... i futim një të futur në NATO.

Kështu pra, u futëm në NATO. Opozita e majtë u fut të shtunën ndërsa pozita, u fut një ditë më pas, të dielën. Si përfundim, me kë këmbë u futëm në NATO? Të majtën apo të djathtën? Unë jam i bindur se në NATO jemi futur me këmbën e mesit. Nuk thuhet kot se shqiptari e ka çarë rrugën e historisë me pallë në dorë. Po edhe në qoftë kështu... me kë dorë e ka mbajt shqiptari historikisht pallën? Me të majtën apo me të djathtën? Le tua lëmë në dorë çmitizuesve... Duhet thënë se Lubonja ka tentuar të çmitizojë, po nuk është futur aq thellë sa të prekë shqiptarin në pallë. Armën e vetme që i ka ngel që nga koha e Skënderbeut.

Po, u futëm pra në NATO. Festë të madhe ka Shqipëria. Më parë shteti shqiptar, ishte si prosti pa pronar, pa dinjitet dhe i nëpërkëmbur. Tani jemi me liçencë NATO- ua japim vetëm miqve tanë amerikanë. Futja në NATO, ndryshim total në mentalitet, revolucion i gjithanshëm social dhe kulturor. Tani jemi më të sigurt, në të gjitha kuptimet e mundshme. Të futesh në NATO, do të thotë mbi të gjitha safe sex. Shumë kanë filluar në përfitojnë nga kjo situatë, sidomos njerëzit me pozitë. Disa kanë shprehur mendimin se në shtëpinë private të Pangos, nuk mund të futej kamera e fshehtë pas hyrjes në NATO, se aleanca do mbronte privatësinë e tij dhe skandali nuk do ndodhte. Duke përfituar nga kjo gjendje, githë anëtarët e partisë demkratike janë mbyllur në dhoma gjumi, por edhe anëtarët e partisë socialiste, tani që Gerti (ish voyerist) Bogdani dha dorëheqjen nga profesioni i nderuar i vëzhguesit të dhomave të gjumit. Munden lirisht të shqiptojnë terma të denjë për hyrjen e shqipërisë në aleancën e atalantikut verior.

Sepse, futje në NATO, do të thotë rifreskim dhe pasurim i fjalorit seksual. Fjalë të tilla si bombë, top, nëndetëse, kaçator, raketa tokë-ajër, murtajë, bazuka, tomson, barkas me tre fishekë etj, veshin me afsh xhamat e dhomave të qejfit, duke shtuar dhe qejfin vetë. Sepse çka mund të ofrojë Shqipëria në NATO është pjellje e liberalizuar e fëmijëve, që të jenë të denjë si ushtarë të natos në të ardhmen. Në Shqipëri pra, pritet të ndodhë një baby boom. Nuk e kemi thënë më kot dhe më parë: Plumbat tanë, bomba për armikun.

Impakte të tjera të mëdha do ketë ky eveniment i jashtëzakonshëm për të gjithë. Edhe për fëmijët e sotëm. Të cilët nuk do lozin më luftash me gjermanë dhe partizanë, por do ndahen në amerikanë dhe talebanë. Nuk do luajnë më komançe, loja e re do quhet talebançe.

Horizonte të reja hapen në fushën e kulturës. Regjizori i nderuar Kujtim Çashku, mësohet se ka ndërmarrë një projekt për realizimin e filmit Rambo-shqiptar. Ramboja ynë, bir i kësaj toke, thirret nën armë të lëftojë në Afganistan, si Ramboja amerikan. Aty i vret të gjithë armiqtë e miqve tanë dhe kthehet në Atdhe si triumfator. Gjithashtu mësohet nga burime të sigurta, se Ramboja shqiptar, do të jetë person i racës së nderuar rome, për nder të presidentit amerikan Obama. Po kjo nuk është arsyeja e vetme. Kujtim Çashku për këtë film është inspiruar nga një shtetas shqiptar i kësaj rrace, po me emrin Rambo. E shikonte përditë me një karrocë të tërhequr nga një kalë duke luftuar me baltën e rrugëve të prishura afër kinostudios, pas kësaj vendosi që luftën për mbijetesë ta ngrinte në rang heroizmi, se vetë shqiptarët janë të denjë për këtë. Të qënit ushtar i natos, është një arsye mëse e denjë për të vdekur, konkludon regjizori.

