HERO-IN (gaz51)

HERO-IN (gaz51)- sapo vendosem online emisionin e fundit radiofonik ne blogun tone.ta gzoni!

90 Komente

Platforma e ketij emisioni se shpejti ka per te patur dhe nje variant televiziv. Ideja eshte me humorizu mbi lajmet, mediat, politiken, perceptimet publike etj etj. Por edhe te percillen disa vlera te caktuara...Praktikisht jane shkrimet e te dieles te kthyera ne format audio smiley

Emisioni do te jete te marten dhe te enjten nga ora 11:00 deri ne 12:30 te darkes, dhe te dielen prej ores 12:00 deri ne 14:00 ne dreke.

Ritransmetohet permbledhje te shtunen ne darke.

Frekuenca eshte 104.6 FM RadioRock - online tek saktivista.

Ne studio Andi Kananaj, Leart Kola, Hervin Culi dhe une

Dhe ketu e mbyll kete reklame per te cilen jam paguar nga bashkia e Tiranes si dhe nga shkolla jo publike Vellezerit Libohova.

Urime.

Po te Peshku do kishit interes ta nxirrni emisionin? Mund te bejme te njejten gje si me emisionin e Blendit, qe nxjerr ate player-in e vogel ne faqe te pare.

Kur radio tha dikur : "Kur celin gonxhet", kendon Genc Tukici, nje plak kerceu ne shtepi :

Mos ! Tash 40 vjet qe e kemi duru te atin, e tash edhe 40 vjet te tjera me te birin !

Ta kam fjalen, mjaft e kemi dozen me ato shkrimet qe vijne ketu cdo 17 ore, edhe radio na duhet ketu dhe pastaj e kerrnaqem fare kete vend.

Hurrah ! Che Guevara on force !

na ver nje kuote o uran, se nuk e kishim ditur qe e paskeshim ekzagjeruar me nga nje shkrim cdo 17 ore. Nje here ne sa ore duhet te shkruaje nje grup prej rreth 10 vetash (se ti e matke me ore)

O uran, kur te vish ne tirane hajde ne emision, se ti duhet te kesh ritem si kontrapedal qe je. Rrofte Houellebecqu

Kush eshte ki mo bir ?

O Neptun, une shpreha ndjenjat e mia te sinqerta, e kam seriozisht. Nga shkrimi ne radio, nga radio ne televizor, duket qe e keni marre revolucionin tekniko-shkencor me rradhe, bravo cuna bravo.

Nese doni, m'i lini dy ore te lira te flas ne ate radion, sektorin e blegtorise ta mbuloj une. I di permendsh si sillen bagetite, ne rast termetesh sidomos.

dy ore? per ty neve mund te caktojme nje rubrike speciale, vetem eja. Na fol ndac per bagetine, ndac per qente e stanit, a ndac per ujqit qe vijne per te ndaluar revolucionin

po pse nuk ja vute emrin koka-ine?

hero-in sepse behet fjale per trajtimin e heronjve te dites, e atyre qe jane "in". Loje fjalesh mo, sidoqofte emri nuk ka shume rendesi, eshte vendosur ne te pire e siper...

Iris, femrat i duam aq shume saqe nuk deshem t'i benim pjese te botes se ndyre te medias smiley

Nejse, ideja eshte qe gjithe formati i emisionit eshte nje bisede e relaksuar cunash me nje gote birre para smiley

tipike, tipike, anglezet i kemi shpallur armiq te ketij emisioni smiley

Urime çuna urime. Dhe suksese të mëtejshme. E dëgjova pak programin, interesant. Jam kurioz për variantin televiziv... sa ta bëni të mundur, hudheni link tju shofim dhe fytyrin. smiley

Sol, cili është zani jot ndër ata aty? Thuj një gjo që ke thënë 5 min e para. smiley

 

Sol, tipike shqiptare sepse me erdhi ndermend qe kur nje shoqja ime shkoi ne Vlore me burrin italian, i thoshin kusherinjte e saj atij: Po hajde pi ndonje gote me ne, ngele pas gruas gjithe kohes!

