Guximi për të shpresuar


Të nderuar miq.

Javën e parë të nëntorit patëm fatin të jemi
dëshmitarë të një fenomeni politik. Fitorja e
Barack Obamës përbën triumfin e shpresës
mbi cinizmin, historia e tij mishëron ëndrrën
amerikane. Ne kemi kënaqësinë t'ju
paraqesim në shqip librin që e frymëzoi
ndryshimin. Ju ftojmë në prezantimin e
botimit shqip të librit të Presidentit Obama,
"Guximi për të shpresuar", një vizion
inteligjent dhe njerëzor i politikës së të
ardhmes. Me praninë e Ambasadorit
amerikan në Tiranë, Z. John Withers.
Të Hënën 17 Nëntor, ora 15:00
Salla Balsha, Tirana International Hotel

Ju mirëpresim.
Enti Botues “Marin Barleti”,
Botimet “DUDAJ”.

59 Komente

Fitorja e Barack Obamës përbën triumfin e shpresës
mbi cinizmin, historia e tij mishëron ëndrrën
amerikane.

Urime për botimin, po me gjithë mend e kini???

 

Falemnderit, Brisku, por ne shqiptarët, si rracë e pastër superiore që jemi, nuk kemi nevojë për nga këto shembuj. Se ne guximtarë jemi që kur lindim. Eshtë dhe me epos. Për më tepër gjithë bota e njeh superioritetin tonë dhe na hap rrugë sapo nxjerrim një fjalë nga goja.

Akll mos ngri topa për t'i zhytur vetë.

Ka njeri të më argumentojë se pse rasti Obama përbën triumfin e shpresës mbi cinizmin? Apo pse historia e tij mishëron ëndrrën amerikane?

- për shkak të klasës sociale prej të cilës erdhi?

- për shkak të ngjyrës së lëkurës?

- për shkak të suksesit që arriti? (duke e parë këtë të shkëputur prej atyre dy pikave më par&eumlsmiley

 

Rasti Obama eshte nje triumf i dyfishte: triumf i Individit Obama  ne garen me McCain ,pra i INDIVIDIT me NGJYRE  dhe   e lidhur ngushtesisht me te paren por ne nje sens me te gjere, triumfi  apo meshirim i american dream, i asaj endre  qe edhe nje njeri  qe vjen nga zero ( ekonomikisht, si origjine dhe status social) fale aftesive individuale dhe mundesive te  barabarta,  mund te shkruaj nje histori suksesi.

Qe kur Obama u zyrtarizua nga konventa si kandidati i DP, jo vetem opinionberesit amerikane por mbare opinioni mediatik i botes  demokratike u grish ne kersherine se cili do te ishte fati dhe fundi i kesaj gare: Obama apo McCain? .Dhe jo rastesisht.Ne gare ishte nje NJERI ME NGJYRE dhe  DEMOKRACIA amerikane ishte perpara testit te vetvetes: a do te mund te kaperxente Obama barrierat e racizmit te fshehur por legalisht te paparanueshem? Them racizem i fshehur sepse sado demokratike te jete shoqeria amerikane dhe sado politiksht te afishohen mundesite e barabarata, praktikisht ndjenja e recizmit dhe diskriminimi per shkak te ngjyres jane te shkruara thelle ne mentalitetin e shumices dhe steriotipet e trasheguara jane nje konstruksion qe nuk shprebehen lehte dhe aq me pak vetem se shoqeria me ligj e denon racizmin..

Nga koha kur M.L.King deklaronte I have a Dream e deri ne ditet tona shume gjera kane ndryshuar.Shoqeria e shanseve te barabarta ka bere qe qindra e mijra perfaqsues te “klases”  se  afroamerikaneve te shkeputen nga sistemi getos dhe te ngjiten ne shkallet me te larta te hierarkise stausore dhe politike por askush deri me sot nuk ka  arritur te shkeli ne Te bardhen Shtepi amerikane dhe te marri ne dore fatet e supershtetit dhe botes.

Triufi Obames eshte sa personal, pra fale personalitetit dhe aftesive te tij konkuruese aq edhe triumf i demokracise e cla kaloi nje nga testet me thelbesore te funksionimit te saj.

Rasti Obama perben triumfin e shpreses se qindra miliona njerzve per nje bote me te mire, me paqesore, per nje shoqeri me pak te pabarabarte, me me shume shanse per mireqenie dhe mobilittet social.

Eshte trimf shprese sepse ato cfar ka premtuar gjate fushates elektorale (ata qe kane me shume informacion, jane ne gjendje te flasin me shume ne kete pike) jane perceptuar si fillimi i nje ere te re ne politiken e brendshme dhe ate te jashtme te USA. A mund ta pranojme apriori kete  profetizim??

Nje gje eshte e sigurt: Obama triumfoi mbi dyshimet e momentit.Por a do te triumfoje mbi sfidat ekohes dhe a do ti permbushi pritshmerite kaq te larta per nje CHANGE WE NEED??

Le te shpresojme...

 

Bobo çfare dacibaosh ! Hiqni dore nga keto stile e menyra fjalesh, ai shushkoja i shtepise botuese bashke me kete spiritus me lart. Nuk e vini re qe keto menyra jane qesharake ?

