Intelligence grise 0.5

“Që kur kryeministri u tha rojave “m’u hiqni more, se s’po bëj dot një pordhë rehat”, i ka zënë belaja ata derëzinjtë e grupit të dytë të shoqërimit. S’dinë si t’ia bëjnë. T’i rrinë larg, merret sikur s’kryejnë detyrën, ti rrinë afër, u del punë pa punë… me zollotën. Kusur e kanë. Se dhe ai s’kish faj. Nga zelli i tepërt, ata ngjitur, edhe kur ai vente atje ku shkon kryeministri në këmbë. Dhe ai mbase ka qenë i detyruar për një çikë terbiet atje ku i thuhet terbietit tutje. Se tjetri prapa derës, merr vesh? Punë dreqi. Të mos themi punë m…, se në fakt, asëll-asëll ashtu është. Tyt, u tha, sikter, mos më hajdeni nga pas edhe këtu. Se e ruajnë shumë. Siç u tha edhe kur vranë atë derrin që u vërsul drejt tij, në gjueti. Ja dhanë rojat me batare dhe shakull derri, por i bëri rezil ky më pas. Pse nga një derr do kemi frikë ne, tha? Ne që në gojë të ujkut... Hë të kam rixha, më thuaj, ta vraç derrin keq; të mos e vraç, dahàt me keq, të thonë që doje vdekjen e shokëve kryesorë të udhëheqjes. Dhe ata zgjodhën të keqen më të vogël... po edhe ky, ç’nuk u tha. Zë vend llafi i ndyrë. Sus ata. Po të flaç me fjalë të ndyra, tregon që je edhe popullor, edhe kompetent. Ia bëri mirë atij agronomit të fshatit V kryeministri, kur shkoi për vizitë. Filloi agronomi, kemi bërë këtë, e kemi bërë atë, por më shumë e vinte theksin te suksesi i kompostos së fekaleve. Se direktivë, nga lart, kompostoja... Komposto fekale kështu, e komposto fekale ashtu... E ndërpreu kryeministri. E pyet miletin, more a e merrni vesh ju ç’është komposto fekale? S’pipëtiu njeri. E dinin mo, si s’e dinin. Po kur pyet i madhi a e di, nuk e di duhet thënë gjithnjë. Këtë e mësoi dhe bufi, jo ata të V-ësë që të japin ujë me bisht të lugës. Asnjë s’e dinte. Po thoje mo, muuu...tiii, thirri kryeministri me zgjatje zëri. Drejtuar nga agronomi që bënte sikur s’e kish dëgjuar kurrë atë fjalë që sapo tha i madhi. Buza u vu në gaz. Se pika u vu mbi i. Ashtu sqarohet populli. Njerëzit patën një si psherëtimë të lehtësuar. Panë me qortim nga agronomi, i cili mori një shprehje fytyre që thosh se njeriu sa rron, mëson. Dhe natyrisht vijuan edhe premtimet, zotimet, përbetimet e përkushtimet, por kur erdhi rradha për të thënë që do prodhojmë edhe 20 ton më shumë komposto nga ajo e uruara, agronomi e humbi ca... se të zë ore, mu aty ku s’e pandeh hiç. Ja, si qe rasti i Shaqes, plakës së Dume’. Flinte në një dhomë ajo, me gjithë nusen e të birin. Natë e gjatë. Natë dimri. Kërciste druri në oxhak, po plakës iu bë që kërciste edhe një gjë tjetër. I thotë nuses tjatrën ditë, po ti i thotë, një çikë me terbiet natën, o bijë, kupton... Jo, hidhet nusja, nuk i bënj unë, i bën ai, për të shoqin. Aaaa, të lutem shumë, tha plaka, atë të djalit tim, e njoh unë!... pordhë evlati, derman, kupton, manushaqe e jargavan. Është ndryshe. Ja, pse e dha me aq ngut Alua të bijën? Sapo qenë fejuar. S’kaloi muaji. Shpejt e dhe, o Alo, i thanë. Ah jo, mo lla, tha ky. Po pse? E-hù, të më mbushte dhëndëri halenë mua, ja kish kthyer Alua. Po ai i zi dhëndër, sa do bënte, xhanëm, po është llafi ashtu...”

JC ndali kasetën dhe vuri buzën në gaz. Vetëtimthi iu kujtua kopertina e një libri, parë diku në një stendë panairi me titullin pikant “The gas you pass. The history of farts”. Edhe vera “Old fart” në supermerkato. E megjithatë, mendoi, nuk besoj të ketë popull tjetër tek i cili pordhët të kenë të tillë vend në psikën kolektive. Dhe si rrjedhojë, edhe në frazeologji. Një popull me gjellë kombëtare groshën…. Porosia e prindit kur kishin ngrënë fasule: “mos flini me kokë mbuluar”... Fëminia ime, gishtat lyer me mellan… Vuri sërisht buzën në gaz dhe vazhdoi dëgjimin.

