhe ne fakt nje nga veshtiresite me te medha politike te marksizmit eshte qendrimi i paqarte kundrejt ketij 'respekti', qe duhet per te bashkuar njerezit, po s'duhet per te luftuar, e me the te thashe ... mbetje te anarkizmit keto me teper.

Po une c'hyj ketu, ne sikur po diskutonim argumentin? Une brenda shoqerise civile e shoh veten keq. Ne fakt kontributi im ne kete shoqeri eshte krijimi i nje hapesire blog, dhe i nje grupi bloggeresh qe shqetesohen per disa gjera dhe bashkohen nga disa parime e bindje (jo besime apo qendrime). Kontributi im i dyte eshte qe se bashku me disa te tjere po botojme nje gazete, dhe po krijojme nje institut qe do te perpiqet te ngreje disa ceshtje ne diskutim. Te gjitha keto ndodhin pa ndonje financim rusoamerikan, apo nderhyrje masone, ndodhin si pasoje e vullnetit te individeve te perfshire, shqetesimeve te tyre. Prandaj them keq, se kaq pak eshte.

Po te qe pop identifikimi etj etj, atehere do te kishim nje popreaksion ndaj ketyre vlerave, e ne fakt kemi vetem nje popperqafim smiley. Eshte i embel rehati, dhe behet pop me kollaj se sa e kunderta e tij.

Nuk ka qendrim te paqarte kunder Respektit. Nese Respekt do te thote t'i japesh precedence, vleresim, privilegj dikujt per arsye jo logjike dhe jo argumentative (sic mund te jene kombesia, mosha, raca, gjinia, farefisnia, pasuria, etj), atehere Respekti s'eshte gje tjeter vecse diskriminim. Sa i perket Respektit ndaj te shkuares, kjo eshte edhe me e rrezikshme. Nje qasje kritike e kuptimore duhet, e jo respekt ndaj te shkuares, ne rast se duam te ecim perpara. Jam i qarte, apo mbetem pop, populist, moralist e me the e te thashe smiley

Hyn ti Sol, per sa kohe qe mendon se kritika qe u ben te tjereve nuk te prek ty vete, e ia leshon, dhe e justifikon kete qendrim si 'kritik', 'revolucionar' apo thjesht jo-respektues, sepse respekti eshte vlere e shtresave te mesme. Veteironia pastaj, dhe vetekritika, kur behen vetem per te kruajtur pak aty ku ha apo per te stervitur mendjen, e humbasin krejt energjine e tyre potenciale ne nje renie te lire drejt, rehatit s'mund te thuash, po ndoshta hicit, atij hicit qe vjen pas kenaqesise.

I qarte nuk mu duke. Une nuk te pyeta 'c'ke bere ti' por te pyeta ku e shikoje veten te pozicionuar brenda shoqerise civile, sidomos per sa i perket formes se saj te natyrshme, qe thua ti, brenda komuniteteve lokale, dhe brenda industrise se 'problemeve'.

Nevojat dhe dobesite e individeve nuk jane borgjeze, Sol, dhe pop eshte t'i quash te tilla kur kjo te leverdis 'politikisht'. Une s'e kam fare te qarte who you're waging this 'war' for.

O trop, thashe "c'hyj une ketu" me idene qe te mos e benim kete muhabet ad personnae, sic behen shumica e muhabeteve shqiptare, jo po kush je ti, jo po kush jam une...

e megjithate, t'u pergjigja, se ku e shoh veten une ne shoqerine civile. aq pak aktiv sa kam mundesi te jem, aq pak aktiv sa me lejon te jem dembelizmi im dhe neglizhenca ime (qe dhe keto, vlera prej shtrese te mesme jane, se po te kisha pas dell katundi, kushedi sa lart do isha ngjitur).

une nuk justifikoj asgje, autoironine dhe autokritiken e kam te sinqerte kur e bej, ashtu sic kam te sinqerte dhe kritiken apo ironine. ne asnje moment nuk e shmang veten time nga gjykimet e mia, s'di se cfare te ka lene te mendosh nje gje te tille. e ne kete moment nuk po shpall ndonje lufte, them mendimin tim dhe kaq... ty s'te pelqen dhe kaq...

e leme qe nevojat dhe dobesite e individeve nuk jane aspak borgjeze. por varet se sa e nevojshme eshte te pish 150 euro alkool ne jave, dhe se sa dobesi kam per cigaret kubane...

ps: edhe njehere, nderhyrja ime pas komentit te chenes ishte per te qartesuar ate pozicionim qe ju keni e qe ju kritikojne gjithmone, e qe per mua eshte me i paster se i shumices se shoqerise civile shqiptare, por gjithmone duke u habitur per mungesen e respektit ndaj te tjereve 'ne pergjithesi' (me ca njerez te vecante, kam qeshur me lot prej artikujve tuaj, jam fajtore, por aty arsyet ishin te qarta). borgjeze e pasherueshme une, pa b ne b.

ok, lets start building morals, we need them dont we! Ke te respektojme dhe pse?

