Goethe dhe Schiller

Goethe dhe Schiller, dy ikona të historisë së letërsisë gjermane, janë të mirënjohur edhe për miqësinë e tyre. Kjo miqësi u kultivua, midis të tjerash, edhe nëpërmjet një letërkëmbimi intensiv që u ndërpre në vitin 1805 si pasojë e vdekjes në moshwn 46 vjeçare të Schillerit. Midis vitit 1794 dhe 1805, për 11 vjet, të dy letrarët shkëmbyen me njëri-tjetrin rreth 1000 letra.Gisbert Damaschke,

24 Komente

Self, ideja eshte e bukur, kureshtja po aq e madhe, por do te na ndihmoje njeri me perkthimin, se jo te gjithe dime gjermanisht...

kam rrahur dynjane dhe nuk kam gjetur per be, ne asnje librari, asnje veper nga arthur miller, a e dini ku mund te gjej ndonje prej tyre ?

jam jashte teme e di por mos ma fshini komentin

Arthur Miller ishte dramaturg. Kalimthi dhe burri (epshu !) i bjondinkes.

Mos valle e ke fjalen per Henri Miller ? Se ky eshte tjater, dhe goxha me interesant se ky skarrabeci i gjate i fustankes.

ps : pa lidhje dhe une, por fundja muhabete letersie.

Shendet! U rritsh! smiley

Te ze gri[i, kur kujton Merilinin, he?! Burre kalimthi.... loool smiley

jo jo henrin e kam lexuar dhe me pelqen shume

e kam per arthurin fjalen dhe sigurisht, e di qe eshte dramaturg dhe ish-burri i merlin monrose si dhe ca te tjerave

me pelqen edhe t'i  lexoj dramat

ka ca thenie ky arthuri qe duhen  shkruar me germa te arta

p.s henry ka qene dhe piktor ne mos gaboj

Ana,

kerkoj ndjese. U perpoqa te perktheja letren e Schillerit, por gjermanishtja e perdorur ka nje formalitet kaq te stilizuar (nuk perdoret me, ose te pakten une nuk e njoh) saqe une ndihem shume e paafte per ta perkthyer ne shqip.

Vertete, letershkembimet kane ne vetvete diçka shume ndjellese. Kur jane te shkruara gjithe art, ato kthehen ne veper letrare me vete. Letershkrimet e Gustave Flaubert jane çeshtje me vete. Duhen studiuar e shijuar ngadale.

Gjermanofonet te na perzgjedhin ca letra te bukura, thjesht per kenaqesine tone. Madje une propozoj qe te hyj me ndonjerin ne nje leterkembim te mirefillte : dikush me dergon nje leter te Schiller, e une i dergoj nje leter te Maupassant. Me nep, te nap. Nuk jane letrat tona, por ama kembejme. Ndoshta qe kendej mund te linde nje dashuri e madhe. Letrat e te tjereve behen shkas per lindje miqesish te reja.

Pastaj, kushedi, nga fundi fillojme te shkembejme letrat tona vetjake, plot dashuri perdellyese, mes ngasherimash te pangushellueshme. E pastaj, pas 50 vjetesh, do te shohim qe letrat tona nuk ishin me pak te mira dhe te fisme se ato te Flaubert. Te shpresojme.

Self, po shoh per ndonje variant italisht, por nuk po gjej gje. Po gjete ndonje, ma dergo, do ta perkthej me qejf.

