i need to fight

i am truly in a very dirty mood tonight. it is a full moon and i need somebody to beat up. i mean i need to turn somebody or something into pulp. i need to make them count their own teeth and then put them against their black and blue skin. i feel like one [...]

13 Komente

Hej, e kuptoj si ndihesh kur do te besh sherr ma nanjerin. Para nja 3 vjetesh isha ne burg une, edhe u merzita burrash. Leqe bera edhe sherr... javen e pare, te diele, paradite, po pastroja dhomen, edhe, me vjen njeri mua aty, me kanatiere, po shume i madh fizikisht, jo vetem me standartet e mija, por edhe te robit mestar, qe jane te njejta me te miat, e me thot me jep nje cigare... shoh une me kishin ngelur 2 cvigare vetem, shoh une, ky me cigare ne vesh... ouuu, mendova, ca po ndodh? pse? e pyeta. si pse, me thot. pse te te jap cigare pra? e pyeta une. sepse une dua te me japesh nje cigare, thot ky. Ouuu? i them une. Po, thot ky. Po mire, i them une, nuk ke ndonje arsye tjeter me te mire? jo, thot ky. pse ca arsye do ti, thot ky. nuk e di, ndonje arsye tjeter me te mire, i them une. ndonje arsye te zgjuar, i them une. burrash, i them, duke mos e lene te flas para kohe.... nqs me jep nje arsye te zgjuar kam per te ta dhene nje cigare, seriozisht. filloi ky te mendohej... ej, thot ky, mbaje fare cigaren, ok? Kam vete cigare, jo per nanje gje, edhe me tregoi cigaren e vet. mire, i them une. edhe iku ky, kur vjen pastaj nje tjeter, sa gjysma e ktij, edh vjen si i forte... ca i the shokut tim ti? me bertet ky mua. si thash gje, i them une. e di ti kush jam une? me thot ky... edhe ktheu koken kshtu anash qe ti shoh tatuazhet nga koka... e pashe une qe ky donte sherr sepse ishte aggressor edhe filluan te shohin kta te tjeret se e kuptuan qe do behej sherr... po i bie vete i pari mendova, eshte me mire kshtu nga te gjitha anet, gyp une ja plas ktij, pertoke ky. hidhet ky tjetri, ma ras nje shkelm ne bark sa s'po merrja dot fryme, thash se mi plasi 2-3 organe, cohet ky tjetri e me kap nga qafa.... nuk e mbaj mend se gjullurdi e madhe, por me futi dhembet ne qafe, thash se me hoqi cope mishi.... e mire, na ndajne, na fusin neper qeli... shoh cigaret, qene thyer... sa gje e bukur, mendova... e gjithe kjo per nje cigare... dhe nuk e kisha me ironi, por me pelqente ideja se robi ishte i gatshem te bente sherr per nje cigare... nga ana tjeter po me ikte truri sepse po me enjtej hematoma qe me kishte lene ky vampiri ne qafe... naten s'po me zinte gjumi... edhe hena ishte e plot, e ndieja... se s'e shihja dot. te nesermen... dalim aty tek salla... nuk e di vallahi, por bilardot nuk e di pse i mbajne neper burgje. fus 2 gurje ne corape edhe iki te gjej kta te dy. i gjej, eci deri sa u dola nga mbrapa, pastaj ne ecje e siper hapa krahun e ja mbeshtjell komplet koken me corape ktij qerosit qe me futi dhembet.... ishte moment komplet ekstaze... u plas ky edhe filloi te dridhte kembet... kurse vendi u be pellg me gjak.... aty dmth u friksova, thash mos vdis, me dhjeve germat, por kishte edhe dicka nga e gjithe kjo qe po me pelqente... ne burg jam, mendova.... ku do me cojne? qeli mua kta... 24 ore, 10 min ne dite te drejte per shetitje neper korridor, deri sa per te dale ne kopesht e per te pare ca dite ishte, me shi ose me diell, pastaj