 Trop,

nigjo, mua gojen ma ka mbyll i here bedrija kur me ka thene se njerzit kane mbajt familjet e kane ngrene buke me ate pune. Por njerzit skane bere vetem aq, po kane pire dhe kafe e alkol, po jane vesh edhe firmato me kete pune.. besoj me kupton..

Tani, nese ke 2 minuta, a me jep nje liste bosash, rrogtaresh edhe idealistesh. Kam pershtypjen se ti di per ca flet dhe do te isha i zhgenjyer nese nuk do te shikoja ata emra njerzit qe une i di qe ti i kategorizon si bosa, rrogtare dhe idealiste. Mendoj se kjo do ishte nje ndihme e vyer per ate ti cka mbron. Si thua?

dhe fakti qe "te mban me buke" nuk eshte argument pro, por argument kundra. eshte argument qe denoncon roberimin...

apo do preferoje te thosha falemnderit o shoqeri civile qe po na mban me buke!

Chene, s'dua te ta shperfill kerkesen, por keto lista me duken pak te frikshme, me kujtojne kohe qe as vete s'i kam njohur nga afer. Megjithate, mund te them ne vija te pergjithshme qe ka disa zonja te spikatura te shoq-civ shqiptare qe ca si teper leke kane bere per te qene rrogetare dhe idealiste (pastaj fut ata te fondeve te sorrosit dhe te usaidit); me veliajn nuk po merrem se nuk jam akoma kacmyftaraj; rrogetare njoh shume shume (mgjs nder keta gjen plot petty thieves); idealiste gjen neper shoqata te vockla, por te them te drejten edhe cunat e mesiperm une aty i fus. Ca vlere kishte kjo?

Ne fakt, me mire do te ishte te benim nje flowchart me mundesite e punesimit ne Shqiperi - po pata kohe sot a neser mbasdite, ose po pate ti kohe smiley

 qe ka disa zonja te spikatura te shoq-civ shqiptare qe ca si teper leke kane bere per te qene rrogetare dhe idealiste (pastaj fut ata te fondeve te sorrosit dhe te usaidit);

zene se i the emrat smiley

 

o trop, pa qene kritik, meqenese te kam xhan (jo respekt, meqe e kam inat si fjale). cilet jane ata qe ne mbajne me buke ne shqiperi, hajde ta bejme flowchartin. a nuk jane valle ata qe bejne te mundur qe te mos hame gje tjeter vec bukes? a nuk jane ata te partive, ata te bizneseve (si rez taci), ata te mediave, ata te administrates shteterore, ata te ojq-ve? a i njeh ti ata qe na mbajne me buke? ata jane pjesa me e felliqur e ketij kombi. me e felliqura. nese ka nje gje qe mua me ben te ndihem keq eshte pikerisht ajo ironia jone qe thuaj ti, se ne fakt nuk duhet te ishte ironi. keta pra, punesuesit qe po na mbajne me buke s'jane gje tjeter vecse feudalet moderne, bejleret e shekullit te 21, qe po na shnderrojne te gjitheve ne raja. do thuash ti, po c'faj ka shtresa e mesme bashke me mua brenda... ka fajin e bashkepunimit me heshtje, fajin qe po e toleron gjithe kete. a thua valle nuk e dime te gjithe se c'po ndodh dhe kush po e ben? e dime...

sol, secili zgjedh betejat e veta (ate war-in siper per betejen e kisha), dhe kam filluar te kuptoj se betejat e medha pak ndryshojne nga te voglat. emancipimi i nje shoqerie ka nevoje si per kordhetare, si per arsimtare, si per llogaritare, dhe akoma me shume per shkrimtare, dhe roli paresor qe i veme ne politikes, qofte edhe ekonomise politike, eshte romantik ne rastin me te mire (revolucioni do te na shpetoje) dhe i dorezuar ne rastin me te keq (oktapodi po na mbyt). nje njeri qe mendon politikisht, qe mendon per pushtetin dhe lirine, qe mendon per drejtesine ashtu ne menyren e vet gjys-instiktive, ky njeri e misheron politiken ne betejat e veta te vogla, dhe nga keta njerez na duhen me shume. betejat e medha jane per njerez me eksperience shume te forte etike, njerez te provuar qe jane te pathyeshem. perndryshe zhgenjejne.