Ja stili schillerian (leksion para studenteve te tij) :

 

Zotërinj,>>

>> 

Është një detyrë që më gëzon po aq sa më nderon kjo që të përshkoj tani me ju një fushë e cila i ofron vëzhguesit të menduar aq objekte mësimi ; njeriut të veprimit aq shembuj të bukur për t’u ndjekur ; filozofit aq zbulime të rëndësishme ; dhe së fundi të gjithëve, pa përjashtim, aq burime të pasura të kënaqësisë sonë fisnike… domethënë të përshkoj fushën e madhe dhe të gjerë të historisë universale. Pamja e aq të rinjve të shquar që një ethe e zjarrtë për dije i bashkon rreth meje, dhe midis të cilëve lulëzon tashmë më shumë se një talent i paracaktuar të veprojë mbi shekullin e ardhshëm, e shndërron detyrën time në kënaqësi, por në të njëjtën kohë më bën t’ia ndjej, në tërë shtrirjen e tyre, peshën dhe rëndësinë. Sa më e madhe të jetë dhurata që kam për t’ju përcjellë (e çfarë ka më të çmuar që njeriu t’i ofrojë njeriut, në mos e vërteta ?), aq më shumë duhet të jem i vëmendshëm që vlera e kësaj dhurate të mos pakësohet tek kalon nëpër duart e mia. Sa më gjallërisht dhe pastërtisht që të shihen gjërat nga mendja, në moshën tuaj, në këtë epokë të lumtur veprimtarie ndër të tjera, dhe sa më shumë që ndjenjat tuaja rinore të jenë të gatshme për t’u përndezur, aq më shumë duhet të kujdesem që ky zell, të cilin duhet ta cysë vetëm e vërteta, të mos përdoret nga ju në mënyrë të padenjë për të rënë pre të gabimit dhe të mashtrimit.

>________________>

 

Self, ç'leter deshiron ti ne kembim ?

Goethes, 29 shtator (shume shkurt, se sic thote edhe vete Schilleri, ne fund te letres, sot koha eshte deprimuese; jemi ne transmetim direkt)

 

Fizikisht jam ketu, por me mendje akoma në Wiemar. Do të duhet shume kohe të shkoklavit të gjitha idete qe keni ngaterruar tek une; por, shpresoj, se as edhe një pre tyre nuk do të humbase. Ishte pikerisht qellimi im qe keto katermbedhjete dite t’i perdorja per të marre prej jush maksimumin e asaj qe receptiviteti im mund të mbaje; koha do ta tregoje cfare outputi do gjeneroje inputi juaj tek une.

Kur u ktheva, gjeta një leter nga Zoteri i Shtepise sone Botuese, qe eshte shume i entuziazmuar dhe i vendosur të filloje se shpejti me vepren e madhe. Une, me vetedije, ja perserita pasqyren e veshtiresive dhe rreziqeve potenciale të kesaj nderrmarjeje, perpara se ai të merrte hapin vendimtar. Por, atij i duket, pasi i ka peshuar të gjitha rrethanat, se nuk ka ndermarje me premtuese se kjo. Në punen e tij të palodhur në shperndarjen  e Gazetes, po ashtu në korrektesen e tij, ne nuk duhet të kemi asnje dyshim.
 

Self, ç'leter deshiron ti ne kembim ?

Cfare te duash, ehu, sa te me pergjigjet Goethja, duhen ca dite; kemi kohe.

Gustua per Luizken, dashnorken "mizore". Ta dini ju ç'i ka bere Luizka Gustos, eh mire o mire. 11 vjet me e madhe shoqja, dhe e luajti mendsh djalin e huaj. Ky i shkreti ka qene bere me fiksime, letrat e tij shperthejne nganjehere ne ca xhelozira, treqind here i thoshte ik mos te te shoh me e treqind e nje here i thoshte se une pa ty s'kam te gjalle. Ki shekulli i 19-te ka qene allosoj. Flake ka qene. Mire. Ja ca rreshta pra, ne kembim te letres tende.