duhej te kthehesha prape sepse korridori ishte i gjat, edhe 10 min ishin ato. Brenda ne qeli ishte mizerje komplet, muret ishin prej blloqesh te lyer me boje plastike... mesova se shpejti se kte vampirin e kishin cuar ne spital, dhe me pas gjendja e tij ishte permiresuar dhe, c'ishte me e rendesishmja, ai kishte zgjedhur te mos e conte ngjarjen me tej... je me fat, me tha roja... mund te haje te pakten 6 muaj burg, plus 30 diteve qe te kane mbetur... por ky shk... roja, i nates ose i dites, kishte shume probleme toksiko-psikologjike do t'thoja... une i kekroja gazeta e gjera, material shperqendrues... ky me sillte gazeta 6 mujorshe... nuk e di se nga i gjente, kam pershtypjen se kishte ndonje stive me gazeta aty, edhe ky zgjidhte kto nga fundi, tip loje psikologjike, per te me beret e ndihem sikur nuk i perkisja te tashmes, ose sikur une e e tashmja nuk kishim me lidhje... i perkisja te shkuares.. ose sikur toka per mua kishte ndaluar rotullimin e saj reth diellit, e kshtu nuk kishte menyre per te matur kohen, e gazetat nuk shtypeshin me... kshtu me dukej mua, por mgjth edhe gazetat kane ngjarje te cilat nuk dalin nga moda, psh nje femre i ishte sharruar kemba prej nje peshkaqeni duke notuar ne afrike te jugut... per kte nuk mund te thuash ‘qenka lajm i vjeter’, sepse edhe sot psh po notove ne afrike te jugut shancet jane se do te haj ndonje peshkaqen i bardhe... e kshtu gjerash me nje fhale, me kto e mbaja veten te zene, kujtohesha per librat e palexuar qe kisha ne shpi... por fillova edhe artin e vizatimit ne mur me kopsa metalike te xhinseve, ose me metalin e zinxhirit te pulovrave... etj... shoh nje dite une aty duke vizatuar... dritan lleshi thoshte aty, ‘ishte ktu’, ueeee, e di sa u gezova apo jo? Ky paska qene ktu gjithe kohes, mendoja. Kush ishte ky dritan lleshi nje here? cfare do kete bere qe ishte ktu? Nuk e di, por ndihesha shume i lidhur me te ne ato moment, shkruajta emrin tim aty pastaj... edhe 23-dimension, ‘ishte ketu’. Dmth dy emra shqiptare... me siguri shqiptari tjeter qe ka vajtur aty eshte ndier i lidhur me ne gjithashtu. Te nesermen kur po shihja vizatimet shoh shkrimin "23-dimension ishte ktu", ishte zhdukur, e ne vend te tij ishte "elidon berberi ishte ktu"... kush ishte ky elidon? s'po dija ca po behej... nuk e shkruajta me emrin aty... kisha frike te nesermen gjeja nje emer tjeter perseri... duhet te dal prej ktej se s'ben, ndryshe ka per te me ikur truri, mendoja. Ne tavan me kujtohet, qe nje dritare plastike. A mund te kete tjeter, pervecse arsye psikologjike, per te vene nje dritare plastike ne tavanin e nje qelie 5 metra te larte? Pecikllas me sakte, c’perversitet postmodern... edhe formen, tamam postmodern... jo i drejte, jo katror, jo rethor... thjesht aform... mbi te ulej nje pulebardhe. Prej gjithe planetit, pulebardha zgjidhte te ulej mbi dritaren time prej pecikllasi. Ma hiqte trurin... sidomos kur fillonte e klithte... s’kisha as me ca ti gjuaja, sepse kepucet mi mbanin jashte qelise... edhe pse e benin kete? Sepse kishin frike gjasme, mos varja veten me lidhset... packa se s’kishte vend ne bote t'i lidhje lidhset, sepse tavani ishte 5 metra prej dyshemese... e vetmja menyre ishte te vizatoja ndonje cengel ne mur, e ti lidhje lidhset aty... jo s'e se kisha menduar kete gje.