serish, po kemi te bejme me gogola, industrialiste dhe financiere, qe vertet ndertojne strukturen e gabueshme te organizimit nderkombetare, por qe hesapet me ne i bejne trashe fare (BEu as qe na dedikon nje shef misioni me baze ketu). serish, si tek kajsiu, po kemi te bejme me kukullat shqiptare qe, duke perfituar legjitimitet fals nga jashte, shtrydhin pleshtin nga brenda (paskemi qene nje goxha plesht, e plesht budall) dhe perpiqen te zmadhojne madhesine e therrimeve. por kjo na kthen tek pika e zakonshme: a eshte i mire globalizimi? si mund ta ndikojme? cfare jane alternativat per nje vend te vogel? a mund te themi si kadareja qe jemi me shume se suedia e norvegjia, plot 10-12 milione? me sa kam pare une kete 1 vit ne shqiperi, gogolin e jashtem nuk e heq dot qafe, por detyra jone eshte 1) ta shfrytezojme per ate qe ka dhe ne nuk kemi dhe (teknologji) 2) te negociojme me aq sa kemi mundesi (pak).

kush na i jep parate? terthorazi, ai shqiptari qe punon ne greqi dhe itali, fshatari qe punon token dhe merr per nje dite pune 1/20 e asaj qe marr une, dhe une nuk kam turp te turperohem. sinqerisht, padronin tim une ndiej ate dhe sa here hallakatem ne pune, me skuqen faqet mu per kete arsye.

per te luftuar bajraktarin besoj se duhet zhvillim i vetes, se pari, nje fare revolte qe nuk shtyn ne depresion, nje perkushtim per te perhapur vlerat e vellazerise dhe motrarise si brenda si jashte perbindshave institucionale dhe shoqerore. me kujtohen sol muzgjet ne wall street, cfare trishtimi, dhe ne vend te fjales se mire keta njerez u goditen me avione. betejat, sa te veshtira per t'u zgjedhur. nejse, ti e di, une vete do arratisem ca vjet te mira, nuk qenkam gati te 'shpetoj' njeri.

 

secili zgjedh betejat e veta (ate war-in siper per betejen e kisha), dhe kam filluar te kuptoj se betejat e medha pak ndryshojne nga te voglat.

vertet mendon se ke te drejten e zgjedhjes se betejes tende?po sikur keto beteja ti kene zgjedhur te tjere per ty dhe ti je vec nje ushtar i panjohur i hedhur ne kete mes? nese ke filluar te kuptosh se betejat e medha pak ndryshojne nga me te voglat, atehere hidhi nje sy historise dhe do te shohesh pikerisht te kunderten. betejat e medha ndryshojne struktura, betejat e vogla kenaqin ego.

dhe roli paresor qe i veme ne politikes, qofte edhe ekonomise politike, eshte romantik ne rastin me te mire (revolucioni do te na shpetoje) dhe i dorezuar ne rastin me te keq (oktapodi po na mbyt).

rol romantik dhe rol i dorezuar! revolucioni, per ata qe e artikulojne kete nocion, nisen nga premisa te arsyes, jo te ndjenjes. po te ishte kjo e dyta, atehere do te kishim te benim me ca nostalgjik te dorezuar qe mistifikojne te shkuaren. 

"nje njeri qe mendon politikisht, qe mendon per pushtetin dhe lirine, qe mendon per drejtesine ashtu ne menyren e vet gjys-instiktive, ky njeri e misheron politiken ne betejat e veta te vogla, dhe nga keta njerez na duhen me shume. betejat e medha jane per njerez me eksperience shume te forte etike, njerez te provuar qe jane te pathyeshem. perndryshe zhgenjejne..."

Poezi. "vlerat e motrarise" besoj se ishte pika kulmore.

"dhe ne vend te fjales se mire keta njerez u goditen me avion".

??? po pate durim, te lutem, c'do te thote kjo?

 

vertet mendon se ke te drejten e zgjedhjes se betejes tende?

Të paktën zgjedh betejat në të cilat nuk do të luftosh. Mbase janë kënaqje egosh, po mua këto betejat e vogla më duken shumë më interesante se ato të mëdhatë.

ti nuk zgjedh asgje! ti ke lindur ne nje beteje, po e perjeton dhe do vdesesh ne kete beteje pa kuptuar fare c'ndodhi. pse ndodh keshtu? sepse kjo te duket me interesante! perkunder asaj qe shume mendojne, skllavi eshte i lumtur, ka per te ngrene, ka per te fjetur, ka dhe nje zot. nejse, ceshtje optikash, ceshtje zoom'i.

 Bukur, elokuence, patetizem.Sa lehtesisht ndryshohet  bota permes tastieres.(per komentin Trop..4:24)

as, ceshtja e respektit nuk eshte per t'u shperfillur, sidomos kur kerkon prej te tjereve pergjigje. pertej sedres, them se debati politik me ty nuk do te me terhiqte hic.

po pse mi moter?

sepse nuk kam pritshmeri per argumenta nga njerez qe qellojne poshte brezit dhe shkruajne per efekt. madje me lind nje fare neverie.

mbaj qese me vete kur debaton atehere.

jo pra jo, zgjedh ta nderpres kete komunikim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).