Gruaja ne Epir

“Mbishkrimet e Butrintit” me autorë Pierre Cabanes dhe Faik Drini, në konkursin e albanologjisë. Përfshin 218 epigrame, kryesisht akte të lirisë së skllevërve Nga Yllka Lezo

Një botë autoktone ilire shfaqet nëpërmjet epigrafeve të shkruara në gjuhën greke që janë zbuluar në Butrint, në atë kohë pjesë e Epirit. Kjo është dëshmia që sjellin në veprën “Mbishkrimet e Butrintit” bashkautorët Pierre Cabanes dhe Faik Drini, e cila u prezantua dje në konkursin e albanologjisë. Me këtë vepër ata japin një panoramë të re të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe sociale që kanë ekzistuar në atë kohë.
Prof. Faik Drini shpjegon se epigramet tregojnë se qytetërimi në Butrint ecte me të njëjtat hapa me qytetërimet e tjera. Po ashtu nëpërmjet këtyre epigrameve, provohet edhe roli dhefuqia që ka pasur femra në shoqërinë e saj kohe. Në këtë intervistë Prof. Faik Drini flet për zbulimine epigrameve dhe të veçantat e tyre.

-Çfarë dëshmojnë mbishkrimet e lashta greke në Butrint?

Mbishkrimet e Butrintit që paraqesim në këtë libër janë korpusi i mbishkrimve greke të Ilirisë së jugut dhe të Epirit. Të gjetura në teatrin e Butrintit janë zbuluar në kohën e misionit arkeologjik italian të drejtuar nga L. Ugolini. Por ishte epigrafisti i këtij misioni, L. Morricone, ai që mblodhi mbishkrimet të cilat u botuan nga arkekologët Dhimosten Budina dhe historiani Koço Bozhori. Natyrisht që nuk ishin specialistë dhe ai vëllim doli me gabime. Nuk përputhej me kërkesat e studimeve në këtë fushë. Në vitin 1965 erdhi në shqipëri studiues francez Louis Robert, ekspert i shquar i epigrafisë. Ai botonte disa buletine ku analizonte çdo gjë që kishte dalë në botë në këtë drejtim. Robert-i kopjoi mbishkrimet e Morricones.

-Cili ishte rezultai i Robert-it?

Duke qenë se ai merrej me epigrafe në të gjithë botën ja la këto mbishkrime Prof. Pierre Cabanes-it. Unë dhe Pierri, ndonëse të dy profesorë në universitete, e konsideronim veten nxënës të tij, kaq i madh ishte.
Një epigrafist ka avantazh të madh në studimet për antikitetin. Dokumentacioni epigrafik është një dokumentacion që na vjen në dorë pa ndërmjetës, ashtu sikurse ai është shkruar në atë kohë. Ndryshe nga burimet antike të cilat kopjoheshin, rikopjoheshin dhe që nuk i shpëtonin dozave të subjektivizmit. Mbishkrimet janë në gurë dhe kjo është arsyeja që i kanë mbijetuar kohës.

-Ku janë lokalizuar mbishkrimet e Butrintit?

Në dy vende. Njëri ansambël është në teatrin e Butrintit dhe një tjetër në një kullë në murrinrrethues të qytetit. Muri i përkiste shekullit të 4 para e.s, kurse kulla i përkiste shekullit të parë e.s. Në këtë kullë është gjetur edhe numri më i madh i mbishkrimeve rreth 102 mbishkrime. Numri i përgjithshëm i tyre arrin në 218.
Janë mbishkrime me karakter të ndryshëm nga mbishkrimet e varreve. Shumë prej tyre janë dekrete dhe japin të dhëna me interes për organizimin social dhe politik çka tregon se qytetërimi ishte i një hapi me kohën.
Butrinti, ndonëse ka qenë qendër e vogël, ka dhënë një numër mbishkrimesh sa gjysma e asaj që ka dhënë një qendër e njohur parahelenike siç është Delfi. Në Butrint janë zbuluar 600 emra ndërsa në Delfi 1400. Këto mbishkrime janë kryesisht akte lirimi skllevërish. Në atë shoqëri skllavopronare ishte zakon që skllevërit të liroheshin për arsye të ndryshme të cilat ne nuk i kemi fort të qarta, megjithëse na dalin elemente të legjislacionit. Mbishkrimet nuk i kemi shumë të qarta, p.shka mbishkrime ku shkruhet se X liroi Y skllave sipas ligjit të atyre që s’kanë fëmijë. Kjo ndoshta tregon se çiftet që s’kishin fëmijë ndoshta kishin një obligim më të madh për të liruar skllevërit. Përmbajtjen e mirëfilltë të këtij ligji ne nuk e kemi të zbërthyer.

