Intermezzo-Mengjese ne vende te ndryshme te botes

Po ve ketu foto nga mengjese te bera ne vende te ndryshme te botes.Isha kurioze se per ke do benit me shume entuziazem?smiley
Ne foton e pare mund te shihni nje foto mengjesi turk (me sakte nje mengjesi te thjesht turk se e kane zakon ata qe ngarkohen shumesmiley me simite me djathe).

Ne foton e dyte [...]

63 Komente

Asnjera.

Une du vetem nje pjese te mengjesit  italian. dmth espressooooooo smiley

Por anyway the sweetest one for me is this

Nga eshte zhduk ajo Bleta mer yahoo ??? smiley ta shofi i cike ket

 tushe m'len rehat se jom tuj bredh.

ene car ke qe po m'bo mu me jarge? smiley

hm, si e kane emrin keto (i mbaj mend qe kam ngrene ne Shkup, buke me byrek)...

yum Tushe shume me pelqekan nga pamja

Karma ske pse shkon aq larg e dashur.

54 km larg i gjen smiley

SIMITE ME BUGACE ! smiley

Do ca ?? 

smiley

 

bugaaaceee... poooo... uhhh.. Heren e pare qe e pashe kete haje, isha sic thashe ne Shkup, dhe nga emri prisja dicka te pakten kercellore, kur me sollen prane nje llalle lale, prane nje spitali,  nji te tille simite mbushur plot me byrek qe djersinte gjalpe perposhte gazetave qe e mbeshtillnin gjithe arallek. epo domosdo, se ishim mu ne qender te lagjes se vjeter te Shkupit, edhe ca rrepe qe dukej se ishin krijuar vetem qe te mbanim ne frymen aty, frymen mbi simit-bugacen e ngrohte dhe te avullt qe na e solli mengjesin nja dy shekuj me para.

na falni ne injoranteve what the ef is "bugace" ??????

 

e ke siper foton.

buke me byrek.

d.m.th   bugace = byrek ????  Ne foto duket si byrek me gjize.. Ashtu eshte?

Vertet interesante s'kisha pare ndonjehre dicka te tille.

 

Me duket se eshte shkruar ne pjate " preshi filingy jot" ?

Kush ha speca qe m'sabah ne Shqiperi?! smiley

Im me, qe me conte nga gjumi me kafe te krevati, me thekte nje cope buke, dhe nje veze te zier.  Kshu speca e domate e djathe e meze me nje gote raki, s'ka ne shtepine tone smiley

US, ka nje dynja versionesh mengjesesh: Kafe me bagel, kafe me "roll", kafe me omelete, me veze te rrahura apo te skuqura nga te gjitha anet etj etj etj.

Po i cike Oatmeal nuk ka anej e smiley

Po prandaj vura "etj" aty Tushe, se pertoj t'i rreshtoj llogjet qe hane ne mengjes qe hengshin veten, aq shume kane lol. 

Menuja e mengjesit per nga varietiteti (nr) duket si menu darke andej nga Evropi lol.

speca une haj Monda.dhe me pelqejne shume.

por paçe po smiley

Per speca cof dhe une moj enka, por jo n'sabah dhe te pagatume smiley.  Bile speca te pagatume s'i duroj dot fare fare, as ne sallate lol. 

S'jam ndonje "dashamirese" e mengjesit te madh.  Psh, buke me byrek brenda ne mengjes eshte e tipit "krushqi me Jovan Bregun?" Puuuuuuuuuuu ..... smiley

ahahaha buke me byrek duket me verte çik bukosese por ne foto nuk qendroka keqsmiley

un vdes per speca çer te them i haj kurdo  dhe sidosmiley

Se meqe permendi "oatmeal" Tushja me lart.  Ketej nga anet e njerkes e hane me sheqer kaf, apo mjalte, banane, stafidhe, luleshtrydhe etj.  Ndersa une, nje here ne mot qe m'shko mendja per oatmeal, i hedh kripe smileysmiley (se me kujton trahanane lol.) 

