Grekët, kthesë negative kundrejt emigrantëve...

Grekët, kthesë negative kundrejt emigrantëve...
Një kthesë konservatore kundrejt fenomenit të emigracionit dhe ndaj vetë emigrantëve, konstatohet nga në sondazh i firmës Public Issue, për llogari të gazetës Kathimerini..
Nga përfundimet e studimit rezulton se qytetarët grekë shfaqen gjithnjë e më shumë të shqetësuar për pasojat që sjell emigracioni në jetën e tyre të përditshme, në jetën sociale e ekonomike, në krahasim me mendimin që kishin në lidhje po me këtë çështje përpara një viti, sikundër kjo ishte regjistruar në sondazhin e të njëjtës firmë.
Paralelisht, vendosja e çështjes së emigracionit dhe emigracionit klandestin shumë lart në axhendën politike në kohet e fundit dhe treguesit e parametrave që sjell emigracioni klandestin kryesisht nga mediat vizive, shenjohen në këtë studim, me qytetarët grekë të shfaqin interesim për kushtet e jetesës së emigrantëve, por edhe për çështjet e ushtrimit të besimit të tyre fetar. Propozimi për transportimin e emigrantëve klandestinë në garnizonet e braktisura i gjen si pozitivë 56% të qytetarëve, të cilët në shumicën e tyre kërkojnë një politikë më të ashpër emigracioni. Në të njëjtën kohë shfaqen pro dhënies së shërbimeve të arsimimit dhe shëndetësore emigrantëve, qofshin edhe klandestinë.
Kthesa konservatore e negative e shumocës së grekëve kundrejt fenomenit të emigracionit konstatohet nga pyetja se çfarë u vjen në mendje kur dëgjojnë fjalën emigracion.
29% e grekëve përgjigjet me kushtet e jetesës së emigrantëve dhe 17% me shkaqet e fenomenit. Këto përgjigje shfaqin një ulje në krahasim me studimin përkatës të një viti më parë kur 35% u ishte referuar kushteve të jetesës së emigrantëve dhe 26% shkaqeve të emigracionit.
Në të kundërt rritje paraqesin përgjigjet që e lidhin emigracionin me problemet që ai sjell (22% kundrejt 14% që ishte përpara një viti), por edhe përgjigjet me ndjenja negative e urrejtjeje 14% në studimin e tanishëm, kundrejt 8% që ishin një vit më parë.
Në të kundërt ka një rritje numri i qytetarëve që shprehet se u krijohen ndjenja pozitive (7% kundrejt 3% që ishte një vit më parë.

Të ftuar të vlerësojnë pasojat e emigracionit, qytetarët grekë në masën 62% konsiderojnë se emigracioni dëmton Greqinë, kundrejt 19% që mendon se Greqia përfiton nga emigracioni. Edhe në këtë kategori vërehet një kthesë negative, pasi përpara një viti shifrat ishin 54% dhe 23%
Edhe në pasojat e emigracionit për vendin ka një kthesë negative. Kështu 52% konsideron se emigracioni dëmton ekonominë e Greqisë, kundrejt 32% që beson se ekonomia greke përfiton nga emigracioni dhe prania e emigrantëve.
76% e grekëve të pyetur beson se emigracioni sjell rritje galopante të kriminalitetit.
48% e grekëve beson se emigrantët bëjnë ato punë që nuk i bëjnë grekët, ndërkohë që 39% e të pyeturve besojnë se emigarntët janë shkaktarë për shtimin e papunësisë.
Të vendosen kufij
Në të njëjtën kohë sa vjen e rritet përqindja e qytetarëve që do të dëshironte një politikë më të ashpër emigracioni, pasi 72% e grekëve e konsideron si më pak të ashpër nga sa duhej politikën aktuale, ndërkohë që vetëm 6% e qytetarëve grekë mendon se politika e emigracionit është më e ashpër nga sa duhet të ishte.
Në shumicën e tyre qytetarët grekë shprehen për vendosjen e një numri tavan përsa i përket numrit të emigrantëve të cilët duhet të jenë në Greqi. Prej këtyre 93% vlerëson se Greqia ka arritur kulmin përsa i përket numrit të emigrantëve që mund të mbajë në territorin e saj. 64% e grekëve mendon se emigrantët në Greqi janë shumë. Përsa i përket legalizimit të emigrantëve, shtohet përqindja e atyre që mendojnë se ajo duhet bërë me kushte. 35% përgjigjet se duhet të legalizohen ata që kanë punë dhe 33% se duhet të legalizohen ata që kanë familje dhe fëmijë. Vetëm 11% e grekëve përgjigjet se duhet të legalizohen të gjithë emigrantët, ndërkohë që 15% e qytetarëve grekë mendon se nuk duhet të legalizohet asnjë emigrant.
Gjithsesi në shumicën e tyre qytetarët grekë mendojnë në masën 65% se kushtet e jetesës së emigrantëve janë të këqija dhe në masën 87% konsiderojnë se nga çasti që jetojnë e punojnë në Greqi duhet të kenë të njëjtat trajtime e të drejta si vendasit, përsa i përket arsimimit e trajtimit mjekësor.

