Gun Hill Road

Një tren fluturoi mbi kokë si fat i hekurt,
Mori me vete
Pengje lufte gjithë gëzimet e mia.

Mbeta vetëm me fjalët e tua të fundit,
Lëvizje buzësh
Që ushtonin më shumë se sirena që sapo vdiq.

Ngrehina të sëmura përreth - brinjëftohura
Nga kondicionerët
Ngulur në mish si predha të një lufte të vjetër.

Ndërtesa invalide kudo, trishtim karbonifer,
Pikëllim dinosaurësh,
Lavdi e shkuar kombesh q’u arratisën.

Ku ikën të gjithë kështu? Dhe pse?
Faunë e panjohur
Fillon e gjallon pas territ të dritave.

Lloje të zhdukur kanë ngrirë në pllakat
E qimitereve të ftohtë
Braktisur nga vdekja, harruar nga funeralet.

Jam dinosauri i fundit që shkoj per homazh.
Disa dritare
Vazhdojnë të harrojnë e s’i ndezin dritat.

Janë ndoshta fole arkeopteriksash.

11 Komente

Ç'trishtim dhe vetmi, Em. smiley

Mbeta vetëm me fjalët e tua të fundit,
Lëvizje buzësh
Që ushtonin më shumë se sirena që sapo vdiq.

E hapa gjithe hare postimin tend, Em, por m'u duk sikur dicka m'u keput perbrenda, aq sa as duart s'me bejne te shkruaj.

Emo,

c'eshte "arkeopteriksash"?

Ujk,

Arkeopteriksat jane bashkekohesit e dinosaureve, por qe kishin krahe dhe fluturonin... Keshtu eshte kur nuk shikon "Xhurasik Park"... smiley

bukur !

 Emo, mu duk si Jurasic Park Day After. Shume e bukur nderthurja.

Ngelesh pa fjale. Shume prekese dhe plot dhimbje mu duk kjo poezi. 5*

Gjithmone e pyes veten, pse krijimiet me te mira behen kur humbet dicka teper te dashur?!

Megjithese njeriu ndihet i lumtur kur eshte i dashuruar, krijimet qe dalin nga dhimbjet, mbeten gjithesesi me te ndjerat... (ky eshte vetem mendimi im modest).

Great!

ky Emigranti eshte poeti i pezmatuar qe i kendon lendimit e gjakosjes se lekures se lumit tek gervishet ne shkembinjte e thepisur e varet luginave per te lagur plaget ne kripen e dallgeve.

epike Cim!

shume bukur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).