Fjali te tilla si :

"Rasti Obama perben triumfin e shpreses se qindra miliona njerzve per nje bote me te mire, me paqesore, per nje shoqeri me pak te pabarabarte, me me shume shanse per mireqenie dhe mobilittet social." (spiritus)

dhe

"Fitorja e Barack Obamës përbën triumfin e shpresës mbi cinizmin, historia e tij mishëron ëndrrën amerikane." (Dudia)

jane fjali qe i perdorja une ne hartimet e klases se gjashte kur flisja per arritjet kolosale te planit te trete pesevjeçar, nen udheheqjen e lavdishme te Partise dhe te shokut Enver.

E di si me duket Shqiptaret ne kete histori ? Njelloj si Francezet : 86% e francezeve kane qene pro Obames... por per ne Amerike ama ! Sepse ne France, nga 520 e sa deputete, ka VETEM NJE DEPUTET TE ZI !!! (madje edhe ajo çokollate, jo plotesisht).

I kam shume qejf keta internacionalistet : sa kohe qe nuk ndodhin kesi gjerash ne vendin e tyre, bejne gam-gam. Por kur iu plas shashka ne dore, rrine duke thene : jo ore jo, se shpirti i shqiptarit eshte keshtu e ashtu.

O njerez, merrni persiper bindjet tuaja ! Nese ju s'duroni te keni per president arixhiun qe shet tek fusha e sportit, mos perrallisni atehere mbi ç'ben Amerika. Kjo eshte hipokrizi.

Une per vete, e di shume mire se nuk mund t'ia jap voten nje Xing Xang Xungu, te birit te nje Xang Xung Xingu qe ka zbarkuar ne Tirane per te shitur çadra shiu. Keshtu qe edhe per ne Amerike, une rri urte e s'behem trim teletajpi.

Qashtu. 

Sa e ngjashme është gjuha e propagandës, kushdo që e përdor...

 

Seç kishte një kor fëmijësh zezakë që i këndonin mistër Obamës mu si yllkat tona dikur xhaxhit, dhe u çanë emisionet e lajmeve duke u bërë reklamë. Ishte shumë bukur, shumë prekëse, tamam paragjendja e duhur për t'u gjendur në guximin që do kurdisë shpresën. 

triumfi  apo meshirim i american dream, i asaj endre  qe edhe nje njeri  qe vjen nga zero ( ekonomikisht, si origjine dhe status social) fale aftesive individuale dhe mundesive te  barabarta,  mund te shkruaj nje histori suksesi.

E para njëherë, ëndrra amerikane është sajesë propagandistike. Nuk ekziston.

Mund të të numëroj unë 10tra perandorë që ishin bij fshatarësh. Kjo "gjë" ka kohë që ndodh dhe vërtetohet duke u përsëritur historikisht. Veç nuk mund t'i dinë këto të dhëna, shumë persona që kanë lindur dje*.

Gjithashtu edhe një president me ngjyrë, madje i votuar prej të bardhëve është bërë realitet tjetër kund.

Nuk shikoj ndonjë arsye të mitizohet Obama me fjalor të tillë si "triumf shpresës" dhe "mishërim i ëndrrës". Dhe pikërisht mitizohet prej një pjesë të madhe të atyre që çmitizojnë tjetër gjë. Kjo vetëm e rastësishme nuk është.

Rasti i Obamës është thjesht sukses personal. Nëse e lidhni me rracën nuk e interpretoni dot pa racizëm.

*personat e lindur dje, janë një qënie e re që nuk e kanë idenë se kush janë dhe nga vijnë. Kjo i bën të "lidhen" tepër emocionalisht me të sotmen, apo produktet e të sotmes.

 

Lst_tekst & XYZ 

Te thuash JO per dicka (ose ky eshte stil propagande & hartimesh&nbspsmiley nuk ke thene asgje.Fare fare fare ASGJE. THJESHT TREGON SHTERPESI ARGUMENTASH OSE PERTACI PER TE PARE PERTEJ hundes megalomane.

Ketu eshte Rodi-ketu jepini argumanetat tuaja por jo kaq qesharake dhe femijenore si ky:

-Nese nuk duroni te keni President arixhiun qe shet te fusha e sportit, mos perallisni atehere se c ben Amerika!

Po arixhiu qe shet te porta, o i bekuar, eshte i nderuar per punen qe ben dhe aq. Nese ty Obama te duket ndonje shites nga ata te Gabit qe e moren dhe i thene :Ty te duam President,  je akoma ne gjume dhe po shef endra me xen xan xin.

s'e di pse s'më doli komenti, po ja dhe njëherë

 

I nderuar spiritus, do isha mirënjohës të mos më vinit në një kategori me gjithfarë tipash. Nick-un ma shkruani siç e kam, përndryshe nuk do t'ju përgjigjem më. Nuk di të ketë patur "shterpësi" apo "megallomani" në ato që thashë. Ju lutem t'i drejtoni akuzat e rastit atje ku e kanë vendin.

Nëse ka ndonjë të pavërtetë, sipas gjykimit tuaj, në ato që thashë, bujrum t'i diskutojmë. Flm!

