heart of darkness

Shtrat i ftohtë. Fortesë e ngurtë. Përreth asnjë pipëtimë. Prapësi e lagësht. Lëvizje mekanike, kërcitje kockash. Frikë nga errësira. Nga foljet, nga fjalët, nga fajet, nga faljet. Zukatje insektesh, fluturakët e mallkuar të ngjitur pas murit. Pllaka të ftohta, si plaka nervoze, bardhësi e zymtë, kohë e pa orë. Zvarritje e zhurmshme, frymëmarrje e rëndë. Çorientim total. Krahet tepër të shkurtër, forca e mangët. Zëri i pamjaftueshëm qoftë dhe për një fjalë të vetme. Qiellza e thatë, përtypje e vështirë. Nevojë për prekje. Buzë të njoma. Gjinj të tendosur. Seks i lagur. Mbyllje sysh. Puthitje qerpikësh… Mbi qepalla ju formuan një mori rrathësh të errët që s’ndalnin së renduri përbrenda mbi lëkurë. Ai u shfaq menjëherë, kur ajo po mendonte pikërisht nëse ai do të vinte apo jo.

- Heshtja jote më vret! – tha ai duke u afruar pranë trupit të saj krej të zhveshur.

-Më duhet të të vras atëherë pasi unë nuk të dua! – ju përgjigj ajo.

- Të duhet të shkërdhehesh me dikë tjetër që të kuptosh që më do?

Ai e puthi mbi buzë, e kafshoi ëmbël në faqe dhe gjarpëroi gjuhën mbi qafën e saj të bardhë. Ajo rrëshkiti duart mbi trupin e tij dhe i shtrëngoi seksin. U puthitën pas njëri tjetrin përfundimisht. Ajo rënkoi kur ata nuk ishin më dy. E shtrëngoi pas vetes dhunshëm. I zgjati buzët mbi syrin e saj dhe me tre zëra të ndryshëm i tha mbi të:

- Ti je e imja !

Por ajo i trembej atij : ai ishte i frikshëm dhe shumë I bardhë si kokainë.

- Çfarë je ti ?- tha ajo e trembur.

- Nuk e di. Unë jetoj brenda teje. Jam i lidhur me zinxhirë neuronesh dhe ndjesorë të pazbuluar. Kur ti mbyll sytë kalëroj mbi dopaminë dhe vij tek ti.

Ajo ndjeu se kishte kontroll mbi të. Në fund të fundit ne jemi të gjithë zot të dikujt. Prej luginës së gjinjve të saj, ai dukej dhë më i bukur përgjysëm i zhytur përbrenda saj.

Çapitje në korridor. Ajo i hapi sytë. Ai u zhduk sakaq.

→┴∆ ±↑¥

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).