-Çfarë dëshmojnë këto akte?

Ato dëshmojnë për aspekte të ndryshme të zhvillimit social, ekonomikdhe politik të shoqërisë në atë kohë. Mbishkrimet e Butrintit i përkasin një periudhe ku dokumentacioni antik karakterizohet nga një heshtje pothuajse e plotë. Këto territore në përgjithësi, si Butrinti, Epiri, Iliria përmenden në burimet e autorëve antikë për sa kohë Roma nuk i kishte pushtuar. Pas pushtimit të Romës autorët antikë nuk flasin më për këtë. Mbishkrimet i përkasin kohës kur këto krahina sapo janë vënë nën sundimin romak. Këto epigrafe përfshijnë periudhën që nga viti 168 para Krishtit deri shekullin e parë e.s.

-Çfarë elementësh me interes për organizim social dhe politik zbulojnë dekretet në fjalë?

Përgjithësisht aktet janë të një natyre. Nëse një akt zbulon më shumë një element, një tjetër zbulon një element tjetër dhe kështu krijohet një tërësi për të gjitha këto procese që ndodhnin në botën epirote dhe ilire njëherazi. Ne kemi hequr një paralele mes qytetërimeve dhe zbuluam institucione që nuk i njihnim dhe kur flisnim për to bënim përngjasime me botën greke. Kurse tani këto institucione na dalin qartë, kush e drejtonte jetën politike, kush ishte në krye kush ishte më poshtë tij. Tani nuk kemi më nevojë të heqim paralele dhe veç të tjerash, nga këto dëshmi kjo botë na del origjinale.

-Cilat janë të rejat që sjellin këto epigrafe?

Zbulojnë ato aspekte që nuk injihnim. P.sh. roli i femrës në shoqërinë epirote. Ajo ishte kryetare e familjes, kishte të drejtë të lironte një skllav. Këtë pasuri të familjes ajo e manovronte vetë pa ndërmjetësinë e një burri, gjë që nuk e ndeshim asnjëherë në Greqi. Gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy botë të ndryshme. Barabarë nuk përdorej vetëm për të cilësuar në popullsi më paktë zhvilluar, por për të cilësuar një popull të huaj.

-Në çfarë gjuhë janë shkruar epigramet?

Mbishkrimet janë në gjuhën greke të vjetër, por zbulojnë një botë që është e ndryshme nga bota greke. Këtë mund ta ilustroj përsëri me pozicionin e femrës. Në Epir një femër jo vetëm administronte pasurinë e vetëpor ka edhe raste kur ajo është ngjitur në deri në sferat më ta larta të administratës shtetërore. Si psh. Olimpia, e ëma e Aleksandrit të Madh. Koncept që e gjejmë edhe në botën Ilire me Teutën. Nuk ka një rast në botën greke që një femër të ngjisë shkallët e hierarkisë shtetërore

8 Komente

Pse valle me hidhen ne gryke kur flas per "matriarkatin e fshehur" ne Jug? 

Persa i perket temes, studime komparative midis grave te Epirit dhe ato te Spartes do ishin interesante.  Grate spartane gjithashtu kane pasur me shume te drejta se grate e tjera ne Greqi.

Ne krahasim me psh femrat ne Athine, ato ne Sparte shkolloheshin, nuk martoheshin ne moshe te re, kishin prona (mendohet se 1/3 e pronave ne Sparte zoterohej nga femrat) dhe kishin te drejta trashegimnie.