Ne fakt, mire e ke : pertoj tani te bej ketu listen e njeqind e dy mije arsyeve pse duhej te fitonte MCCAIN.

Por, sinqerisht, nuk kam ndermend te diskutoj gjate me ca e ca qe kalkojne keto zgjedhje ne peizazhin shqiptar. Ti dhe ca te tjere ketu nuk jeni dhe aq te perparuar ne keto çeshtje, kete ta them me bindje. Puna e disave ketu eshte se kane vene shenja barazimi kot me kot :

Republikane = te djathte = PD

Demokrate = te majte = PS

Te diskutosh keshtu, eshte te humbasesh kohen kot.

Dy gjera jane harruar ne kete mesele :

1. Obama & company NUK jane as komuniste dhe as socialiste. Diten qe Obama do te behet komunist, ai do ta kete nje plumb rreze veshit. Ne Amerike, nuk shkojne pallavrat e berishave apo ramave, kane terezi tjeter ata.

2. Obama & company do t'ia ndryshojne faqen botes. E RREME ! Amerika ngelet Amerike. Te gjithe ata qe nisen nga iluzione alla Bob Marley dhe Jimmy Hendriksi, fluturojne neper hapesira galaktike (pasi kane thithur mire e mire "mallin", of course). Iluzione bejne dhe Europianet, iluzione bejne dhe arabet, iluzione bejne dhe ruset.

 

Ketu do te jemi dhe do ta shohim qe Amerika do te jete po aq e urryer nga Ruset, Arabet apo altermondialistet europiane. Nese keni pasur dyshime qe deri me sot, bota kishte probleme vetem me George Bush dhe jo me vete THELBIN E AMERIKES (qe eshte liria me çdo kusht), shume shpejt do ta shihni qe Ahmed Nexhadi dhe ai torollaku i Venezueles do te vazhdojne ta quajne Ameriken Satan.

Na e kane shitur George Bushin si demon. Dhe shume prej jush ketu e keni ngrene kete karrem. Por kleçka qendron diku tjeter : AMERIKA DO TE URREHET GJITHMONE, me Bush apo Obama ne krye, nga te gjithe ata qe nuk e njohin fare lirine.

Ku e kam fjalen ? E kam ketu : ne keto kushte, kur asgje nuk do te ndryshoje ne imazhin e Amerikes, perse ca shqiptare vazhdojne te ecin perkunder interesave te tyre te aferta, dhe perse ndjekin qellime te larta kantiane qe nuk do te zbatohen asnjehere ? Nese s'e ke marre vesh ti shoku spiritus, mbreti i filozofise eshte HEGELI dhe jo KANTI. Megjithese Kanti eshte shume i mire per te na dhene nje ndergjegje te qete, te lare nga mekatet.

Etj. etj. 

Pikerisht se te perceptoj jo si gjithfare tipash ne qarkullimin virtual, por te hapur ne mendje dhe joparagjykues tu drejtova, i nderuar losttext.Nuk ngrita akuza, thjesht komentova atoqe ju shkruajtet dhe pata pershtypjen se ironizuat komentin tim.Nese eshte keshtu, ironizimet, etiketimet,paragjykimet etj. pa u futur ne substancene asaj qe diskutohet i vleresoj me shpirmtmadhesi si fjale ne ere.Po te isha me me nerv , do ti quaja ndryshe ato keshillat exkathedra (te kujdoqofte)se si duhet te gjykojme dhe shkruajme.

Jam ketu ke Peshku me mendimin se perballe kam ca njerez me mendje te hapur dhe me nje barre mend, qe mund te shpreh mendimet e mija per ato tema ku kam te them dicka dhe te verifikoj se sa prane jam te vertetes.Ne se dikush mendon se ka ne dore monopolin e te vertetes eshte e kote te diskutosh.

Nese dikush me nje lehtesi te papaerballueshme skualifikon komentet alternative si hartimin e radhes, perseri eshte mjerim i mendimit kritik.

PS: keto jo domosdoshmerisht te adresohen vetem Ty!

Cfar te diskutojme? Ate qe ti e quan gjuhe uniforme propagande , une e shikoj ndryshe.Pertej propagandes (nuk perjashtoj qe te kete edhe propagande ne kete argument) me intereson thelbi racional i nje problemi qe po dikutohet gjeresisht ne opinionin mediatik dhe ate politik.

Nese do ishim perpara nje fakti te tille: turmat ne sheshin Skenderbej, ne Paris apo  NY do therisnin ne ekstaze: duam nje  president  rom sespe kshu na pelqen, vertet do kishim rastin per humor, romuze dhe teater.

Ne jemi para faktit se si mekanizmat e demokracise, te konkurences se lire te individeve(pavaresisht nga ngjyra) -programeve dhe ekipeve prodhojne nje president me ngjyre.A nuk ehste triumf mbi racizmin e gdhendur ne shpirt, ne mendje dhe 200 vjet tradite??

Ky eshte argumenti.

PS: Losttext-Ok me Nick?

Racizmi dyqind vjet tradite ? Gje e re kjo. Historia e botes filloka nga viti 1800 e kendej. C'ka pasur me pare, who cares !

