Hot nun

Mokrat e trupit bluan kokrra turpi
Rritur në plantacionet tona kolumbiane
Plot bimë të paligjshme e shkurre mëkati;
Më errët përskuqur se vera e thatë
E Kalifornisë tënde me zjarre të pashtruar
Turpi ynë, në gjethe pëshpërimash fshehur.
Më deshe, murgeshë, si muzg pa shpjegim,
Nën shandanet e fikur të dogmës, abazhurët
E pafajësisë nokturne me dritëz të vrarë.

Pluhuri për-zjerë me lëng dëshirash
Në vlim dhe pak mjaltë tërfilesh të egër
Kureshtjesh që i bën tri fletët katër,
Dhe pak qumësht nga gjoksi shtrydhur,
E nxehtë rrufitur; recetë kafèje
Apo formulë shtriganësh, mirë s’e di.
Lakime flokësh si pikëpyetje,
Ngulur në kokat që fqinjëronin
Larg si dy kontinente dihatës,
Ndarë nga oqeani i paqetë i pendimit.
Pastaj ca Kolombë, anije, vela,
Të hapura, gufmuar nga erë e dëshirës,
Brigje të njoma buzësh, lakmuar lëndinat,
“Tokë, tokë”, duke thirrur, dhjetra detarë
Zbarkuan verbtaz, me afsh pushtimi,
Zjarmi piratësh, ethe ari, grykësi ushtarësh.

Rrëmujë çarçafet më keq se ndjenjat!

“Ç’po ndodh?” Pëshpërima jote e lodhur
U rrëzua prej gushës si globi nga shpinë e Herkulit.
Bota rrëzuar në kapërthim të këmbëve tona.
“Asgjë!” E mendova. S’e thashë. Mohim i mrekullisë,
Ose instikt i fshehjes së thesarit - trashëgim abatësh.
Unë ateist me logjikën e thatë si rrëshqanor shkretëtire
Dhe ti oaz, me sytë e rëndë si diamante të errët,
Që çdo çast kisha frikë se përdhe do binin,
Nga pesha qepallat do shqyenin, diku do humbisnin.

Bota rrëzuar në kapërthim të këmbëve tona.
Celularë të bezdisur që kurrë s’kuptuan
Kur duhet heshtur. Të heshtësh është kaq e vështirë.
Fryrë kapakët si verza nën oksigjenin e heshtjes.
Satelitët avdallë xhelozuar pas qiellit të shtatë.
Por sinqerisht, pse s’heshtën
Si tavani agnostik me padije sfungjeri?
Ç’kërkonte pra, bota të dinte,
Kur ne vetë s’e dinim ku ishim?
Ku je, si je, wassup, (o Zot, kjo wassup!)
Lajme zanore nga Europa tuhafe,
Nga Bregu Lindor aq i pavend,
Ruheshin në shtatëmbëdhjetë qeliza silikoni.
Ndryrë,
Ndërsa ne,
Çastet magjike
Filluam ndërkaq
Me kujdes
T’i harronim.

22 Komente

Çim krahasimet dhe metaforat i ke shume te fuqishme dhe te pasura.eshte e habitshme sesi mundesh te krijosh te reja dhe perhere te fuqishme ne çdo krijim te ri tendin!

kjo pjesa me terhoqi me shume:

Rrëmujë çarçafet më keq se ndjenjat!

Emi, mu kujtua një thënie nga dr House - Let's go and figure out how to save a nun, damned if u do, damned if u dont.  smiley

Thx, En!

J., e di sa shpesh e kom pas nigju ket "damned if you do..." se ishte shprehje shum e preferume e nje kolegeje ne Equifax...  smiley  

I'd say "sinfully delicious".

I take it the nun was "saved" in the end. smiley

Ose, ose u kthye ne manastirin e Diderot smiley.  Zor me zgjedh, si thu ti Blend?! smiley

Per poezine, I'd say "deliciously" kaotike.  Imazhi i vetem fiks qe me le eshte nje dhome pothuajse ne erresise, me carcafe sensualisht, por dhembshurisht rremuje.  Atmosfere ne limbo.

