Grua…

Ajo
ishte fjalë…
Endej
në hapësirën e zezë
pa trajtë
pa drejtim pa qëllim.

Pastaj
u ujëzua,
...rrëkezë dëshirash
në një rrafsh të pjerrët,
pa mundur
të gërryeje dot një shtrat.

Në fund
preku një shpatull burri...
u ngurtësua
dhe mori formë.

19 Komente

bukur. Më pëlqeu. pershendetje.

bkr. M plq. prshndtj. smiley

Me terheq minimalizmi i perdorur, largesia prej subjektit, rikrijimi i "aktit te krijimit," vete metafora e perdorur per gruan.

Do kisha hequr e-ne tek "e qellim" e ta zevendesoja me "pa." Jo se ka shume rendesi...

Si gjithnje plot elegance dhe klas  edhe kjo poezi, kamomila...

bukur e ke "brumosur" idene smiley

me pelqen

Poezi mjaft e bukur.

Ka ca poezi qe te mbeten ne mendje per nga oshetimat qe zgjojne ne trurin e lexuesit, dhe per nga jehonat qe lene pas.

Mund ta them pa frike qe keto vargje jane RITHENIA, POR NE NJE FORME TJETER, PO AQ TE BUKUR, E VARGJEVE TE FUNDIT TE "PUHIZE DETARE" TE MALLARME (shiko pjesen e dyte te poezise, shkrehjen e poetit).

Kete poezi mund t'a kishte shkruar nje mashkull. Prej teje une prisja te kishe shkruar kete:

Burri

Ai
ishte fjalë…
Endej
në hapësirën e zezë
pa trajtë
pa drejtim e qëllim.

Pastaj
u ujëzua,
...rrëkezë dëshirash
në një rrafsh të pjerrët,
pa mundur
të gërryeje dot një shtrat.

Në fund
preku një sup gruaje...
u ngurtësua
dhe mori formë.

sintetizuar mjeshterisht,qendrojne te dyja versionet.**********

fh, losttext, whisper, enka, antirrote, Lulian Kodra, xheni,

Ju faleminderit. Ju vleresoj shume.

Losttext, verejtja jote ishte me vend smiley

Lulian,

Interesant dhe pikeveshtrimi yt. Une mendoj qe e kam bere Grua... per dy aresye:

1)Ndoshta une nuk do kisha ndjesi dhe perjetime te sakta te nje burri

2) Nisur nga motivi "e para ishte fjala" Ne strofen e pare kam dashur ta coj mendimin tek " e para ishte gruaja", jo per feminizem, por ne kuptimin e mbarteses se jetes e ngjizjes brenda saj.... por nga ana tjeter ajo nuk mund te materializohej pa nje burre dhe mbeti fjale dhe rrekeze deshirash deri sa preku nje shpatull burri (shpatull ka nje funksion te vecante). Pra nje qark i mbyllur. Burri ndoshta nuk do kishte dashur te prekte nje sup gruaje qe te materializohej ( por ndoshta edhe jam gabim).

kerkoj te falur nese jam spjeguar me shume se sa duhej...

Ju pershendes. smiley

 

 

 

Izabel, mua me erdhi ne te njejtin damar me ate tregimin tend me Skulptoren dhe skulpturen e saj, e njejta ide mu duk, por me poetike, ku krijesa nuk eshte prej balte, por prej fjalesh.

E gjithe poezia ishte nje frymemarrje e thelle. Ne fund ndjen clirimin.

 

Me pelqeu shume ideja e Lulianit dhe besoj se eshte efektive, nese ndryshon gjinine.

 

Urime kamomila

Well, varianti i Kodres eshte interesant por nuk ka aspak te njejtin kuptim me variantin origjinal.

E shkruar nga nje poet, kjo poezi kthehet ne nje poezi gjysme erotike, sigurisht mjaft e bukur, por gjithsesi ngelet ne kufinjte e epshit. E shkruar nga nje poet, dalin ne skene ca aluzione te tjera, qe lene te nenkuptohet dicka tjeter. Besoj se edhe ju e kuptoni finalen e strofes se trete.

Por ne gojen e poetes, poezia vendoset ne nje rrafsh krejt tjeter, aspak erotik, por shpirteror. Kalimi neper tre gjendjet e lendes (e gazte, e lenget, e ngurte) behet gjithashtu ne rrafshin e shpirtit ku endrra e poetes merr fund me prekjen e nje shpatulle burri. Eshte pothuaj njelloj me pjesen e dyte te poezise se Mallarme, ku poetit i vijne trute ne vend dhe e kupton qe hovi i tij nuk ka zgjidhje. Zhgenjimi pason shpresen.