Sa per triumfin (ngadhnjimin, shqip), dua te te them qe Oprah Winter, nje shushke qe trullos dhe çorodit nje popull te tere ne mes te dites, ka bere per Hysen Obamen 1 milion vota ! Merre me mend ! 1 milion kunguj para TV, fulçite e mbushura me kokoshka, duke u terhequr per hunde e per leckash per te vajtur ne kutine e votimit. Nje milion gomere qe votojne per ngjyren e buzkuqit te Winterit apo per syte blu te atij Kaprios.

Eh demokraci he ta puthsha ballin !

Alexis de Tocqueville duhet te jete tani duke zene krimba nga sikleti.

 

spiritus, unë vetëm një rresht përdora për të vënë në pah stilin propagandistik të pjesëzës së servirur në hapje - nëse do kisha ndonjë gjë me ato që thatë ju, do ju drejtohesha personalisht. Më tej e ilustrova fushatën propagandistike me shembullin e korit të fëmijëve zezakë. Kaq. Nuk u mora me stërhollime e përsihatje mbi rolin e demokracisë apo të ëndrrës amerikane.

ky XYZ ja fut pordhes kot fare (me falni fjalorin)... argumentet e ktij ngjajne me kulluese makaronash... kane aq shume vrima e supozime ne ato qe thot por prape vjen ktu e ben sikur eshte profesor ne ndonje universitet per US Foreign Policy. hajde merre vesh!

I nderuar sankylot XYZ!

Ke gabuar adrese. E kuptoj qe rrekesh te komunikosh me Hysni MIlloshin me keto argumaentat idjote  Republikane=te djathte=PD Demokrate=te majte=PS .  Kjo eshte menyra jote tipike arbitrate dhe futja kot per t e debatuar.Ne komentin tim jo qe nuk duken fare keto aludime por as ke per ti gjetur kurre.

Ti pyet: A do jete Amerika ndryshe me Obamen? Apo perseri do demonizohet?

Pikerisht ne fund te komentit 2.49 shkruajta:...ardhja eObames ne krye te SHB po perceptohet si fillimi i nje ere te re ne politikene brendshme dhe te jashtme te USA.  A mund ta pranojme apriori kete profetizim?

E keqja eshte se disa kane sy te lexojne vetem disa paragrafe dhe jo integralisht komentet.Aq me pak frymen e komentit.

I gjithe komenti yt ngrihet mbi argumentin fallco: Spiritus & Co po ngazellehen kot me kot me Obamen, duke kujtu se ne krye te Shtepise se Bardhe ka shkuar Hysni Milloshi!!

O tempora. o Mores!

Nje gjysem i ditur eshte gjithmone nje debatues i keq edhe kur permend Hegelin dhe Kantin.

PS: shoku XYZ me i mire eshte Makiaveli me Princin.Ulu dhe lexoje mik dhe hajde me i pergatitur ne seminarin e radhes!

 

96% e zezakeve votojne per Hysenin.

Racizmi po jep shpirt.

HALLELUJAH !

 

Spiritus, po shikoja Rocky IV, nuk e di çfarë më shtyu... aty brenda ke të ilustruar rastin klasik të propagandës shtetërore.

Obama si person, në mënyrën si është shitur, nëpërmes sitave të ndryshme televizive, del të jetë thjesht propagandë. Madje dhe në mënyrën sesi shikohet.

Si ka mundësi që nuk po flet kush e të thotë se çfarë ka ndërmend të bëjë nga ana politike, çfarë masash ka ndërmend të marrë, ku qëndron suksesi? Ndonjë batutë me vend që ka thënë, ndonjë fjalim me idetë e veta që ka mbajtur etj etj. Këto të gjitha kanë rënë nga sita e mendjes së obamistave. Po bëhet produkt mass-tërbimi.

Obama po reduktohet në "një person me ngjyrë që u bë president dhe kjo është wow!" Tejet patetike më pas: Yes we did it? What the f did WE do?

Po ty J, te vjen inat se Obama u be president?

Vallahi ti plako nga inatet "absurde" vetëm një mbaj akoma me vetëdije: futbollin, veçanërisht kur luan Hollanda.

Gjithë inotet e tjera nuk i njoh.

 

(cdmt "absurde", gjasme absurde por jo absurde? shume e thelle kjo. shumica e njerzve e kane problem to get their head around absurdes, vajhalli "absurdes". imagjino kete ""gjasme" "absurde""... ja thyen qarkun robit me kete..)

dmth pergjigja nuk eshte 'jo', kategorike.

Po duhet diçka metafizike në jetë, përtej të përtejmes së njohur.

Disa kanë zotin, të tjerë ndonjë hobby, krijime etj. E thoshin latinët: "Besoj sepse është absurde." - credo quia absurdum est

Kam pershtypjen se latonet kuptonin dicka tjeter me 'absurdum', nga ajo qe kuptohet sot (sipas kafkes). Pastaj, te besosh ne dicka sepse eshte absurde, eshte absurde.

dolem prej temes.

dmth te te vij inat se Obama u be president, per ty eshte absurde, apo "absurde"?

