hijet e së bardhës

Mos e prek djathin tim.
Jam ai që  zhvlerëson çarkun tend
E të njeh çdo skutë
Çdo vend ku ti fsheh
Çfarë ke frikë të ta dinë.
  
Kam shëtitur kudo,
Me detarët në ditarët e lagur
Me ushtarët në ushqimin e pahapur
Me të pasurit në lozhat e kamjes
Me të vobektët në vozat e skamjes
Me artistin në kufi të marramendjes
Me altruistin në limit të dhembjes.
  
Jam çfarë kërkon të vrasësh me çdo kusht
Jam neveria jote që çdo enë të mbush
Qetësia që kërkon me çdo çmim
Dashnor që s’justifikohet me asnjë qëllim.
Këtu do të jem miku im
Si ti luftoj për djathin tim
Shkëlqimin që verbon çdo shikim.

19 Komente

Jam çfarë kërkon të vrasësh me çdo kusht

smiley *****

Hej Flor, kjo poezi ha buke me vete. Ku u hutuan te gjithe qe s'e paskan vene re.

tu dekonstruktu dhi anbearabell lajtnes ov çmitizimi...

p.s. kjo poezi ha edhe djathë më vete (pun intended, meqe fillonte me punen e djathit).

Lul dhe Lost, ka afera mo pikante prreth e prqark se kjo tragjedia e miut. RRofshi per ndalesen.

C'eshte ky diskriminim gjinor qe ben ti Flor ne pergjigje smiley, apo s'te pelqyen yjet me gjashte cepa qe te dhashe? smiley

pu, pu,pu, qyqja t-rede se paskom lon nom! Na fal, pa qellim! Na hutoi qmitizimi smiley Falemnderit.

Hajt po bej sikur te besova. Me detyrojne hijet e se bardhes smiley

Nuk me pelqeu metafora e djathit. sorry. Per te tjerat, merre p(j)esen time...  smiley  

PS e ke menu najher qe piece of cake i bi buk e gjath.

ps2 nuk erdha dje se isha i cingris dhe u mylla n'kullen teme jo te ngujimit.

Kapa fjalen Djathe ke komentet dhe hyra per te pa se per ca behej fjale smiley

Me thirri gjaku mesdhetar, i cili me thote qe :

Djathi shijohet, djathi shijon shume. Pa djathe une vdes smiley 

Por vallai as mua sme shkon fare ne poezi.

Leje mos na e nga djathin smiley , mos na e hiq nga trahanaja apo fergesa e te na e shpiesh ne poezi smiley

Nejse, une smor vesh nga poezite dhe plus jam old fashion, kshu qe sprish nai pune smiley

sa m'ka shiju kjo 5-se Emo, se çm'kujtoi zyshen kur thote: "ne provim e 10ve, po meqe ke qene i mire gjate vitit po ta jap 5-sen. kishe mundesi per me teper." smiley lol.

ps : Hudhi i sy atij linkut qe t'kam pru te ajo tema e çlirimit me ane te mençurise.

na fal o nexh smiley ishte vjershe per miun, kinse djathi. apo ta lej dhe miun pa permern.

me e keqja eshte se nuk di si ta ndreq gabimin...megjithese e kuptoj.

Jo jo, miu dhe ideja jane ok. Por djathin me ca ta zv ????  Se ngjan dhe pak si ke kartonat, kur ke carku i Jerry vendoset gjithe ai kackavall me brima smiley

mmm, po ja psh ne kohe te xhaxhit, sma merr menja se kishim djathe per ta vu ke carku... apo jo ???

Cer vinim ke carku mer aman, se sme kujtohet, apo buke ?

smiley smiley

leje leje, sjam e zonja ta ndreq. Kshu qe po te jap i pese afrofe smiley

S'kishte minj neper shtepi ...si zakonisht vendin e kishin ne hale atje ku Shkarkohej produkti i djathit te perpunuar .Tani ndoshta mijte jane "rrit ne pergjegjesi" dhe kullosin neper shtepi deri edhe ne kat te gjashte...Sic duket djathi eshte sheshit.... smiley smiley smiley dhe pruresi nuk ka rrugedalje tjeter vetem te vere carqe ...Ide e bukur. Ja nje treshe per kompozimin .

smiley I modh je Idriz, po si mer, as mij s'paska pas ATEHERE? Diehard fare je or mik. smiley

hahaha

Edhe minjte i ka sjelle Mixha.

Nuk kena pas perpara. Nga 44-90 skemi pas minj hahaha

hahahhaha

Se marr vesh pse e keni zënë me *djathin*, mua po më pëlqen jashtë mase kjo metafora e djathit.
Në rradhë të parë, më pëlqen fjala djathë, kjo th-ja e bën sexy.
Pastaj më pëlqen djathi si materie. Jashtë mase. Djathi për mua është po aq esencial sa buka. Madje kam guximin të shpreh se djathi është më poetiko-ekzotik se buka. Se meqë jemi te çmitizimet, bukën kanë tentuar ta çmitizojnë po kurrë djathin. Nëse patatja është edhe bukë edhe gjellë, vlera e bukës bie dhe ajo kthehet në vlerë të barabartë me një patate.

Po a mundet kush ju lutem shumë, të çmitizojë djathin e ta shndërrojë në tjetër gjë? Djathi do të ngelet gjithnjë aty, sepse është si kripa, një vogëlsi e domosdoshme. Madje nuk është e rastësishme që djathi përmban një dozë të madhe kripe. As roli i kripës në djathë nuk është i rastësishëm. Pa kripë djathi prishet, prandaj ai nuk mund të kuptohet, as hahet pa kripë...

Rreshti i parë i poezisë psh:

Mos e prek djathin tim.

Është shumë origjinal. Madje për mua varg më të bukur për hyrje në poezi nuk do gjente dot.
Imagjinoni dikë që në nivelin e vetëdijshëm të qenies së vet, nga njëra anë e ka të mundur të shfaqë kërkesën e vet për djathë (gjë jo kaq esenciale sa buka), por që i duhet të fusë hundët nëpër vrima e llagëme për ta arritur këtë gjë.
 
Mos hiq dorë nga djathi tënd Fh-ë,
Ndryshe unë do të ta vjedh atë.

p.s

Hej mendojeni dhe në anglisht: Don’t u dare to touch my cheese!
Fckng A.
 

rrofsh J.  

Don’t u dare to touch my cheese!  smileysmileysmiley

Miun dhe djathin nuk i solli vjersha  ...ato i gjeti midis nesh... smiley smiley Tre yje ne shume i ke dhe vetem se e ha shume djathin , gje qe ne vjerasha te tjera se kemi gjetur . Kos ,qumesht, hirre etj plot.... kemi lexuar...po djath e gjize Jo smiley Keshtuqe nese nuk e kam nga padituria ,mbetem konstatues  i pare se djathi i pelqen shume dhe Nexhit por jo t'ja hane mijt .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).