HISTORI PER T’U LEXUAR (I)

Dikur në fillim të viteve 1970, Ismail Kadareja botoi romanin Dimri i vetmisë së madhe, ku Shqipëria dhe bashkëkohësia e saj pikturoheshin me një paletë të paparë ngjyrash, tonesh dhe dritëhijesh. Aq u tronditën masat tona punonjëse nga ky roman, sa nuk mbeti tornitor e mjelëse e dalluar, në mbarë vendin, pa i shkruar letër [...]

2 Komente

Dy fjale drejtuar Xha Xhait:

Kjo kemengulja jote dhe e klosisteve per te rremuar dhe rrenuar te verteten historike dhe mitin mbi Skenderbeun me duket e tipit  neronian.

Edhe kryqetaret e kishin nje alibi: te shpetonin varrin e Krishtit  nga te pabeset.

Edhe ju e keni gjetur alibine : Te shpetojme Skenderbeun nga ideologjizimi prej komunizmit!. Pra ne emer te larjes se hesapeve me komunizmin tinezisht hidhet ne treg dhe marketohet ideja e kthimit te Skenderbeut ne permasat e tij reale!! 

Ja filluat me emrin dhe hodhet hije dyshimi mbi origjinen e Skenderbeut duke lene te nenkuptohet qe eshte sllav!

E vazhduat me motivet qe frymezuan aksionin e tij antiosman  dhe e degjeneruat ne nje hakmarres te vogel malesh!!

Tani duhen lare hesapet edhe me imazhin e tij: Statujat dhe muzeun i cili sikurse shkruani eshte nje muze shkolle dhe lini te nenkuptohet qe ai muze -veper e realizmit socialist duhet hedhur ne ere !!!

Ja le te marrim imazhin e Skenderbeut ne artin pamor. Statujat e paraqisin (sipas jush)  Skenderbeun si titan dhe aspak  ne permasat e tij reale njerzore. Po mir mor zotri ,keshtu e perceptoi imagjinata popullore dhe kshu e gdhenden figuren e tij skulptoret. Nderkohe askush nuk eshte i ndaluar te skalite figuren e tij sipas principeve te kubizmit apo postmodernizmit.

Nder te tjera hidhni idene per hapjen e nje diskutimi akademik mbi rishikimin e historise se shkruar dhe nga ana tjeter pohoni qe dokumentat e ruajtur ne Vendik  apo Napoli jane zhdukur. Me se do (po) e mbushni boshllekun dokumentar? Me persiatje postmodreniste deheroizuese dhe aksione delirante per fshirjen e kujteses kombetare??

 

 

Spiritus, asnje presje nuk i heq postimit tend.

Enough is enough. Gjithe ky pasion e gjithe kjo kohe vetem per te prishur. Duket se tani shkruhet per te lare inate me kundershtaret. Per inat te sime vjerre, shkoj e fle me mullixhine.

Booring...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).