Per mua ngelet nje poezi e bukur, dhe aq me mire qe ajo merr dy kuptime nese shkruhet nga dy gjinite. Shkurt, nje poezi e zgjuar.

Antirrote ;po te kthen peshku ne doreleshuar.... smiley je me interesant kur je cingerises.  smileyMua me pelqeu shume strofa e trete.Me e sakte ajo rrekeze deshirash ne nje rrafsh te pjerret....

Zane, e mira Zane. Vertete nuk te pelqeu komenti me lart ? Vertete mendon se mua nuk me pelqen asgje ? Jo, me pelqejne shkrimet e bukura. E kam thene disa here : poezite e Kamomiles, ne shumicen e rasteve, me pelqejne. Te Avocados, gjithashtu. Packa se poezia e fundit e saj me shkoi anash. M'u duk stil tjeter, nuk arrita ta kap. Edhe ca poezi te Floknajes, jane te bukura ne llojin e vet.

Ne proze, per mua, desaparacidos eshte premtues. Shpresoj te rritet ende me shume (ne force krijuese dhe jo moshe, kjo eshte pune e tij), dhe ta lexojme ne gjera te bukura.

Whisper, nese ma degjon nje keshille, duhet t'i jape nje thellesi tjeter vepres se vet, dmth te mundohet ta kaloje nga rrafshi vetjak ne nje rrafsh me te pergjithshem. Dakort qe mund te niset nga pervoja e tij jetesore, por ne nje cast te dhene ta lere kete piste dhe te futet ne analiza per te gjithe, qe te percillet njekohesisht fryma e tij vetjake por edhe fryma e historise apo e anonimatit. Personazhet e tij, kam deshire qe te jene nga te gjitha krahet, dhe pa apriori. Nese do te tregohej po aq i dashur me te gjithe personazhet, mendoj se vepra e tij do te fitonte ne peshe. E kam fjalen, qe whisper ta linte veten disi me jashte shkrimit dhe te merrte njefare largesie nga ai, duke krijuar nje hapesire te nevojshme per kqyrjen e te gjitha personazheve. Dhe personazhet kam deshire qe te flasin gjuhen e tyre, pa ua sforcuar, dmth te mos ndjehet shume dora e autorit.
Nje roman mbi nje emigrant shqiptar ne Greqi, mendoj se ka qene nje piste shume e mire per ca zhvillime me te thella, dhe po ta kishte marre me shtruar dhe me seriozisht, mund te fitonte ne bukuri. (Nje shqiptar ne oborrin e El Grekos).

Nga shkrimet keshtu ne pergjithesi, Selfmaderadio me duket e sakte, dhe per me teper pa u hallakatur shume, por duke ngritur dhe pista te mundshme per me tej.
____________________________________________________________

Cingerisjen e perdor, dhe madje shpesh. Dhe nuk kam ndermend te "zbutem" sic thote Tushja me "pickimin" e saj te kendshem. "Edhe kafshe e eger", por "edhe qe eshte duke u zbutur". Njelloj sic kur themi nganjehere "eshte i mire, budallai". Por pickime te tilla i marr me humor, dhe gezohem qe njerezia dine te bejne shaka dhe te te pickojne me tru e me mend. Sa e sa here me jane drejtuar ketu me "o rrote". Por une e di fort mire qe kjo ben pjese ne rregullat e lojes, nganjehere kemi deshire te bejme aluzione pa qeder (une thashe "zane, e mira zane", duke pase ne mend zanen e malit te perrallave tona ; kurse tjetri thote "rrote" duke pase ne mend "rroten" e qerres qe vetem sillet si budallaqe). And so on...
____________________________________________________________

Tushja te flere rehat, kafsha kafshe mbetet, qofte dhe e zbutur.

smiley

Peshku ka zbut kafshe dhe me te egra se Antirrota o zane smiley

Cherchez la femme smiley ndërsa mua më pëlqeu e tëra.

 

po nese nuk do prekte nje sup burri çdo ndodhte, do vazhdonte te endej hapesirave te zeza....e pse te zeza xhanem e jo te bardha, kaq me epidemi gripi paska qene ajo femra?????

Jam dakort me Kodren do ishte me mire te nderrohej gjini.

Gjithsesi nje poezi, eshte nje poezi, meriton respekt.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).