Imam bajalldi

Vera mesdhetare nuk shfaqet tek asnje gatim tjeter kaq mbreterore sa tek imam bajalldi. Eshte mbi te gjitha ne shijen e domateve dhe te patllixhaneve, ku vera mesdhetare shfaqet e padiskutueshme. Nje domate e pjekur ne Zvicer, edhe pse njelloj e kuqe, nuk arrin kurre te fiksoje te njejten sasi dielli ne shijen e saj, nuk arrin kurre te kete shijen opake te nje domateje mesdhetare. Nje patlixhane serash, nuk arrin kurre te kete konsistence te njejte mishtore me sispecien e vet mesdhetare, nuk arrin dot t'i shmanget athtesise se artificiales. Nje vere mesdhetare pa imam bajalldi, cfare vere eshte kjo?

Per kater persona:

dy-tre kokrra te medha qepesh
4-5 thelbinj hudhre
3-4 domate te pjekura mire
4 patlixhana te medha
Per jo vegjetarianet:
500g mish te prere ne kubike te vegjel
vaj ulliri
kripe
piper i zi
majdanoz

Ndajini patlixhanet ne gjysem dhe, me nje luge te vogel, hiquani tulin. Kete te fundit, priteni ne copa te vogla dhe lereni menjane per me vone. Sipas deshires, mund t'u jepni patlixhanave nje te skuqur te lehte.

Ne nje tenxhere te madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky te jete nxehur, hidhni per t'u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat. Kur qepa te kete marre nje ngjyre te lehte te arte, shtoni copat e mishit. Kaurdisini mire deri sa uji qe leshon mishi te jete avulluar. Ata qe e duan vegjetariane, le te kalojne direkt tek hapi tjeter.

Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grire. Domatet, perpara se t'i grini, hidhini ne uje te nxehte per disa minuta derisa t'u hapet cipa. Hiqeni cipen e domates me thike dhe tulin priteni ne copa te vogla. Eshte mire ta shmangni cipen e domates sepse eshte pak e sikletshme gjate ngrenies dhe aspak estetike ne gjelle. Shtoni, se fundmi, edhe tulin e patlixhaneve qe hoqet menjane ne fillim. Lerini te ziejne te gjitha se bashku per nja 10 minuta, shtoni kripen dhe piperin e zi. Hiqeni nga zjarri, lereni te ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat. Tepricen shperndajeni midis patlixhanave dhe siper tyre.

Futeni ne furre, ne 220°C dhe piqeni deri sa te marri nje kore te lehte te kuqe siper.

Ju befte mire!

20 Komente

Ktu ka tradhti burra!   smiley   smiley    

ulu n'ven, 5! do thojte njona!

Gjyshe, ke provuar ti shtosh speca te grire holle, edhe karrota...keto te dyja i shtojnë shumë flavor Imamit smiley

U pa puna do shkoj në dyqan të blej tertipet edhe të filloj të bëj edhe vetë këpucaqi siç thonë grekët smiley

Megjithese e lexova Imam Bajalldi, dhe e pelqej shume po sot nuk do e gatuaj se kam mashurkat qe po me rrine nje jave ne frigorifer, po i bera sot mire po ashtu ne kosh kane per te perfunduar.

Belle besoj se specat dhe karrotat do ishin te teperta per imam, tani cdo gje varet nga kuzhinieri apo jo!

Une mund te ha patellxhane mengjes, dreke, darke me apo pa vaj (te zgarres) te gatume, te mbushura, turli apo solo (sallate).  Ky post dmth eshte tamam sipas midese se stomakut tim, keshtu qe 5*.

Nje pytje kisha, a s'i hidhet dhe patate imam bajlldise?  Por kur i ve beshamel a djath taves persiper, quhet akoma imam bajlldi, apo ka tjeter emer?

ufff

ktu e ke tepru...

pak meshire per ata qe i puno stomaku nje dite PO / nje dite JO smiley  dhe qe ne oren 5.30 PM skane ngrene akoma asgje smiley  dhe qe bejne sherr me plaken e vet nje dite PO / nje dite PO dhe qe ju perton b..tha ma bo dhe veze te skuqme e jo mo imam bajalldi...smiley

nejse zakonisht ne nga katuni jone e bojme pa mish, dmth me qepe e hudhra domate dhe majdanos. Lene bellen qe na ngatrro kot me karrota e speca se ajo do me u bo interesante smiley

Mbushet patellxhani vetem me ato qe thashe, ama e 10jme ne vaj ulliri 100% genuine dhe bio smiley

dhe peermbi te gjitha del pjate shume elegante, nga ato qe hahen me sy smiley

si perfundim pese with honors, moj bije, ca te thomi ma teper

P.S. monda, hudhi mi car te dush, ca rendesie ka emri...rendesi ka me te pelqy e me tu rehatu shpirti  smiley

uff moj enka cna fute ne te thella smiley

Dakort Tushe, dakort, thashe se mos keto shefet e peshkut kishin ndonje terminologji me vete per ksi gjonash, pa per mu, turli e bej smiley

PS: Tushe, grup te kam grup, tekstualisht smiley

u pse nuk je ti kjo mi...???

ik mi se nuk e du pra, do shof ate tenden

nuk nderroj dore une smiley

se kam pa fare se kush e ka postu, por nejta me idene se ti je kuzhinierja e peshkut smiley

se dija qi kishte mo teper

hahah flm rrusho .shife se dhe kuzhina ka ca postime shume yummysmiley

jo ri nuk du !

oj kjo !

Kjo lloj gjelle shoqerohet me kos, mundesisht kos prej qumeshtit te deles.

na cmenet ju burrat e peshkut me kosin dhe taratorin smiley

ore po birren e keni provu naihere juve ?

smiley

se  spo them nai gjo tjeter mo...

Birra osht per grate e shnosha, ne burrat na shijon edhe coca cola. Ketu nuk po flasim per te pime, por per te hongme.   smiley

ktu po flasim per te shoqeru te hongmen.

smiley

grave te shnosha i marrsh te keqen.

rri fryhu me coca cola, mundesisht me coca cola zero, qe shijon si sh....e  smiley

Gjyshe, zakonisht më shijon akoma më tepër të nesërmen... prandaj, nëse të ka ngelur ndonjë pjatë (megjithse kam dyshim për autorësinë e shef-it), ma dërgo (se vallahi me ardh deri atje nuk ma mban smiley )

Une e kam bere pa mish, dhe me speca te kuq, ereza nga me te ndryshmet, pak djath kackavall persiper ne fund te pjekjes dhe eshte... te shkrin ne goje! Monda, dhe une i kam shume qejf patllixhanet, madje mbaj mend qe kur isha e vogel i benim turshi ne ca qypa te medhenj,  me uthull, hudhra, speca te grira, majdanoz dhe iu vinin nga nje gur persiper. tani s'me kujtohet sa kohe duhej t'i linim qe te marinoheshin tamam, po ama, ishin shume te mira. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).