Por filmi në fjalë, nuk është atributi i vetëm i yni për presidentin e ri amerikan Obama. Vetë Kryeministri Sali Berisha, ka pohuar se misioni i parë i Shqipërisë në NATO është të gjejë numrin e saktë të vëllezëve të Obamës dhe të çlirojë gjithë Afrikën nga zgjedha komuniste. Po mendojmë të dërgojmë diversantë me parashutë nëpër Afrikë, këtë kontinent të denjë për të shijuar frutet e demokracisë. Berisha është shprehur dhe për konfliktin në Ugandë midis tutsi dhe hutu. Ne jemi me hutut është përgjigjur. Sepse ata kanë hundë më të mprehtë, të ngjashme me hundën tipike shqiptare dhe mund të marrin më lehtë erën e vërtetë të demokracisë. Ndërsa në drejtim të kryetarit të opozitës kryeministri është shprehur: Në NATO nuk mund të hysh lakuriq. Duhet të paktën të kesh bukë, brekë dhe fishekë.
Rama kundërpërgjigjet prerë: Mos e besoni Berishën, se ua ka me të futur...

E mbyllim raportimin me një shprehje nga një militant i paidentifikuar, me shumë mundësi kavajs:

Tani mund ti shpallim luftë kujt të na dojë bytha, po ne nuk duam, se nuk na do bytha!

12 Komente

Jul, llaftar fare! yje sa te dush... smiley

Në NATO nuk mund të hysh lakuriq. Duhet të paktën të kesh bukë, brekë dhe fishekë.
 

Po mire me kush na shtyu te hyjme lakuriq??  ..  smiley ,me thone te drejten i pale benevrek i kishim,pak buke,dhe fishek ,gjithashtu,per keto kena vujt gjithe jeten!!

Busulle,je i papare! Rofsh!  smiley

Jul, shume shume shume omel!

(Gjoja)gazetaret te msojne si shkruhet (permbajtja hesap tjeter). Dhe te ulin koken.

Te lumte.

Urime. 5!!!!!

I see u sobber up well smiley

*****

(Per humorin, se parimisht e di vete ti smiley)

O BUSULL e prishur a shikon se si valvitet flamuri shqipetar per krah flamujve te shteteve me te fuqishme te botes, dhe shikoje mire eshte origjinal pa yllin e kopjuar te komunisteve qe rendoj 50 vjet mbi shqiponjen

me 2 krena dhe rregulloje oren qe te ka ngel akoma me kohen e E Hoxhes

o jul , ma mbarove porosine ti mua?

shkrimi i mire smiley ( nese nuk me ka mbaru porosine e terheq komentin smiley

Lulian, Aida, Artian, Emo, Monda faleminderit e ju paça smiley

MATI, ok.

Flok, kishte dalë një problem i vockël, po besoj se nuk do jetë nevoja të tërhiqet komenti. smiley

Një shtesë të vockël me kërkesë. Meqë Aida donte fishekzjarre. smiley

***

Berisha ka pohuar së fundmi se hyrja në NATO do ndikojë edhe në aspektin ekonomik. Shqiptarët do fillojnë t'i shesin pordhë njeri tjetrit se kanë hy në NATO. Kjo do të ndikojë në zgjerimin e marrëdhënieve brenda tregut vendas duke e stimuluar atë. Vetë kryeministri hapi siparin e panairit të pordhëve kur në mes të sheshit Skënderbej, lëshoi një të fortë prraau brenda një tullumbaceje ku shkruante "this is the miracle of freedom".

 Dhe tullumbacja u ngjit në qiellin blu...

fishekzjarre po ndriçojnë... vogëlushi rri shikon.

Oooo kur të rritesh ti, oooo bashkë me ne o bir...

Pas hyrjes në NATO, përsëri kryeministri mori zotimin se hapi tjetër i qeverisë është të hyjë ballë lart në krizën ekonomike botërore. Të gjitha vendet e NATOs kanë hyrë në krizë shton ai, ne nuk mund të rrimë jashtë. Aleanca kërkon vullnet dhe sakrificë. Në shenjë solidariteti, shqiptarët si një trup i vetëm do tëhyjnë në krizë. "plumbin e marrim në ballë, krizën në kërthizë cilësohet të jetë motoja e tullumbaces së re.

p.s drejtuar gjithë anëtarëve të peshkupaujë. Mbështesni prodhimet vendase. P*rdhn* fort!

 

O Jul, po une i deshnja fishkezjarret me ere pranverore, mo... Apo s'ka mundesi zgjedhjeje, he?! smiley

E mban mend atë lol të thënën (e Derr Brothers Group më duket):

Hajt të hamë një pjatë fasule,

se nga... tullumbacet, çelin lule.

Edhe kjo punë u bitis. smiley

 

Edhe per dite te premte, mo... smiley zakonisht groshet i hane per dite t'hone... qe ta kene javen para!  Nuku  pranoj! Refuzoj te futem ne NATO: smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).