 Grate te dalin me ndonje shok, se ju s'keni nevoje per shoqe  a si?? 

 Aero budalliqet jane shumicen e rasteve pune burrash ne fakt.

Iriso, s jemi te martum asnjoni, po kerkojm nuse pranej kemi dal m selamet on air.

Julo, un jam ai qe thote mirembrema dhe lexon intervisten e nanos smiley

Sol, tre muskutjere kshu? smiley

Ju duhet ndonje Konstance a Lady DeWinters, t'iu mbaje kshu, m'kembe ... smiley

Monda jo se Konstanca merr pastaj vemendjen te vetja, i eklipson e s'gjejne nuse smiley

Iris, po ashtu tresh e the vete, s'kane per t'gjet gje smiley.  Po te pakten "to keep'em on their toes" smiley

E moj, une e thashe dhe per mire u nisa kur e thashe, po ketyre u duket vetja shume te shkathet s'kane nevoje per keshillasmiley,  jane te bindur qe kshu do gjejne grua.

p.s: meqe eshte soli zedhenes , te me falin te tjeret qe s'kane te njejtat pikepamje me te smiley

Patriote, "s'do qe s'do, kurre mos dashte, ta martoje lagjja ... " smiley  Taksirati yne, qe do t'u degjojme zene, kshu treshe smiley

jemi kater, po ti numerosh mire, dhe nuk e kemi nis me idene e gjetjes se gruas, po as me idene e te qenit politikisht korrekt dhe xhender ballansd.

mos u beni si artiani qe na kritikon si adoleshente dhe pse mosha mesatare rreh te 32 smiley

 Mosha mesatare te 32?? !! Ok, I'll pass on that!

Sa u prek ky, sikur e martuam smiley

Sol, "Ata ishin kater" por frengu "Tre muskutjere" ua la ymnin lol.  

PS:  Mire mire, pa xhender ballansed e doni audiencen kshu? smiley

tre muskutjere, po kane gjet dhe nje dartanjan.

iriso, dont pass on that, its not my fault per mesataren smiley

Jo jo se nuk dum me u integru. Duket mall eksporti ajo.

Po flasim për të mçeftë pusullë, për kë do tia pështjellim labçe. smiley

Ll, ça me humb ne, i kena gjet të gjitha. Po menojsha për Irisin unë, mos do me gjet naj gjo. smiley

 

Une kisha koment per programin( nder te tjera smiley), Eshte i merzitshem, s'degjohet deri ne fund. Ka shume qeshje fallco. Cike me te natyrshem mundesisht e kaq per sot.

kshu jemi ne dhe kur jemi te natyrshem smiley

po ti e degjove me vertet emisionin dhe je perqendruar te qeshjet?

 Une s'u perqendrova te qeshjet, por qeshjet me shperqendronin sepse ishin te shtirura.Ishte njeri qe bente hahaha me shume sesa fliste, dhe bente hahaha pa lidhje. Tani, qe te sqarojme, nese e keni bisede midis jush beni hahaha sa te doni, verejtja ime eshte ne rast se po  beni nje emision ku prisni qe te tjeret te kuptojne dhe reagojne ndaj atyre qe thoni( me hahaha psh).

eshte spontan, prandaj ndodh ashtu smiley

emisione te formatit "mirembrema, ju flet tirana, ora eshte njezetenje e dymbedhjete minuta, po japim lajmet" ka sa te duash smiley

ne qeshim se ato qe themi na bejne per te qeshur, dhe duke qene se emisioni ka qe ne gusht te vitit te shkuar qe transmetohet e kemi marre nje lloj feedbacku dhe kemi ndertuar avash avash nje format qe eshte ky qe degjohet smiley

dhe degjohet shume iriso, se ne shqiptaret nuk shquhemi te gjithe per shije te holle, katnare jemi smiley