 

E enjte, 11 e darkës. 6 gusht 1846. >>

Letra jote e mëngjesit është e trishtë, dhe me një dhimbje të dorëzuar. Ti më ofron të të harroj nëse kjo më pëlqen. Ti je sublime. Të dija të mirë, të shkëlqyer, por nuk të dija kaq të madhe. Po ta përsëris : ti më poshtëron, nga krahasimi që të bëj ty me mua. E di ti që më thua gjëra të vështira ? dhe çka është më e keqja, jam unë ai që i kam shkaktuar. Ti po ma kthen pra flakë për flakë ; ky është një ndëshkim. Çfarë dua unë nga ty ? Nuk di asgjë. Por, ajo çka dua unë, është që të të dua, të të dua njëmijë herë më shumë. Oh ! sikur të mund të lexoje në zemrën time, do ta shihje vendin ku të kam vënë ! E shoh që ti vuan më shumë sesa nuk e pranon ; je munduar shumë për ta shkruar këtë letër. Duhet të kesh qarë më përpara. Ajo është e thyer ; ndihet aty një lodhje pikëllimi dhe një si jehonë e dobët e një zëri të ngashëruar. Pohoje ; më thuaj menjëherë që ti ishe në një ditë të keqe, që kjo ishte ngaqë letra ime të kishte munguar respekt. Ji e sinqertë ; ule kokën ; mos bëj siç kam bërë aq shumë unë. Mos i mbaj lotët ; kjo të rëndon zemrën, e sheh, dhe bën aty vrima të thella. Kam një mendim që duhet të ta them : jam i sigurtë që ti më beson egoist. Ti e mundon veten me këtë dhe madje je e bindur. Mos vallë ngaqë ashtu dukem ? Ti e di, këtu të gjithë bëjnë iluzione. Jam i tillë si të gjithë, ndoshta më pak se disa, e më shumë se ca të tjerë. Kushedi ? Dhe pastaj, këtu kemi ende një fjalë që e hedhim si pa të keq pa e ditur ç’duam të themi. E kush nuk është i tillë, egoist, në një mënyrë apo tjetër ? Që nga budallai i cili as që e çan kokën për llojin njerëzor, e deri tek ai që hidhet nën akull për të shpëtuar një të panjohur, vallë, a nuk kërkojmë ne të gjithë, aq sa jemi, të kënaqim natyrën tonë sipas instinkteve tona të ndryshme ? Shën Vincent de Paul i bindej një oreksi për bamirësi, siç dhe Caligula një oreksi për mizori. Secili gëzon sipas dëshirës së vet dhe vetëm për vete ; disa duke e reflektuar veprimin mbi veten e tyre, duke u bërë shkaku, qendra dhe qëllimi, e disa të tjerë duke ftuar mbarë botën në festën e shpirtit të tyre.>>

Erdhi posta, erdhi posta ! Letra te reja nga fronti...

Gustua vazhdon...

Këtu kemi dallimin e bujarëve nga kopracët. Të parët marrin kënaqësi duke dhënë, e të dytët duke ruajtur. Sa për egoizmin e rëndomtë, të tillë siç e kuptojmë, ndonëse më neverit tej mase, e pohoj që, nëse do të mund ta blija, do të jepja gjithçka për ta patur. Të jesh i trashë, egoist, dhe të kesh një shëndet të mirë, ja tre kushtet e dëshiruara për të qenë i lumtur ; por nëse i pari na mungon, gjithçka është e humbur. Ka gjithashtu një lumturi tjetër, po, ka dhe një tjetër, e kam parë, ti më ke bërë ta ndjej ; ti më ke treguar në ajër pasqyrimet e saj vezulluese ; kam parë të fërkohet pas vështrimeve të mia fundin e veshjes së saj valëzuese. Ja që i zgjas duart ta kap… dhe ti vetë fillon të tundësh kokën dhe të dyshosh nëse kjo nuk është një vizion (çfarë manie idiote kam që të flas me metafora që nuk thonë asgjë !). Por dua të them që më duket se edhe ti, edhe ti ke trishtim në zemër, dhe nga ai trishtimi që nuk vjen nga asgjë dhe që, duke qenë në vetë substancën e ekzistencës, është aq më i madh që kjo ekzistencë është më e trazuar. Të pata thënë, skamja ime është përhapëse. Zgjebe e vërtetë ! Mjerë ai që më prek ! Oh ! çka më ke shkruar këtë mëngjes është e vajtueshme dhe e dhimbshme. Kam imagjinuar fytyrën tënde të trishtë duke menduar për mua, të trishtë për shkakun tim. Dje isha aq mirë, plot besim, i qetë, i gëzuar si një diell vere ndërmjet dy valëve. Dorashka jote është aty. Bie erë të mirë, më duket se jam duke nuhatur ende supin tënd dhe ngrohtësinë e butë të krahut tënd të zhveshur. Ja ! Ja pra disa ide afshi dhe përkëdheljesh që më kapin përsëri, zemra më hidhet përpjetë kur të mendoj. Dua tërë qenien tënde, risjell kujtimin tënd që ai të kënaqë këtë nevojë e cila klith që nga fundi i rropullive të mia ; por ja që ti nuk je këtu ! Po të hënën, apo jo ? Po pres letrën e Phidias. Nëse ai më shkruan, gjithçka do të shkojë siç është rënë dakort.