8 Komente

Pse,kane pasur ndonjehere qendrim pozitiv kundrejt emigranteve politika dhe populli grek dhe se kam kuptuar une?? 

 Po mer, kur lundronte akoma dhramia dhe ata ndiheshin agallare. 

Nje miku im me ka treguar njehere per fillimet e emigracionit shqiptar ne Greqi. Ai dhe familja e tij ishin nga te paret qe emigruan. U pershtaten pothuajse brenda vitit pasi si gjys minoritare qe ishin njihnin gjuhen dhe u punesuan ne fushat profesionale perkatese. Ne fillim thoshte, kur tregoja qe isha shqiptar, njerzit e zakonshem tregonin respekt dhe mikpritje.

Chene po kjo s'kishte te bente me dhrahmine, po me numrin e njerezve qe s'kishte arritur akoma permasat qe ka tani.Dhe ty po te erdhi nje njeri ne shtepi e mikpret, po tu ngulen 20 vete ngushtohesh ca. Ne Itali ndodhi e njejta gje, shume njerez qe erdhen ne vitet 90-91 gezojne akoma nga privilegjet e atehershme, qofte prej azilit politik , qofte prej zemergjeresise se njerezve qe s'kishin akoma asnje lloj paragjykimi, s'dinin asgje per Shqiperine.

edhe mua me ka treguar nje miku im qe jeton ne greqi prej 18 vjetesh dhe qe s'eshte minoritar shume gjera!!

Skerdo, 

nuk i mbrojta jo, semos keqkuptohemi. Thjesht nje cop pazlli. Ai miku im ka thene qe ishte shqiptar cdo dite te jetes se tij ne Greqi dhe ka pare edhe diell edhe shi, rrebesh etj. Sot ka/sponsorizon nga te vetmet shkolla shqipe ne Greqi.

Iris, 

koha e dhramise= koha kur shqipetaret emigrante ne numer rindertuan greqine.

Yes, duhet te gjejme dhe ne emigrante qe te rindertojne Shqiperine!

Po pse tek ky studim nuk adresohet ideja se ka lloj lloj emigracioni... psh varet nga raca. Se vallahi edhe mua nuk do me pelqente nese fillonin e zbarkonin disa qindra afrikane ne jave ne sarande. Me duket disi absurde te mohosh se raca nuk luan asnje rol ne tendencat e nje populli autokton kunderjt emigranteve. Ndoshta duhet konsideruar ideja se nje komb, ose popull, ndihet ekzistencialisht i kercenuar prej emigracionit ne mase, sidomos kur jane raca te ndryshme... dhe se kjo eshte NJEREZORE.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).