Kush e di nga ju se Obama: 
- Nuk eshte perfaqesues i afro-amerikaneve. Eshte bir i nje te ardhuri nga   Kenya qe u martua me Amerikane e kshu siguroi qendrimin ne Amerike. Nuk ka asnje lloj lidhje me amerikanet me ngjyre pervec se ngjajne nga ngjyra.

- Ka financuar kusheririn e tij te behet president ne Kenya

- Deri ne moshen 10 vjec ka qene nxenes i shkelqyer ne  nje shkolle islamike

Pastaj nga toko:

Ne vashdim te se kaluares se Obemes. E jema ( ndaj se ciles ai ka shume respekt ) ka qene marksiste ( vitet 60, hippite etj etj) Edukuar me kete fryme ai nuk ju fut karires se juristit por "community service" nje tip ideologjie e majte shume afer me teoritte marksiste, ne drejtim te luftes kunder borgjezise se pasur dhe teorise se klases punetore ne udheheqje.

Nuk e di po mua s'me vjen ere e mire .... mandati do t'na tregoje (mandatat) tani..

23, po mirë, ti nga cili pozicion flet plako? Se duhet me i dit koordinatat; Je nga ata që YES THEY DID IT? 

 

O ju te bekuarit e peshkut (admins dmth.)  Nqs doja te ndiqja nje blog te Obames, do shkoja tek Huffpo, apo dkos.  Vallai me keto artikuj njeri pas tjetrit per prez-elect, aty aty jeni me ato blogjet qe permenda me lart smiley

Nuk kam gje personalisht kondra se vate kjo pune dhe zgjedhjet mbaruan, por pikerisht se mbaruan zgjedhjet s'ka nevoje (mendoj une) per fleta lavderimi te peshku. 

Nga ana tjeter nqs ky "artikull" eshte reklame per librin, s'ka ndonje gje te keqe vecse ... tak tak: kush eshte? Pragmatizmi.  

Dhe te na privojne nga komente si keto?

[Obama] Nuk ka asnje lloj lidhje me amerikanet me ngjyre pervec se ngjajne nga ngjyra.
 

hehe, kjo eshte si puna e Bushit, kur thoshte psh "Most of our imports come from abroad".

Tani, tekstualisht mbase tingellon pak cuditshem.  Por ti mos e hiq jashte kontekstit ate fjali.  Ne kuptimin qe sterfisi i Obames nuk u soll me zinxhire ne US dhe nuk perjetuan skllaverine apo segregimin.  Edhe nje halle qe ka ketu, ndonese pa dokumenta, jeton ne Public Housing lol.

Obama pastaj, nga ana e bardhe del kusheri me Dick Cheney smiley

Nejse, mo xhibo, une e kisha fjalen per tematiken.  Po meqe u ndodhem ... "change, change, change" dhe te pakten 60% e administrates se tij tani per tani eshte mbush me Klintonista.  And how about Hillary Sec of State? smiley

nuk e di J, nuk mund t'i pergjigjem asaj pyetje, pasi nuk i njoh kta tipat se kush jane, kshtu qe kur thon "Yes, we did it", nuk e di se cfare i referohen. I dont know what it means to them... it might mean different things to different people...

nuk e di nese u sqarova,

por si mundet nje here, te te pyes dikush se nga cili pozicion flet, edhe ti te pergjigjesh "po nga cili pozicion flet ti? sepse duhen ditur koordinatat me para para se me te thene se nga cili pozicion flas une". Cik si vl lesht nuk te duket? Ndoshta bera gabim qe te pyeta.

lol po është artikull blogu moj Monda. Peshku i nxjerr automatikisht. Mos e bëj dhe ti si fetarët e fsh. që ankoheshin te forumi ateist që nuk i linim rehat as për ramazan.

23, nuk kam inat mer lal përfundimisht me Obamën, sepse është absurde të mbash inat. + unë jam pro, shumë pro politikave të Obamës.

Veç fjalori i përdorur këtu më bëri përshtypje.

Aha, u kerkoj ndjese te bekuarve pastaj smiley.  Ok, pastaj do e nxjerr inatin me automatikun, dmth me automatikishtikun smiley.

OK, se kjo bisede lindi pa dashje. Nuk kisha per qellim ta postoja kete artikull, une thjesht po mundohesha te printoja tekstin e fteses dhe perdora (pa sukses) blogspot-in per ta formatuar sic doja.

Tekstin e kam shkruar une, dhe PO, losttext dhe J., eshte goxha i sheqerosur, gjithesesi te mos e qesim nga konteksti, eshte nje ftese qe iu eshte derguar diplomateve, parlamentareve, krereve te institucioneve etj...

Kemi punuar fort qe ky liber te vije ne shqip, pa e ditur nese Obama do fitonte apo humbte, per shkak se kemi besuar qe guximi i tij per te garuar per President against all odds eshte frymezues edhe per ne si shqiptare - gjerat qe duken te pamundura mund te ndodhin -  Shqiperia do te behet! Sepse, e di cfare cuna e goca, gjej qe ne si shqipo kemi me shume nevoje per Change we can believe in sesa amerikanet. Jemi ne krize besimi...nga maja e thanes nuk duket, por jemi ne krize per besim tek njeri tjetri, tek vetja, tek Atdheu.