sonte shkoi dita veres

te peshku dul emisioni

gocat paten ca verejtje

qeshjet si sirene kamioni

 

pati edhe komplimenta

nga e reja desdemon

keshtu fjalesh vecse nexhi

kishte zemer me me thon

 

nuk mungoi as 97

te berberi shkon per lesh

sic ja do edhe mbiemri

e gjen shesh e ben pershesh

 

mora perpjete kalane

edhe zbrita tatepjete

o monda thuji irisit

se e kam me te vertete

 

o iris degjo xhananin

s'jam i keq, s'jam dor e dyte

degjo mua jo llukanin

se ai s sheh mire nga syte smiley

 

 

o llukano fli o burr i dheut se te gjitha mesazhet qe fshive kishin lidhje me emisionin, jo gjithmone kritika eshte nominale, ka raste kur debati behet mbi vlerat dhe mbi parimet. si s na le te marrim ca batuta per emisionin tjeter... smiley

urime shume nga une sol & co

sol, me shkrive me keto bejtet gjithperfshirese smiley

 

Sot ne Hero-In analize ekskluzive teksti mbi kenget e Andi Shkozes "Per ty Monda" dhe "Bjonde te Dua".

 

Per degjuesit tane nepsqare sjellim ketu vetem nje pjese nga kenga monumentale e Shkozes:

 

Ne xhiro mbas shkolle

Un Monden e takova

E kapa per dore

Dhe e propozova

 

Ik more rrugac

Ik or vagabond

Nuk me le mamaja

Te rri naten voon

 

Vagabond

Un s jam

As rrugac, jo jo jo

E ndajjj

E ndaj te dashuroj....

 

Sic e shihni nje poezi qe mund te mbartte nje mesazh universal, por ka brenda dhe Locusin, thelbin e lokales, qe personifikohet tek Monda.

Do te flitet dhe per ngjarjet e dites, Andis Harasanin, Ed Ramen, Aldo Bumcin, Artur Zhejin, Gert Bogdanin, Sali Berishen, Gent Strazimirin, Erjon Veliun, Ilir Meten, Albert Xhanin, Big Brotherin, Llukanin dhe Camet.

Uuuu sa gallate ! Rrofshi cuna rrofshi ; pa ju, humori shqiptar do zhdukej.

Sec ka marre nje shije tjeter kjo jeta jone, keto kohet e fundit. Nje shije sublime.

o Antialfabet, te kishte tradhtuar IP-ja dje teksa komentoje sa gjere gjate TSE-ne. Te kishte dale flamuri francez. Jeta jote s'merr dot shije sublime, por aty me ate shije qe ka perpiqu te ndihesh mire, po te dergoj une me poste nje kuti me mente.

Uaaaaa mami, po keta s'pranojne as komplimenta, c'eshte keshtu me keta?

Kjo TSE, duhet te jete ndonje hidrocentral me uje te valuar, se aty jam i forte une, ndryshe nuk me kujtohet per c'kam folur tjeter.

Ty flamur te duam shume
ti per ne je babe e nane
per ty gjakun rrjedhim lume
o flamur me shkabe ne balle.

Une e dua flamurin kuq e zi.

Sol, per inat te Irisit mer? smiley

Nuk e quj smiley

PS: Eshte nje nder i modh per mu qe permendem ne te njejten dite me:

...Andis Harasanin, Ed Ramen, Aldo Bumcin, Artur Zhejin, Gert Bogdanin, Sali Berishen, Gent Strazimirin, Erjon Veliun, Ilir Meten, Albert Xhanin, Big Brotherin, Llukanin dhe Camet.

Po sidomos me Llukanin smiley (ehe, se me Blendin e kam rregullu muhabetin, po ky ben si i veshtire gjoja lol)

 

Aero, mire e ke, po fakti qe s ka ndryshuar gje tregon qe duhet te vazhdojme t'i themi, plus qe eshte dhe gallate.