kjo meriton postim me vete...

23-dimension, me ke lene me goje hapet! wow....

ps nuk e kam te zakonshme te ve gjera te te tjereve ne blogun tim (nje perjashtim i vetem ne afro 170 postime), por po ta beja, qofte edhe rralle, ky komenti jot do ishte me patjeter, dmth do te pyesja qe a mund?

mbase eshte edhe ora allosoj tani, qe ndikon, nuk e di, por ishte nje koment i mrekullueshem....

23_dimension, eshte komenti jot per publikim artistik? A mund te citoj pjese te tij ne ndonje shkrim, me qellim botimi?

PF, lostT, shifeni icik ket komentin siper, ne rast se ju ka shpetu.

Po punoja vone pasmesnate dje, dhe duke prit sa te mbaronte punen e vet kodi i statistikes, po vija verdalle te peshku dhe came across this one... nje narracion virtuoz qe nuk e shef perdite.

 Emo, e pashe por te them te drejten kjo menyre te shkruari dhe keto lloj subjektesh nuk me terheqin, se kam qene i mbushur deri ne gryke me histori te tilla nga 1997 e nga burgu i Tiranes, ku me ka rastisur qe per aresye pune te degjoja lloj-lloj histori te fortesh. Edhe ne biseda perpiqem gjithmone t'i evitoj. Jane thjesht histori te nje pjese te marxhinalizuar dhe violente te shoqerise. Historite e tyre jane shume me bardhezi e pa muzike se sa filmat shtanges te Hollivudit. Sidomos me bejne te vdes gazit ato qe mbajne fjalime shpjeguese perpara se te vrasin "te fortet" kur ne pjesen me te madhe realiteti eshte qe e vetmja ndjenje qe mbizoteron ne ato caste eshte hit&run. Dhe perpiqu te mbash shurren kur je ballleperballe. Po nejse. Muhabet i gjate.

Kjo s'ka te beje fare me krijimin e 23-dimension, por eshte dicka thjesht personale.

mendova qe ishte dicka qe ja vlente per tu vene ne dukje, fellas!

PS narracioni kishte dicka nga ato nderfutjet ne romanet e vjeter te mire, tip epope (si psh Doni i qete or smth)

 Em, une vazhdoj ta shikoj narracionin ne letersi si mjet, njesoj si bojen ne pikture apo tingullin ne muzike. Ka edhe teori te tjera, po mua kjo me ja sjelle kenaqesi deri tani dhe nuk shoh ndonje areye per ta nderruar.

 

well, kur mendon qe eshte nje koment i nje teme tjeter, e merr edhe me natyrshem ate cilesine e penelates (nje e rene e furces, PF, thjesht "boje" eshte nje cike me poshte nga c'i takon.

Mua perkundrazi nga PF, me terheqin gjithmone histori te tilla, sidomos histori burgu, per te vetmen arsye se, besoj se ne mos jane mashtrim i gjalle, (Konti i Monte Kristos) fantazi ne plote kuptimin e fjales, jane te pakten nje ushtrim marramendes i letersise permbi ate qe PF e quan realitet margjinal (Papillion), ku arti nuk eshte me instrument, por qellim i ekzistences.

p.s. me pelqeu

Pershendetje. Arsyeja qe s'jam pergjigjur eshte sepse nuk e kam lexuar pyetjen. Nuk kam qene ne kete teme qe prej dites kur kam shkruajtur (kjo ne fakt tingellon keq, sepse tema nuk eshte e imja). Nuk po zgjatem, por me shkrimin mund te bej gjithkush c'te doj... e t'i jap te drejtat "anon", ose "populli", ose vari lesht, s'ka rendesi, ose dicka tjeter e tille, mjafton te mos e pronesoj me nje fjale, sepse kjo eshte e bezdishme.