“Thonë që kryeministri për të treguar pakënaqsinë e tij në lidhje me zbutjen e luftës së klasave, i paskësh thënë Ramiz Alisë: “Të gjithë burrat bëjnë pordhë, vetëm ti bën fëndë”. Tani kjo e gjitha “bie erë” gabimi politik, se nuk u bë ashtu lufta e klasave, por e tha i maaadhi, babam, do e marrç të qëruar siç e tha ai. Do thuash, për shembull, sa të afërt e popullorë anëtarët e Byrosë. Nuk kanë asnjë pengesë nga shoku-shoku. Çiltër, pastër, melaqè....
...se ja, me thuaj, kur janë vërtet të afërt dy njerëz, të themi një çift, që ndajnë jetën, ndajnë fatin, shortin, se s’u thonë kot bashkë-short. A? Mos vallë kur ndajnë të njëjtat bindje politike? Shije artistike? Ideal estetik? Kur i dinë të kaluarat njeri tjetrit? Kur dinë ç’gjellë a kuzhinë i pëlqen tjetrit, ç’shkrimtar, ç’artist… kur flenë bashkë, puthjet, pëshpëritjet me sufler nate, seksi… Jo, mor, jo. Afërsia e vërtetë është kur e bëjnë përcen pa teklif nga njeri tjetri. Ajo është afërsi. Asaj i them unë që tani jemi një! Afersia është era e keqe që s’shqetëson. Pse thonë që nuk lahej Merilin Monroja? Jo si me këtë… timen… që na mbyti parfumi dhe obobo, se mos meazallah harrojmë deodorantin e sqetullave…”

Kaseta mbaronte aty. JC e mbajti për pak kohë në duar. Nuk kishte problem përkthimin e vështirë, por mundimin për t’i treguar mjekut se ç'do të thotë për një shqiptar të mos e lëshojë dot “një” në sy të gruas së vet, edhe pas shumë vitesh martese. Përfytyrimi i shkoi më tej. Sikur ky ishte vërtet krye-problemi që e shqetësonte së brendshmi shqiptarin dhe baza e gjithë problemeve të tij psiko-shëndetsore. Dhe verdiktin e mjekut, kur ata të dy, burrë e grua, do shkonin për konsultën përfundimtare: “You have to allow him to fart in front of you, ma’am”.

15 Komente

  :-D  :-D   shneti mbi të gjitha..

hahahaha mos vdeksh jarebi! smiley

p.s. fasule fasule ta ben koken daulle smiley

edhe une kam qeshur shume... smiley

p.s. ne e kemi nga shtepia: "Hani fasule t'ju vene p... vrule"

@Blete, hahahahaha mos mi mos se sot kam bo fasule vertet smiley

em, po ai justifikimi "une i boj pa erë", medemek: ta mor frymen pa paralajmerim smiley

smiley

Pirdh pirdh se lirohesh thote poplli yne i fort smiley 

Po prodhen sta harron kurre ama. Ai qe mori arratine se i kish shpetu njecke ne sy e faqe te fshatit, dhe kur u kthye pas 20 vjetesh, emri i kish ngele ne dere  Hasan Pordha  smiley    smiley

Ik aman se ne jemi milet i poshter, degjo mua smiley

Po te kerkosh histori dhe fraza a proverba me pordhe, si gjendet fundi, aq shume kemi smiley

 

...  smiley   smiley     Nexh, ket hasonin sikur e qujshin selim ne versionin e pare  smiley    smiley    mos me thuj qe e ka marre edhe kete portokallija...

Po simas katunit o Cim.

Diku Ali, diku Hasan, diku hoxhe efeni smiley

Jo jo portokallia, kap gjera i cike me pak te njofshme se kjo smiley

Kjo eshte common knowledge smiley

e ke menu qe munet te kemi naj mungese ne floren bakteriale te aparatit tretes si popll ne, tip fibrioze cistike, pune genesh nexho, gene nordike, qe i kemi aq merak keto gazet e brendshme...  (jo ne kuptimin e te qeshmes e humorit...)

po mer cimo po

leja polit te veriut fajin smiley

Po si te hash lakra, groshe, pasterma, buke misri, qepe, speca, turshi, hudhra, pras, trahana, i grusht me piper e rigon gjelleve, zorre, plonca e gjithefaresoj ushqimi fukarenjsh qe ka honger mileti jone normal qe ...... smiley 

Emigranto...Me difto nje fije si jam ben mor burre qe kujton keshtu????Ta  jep atmosferen si te kish qene dje......Une po harroj shume sensacione...Ne fakt ne ketej nuk mbrrijme kurre deri ne kete pike konfidenciale bashkeshortore.Conto corrente te ndara ,banjot gjithashtu...Miqte ,pasionet gati edhe pushimet.....Me sa duket duhet te percaktojme qarte çdo te thote te jesh bashke?Familje,bashkeshort???

gjigand je o Emo djalismiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).