Hordha Triptike

salome-moreau-1874-76large

1

E lehte, e zbehte
Ajo, fytyre perenduese
Si shenjte ikonash, falju
fushes ku mbijne
Mullinj qe bluajne vdekje
Ti ben buken me te
Ushqen cdo infeksion
te shpreses-iluzion.
(Numero deri ne gjashte,
S’do t’ja them askujt
kete qe po ben)
Ka nje gisht metalik aty
E prek, ngec ne te, e shqep
« dua te jem e dashura jote»,thote ajo
E kur ti gjakon, ajo gjen nje tjeter.
1,2,3,4,5,6, vec nje mjafton
Per te gjithe kete qenie
Dhe mijera te tjeret brenda teje
Qe ndajne kafshaten e turpit
Mbi kufomen tende
(Numero deri ne gjashte,
S’do t’ja them askujt
kete qe po ben).

2
Ne tavoline ate dite
Ti dukeshe tamam kurve
Ndoshta nuk e vure re
Se kishte nje krimb
Ne mollen tende
Cdo kalbje ka me shume muzikalitet
Se cdo varg qe flet per ty
Perse me kerkon
dicka qe nuk e kam
Dhe qe ti
nuk e do – dashurine?

3

Muzike, muzike per Salomé,
Epshorja Salomé, kerce o e bukura Salomé,
Nje fjale seksi ka ngecur ne kerthizen tende,
Mbi kofshe masturbojne qindra qen-sysh
Pafajsisht me rrezatimin tend
Verbove kreshniket
Vera nuk i dehi, ishe ti
Gjaku qe shoi zjarrin ne gojet e thara
Plot dhembe qe ngopen me bythe,
E kur peshtyma ngjizet si pas nje limoni
Te shtrydhur mbi gjoksin tend.
Kerce o e bukura Salomé, kerce!
Gjithcka te perket, ky pagezim
I shpifur si nje koke e prere,
Ky pasion per Gjonin, per Vdekjen-
mbi pjatancen e egos- heshti
muzika e valles tende, e ti
e bukura Salomé hapat ndale
Mbi syte e shuar te tij te shqyer
te terrorit tend klitoridian, Salomé.

4 Komente

dy pjeset e para : perla!

nuk e di pse mu duk larg e treta.

Po ama dy te parat hane buke me vete.

Pas nje leximi tjeter...edhe e treta po afrohet.

Ce ka gjete PPU me keto teori Donkishotesh ? Mendja si te perjashtojne????? Sot njerzimi shkon drejt shkrirjes........ ne globalizem...dhe ai qe ndikon ne menyre te vecante eshte Interneti dhe  produkt i tij siti Blog ? Mroklle ( me gjithe respektin ndaj teje) dhe ai admin. qe i bie prurjet "automatikisht" , ndoshta nuk e kishit keshtu idene . Nje ide superdiktaktoriale . Mungon vetem nje gjykate per te dhene vendime me "vdekje" per arniqt e POPULLIT peshkas ..... Requiem per nje blog ...mund ta kete emrin e arsyshem kjo prurje . Vemendje te nderuar admin. Gradualisht ne disa te tilla , por po terhiqeni ne kurthin e Megallomanise dhe patjeter ne mbivleresimin e Blogut si "Qendra Universale e Dijes  se Klasifikuar " CUDI !!!!!! 

flm FH, kurse ti Idris duhet ta marresh seriozisht ne konsideratë shkrimin e nje bible me gjithe ato parabola qe perdor.  

"E lehte, e zbehte
Ajo, fytyre perenduese
Si shenjte ikonash, falju
fushes ku mbijne
Mullinj qe bluajne vdekje"

Kjo me kujton thyerjen dhe ndarjen e  vargut qe perdor Ungaretti. Ka shume poezi te tilla ai. Me pelqen shume kjo lloj poezie. Te bukura te treja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).