PS: Tushe, te marrte e mira te marte, me kujtove te dielat e femijerise me mengjes trahanaje (ne dimer) rreth sobes ne aneks ....... smiley

vdes per trahana.ke e ka marre malli per vale (papare)?smiley

E pse me na marre malli ?

Na jane tha duret kshu ?

Nji tashti e vuna kusine ne zjarr smiley

Sa e keqe je ndonjehere Tushe smiley.  Po na ben gixhili a si? 

Me dergoi mami trahana me ne fund, pas 12 vjetesh lol.  Dy qeska, nga ajo e Tiranes, po me thane qe Korca e ben me te mire.  Njeren ia dhashe nje shoqe, njeren e mbajta per vete.  Diete ekskluzive trahanaje nja nje jave smiley.  

Kjo shoqja ime qe thu ti, eshte nga Shkodra, dhe andej s'dikan te bejne trahana.  (Dyert e medha mer, s'u ka rene rradha t'han ksi gjonash smiley.)  Vallai, pasi me ofendoi trahanane, i thashe biema ne shpi, e po deshe hajde ha tek une.  Iku edhe nje jave tjeter ekskluzive lol. 

Ama, si trahana shtepie nuk ka.  Te mbante shtepia ere maja e thartire nja nje muaj, edhe sikur t'i lije dyer e dritare kanate.

Tani, ia kam nxjerre mallin.  Plus qe naten e pare me trahana ne shtepi, u ngrita me fiksime ne mes te nates, dhe ndersa po haja, mora vellane ne telefon (se prinderit s'para i shqetesoj me kesi gjonash) dhe po qaja lol.  Im vella me hoqi perfundimisht vizen: ke shkare me tha, vajte dem dhe ti shume shume metra thelle smiley  smiley

Shif Monde,

Une e di qe trahanaja eshte vertet tradite e jugut. Nuk e di per Shkodranet, por ne nga shqiperia e mesme nuk e bejme dhe aq shume, ose me mire me thene, nuk dime ta bejme dhe aq te mire. Por sbehet llaf per ta njohur, sigurisht qe e kemi ngrene dhe pelqyer. Une per vete jo, sme ka pelqy naihere dhe aq, por ne shpi e benin dhe e pelqenin.

Anyway, lezeti i ketyre gjerave sic the ti, eshte ke soba qe nxjerr tyme dhe jo afer microwave oven qe shkelqen.

Por, qe te mos ndihesh keq. Edhe ne knej nuk i bejme me ato gjera dhe ato ushqime.  Ska mo mengjes prane sobes me tym Monde smiley 

Those times ARE GONE !!!!

huggie smiley

E di moj rrushe e di lol.  As ne Tropoje s'dine e s'bejne trahana, ashtu si ne Jug s'bejne fli, apo speca me t'lym lol (kjo per Enken.)  E thashe me shume per shaka (nqs Zana do ishte verdalle e do na begeniste ne kete teme smiley.)  Megjithese dhe ate shoqen shkodrane, s'e le rehat kshu per ngacmime krahinore, teper miqesore.  

Por ke te drejte, qe gjithe nostalgjia e trahanase lidhet me ato mengjeset e djelave, kur rastisnim qe hanim te gjithe mengjes (nqs babi s'ishte me sherbim.)  Kuptohet qe ato kohe kane ikur smiley.  Mos na i merrni per naivitet keto sentimentalizmat neve emigranteve lol.  Na lejohen ndonjehere. 

@ Liqeni, preshin e urrej.  Fasulet ketu (qe i thone Yankee Bean soup) s'para u afrohem, se u marrin te keqen fasuleve te Tropojes lol. 

Ndersa per dashamiresit e mi te peshku, faza e trahanase me kaloi, aq e kisha lol.

