Intervistë me Gunther von Hagen

Gunther von Hagen një anatomist gjerman ka berë bujë që nga vitet 1977
me ekspozimin e trupave te pajetë publikut të gjerë. Ai sot ka ardhur
në Shqiperi të flasi jo vetem mbi ekspoziten e tij të kufomave në
Galerine e Arteve por edhe mbi zerat qe janë dëgjuar së fundmi se në
Burrel janë ndërmarrë operacione për transplantime organesh. Ne e
morëm në intervistë këtë personazh kaq interesant dhe ai ka vendosur
të na rrëfej mbi pretendimin e ish-prokurores se Gjykates
Nderkombetare per Krime ne Jugasllavi dhe Ruanda, C. del Ponte-s për
makabritete të kryera mbi token shqiptare. Intervista është kryer me
porosinë tonë nga gazeta gjermane "Das Loch", një nga
"zërat më zhbirues" ne fushën mediatike.

Das Loch:
Fillimisht duaj t'Ju pyesim se cili është motivi juaj qe krijoni një
art të tillë, dhe pse tani së fundi edhe ne Shqipëri?

Professor Gunther von Hagens:
Edhe 20-vjetë më parë, kur kam qenë anatomist në Universitetin e
Heidelbergut i kam argëtuar studentet e mi me shfaqje të tilla. Por
kisha vënë re se gjatë fundjavave kur merrja zjarrfikes dhe infermiere
për t'ju treguar trupa, kufoma ose ngordhësira, keta kishin
shumë mungesa në njohuri mbi anatomine. Në këtë kohë mbase njerzit janë
ca me te ditur, pasi ata bombardohen me lloj-lloj figurash nga mediat,
sic janë filmime të zemrës, operacione plastike etj. Unë jam këtu për të
revolucionuar këtë perspektivë. Ndërsa përsa i përket Shqipërise, kisha
vëne re nga një kufomë e dhuruar shqiptare se ishin qënie shumë
kureshtare, në stomakun e kësaj kufome kishte psh. lloj-lloj sendesh,
fletë librash, trakte, shkumësa, copeza bronxi ose allcie nga
monumente te ndryshme, gozhda, gjilpëra, lesh trupi, e madje edhe
komponente kimikë radioaktiv nga të tjera kohëra.

Das Loch:
Por përse ju duhet patjetër të shfaqni kufoma te copëtuara? Mos doni
vallë të shokoni, te trondisni? Mendoni se ne Shqiptarët mund të
shokohemi? Sidomos mbas asaj që kemi hequr e kemi parë.

Professor Gunther von Hagens:
Kur sheh reagimet e njerzve, asnjë nuk duket i shokuar, ose i
tronditur. Sidomos shqiptarët, që sic u shprehët edhe ju “nuk mund të
shokohen lehtë”, mbase e kushtezuar kjo nga fakti se jetojnë sipas
"Kanunit të Lekë Dukagjinit"- mbase duken paksa të habitur, por kjo i
bën të mendojne ndryshe për trupin e tyre, sidomos shqiptaret.
Shqiptarët psh. e shohin trupin e tyre si një iinstrument, një trap
ose barkë që i con deri në bregun tjetër, por jo si grackë, është një
mendim që tregon se e kanë lirinë në gjak, kërkojnë gjithmonë të dalin
nga trupi i tyre, nga historia e tyre. Mjaft të shihni sesi e
vlerësojne psh. mazoleumin e Skenderbeut në Lezhë, asnje nuk shkon
atje, duket e rrënuar, por bustin ne qender e duan te gjithë, askush
nuk guxon ta prekë, edhe pse të tjerë buste kanë ikur e ardhur. Pra jo
trupi, jo njeriu, porse jotrupi, busti, guri, e pajeta është e dashur
për shqiptarin. Unë dua ta ndryshoj këtë gjë dhe ky është qëllimi im
dhe iniciativa e bashkisë se Tiranës. Ne duhet të kthejme përsëri
traditën shqiptare të adhurimit të trupit njerëzor, të mishit, njerëzit
nuk i kanë kënduar busteve, objekteve jo të gjalla, porse jetës,
dashurisë, “bejkës së bardhë”, “trendafilit” etj.. Kënga duhet t'i
kthehet pësëri natyrës.


Das Loch:
Ju keni thënë në një nga intervistat Tuaja, se puna Juaj nuk është art.
Por në Shqipëri puna Juaj është reklamuar si art. Madje pak e dinin se
në ekspozite kishin të bënin me kufoma të vertëta njerzish, dhe me jo
kukulla gipsi. A mund të cilësohet atëherë ekspozita juaj si një Muze
dhe jo një Ekspozitë Arti?