P.s. ideja ka qene kjo qe permendi Lulian Kodra. Nje prej filmave te preferuar eshte Papillon (I'm still here you bastards... guilty... for a wasted life). Shrimi me fjale te tjera eshte komplet fantazi, well, jo komplet. Nuk eshte tregim te fortesh burgjesh. Ideja ka qene kjo: te behej nje shkrim i shkurter por shume i animuar e dinamik, dmth me sa me shume gjera, qe mund te "ndodhin", dmth jo ato qe vetem ndodhin, por edhe imagjinohen sikur ndodhin... (lexo "halucinacione&quotsmiley nderkaq qe je brenda ne qeli. Dhe ideja eshte te mos kishte kapje morale, dmth te mos mundej lexuesi te figuronte cili ishte mesazhi moral i tregimit... ose te akten te mos ishte banal nqs do te kishte... psh naratori do trehonte se ne burg nuk eshte keq... eshte shume mire na fakt, biles ai kishte pastur raste kishte pire edhe shampanje, edhe kishte ngrene kaviar... shume gjera mund te gjeje ne burg... konserva peshku gjithashtu, por kto te fundit konsumoheshin me teper per arsye te proteines qe kishin, ne mungese te suplementeve proteinike kur kto mbaronin, dhe se konservat ishin jo-te-shijshme ne pergjithesi, aq sa edhe kotelja e naratorit kishte raste i refuzonte... Dmth te ndertohet ideja se ndodhin me shume, atehere kur jane mundesite me pak, dhe lexuesi mendon "shampanje? kaviar? kotele... ku ka qene ky? ne burg a ne bahama?", por kto te zbuloheshin ne ritm natyral... ideja ka qene se robi percepton e eksperiencon (jo vetem ne sensin e shqisave, por edhe ate te imagjinates), me teper atehere kur ka kufij, ose ndoshta kufizimi (burgu), sjell nje vetedijesim te shqisave e fuqive te percetimit. Ose ndoshta jo se percepton e eksperiencon me teper, por... ideja eshte se jeta nuk ndalet... ose, se robi, edhe mendja jane pasqyra te vetedishme, dhe ato nuk ndalojne te pasqyrojne kur futen ne burg... perkundrazi, ndonje here, sipas kufizimit ato arrijne te orientohen dhe ne kete menyre kalibrohen me mire per te bere ate per te cilen jane ndertuar, pasqyrimin... kjo shpjegon edhe se si njerezit kthehen ne krijesa kreative kur ne burg... dhe krijesa apateike kur jashte. Ideja eshte se ideja e heqjes se lirise eshte ne fakt disi iluzion, dmth deri ne nje fare menyre eshte nje iluzion... dhe se sa e veshtire eshte t'i heqesh dikujt lirine, ose te drejten e ekzistences, dhe se e vetmja menyre per ta arritur kete tamam eshte nepermjet obotomise, sic ndodh tek One flew over the cuckoos nest, ku fizikisht robit i hiqet truri, atehere i hiqet liria.

Ka qene cik me i gjate se kaq, si ide, ose ne sirtarin e mendjes sic thuhet, dhe perfundonte me naratyesin a naratorin duke dale prej burgut dhe habitet tek sheh gjithandej dritat dhe peme te krishlindjeve... njerezit qe bredhin me shopping bags etc... dhe meson se ka humbur kohen.... ai mendonte se ishte gusht, dhe me pas kur pyet per kotelen roja s'e di se c'fare eshte duke thene... dhe meson se ky nuk e ka kaluar shumicen e khes ne qeli sic mendonte, por ne mini-librarine e burgut, qe eshte me dy seksione, nje per lokomotivat e vendit e nje per kafshet feline... dhe se ky ka pas qene ne nje diete haloperidolesh, a dicka e tille... dhe komplet eksperienca e burgut i kthehet me koke poshte me nje fjale... ne kutimin se ai vete nuk e di se cfare ka eksperiencuar, e se cfare ka imagjinuar... dhe komenti i fundit mbaj mend ishte prej dialogut midis tij dhe rojes se burgut qe e le jashte, gjate relevacionit se ai ka humbur kohen, dhe roja i thot "mos i kthe kurrizin botes, o njeri", a dicka e tille, por jo ne sensin normativ, por ne sensin satirik, dmth qe e le naratorin edhe lexuesin te mendoj "doc, you're off the rocker", (prej filmit head on) ose "cfare je duke thene o palle?" dmth qe nuk ka pike sensi ne kuptimin qe e thot roja, por ka sens ne nje kuptim alternativ, tip reflektiv. Nejse, por gabim se s'eshte hedhur, sepse tani duket sikur eshte zhdukur thelle ne renojen e nje anije te vjeter dhe ndoshta nuk shpetohet. Shkrimi me siper eshte disi fallco, ne kuptimin se nuk eshte krijim, me teper se ri-krijim, ose nje mundim per te rikrijuar, ose imituar, ose ri0konstruktuar origjinalin sic "ka ardhur" fillimisht, aq sa ka mundur te sherbej kujtesa. Proces qe me thene te drejten nuk jep kenaqesine e hedhjes sikur te ishte bere ne momentin e ardhjes. Mire eshte te hidhet dicka, ne nje fryme, atehere kur te vjen, ndryshe e humbet, kjo ka ndodhur disa here.

Flm.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).