Po ti do jesh aq burre sportiv sa te na e besh hallall kur te flasim ndonjehere dhe per ty sic flasim per keta figurat e tjera? (dmth me te njejten dashamiresi?) smiley

po ca flet o burre,ca jam une perpara mondes dhe ketyre te tjereve qe permende me siper.ta kom dhone lejen.

Une po te marr leje paraprake per kur te behesh minister ose ndonje gje e rendesishme qe paguhet nga taksat, se tani je ne te njejtat pozita me ne dhe e ke me te lehte dhe ti edhe monda smiley

Monda, eshte ngushullues fakti qe te pakten po flasin per nje femer, se gjithe lista me meshkuj smiley. Po s'besoj qe e beri per inatin tim, ka ndryshu preferenca smiley

pervec plumbave qorre, ne 97en kane qarkullu dhe ashkla qorre, qe shenjestronin me se shumten e rasteve me nder te ndenjurat. kusherinjte amerikane dergojne lajm se, bazuar mbi reklamat e metrose, diku ne 23rd st. & 9th ave. te mahnatanit mund te gjendet dermani, qe ne mos u gjece, keshillohet individi ashtu i demtuar te drejtohet per ne 13th & broadway, ku gjendet me domosdo formula e shpetimit.

Ueee, sa e poshter smiley  Dmth vetem sa per te thy "meshkurine" e ktyre mi?  S'kam hic merita personale? smiley

Sol, rrofsh sol smiley 

 Jo moj, une thashe ka nderruar preferenca. Le tashi se s'ja vlen te zihemi per solin smiley

vajz e vogel moj iris

te eshte bere perparsja pis

Do me masazhosh ne kurris

Do me japesh ndonje kiss?

 

O iris flamurin blu

me ndonje yll aty ketu

Dhe me sfondin ngjyre blu

Hajde rri o goc me mu

 

Mund te shtrihesh ne krevat

Po te ndihesh ti rehat

kot i biem gjate e gjate

ma ke kap zemren shah mat

Ore ti djale. I kujt je ti njehere ? 

O Sol djali,
Bëji Mondës një bejte përsëmbari.
Jo këngë shoferash me batuta kapterash.
Jo ma dhe ta dhashë
E më the, e të tashë.
I ke vënë lart standartet Mondës
Qëndrojmë ke vetllat e xhokondës
Për flokët si i ka, i marrim mendim berberit
Buzët ia lejmë me mirëkuptim,
si të Afërditës së Praksitelit.
Lëkurën si alabastër
Po t’i shtojmë një dorë llak
E letër zmeril bëjmë punë të pastër.
Ose e lejmë ta marrë dielli
Në mëshirë të natyrës që e bëri.

Hahahahahaha, bilbili smiley.  Te rrafshin pendet, jarabi smiley

Leter zmeril thote smiley

 

Po trop... ikut te trishte, pse nuk i beni nje vjershe ? Edhe ajo e meriton njecke. Bejeni me arushe pellushi, she loves them.

Tropizmes i vje onash ti, do te ta bejme ty vjershen...po edhe mund te mos ta bejme se eshte pak e sikletshme faktikisht te besh rime me mbiemrin tend...

Eh ç'merrem dhe une me kalamaj kopshti. Dine kalamaqerit te bejne shaka mo ? Dine ore, si s'dine :

Gimi ha akullore
Merita ben punedore
Berti mbledh lulebore
rrofshin pushimet shkollore.

qingj i vogel 97 be be ba

C me shikon ashtu trishtushem be be ba

eja shkojme bashke ne are tring tring tring

une mbledh lule ti ha ... bar tring tring tring

o sol nuk me duket si nerguti ky, vec ne paste ngrene pa dashje ndonje oposum e t'i jene bere qimet gjemba.

ky eshte poeti i perpelitur, mbrojtesi i paepur i graalit te shenjte. ky eshte matadori, liberatori, vibratori i shpirtrave femnore. cun i bukur, por pak topall.

ps: 97, ti e kupton besoj qe na ke shpetuar nga sekelldia e te qenit (,) per ca kohe pike pike pike

Tropizma, e kam thene une qe ti di te besh shaka sic i kam qejf une, je vertete mendjeshkathte.

