i GJITHEPUSHTETSHEM

607px-black_square.jpeg 

I gjithëpushtetshëm
një lutje kam për ty
për një bidè, diçka në kuzhinë
ujë të pijshëm, korrent
të mos harroj, një shtëpi
Po munde edhe njëfarë shkolle
ca shurup kolle
dhe një hallë me bole.
Ndoshta dhe një zgjidhje për dhimbjen e kokës
Për noterin, doktorin dhe pronarin e tokës
Po teproi diçka në mëshirën tënde
Mos e lër shiun të bjerë vënde, vënde
I gjithëpushtetshëm,
Për ato që marr vetë
Më fal, falemnderit
Sa të blej një kuletë.

6 Komente

Ah mer FH i paske pas tana muncite me thane se itu te ka hup edhe butoni i arit.

Sa të blej një kuletë.

Më fal, falemnderit
Për ato që marr vetë

I gjithëpushtetshëm,
 

Etj, Etj, tingellon bukur kur e lexon edhe se prapthi. Pah ce kam lexu pese here.

 Fjala jote ne vesh te Perendise Fh. smiley

falemnderit per leximin.

PF: lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).