internal

chart.png 

1.

Ktheu kryet nga varësja kokprifti - ende nuk e dinte pse e quanin ashtu - dhe i përtypi ato sekonda malli gjithë shije, derisa në qafë, një nga damarët filloi ti vibronte gëzueshëm.
“Damari emotiv” -  e pagëzoi në çast.
“Në mungesën time, var Sinjën* në varëse” - kjo ishte porosia e saj e fundit një ditë para se të merrte lejen e zakonshme në një ditë zhegu tjetërsues.
Po si ta varte Sinjën ai, si?
“Vari trapin - tha me vete - punë femrash!”, dhe notoi në monitor me stil qeni.

2.
Nëpunësit janë si hidrosanitaret. Kushdo mund të freskohet, lahet e thahet, shprazet në sifon dhe ka gjithmonë momente çlirimi para orës katër.
Në një nga këto momente, ajo i thotë atij:
“Sa idiot që je!” -  dhe mitralon tastierën me gishtat si 12.7 - sh.   

     

*  Sinja, ngaqë femra reale ngjan si personazh telenovelash
xheke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).