Professor Gunther von Hagens:
Kjo nuk eëhtë një galeri arti, por sidoqoftë balsamimi është një zanat
i hershëm, që nga egjyptianët e lashtë. Ka qënë përdorur për të krijuar
art, dhe tani për tjeter gjë, për të studjuar anatominë. U ekspozua në
Galerinë e Arteve për cështje hapësire, duhej ekspozuar në ndonjë
muzeum, por organizatorët kështu e panë të udhës dhe bashkia këmbënguli
për këtë gjë, mbase në mënyrë që të mos ngatërroj njerzinë dhe rrafshet
e historise e të miteve. Sidoqoftë sic edhe jeni vënë në dijeni, ishte
e pamundur ti bindje njerzit se kishin të bënin me kufoma, me njerëz të
dikurshëm e të pashpirt. Të gjithë mendonin se ishin figura porcelani
ose dylli. Vlen të thuhet se na kanë humbur edhe organet femerore të
shfaqura vecas dhe sebashku me trupin, mbase do të ishte me mirë te
themi se jane përvetsuar, ose nga vizitorët, ose nga punëtorët. Por ai
që i kishte prerë duhet të ketë qenë mjeshtër i vertetë, i mbrujtur me
dashurinë për artin dhe trupin njerëzor. Shfrytëzoj nga rasti ti bej një
ofertë për punë, kushdo qoftë.


Das Loch:
Na thoni dicka mbi kufomat në Burrel dhe gjetkë, të cilave K. del Ponte
pretendon se u janë marrë organe për transplatim?

Professor Gunther von Hagens:
Cfarë t'ju them? (qesh me ironi). Ju e moret vesh qe më kanë vjedhur
organe edhe mua, njerëzve te vdekur, e jo me të gjallëve. Dmth. Në parim
mund ta besojmë, porse a është e vertetë? Nuk e di me siguri, ne nuk
mund të dallojmë psh. se kjo kufomë vjen nga Burreli dhe tjetri nga
Nishi ose Beogradi. Megjithëse kam dëgjuar se një studjues shqiptar ka
gjetur gjenin shqiptar. Ju pyes, a është e vertetë?

Das Loch:
Po. Por pyetja jone ishte se a keni prova per një pretendim të tillë?
Sidomos kur mendohet se shumë nga ato kufoma mund të jenë ekspozuar
edhe këtu në eskpozitën tuaj.

Professor Gunther von Hagens:
Jo, nuk kam asnjë dijeni, por meqë ju kerkoni me kaq ngulm të provoni
pafajësinë, duhet të keni dicka nën kësule. Unë ju thashë se është e
mundur të dalloj kufomat dhe organet e tyre se nga vine, është e
pamundur t'u përcaktohet prejardhjen. Por kjo punë është si puna e atij
që vodhi një copë spango në një tregim të G. de Mopasan. Nëse ju
kërkoni me këmbëngulje të provoni dicka të kundërt, ndodh e kundërta.
Kjo është jeta. Shihi këto kufomat e mia! Dikur askushër, sot dikushër,
i sheh e gjithë bota, gollomesh, më keq.. të zhveshur nga çdo mish dhe
ndenja si turpi etj.


Das Loch:
Dhe pyetja jonë e fundit, ajo që na mundon më shumë: Kush do t'Ju pasojë
nëse do të deshironit që edhe ju nje ditë të shfaqeni i balsamosur në
një nga këto lloj ekspozitash?

Professor Gunther von Hagens:
Une e di që kolegë të mi shqiptar, kasapë nga Burreli dhe zonat përreth
do t'a merrnin me deshirë stafetën time, dhe do të do shpenzonin me
kënaqësi nja 1500 ore të mira për të më shndërruar në nje objekt të
cmuar. Balsamimi më është një lloj ngushëllimi kur mendoj se do të rroj
akoma, mbase ndryshe, në një tjetër formë, edhe ca vite të tjera mbi
tokë pas vdekjes


Das Loch:
Professor Gunther Ju falenderojmë për intervistën tuaj dhe ju urojmë
gëzuar Vitin e Ri!

Professor Gunther von Hagens:
Edhe unë ju falenderoj Ju dhe lexuesit tuaj. Gëzuar Vitin e Ri!

(sjell nga Bulkthi ne adresen tone aktivista@gmail.com">saktivista@gmail.com

2 Komente

Shume interesante kjo intervista.

(o bulkth vete e ke bere kete intervisten? smiley)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).