heroi yt

Sot pashë veten në TV
Në një kronikë për turmat që hidhnin gura
Çfarë bëja aty krejt i hutuar
Si dru i hedhur ku digjej turra

  
Ata kërkonin diçka që nuk mund tua jepnin
S’dinin që e kishin aq mirë e fshehnin
Me zhurmë e rropamë sulmonin shtetin
Si gruan mëkatare që fshehtas adhuruan

  
E pashë veten si më tërhiqnin zvarrë
Pa kundërshtuar, i dhuruar, pa fjalë
Shikomë e dashur. Ja ku isha në orën dy
Pranë dyqanit të luleve ku shkova për ty.

6 Komente

loved it! very intimate and unpretending. flm.

cfare lesh komentesh jane kto? pse nuk thoni se strofa e dyte = WTF?

p.s. kjo me siper duhet te nenkuptoje se strofa 1 e 3 jane cool. I find them poetic. Strofa 2 duhet ekzekutuar... per hir te Krishtit, te pakten. smiley

Po kerkon dicka qe sta jep kush dot

Sdin cfare ke aq mire e fsheh

kerkon te ekzekutosh dicka qe fshehtas adhuron

keshtu edhe kjo puna jote.

puna e kujt?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).