PS: I don't think emo has in mind literally "a" nun smiley

Nice,

Prit kur Papa te shpalle denmin me vdekje te Emos smiley

Emo,  mos u ngaterro me murgesha se "do e gjec nga Perendia"! smiley

E bukur kjo. Me e bukur se ajo qe kishe bere me rime, se kjo i pergjigjet me shume stilit tend.

 

Flm, Blend, J., Monda, toko, boss, PF!  smiley 

Emo, po s'pertove me shuaj edhe mua kuriozitetin, behet a s'behet fjale per "nun" pe verteti?!

Ok, emo, ne te Diteroit pastaj ; )

Monda, nuk ka rendesi ne eshte murgeshe (e di qe po lol).

Une e kuptova qe "murgesha" dashuron si muzg pa shpjegim, .....

ndersa tjetra....... nga Europa tuhafe dhe bregu lindor....... ka parime pa qene murgeshe...

 

E pashpjegueshmja eshte forca madhore qe edhe castet magjike, per hir te realitetit, duhet te fillosh ti harrosh me mirekuptim.

Hajde, Emo, hajde, ca na i bo ti trunit ne....

Shkembeva ca llafe me emon te veshi per "terminologjine" lol.

Por, per mua, nga ana poetike, fakti ne ishte apo jo murgeshe eshte i rendesishem sepse kam idene se do ishte shkruar ndryshe nqs do ishte "full-time murgeshe" : )

Pastaj, kam nje te mete qe ato poezi (apo proze) qe me pelqejne mundohem t'u jap nje forme vizuale.  Keshtu qe s'po e "vizualizoja" dot ndjenjen e pershkruar me nje "murgeshe" full-time.

E pashpjegueshmja eshte forca madhore qe edhe castet magjike, per hir te realitetit, duhet te fillosh ti harrosh me mirekuptim.

C'qe kjo thagme e thene kaq lehtas?  Me kenaqi kjo fjali.  Permbledh shume : )

E pashpjegueshmja eshte forca madhore qe edhe castet magjike, per hir te realitetit, duhet te fillosh ti harrosh me mirekuptim.

 E thashe me kumpetence, po keshtu ne menyre siperfaqesore...

Tushe, cunat desh thyne dhomet, te temat e tjera... per pune arti dhe etike.... ne shume, shume, pyetje-shpjegime po bejme.....

Boll mer mo me,

me respekt per artin.

Se kshu si e keni nis do filloj une me barcaleta me murgesha pastaj smiley

Em, I liked it !

Tushe, cer te kthej permys?  smiley  

ps. FLM! 

Po jo ri,

ishte thjesht e shkurter, ti e di qe une slexoj dot gjate. Aq e kam takatin.

Nuk eshte se sme kane pelqyer pjeset e tjera. Thjesht si kam lexu Em, to be honest !!

smiley

Pastaj a e lame, qe ska nai problem dhe po sna pelqyn  ??

Ho pra mooo smiley

Er un po thoja per ato pjese qe t'mushet menia e i lexo...  smiley    smiley   kush po diskuto ato t'gjata e te ngatarrumet....  smiley    

Me vone, Tushe, se do me duhet me dal soon!

PS une pjeset e tuja i pelqej, per vete; ate me qofte te liqeni, ose ene ket te funit...  smiley  

Më deshe, murgeshë, si muzg pa shpjegim,
Nën shandanet e fikur të dogmës, abazhurët
E pafajësisë nokturne me dritëz të vrarë.

Lajme zanore nga Europa tuhafe,
Nga Bregu Lindor aq i pavend,
Ruheshin në shtatëmbëdhjetë qeliza silikoni.
Ndryrë,
Ndërsa ne,
Çastet magjike
Filluam ndërkaq
Me kujdes
T’i harronim.

Emo, per mua keto dy copeza te poezise jane flawless. Nje sugjerim, nese mundem, strofa e dyte dhe e trete mund te rrine edhe si poezi me vete, pa ja humbur kuptimin te gjithes.

Me ben shume pershtypje sesi mund te jesh ne formim per shkenca ekzakte, dhe te te kendoje shpirti kaq bukur. Bravo.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).