Prandaj, ndoshta tingelloj pakez i stonuar ne ftesen per shkak se gjysmen e jetes e kam kaluar ne amerike. Dhe harroj qe shqiptaret jane me cinike (komentet e peshkut ma kujtojne kete fakt), megjithate, ShBA-ja eshte atdheu im i dyte, Obama eshte edhe Presidenti im, (and he's one cool cat), ndaj nuk e kam patur me gjasme kur e shkrova ashtu.

Sa per ate qe Obama do ndryshoje menyren sesi bota shikon ShBA-ne, kjo ka nisur te ndodhe tashme. Dhe une shpresoj e lutem per kete. Nihilistet ne djall vafshin!

E dini kush e ka perkthyer kete liber?  Ai cuni, dora vete Erion Veliaj. 

Jo, jo nuk e ka perkthyer Veliaj, te kane keqinformuar shoket, e ka perkthyer nje zonje, perkthyese profesioniste.

Megjithate, argetuese menyra sesi e thua, "A e dini kush e ka perkthyer kete liber?"...lol

Atehere vetem ka dhene parate pra, per daljen ne drite te ketij libri.  Se ftesat po i ben ky cuni i Sorosit dhe eshte i eksituar qe me ne fund ky liber doli ne drite edhe shqip. 

Prap gabim. Parate per perkthimin i ka dhene departamenti i shtetit (ShBA).

Ju keni nje tabiat te keq qe thurni lloj lloj teorish konspirative, po ne c'taksirat kemi te sqarojme hamendjet tuaja te semura?

Departamenti i shtetit??  Ke genjen ti mer? Hahahaha...

Cuni shkon kudo dhe promovon librin, shprendan dhe ftesa, ky thote departamenti i shtetit... hahaha, o koke, nuk e di me ke po flet ti...

Po jo pra jo, nuk genjej. Departamenti i shtetit e ka sponsorizuar botimin, pa e fshehur aspak kete fakt. Nuk do zbras timen te mbush tenden une... le qe ti e ke te mbushur.

kemi besuar qe guximi i tij per te garuar per President against all odds eshte frymezues edhe per ne si shqiptare

Si mer Blend paska garuar against all odds?! Cilat odds paskesh pas kontra, faktin qe ishte senator, apo faktin qe kishte mbeshtetjen e ca kokave (Warren Buffet and Co.) qe s`ja merrte mendja kujt pse do rreshtoheshin pas senatorit fringo te ri. Apo faktin qe "mundi" Klintonin femer me nje lehtesi te padegjuar (ekipi i tij brenda nje kohe te shkurter ishte i afte te mblidhte rreth 40 milione dollare ne muaj!).

 

Une e kuptoj edhe entuziazmin tend, edhe idealizmin, edhe perpjekjen fisnike per te ndryshuar dicka ne llucen ku ka ngecur shoqeria shqiptare, dhe ne qofte Obama ai shembulli qe ju ka munguar deri tash, shume bukur, del e tepron per mua...

 

Sa per change, meqe shprehesh qe ky pikerisht qenka libri qe e paskesh frymezuar kete change, (sikur ndryshimi te paskesh ndodhur nderkaq), ja po te them qe asnje lloj ndryshimi s`ka ndodhur. Ndryshimin do e besojme kur ta shikojme. Mbeshtetja nga populloria s`i mungon Obames, sepse ne fakt ajo s`ka c`te beje tjeter, vec te duartrokase retoriken shpresedhenese te ketij te fundit, e te shtrengoje rripat. Se sa, e deri kur, kjo mbetet per t`u pare.

Mua garimi i tij against odds me duket. Mund te mos jemi dakord por une e kam shprehur sinqerisht kete dhe i qendroj mendimit.

Against the odds sepse:

Eshte afro amerikan. (te mos injorojme elefantin ne mes te dhomes)

Eshte senator me karriere politike te paket.

Sepse garoi kundra nje Clinton-i. E zgjedhura e Partise, dhe Political Animal e klasit te pare... (qe te jem plotesisht i hapur, une kam qene per Znj. Clinton deri sa u terhoq. Me ka shokuar Obama qe e mundi.)

Boh?! Tani, nuk kam pse mbaj referat per te sqaruar cdo fjali te komentit qe kam hedhur tek Peshku, besoj mjafton te them se une si Blend nuk i dhash shance ketij, back in 2006 kur doli llafi qe do kandidonte. Mua me provoi gabim, e duke bere keshtu me frymezoi.

 

Une s`ta ve ne dyshim asfare sinqeritetin, Blend.

 

Faktet qe permend ti per t`i rreshtuar si odds, jane vetem ato te dukshmet qe shumekush mund t`i interpretoje si katapultim i Obames ne maje te kapices politike. Ne nje thread tjeter kisha sjelle mbeshtetjen financiare qe kishin marre Obama dhe Mekejn nga korporatat dhe Ivy League colleges - shuma per te parin ishte gati dyfishi i te dytit. Nuk ma ha mendja qe keto financime u bene te frymezuara nga fakti i lekures se Obames, as nga pervoja e tij e paket, por sepse ai u sherben me se miri per te vene ne jete planet qe ata kane. Ke te drejte, te shohim...