 

 

Sepse te kete femra pak me shume pushtet, e pak me shume te drejta, nuk dmth qe behet fjale per matriarkat.  E drejta zakonore e jugut, psh ajo e Laberise, vertete ka siguruar ca te drejta me shume per femrat, psh per sa i perket trashegimise - jo vetem per arsye te zhvillimit me te madh ekonomik, po edhe per arsye te fese islame, e drejta kanonike e se ciles, ndryshe nga c'pritet, parashikonte te drejta me te medha ligjore e sidomos per pronen ne krahasim me kanonet e fese katolike e ortodokse. Keto i kemi diskutuar edhe dikur te peshku, nuk jane hamendesime te miat por dalin nga studime te vecanta, ne kete rast nga Musaj (2002). Sidoqofte, matriarkati eshte sistem tjeter.

Interesante zbulimet - ne fakt eshte ky pushtet i pjesshem i femres shqiptare qe e ka mbajtur kaq te ekuilibruar situaten gjinore ne Shqiperi. Na ka deradikalizuar fare smiley

C'u be me sheriatin dhe trashegimnine tani tropizma? 

Per me teper, e drejta zakonore ne Laberi ka ekzistuar paralelisht, apo pavaresisht te drejtave kishtare apo sheriatit (per kete te fundit, mos te harrojme se feja islame e perhapur ne Shqiperi ishte me karakter bektashi).  Ne kuvendet e pleqerise ku merreshin keto vendime jane ulur gju me gju te gjitha "fete."

Dhe ne nje teme tjeter e kam bere kete sqarim te "matriarkatit te fshehur".  Mos te merret kallep fjala, nuk eshte perdorur ne kuptimin "amazon-llek" te fjales. Por ne krahasim me zona te tjera. 

Krahasimi me Olimpine m'u duk pa vend dhe mua.  Megjithate serish ekziston paraleli midis Epirit dhe Spartes dhe duke e zhveshur nga feja, apo fete ne ate kohe dhe ato qe vijuan, ky paralel ka ekzistuar si rezultat i rrethanave te tjera ekonomike e shoqerore.

A ka mundesi te na e shpjegoje kush se SI i ngjiti shkallet e hierarkise Olimpia? (mirtilja)

Te lindesh bije mbreti, nuk ke asnje lloj merite, lind princeshe, dhe kaq. Nuk eshte ngjitje te shkallet e hierarkise.

Plus, ne cdo shoqeri, "here pas here", per cudine e autoreve te artikullit, kishte dhe mbreter qe martoheshin me femra, jo te gjithe ishin homoseksuale... 

Dhe te martoheshe me nje mbret, nuk kishte te bente fare me ngjitjen e shkalleve te hierarkise fale mentalitetit te nje populli, apo se si paska qene konsideruar pozita e femres ne ate shoqeri...

Per te perforcuar ate qe thote Mondja;

ne Greqine e lashte, femra konsiderohej vetem si mjet shtimi popullsie, dhe asgje me teper. Nuk ishte as objekt seksi, vend te cilin ne Greqine e lashte te lavdishme, e zinin meshkujt. Pra, sumshqeperia ishte mode e dites dhe menyre jetese. Aleksandri u be dhe sumshqepur, kur Filipi e coi per studime bë gërqitë. smiley

Zbulimi eshte interesante dhe kam pershtypjen se popujt kane dhene e marre me njeri-tjetrin. 

E solla si artikull kete sot, s'e dija qe e kishe vene tek blogu jot. Shpresoj qe ta qise Peshku diku ne "balle" te faqes.

Pjer duket sikur popujt kane mare e kane dhene me njeri- tjetrin.Dikur thoshin kur pi raki m'Tirone te dhem koka, kur pi raki ne Kavaje te dhem bytha... Ha, ha, ah

Pjer duket sikur popujt kane mare e kane dhene me njeri- tjetrin.Dikur thoshin kur pi raki m'Tirone te dhem koka, kur pi raki ne Kavaje te dhem bytha... Ha, ha, ah

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).