 

Por, qe te mos ndihesh keq. Edhe ne knej nuk i bejme me ato gjera dhe ato ushqime.  Ska mo mengjes prane sobes me tym Monde smiley

Eh ku merr vesh ti... fake-qytetare. Pasanikët këtej, shtëpitë i ndërtojnë me oxhak brenda. smiley

 

Fole dhe ti katunari qe i duket GerrQIa qytetrim i modh ene habitet me shpijat e greckave me oxhaqe me mermer ???   smiley

Monda e di mire se per cilen sobe e kam llafin une smiley  

Prindet e mi e kane soben akoma Monde, por ....mungon pjesa tjeter ...

 

Tushe, lere mer se ta ka me hile edepsezi smiley.  S'ta ka te soba po do te te nisi per shkarpa smiley.  (Meqe e lam llafin preme smiley, tushe, se me mbetet merak muasmiley

U nisa vajta per shkarpa
Më mori jarani prapa
Hiqu derr se më zu vapa!
Nën-o m'u këput sëpata
Më lanë shoqet prapa
Di sisa si mollë t'arta
Kishnë dirsurë na vapa
Kullon si hirra na vapa.

ahahahahha te befte miresmiley

edhe une pardje berasmiley

Mengjesi me i mire eshte:

Dy veze te skuqura me sallam ose caj me djathe gjalpe dhe recel.

Te tjerat( si psh Irish breakfast qe eshte perzerrje e tyre) jane kot dhe te perziejne barkun.

Sa per byreke me bugacet mos shko deri ne Shkup por shko ne Elbasan qe edhe ne kohen e Enverit i gjeje.Personalisht kam ngrene disa here por nuk jam i marrosur pas tyre.Se si me duket te hash buke me byrek.Dmth nuk mu duk gje e mencur.

paska edhe ne elbasan?

pse sme ka thene gje njeri mua?

Po ta thashe pra, e ke 54 km larg.

Une per shkupin se dija fare ....mendoja se ishte eskluzivitet i EL.

Shih. Sot e mylla dijen. Kam msu dy gjona.

Nji. Qe elbasonin e kemi pestekater kilometra larg.

Dy. Paska simit-bugaceeee.

smiley 

Shume mire qe msove smiley

mjaft mi goce .plase tu na vu konde te ndryshme simite -bugacejesmiley

mos harro dhe tastierat tona smiley

M'fal Enka

Nuk msyj mo ....por i du shume temat e tuja pranej mor kot.

Nga dashnija e kam

smiley  smiley

Monda ,mqs je nga jugu do ti kuptosh me mire keto vargje qe thoshte mamaja ime : trahanaja gjer ne lem'

         buk e djath' gjerem prem'

Tushe.po ballakumet di me i bo ti?

Po po

Une di te mbaj legenin ndersa rrifen vezet, gjalpi e sheqeri dhe te ngjyej gishtin aty per te pare nese eshte bere kremoze sa duhet apo jo

smiley

edhe unsmiley

vdes per brum te papjeksmiley

 

nepsqare smiley

llupse smiley

po mos kisha neps nuk do egzistote "yummania" smiley

ka lezetsmiley

nuk te shkruj dot shum gjat o Tushe se mu prish tastiera prej jargeve te bugacevesmiley

dashnine e kena reciprokesmiley

Ndritte kush cpiku trahanane

se shpetoi fukarane!

Eh, Cim i kam mshi ato fotot autentike me trahana Skrapari qe ste lane as ty ti fusje ne peshk ne vendin tim ne ca kohera.

E shef, ti qe e kam pas dhe me keq punen me adminet une smiley. Sduhet me u anku

Se di ne i ke ti akoma smiley

Tani e pashe... smiley

Nqse jane, jane te nje kompiuter qe e kam lene ne Georgia. Nuk do harroj me check. smiley 

Do pys tek Aida Shtino, e cila do shtij aq shume neps sa do shpike emisionin tematik : Simit-b. te humbur