Well, fjali lapidare kjo "cun i bukur, por pak topall". Nqs e ke me copyright, eshte shume origjinale. Me pelqejne kesi perkufizimesh, disi te shfazuara.

Nuk e kapa mire kete ps, po s'e ke bezdi, ma thuaj tek veshi. Nganjehere im Tru (ky eshte i dashuri im) fle gjume dhe nuk degjon mire c'i thone.

Si s'na late nje teme humori per te qene ... apo s'me duhen ca doza sot ...

 Jo moj, une thashe ka nderruar preferenca. Le tashi se s'ja vlen te zihemi per solin Big Grin

Irushe, po c'jane keto llafe mi patriote smiley  Po s'e bejme gjakun lab uje per dava ... kengesh, kengesh smiley

po shyqyr bre qe na u shtrove ne sofra i paftonjur, thonja, se s'kish kush te na e merrte llokmen nga goja bre lalke, ishim dengellisur.

...na kishte kapur keshtu nje siklet, nje onui, nje zagushi, e kishim ferkuar veten deri ne piken e dhimbjes, kur ia behu ai, qe iu befte dita njemi, atij dhe trurit te tij...

me shume dashuri kjo, topke verdhacuke, si thote jeruzalemi.

 

Ndonje superior te mos bjere pre e provokimeve ????

 Monda une ika tangoing sa te ftohen gjakrat smiley

Sol, ne mengjes transmetohet ky emis? tani s'e degjoj dot, se jam me cel, po debati m'u duk fort i ndezur si per teme humori qe ishte. u bera kureshtare. smiley

Ç'eshte ky flamur qe me ka dale mua ketu, mu? Une s'kam bere xhap nga kuzhina ime mbreme! smiley

Lere, lere mos m'i kujto se me ka shkuar mendja keq per ca brinje qengji, po nga ato te Llogarase, ama! Edhe kockat do t'ia pertypja gjithe qejf! smiley Me duket se e kam nga celulari, meqe e kam ble ne Greqi, dal me targe greke. Se mire qe PPU-ja na ze kohen ne orarin zyrtar, po as ne darke, kur s'kemi kompjuter s'na rrihet pa te. smiley

O arber ca ore do nisni sonte? Kom qejf me ardh t'enjten po me kusht qe t'pime aty posht dhe t'flej po te radio une ate note se s'ia vle me ardh ke 21shi per dy ore gjume.

Sukseskse sonte. Po ashtu ruje emisionin te desktopi i kompjuterit qe incizon se ta upload une qysh neser ne sabah!

Do jem ne ndiqgjim.

aida, HERO-in eshte emision i mbremies se vone, per mua me i miri. Ka ndonje te mete te vogel teknike (se radio indy eshte helbete) po nga substanca eshte tulle.

arber, thuji culit t'i rrije me afer mikrofonit se ndonje nate degjohet si me qen te shpella e Shanishase.

Blend, po ma thua sikur te jete nga ata emis. me pulle te kuqe? smiley muzika po me pelqeka, se tani po e degjoj. vetem zeri i atij tipit qe del here pas here sikur me vret pak veshin.

hehehe, jo jo, perkundrazui, eshte bash edukues si program.

....sol....nigjoi kritikat dhe nxirr mesime....jeni akoma te rinj ne zanat dhe tingello keq kunderkritika ne maj te gojes....

ardi jon, duke marre te mireqene qe jemi "te rinj ne zanat", a ka munesi te evidentosh kritikat? Se tingellon pak keq te etiketosh si kunderkritike dicka kur me pare nuk ka patur kritike.

