Grupet e interesit (në shoqërinë kosovare)

Normal 0 false false false MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;}

Grupet e interesit (në shoqërinë kosovare)





Labinot Salihi



“Grupet e interesit” janë një terminologji e re për Kosovën. Mendohet se ajo përfaqësohet përmes organizatave joqeveritare të përkrahura në masën më të madh prej fondacioneve të huaja sidomos atyre evropiane dhe amerikane. Disa nga këto organizata (joqeveritare) janë të organizuara si sindikata të punëtorëve e asociacione profesionale të grupeve të ndryshme të shoqërisë.

...................................................................................................................................................

Ekspertët e çështjes së situatës në Lindjen e mesme dhe Afganistan, por të njëjtën kohë ekspert për energjetikë e siguri: “Ma merr mendja ose më mirë të themi konsideroj se ky është problem jashtëzakonisht jetik për Kosovën dhe të ardhmen e qytetarëve të saj” - tha eksperti Fadil i pyetur për fatin e automjeteve të vjedhura të shoqatës së avokatëve të Kosovës...?!?

...................................................................................................................................................

Jakupi, një qytetar i Komunës së Vitisë, punon në një fabrikë private ku prodhohen gozhda për ndërtimtari. Është i zoti i familjes prej 8 anëtarësh. I vetmi i punësuar me të ardhura mujore. Për dallim nga kolegët e tij punëtorë të së njëjtës fabrikë, Jakupi ka një përparësi, ai ka kontratë pune, me pagë gjysmë më të ulët se sa i takon në fund të muajit. Me këtë kontratë Jakupi ka disa euro diku në ndonjë bankë evropiane për pension pasi ai ti mbushë 65 vite. Ai nuk e di sa euro i janë grumbulluar dhe asnjë nga të drejtat e tij si punëtor, të siguruara në kontratë nuk mund ti gëzojë, për një arsye të vetme...Muja është një kushëri i largët i Jakupit i cili është pronar i fabrikës.

Miloti është një i ri 15 vjecar i cili për cdo ditë udhëton për në shkollë të mesme 15 Km. Miloti është i biri i Jakupit, punëtorit të fabrikës së gozhdëve, pronë e Mujës. Kur Miloti ka pushim ne shkollë, shkon për të punuar te fabrika gozhdëve për te grumbulluar disa euro për transport në shkollë. Ai nuk e ka dëshirë shumë shkollën, e bën këtë sakrificë për Jakupin, babin e ti. Miloti ka një ambicie, të shkoj të një kushëri i ti në Gjermani, të fitojë euro aq sa të filloj një fabrikë, pikërisht të gozhdëve, e të bëhet biznesmen si kushërini i tij Muja...

Një çështje me rëndësi, Miloti, i biri i Jakupit, e përkrah Obamën për president të Amerikës...

Në zgjedhjet e fundit familja e qytetarit Jakup, ka votuar për partinë e demokracisë, pasi kjo parti ka premtuar se do të asfaltojë rrugën e fshatit të tyre dhe do të rinovojë xhaminë e fshatit.

...................................................................................................................................................

Cila organizatë përfaqëson interesat e problemet e familjes së Jakupit?

Problemet e Kosovës, të ndërlikuara, të paqarta e konfuze, mu sikur problemet e familjes së qytetarit Jakup!

Kush duhet ti tregojë Jakupit se është e drejtë e tij të ketë kontratë të rregullt, të dijë sa euro të grumbulluara ka për pension? A është Miloti duke marrë arsimim e edukim i cili do ta pajisë atë me aftësi konkurruese për treg?

Kush duhet ti tregojë Milotit se në një qytet të vogël si Vitia, nuk munden të hapen 2 fabrika të suksesshme të gozhdëve?

...................................................................................................................................................

Një ditë eksperti Fadil vendosi të vizitojë komunën e Vitisë, që për së afërmi të njihet me problemet e familjeve të rrethinës së Vitisë. Vizita ishte e përkrahur nga fondi për promovim dhe emancipim.

“Të nderuar anëtar të familjes së Jakupit”, ju drejtua Fadili. “Unë e di që pavarësia e Kosovës, veriu i ndarë i Kosovës dhe lufta në Irak janë problemet më të mëdha për familjet Kosovare. Po ashtu jam i vetëdijshëm se papunësia dhe mungesa e energjisë elektrike janë probleme që vinë mu pas asaj të pavarësisë. POR ... mos të harrojmë diçka shumë të rëndësishme për fatin e të gjithë neve, EULEX-i do të marrë kompetencat nga UNMIK-u shumë shpejt gjatë reformimit të prezencës ndërkombëtare në Kosovë, e me këtë edhe situata në Kosovë do të fillojë të përmirësohet nga e para. Ju keni të drejtë të dini se sot qeveria a Kosovës ka kompetenca më shumë se më parë, e qytetarët e Kosovës janë më të sigurt me kushtetutën e Kosovës”. Kështu përfundoi fjalimin eksperti Fadil.

Jakupi falënderoj ekspertin Fadil për vizitën dhe diku tek dera e hyrjes i tha: “U bë shumë mirë që tani Kosova është e pavarur – faleminderit shumë për vizitën – ju presim prapë”...

I fundit që u përshëndet me ekspertin Fadil qe Miloti. “Ditën e mirë”, i tha Fadili Milotit, “Edhe unë përkrahi Obamën për president të Amerikës”.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).