EM,hyne te organizata grus smiley

Tushe ai brumi i pa bom eshte me i mire se i pjek,pranej je shnosh tina smiley

Tushe po hyj kot se s'me takon para embelsise tate . Bugace quhet e gjitha ...dmth Buka(sidomos paninja) plus peten e lakrorit te holle dy tre fijshe po "te dhime ne t'lyn origjinal lope" smiley Nuk dihet nga e ka Origjinen por ne ate kohe qe nuk kishte WIKi thuhej qe jane ne dy luftim Elbasani dhe Londra .Ne shumicen e rasteve zevendesonte KOMPLET mengjesin ne Elbasanin e viteve 1983-88 nga shumica e atyre qe nxitonin per ne pune para ores 7 am. Rradhe dhe nervozizem nga Padurimi!!!! Pas ores 7 am  rradhe nuk kishte  !!!!!!!!Origjinali nuk ngjason me foton qe ke prure TI!

smiley RRofsh Idris, po ku ta gjej foton e athershme ??

Une do ta kisha bere ket pershkrim ndoshta, por ketu sdo ma kish kuptuar dot njeri. Une si femije qe kam qene, e lidh sidomos me ditet e pushimit, me ding dongun e sahatit qe me zgjonte dhe xhajen tim te ndjere qe vinte na i sillte te ngrohta sapo na dilte gjumi, i blente aty perpara sahatit ku i benin me nam.

Por i bejne prape, me shumice. Por jo te gjithe njelloj. E kam gjet nje qe i ben me nam,dmth i dhjet ne t'lyn. Dhe qellon naihere te vij ne TR heret ne mengjes, me nje qese me vete qe mban era t'lyn dhe jua shperndaj miqve te permalluar. Cunave nje te plote, gocave nje gjysem smiley

 

Kam gjete nje rast te ngjashem ketu me "krem chiss" por iiiiiiii.... dhe nuk mund ta krahasosh me shijen e asaj Bugaces qe per vete e kam pas si nje nga me te preferumet . Korcaret e vjeter vetem nga "xhelozia" nuk e aplikonin sepse duhej te cilesohej "Bugace Elbasoni" . Ne Tirane nuk kishte specialiste besoj...po gjithsesi e gjithe shoqnia ime ka pat rastin ta provoje dhe te ......"lepije gishtrinjte". Falem per riprurjen ne kujtese.

Po ta sjell nje pra atje ne US.

Gjate rruges ngrin prej tlynit e nuk prishet. Kurse ne US rrase 5 sekonda ne mikrovale ene u ba !

smiley

Enka, le nam, gjithe kohes me dhembe perjashta

çer ti boj se kontrolloj dot ma vedin nga te qeshmetsmiley

enke, hic mos e vri mendjen.  Punet e kuzhines behen me dhomb jasht jo mrena smiley.  Tushja shet mend kot, se i fut nje mikrowave kur s'ha jashte smiley.

ahahahah ahahahahah ..

do me vrasi Tushja qe po qesh kaq shumesmiley

nejse njerez ika une se gdhiu ne Stambollsmiley

Gaz pac moj.

Ti je embelsira ketu ...

smiley

shyqyr qe jane temat e tua.

Gjume te embel me endrra me mjalte me arra smiley

ti je "the spice" o Tushe.

pa pergjigjet e tuja PPU do bukosejsmiley

naten

Nigjoje momen Enka ! Dhe shume nevoje per dhome nuk ka Bugacja . Boll ta futesh ne goje se te rreshket vet , prej te lynit  smiley

drejt e ke thonsmiley

naten dhe ty

Enke, naten rrushe, ene mos i boj shume furca Tushes, se vallai, kush e degjo kur t'ikesh ti smiley.  Duhet ta furcosim edhe ne pastaj smiley.  Bej sevap, cupke, he te kam rixha, se s'ka kompliment n'bote qe i qaset Tushes smiley.

Ato vargjet e gurres te tua, ma knaqin syrin moj ca thua ti. Cme duhen mua komplimentet nga ti. Ti vrej vargjet, ate bej smiley

 

E mire, per inat te atij gishtit, do te te gjej nje kenge nga qitapi im.  Po me kusht te qeshesh smiley se s'te shoh dot kshu pa humor.

Mire, rrofsh, por mos u vono shume, se neser une prape do dal per buken e gojes smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).