Ndryshimin do e besojme kur ta shikojme.

Blend, fakti me bindes per mua qe demokracia ketu vertet funksionon eshte Clinton's impeachment.

Per Obamen, te shohim cdo beje. Vjen pas nje presidenti me imazh shume te keq, ka nje sfond te erret pra, ku eshte me i kollajte shkelqimi (ne imazh). Por te shohim. Ne arrifte edhe 1/2 e atyre qe arriti Clinton, eshte i nderuar!

 

PS. Cuna, dakord jam, te shohim c'do beje...eshte thjeshte nje ftese per promovimin e nje libri huh!? Po bej PR une ketu, nuk po hulumtoj. Thx for understanding. smiley

ThP, Ne faqen e dyte pas kopertines mund te lexosh edhe deklarimin qe thote;

"This publication was funded by the Public Affairs Office of the US Embassy in Tirana...The opinions, findings...expressed herein are those of the Author(s) and do not necessarily reflect those of the Department of State"

Te kaloi gajasja?

A e beson tani qe nuk te genjej une ty se te kam xhan?

Blendi, ca shqiptari je ti mer qe promovon librin e nje zezaku?! Turp e faqja e zeze, bile me e zeze se faqja e Obames!! smiley

Mendova se do ishte me interes nje artikull me titullin "Fitorja e Obames dhe qafekuqezimi i shqiptareve" po ja qe dhe qafekuqet nuk qenkan aq qafekuq sa ne shqiptaret. smiley

http://blueollie.files.wordpress.com/2008/08/610x.jpg

Hej milet, kendejza nga u zgjodh Obama, fushata ka kohe qe ka mbaruar.

Apo mos do te marre pjese dhe ne zgjedhjet ne Shqiperi ky? 

Sa per ate qe mund te nxere dhe pollitika memedhetare, do ishte barcaleta e vitit.

 

Jashte teme  kot per korrektesi fjale :

  Blendi :

Parate per perkthimin i ka dhene departamenti i shtetit (ShBA).

Thepo e kundershton .

 

Blendi , thote nga pjesa e mbrapme e kapakut:

 

This publication was funded by the Public Affairs Office of the US Embassy in Tirana..The opinions, findings...expressed herein are those of the Author(s) and do not necessarily reflect those of the Department of State"

Perfundimi ,

..jo nga Departamenti i Shtetit por nga zyra e ceshtjeve publike te ambasades ne tirane ..dhe shenimi perkates ,opinionet  shprehjet ,jane te autorit dhe nuk kane lidhje me departamentin e shtetit  smiley

Kjo puna e kesaj deklarates qe zbulove ti Artian vertet ngjall dyshime tashi per botimin e ketij librit ne shqip. Me kujton ate konspiracine e kompanive qe shesin leng portokalli dhe tek etiketa e kutise se kartonit ose bidonit shkruajne "shake well before you drink". Perse qenka e nevojshme qe njerzit te hidhen lart e poshte dhe te tunden e shkunden mire e mire perpara se te pine leng  portokalli?!

xhib, te dalshin thinjat para se te marketohet ajo teknika qe kishin zbulu anglezet, jarabi...  smiley  smiley  smiley 

Emo, vallai me kane dale thinjat duke menduar me vite te tera per kete truk marketingu  dhe ca synonin te realizojne me te korporatat lengportokallprodhuese. Them se konspiracia ne kete rast konsiston ne ate qe, nese njerzit tunden e shkunden kater a pese here para se te pine lengun e portokallit, lengjet egzistuese ne zorret e tyre rreshkasin me poshte, i bejne njerzit me te etur, dhe per pasoje ata pine me shume leng portokalli sesa do pinin nese nuk do ishin shkundur, cka po ti llogarisesh ne miliona konsumatore i bie rritje fitimi me miliarda dollare.

Artian, sa per korrektesi, Ambasadat Amerikane (kudo ne bote) jane organe te Departamentit te shtetit, njelloj si nje ministri eshte organ i nje qeverie.

Nje ambasade apo nje ambasador (apo nje zyre brenda ambasades) nuk vepron dot pa miratimin e Departamentit te shtetit. State Department permendet ne ate sqarim pikerisht sepse nje veprim i Ambasades ne Tirane implikon direkt departmentin.

Kete mund te ta sqaroje me tej xhibi apo ndonje nga cunat/gocat ne amerike qe e kane parasysh per cfare flas, se une po e mbyll per sonte.

Naten

Eshte afro amerikan. (te mos injorojme elefantin ne mes te dhomes)

Vetem afro amerikan nuk eshte ai Blendi, me vjen keq. Harrove qe i ati i tij as qe eshte rritur ne Amerike, por kish ardhur per studime, ku dhe u lidh me ish marksisten dhe hipisten te jemen e oBames.
Dhe i ati i tij si mysliman i mire, e ka derguar oBamen ne shkolle islamike deri ne moshen 10 vjec. etj.etj.
Kshu qe vetem afro-amerikan s'eshte ai Blendi. Nga ngjyra e kam thene dhe here tjeter, mund te jete afro, po amerikan nuk quhet kurre ai.