Hiç ,kot fare...ishalla qeshni ju vete Sol ..ose me mire perkufizimi i humorit e ç'ka me ben per te qeshur eshte kaq i ndryshem...Atmosfere si zakonisht prej centri sociali...djema qe po kerkojne e po kerkojne e gje sìpo gjejne...sepse nuk dine se ç'kerkojne....trishtim kjo gallate e madhe...

O Zana, je e para qe e kupton, po ta them me dashamiresi te madhe dhe me sinqeritet. Ne fakt gjithe emisioni dhe te gjitha ato shkrimet qe perceptohen si "humoristike" ne te vertete jane nje dimension (disi i sforcuar) i nje trishtimi te madh. Por do te kemi kohe te flasim per te, me vone.

Faktikisht nuk jemi komediane, dhe nuk pretendojme te bejme komedi. Per ate mund te shohesh portokalline, apo pallatin 176, apo shi ne plazh a ku di une. Ne kemi tjeter momentum, tjeter impuls.

Eshte hera e pare qe e them kete, dhe nuk kam per ta perseritur me, se i del boja.

O Blendi kam nje ankese, ky Ll pse fshin vetem deklaratat e dashurise ndaj meje??

 Po rri tani sol mos genje smiley

Edhe ate e ka bere?  smiley

Irushe, qysh do ia gjejme anen ketij Llukanit mi?

Pse ti gjej anen moj, une kam te drejte ! C'hyn korrupsioni ketu? 

Drejtesia eshte e verber, Irushe smiley 

Kjo e Llukanit eshte dhe shurdhe smiley

Emisioni ishte aq tulle, sa me ra ne koke dhe me la top... ne gjume! smiley Po vetem per te qeshur nuk me beri, ama... Kenges se Andi Shkozes ia kishin gjet vegjen, po sec kishte dicka qe nuk shkonte, qe ngecte, sikur batutat  i nxirrnin me zor... Pastaj, kater meshkuj m'u duken ca si shume se ndonjehere, kur ia keputnin muhabetit per qejf te tyre, duke harruar qe ishin ne radio (shpresoj te mos ishte ky synimi, se ndryshe mbledhja do t'ia kishte arritur qellimit smiley ) ngjante si pazari i vjeter ne kohe te Zogut.  mgjth. po te zgjidhnit dicka tjeter dhe te tregoheshit me origjinale se radiot e tjera ( se keto grumbullimet radiore jane bere te modes tani), do te ishte me bukur. Congrats, guys!

dhe qe une e lexoja hero ne Gaza smiley

Eh, sikur s'na dalin "heronjte" tane ne, qe te shkonin cunat gjer ne Gaza? smiley Kurse mua tani m'u kujtua qe Gaz-51 kane qene ca makina te vjetra ne kohen e xhaxhi Enverit dhe ishte tmerr kur vinte nje syresh ne lagje,  se o sillnin lajme te mira ( xhaxhi ose teta X do te ngrihej ne parti) , o sillnin lajme te tmerrshme ( ai kulaku e hengri) 

Nuk e  di Aida  as vete  pse e lexoja ashtu, mbase se me  eshte bere zakon qe nga koherat kur, me nje sy lexoja shkrimin, me syrin tjeter shikoja mos me kapnin rob ne internet ne orar te punes...

Po sigurisht qe e di sec eshte gazi 51

 Une sugjeroj qe flokenaja te behet pjese e emisionit me rubriken letrare smiley

He, ate friken, vetem sot s'po e provoj, se s'kam shefa neper kembe, cuditerisht... uuu ca qejfi qeka! Mgjth. kam nje mal me raporte, s'po iki dot qe ketu... :-D

Aida smiley jemi bashkevuajtese

Iris rubriken letrare mund ta mbuloje fare mire soli, i cili mua me duket se talentin qe ka ne proze e keqperdor me artikuj te pergjithshem, jo se keta artikuj nuk jane te mire, pekundrazi, i lexoj me kenaqesi, por mendoj se do te spikaste shume sikur te merrej me prozen...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).