Deri tani jam plotesisht dakort me faktet po dhe dyshimet e losttext smiley 

Ti kundërshton veten me ato që thua. Babai nga Afrika, mamaja nga Amerika, si mund të mos jetë Afrikan-Amerikan?? Afrikan-Amerikan do të thotë që mban nënshtetësi Amerikane dhe ke prejardhje nga Afrika. P.S. Charlize Theron u bë (Jug) Afrikano-Amerikane në maj 2007, ndonëse ca mund ta quajnë Afrikaaner-Amerikane.

Parti Enver jemi gati kurdohere

Po c'keni me Polon ore  ...Ai eshte i variantit te njohur te Berishes.."Zoti Sali e vrane F.Nanen "  Sala:- Fatos Nanja e ka organizue...... Obama ne Tirane .Ka shprehur deshiren te jete nga vizitat e parat ne kohe ... smiley  Polo chipi: "- Ai Veliaj me Sorosin e kane organizue se Sala s'di gje ". E mor Polo mos deksh KURRE smiley Jepi dhe nje dore Mero tender-lepirsit qe punon nen rrogoz dhe je brenda .

Ps..chipi nuk eshte prapashtese e nikut Th.Polo ,por nje gje e vogel qe ua ka dhene Sala fansave .Kur dalin ne mengjes nga shpia fusin chipin e sales.....thuhet qe ne koke por kane dhe vende te tjera te fshehta... dhe pasi hane nje grusht gazetash tip RD e 55 nisen per nje dite normale.. Kjo per sqarim.

Dori, perpiqu te kuptosh.
oBamja nuk perfaqeson te zinjte e Amerikes! Nuk perfaqeson pasardhesit e Hurricane qe u diskriminua se ishte zezak etj.etj.etj.
OBamja ka nje lidhje shume me te afert me Kenya, po jo me vete Ameriken dhe zezaket 200-vjecare te saj. E kupton ndryshimin?
Ti me dekumente mund te me argumentosh qe ok, ai eshte US citizen, por keto vlejne vetem nese do te jemi ne nje gjyq, ku te duhen fakte te tilla ne leter.
Une po te them ne koncept, ai nuk perfaqeson ata qe duhet te perfaqesoje ne Amerike dhe pike!
Se edhe ti sot mund te jesh US citizen pas 4 vitesh qendrimi me Green Card, po kjo s'te ben kollaj perfaqesues te Amerikes, sepse ti ne thelb ngelesh shqiptar, nga sjellja, nga behaviour, nga mentaliteti etj.etj.
Ti vjen nje apo dy here ne vit ne Shqiperi dhe takon fisin tend ketu dhe fijet shqiptare te mbajne te lidhur fort me shume me Shqiperine se me Ameriken e kupton? E ke shume me te veshtire ti te behesh perfaqesues i realitetit amerikan, se nje qe ka genin te zhvilluar aty ne ate toke e kupton?

Po kshu dhe oBamja edhe pse eshte rritur ne US, i ati i tij jo vetem qe s'e ka privuar por sa ishte i vogel e mbajti ne kontakt absolut me mentalitetin e Kenya-s duke e cuar ne shkolle islamike!
Ai s'eshte brumosur si i themi ne shqiptaret, si amerikan, po si Kenya-n qe i eshte dashur te jetoje ne Amerike, dhe kete e kam bindje.

Megjithate problemi per mua sinqerisht nuk eshte qe pse ai s'perfaqeson afro-amerikanet e vertete te Amerikes, ajo qe me shqeteson eshte pikerisht kjo propagande e genjeshtert qe behet. Dhe qe ketu me fillojne dyshimet e mia.
Dyshimet e mia kane te bejne me ate se cilet fshihen prapa tij, qe e mbeshteten me nje buxhet te papare financiar, dhe c'kane ndermend te bejne pasi ia arriten ta imponojne si perfaqesues te te zinjve te amerikes...nje propagande shume e zgjuar kjo per ta cuar aty ku eshte sot

Mos u beni naive, po thellohuni pak se nuk jane ashtu si i gerthasin gjerat. Ne shqiptaret njehere duhet te ishim pak me shume te ndjeshem dhe me te mprehte, se nga kjo propagande "populiste" u dogjem per 50-vjet me radhe.
I gjithe poplli ushtar thoshte Enveri, dhe vertete brohorisnim te gjithe, edhe pse ne realitet e kishim kthyer ne barcalete kete thenie: 
Ne urban, fatorinoja duke kerkuar bileten. Dihej qe ushtaret mund te  leviznin pa bilete. Dhe i kthehet nje cun "po i gjithe poplli ushtar moj coqe"
smiley)) 
Kshu me duket dhe ky populizem dhe propagandizem dhe ngazellim turrmash qe ka arritur te beje oBamja dhe ata qe fshihen prapa tij...
Fjale fjale dhe fjali te medha, tipike hipnotizuese turrmash, po asgje konkrete... Nuk me pelqen Dori, Blendi .. jo vetem qe s'me pelqen po me ben te filloj te dyshoj shume..
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).