______________

Po letra per mua, ku eshte ?

kur lexoj letrat intime te ketyre shkrimtareve te medhenj them me vete me mire te mos i kisha lexuar

nuk di pse nuk kam deshire t'ua njoh pikat e dobeta

duket se dashuria, njerezit e thjeshte i shnderon ne gjeni

ndersa gjenite i ben te rendomte

Ja qe, per here te pare, gabove. Sa per dijeni, letrat e Gustos jane po aq te bukura, ne mos me teper, se psh Zonja Bovilla.

Dhe nuk e kuptoj kete thjeshtimin tend duke ia mveshur dashurise keto virtyte te skajshme : njerin e poshteron, e tjetrin e larteson. Kendveshtrim i çuditshem, ky tendi. Shtjellimi do te ishte i mirepritur, nese ka, of course.

nuk thash e poshteron lexo mire

nuk besoj se i ke ti celesat e kategorizimeve ne kendveshtrimeve te drejta ose te gabuara...

psh. letrat e dashurise se kafkes kur i kam lexuar me eshte dukur se gjithkush mund t'i shkruante

 

Me falni, do ta perkthej me vone, nese doni, se tani s'kam kohe: smiley

Fernando Pessoa

Tutte le lettere d’amore sono
ridicole.
Non sarebbero lettere d’amore se non fossero
ridicole.
Anch’io ho scritto ai miei tempi lettere d’amore,
come le altre,
ridicole.
Le lettere d’amore, se c’è l’amore,
devono essere
ridicole.
Ma dopotutto
solo coloro che non hanno mai scritto
lettere d’amore
sono
ridicoli.
Magari fosse ancora il tempo in cui scrivevo
senza accorgermene
lettere d’amore
ridicole.
La verità è che oggi
sono i miei ricordi
di quelle lettere
a essere ridicoli.
(Tutte le parole sdrucciole,
come tutti i sentimenti sdruccioli,
sono naturalmente
ridicole).

cfar qe kjo moj ane, pergjigje me spond eee smiley

 

Jo, jo, flo, ne fakt po perpiqem t'i mbush mendjen vetes per te shkruar nje leter dashurie per dike... smiley

Kam gjithe mengjesin qe dua te pjell nje histori por nuk po gjej nje furrik te mire. Laptopin ne gjunjet e ngritur, koken mbi nje jastek te bute qe nga pesha e te pares eshte ngurtesuar e bere beton, kam marre pozicionin e pjelljes. Dhe rezultati i famshem eshte ky :

Jetoj ne nje pallat nentekatesh. Dhoma ime gjendet ne katin e trete, me fytyre nga nje rruge e zhurmshme ku makinat nuk pushojne gjithe naten. Ne katin tim ka dhe 5 hyrje te tjera, ku banojne gjithfare njerezish. Por jo te gjithe jane gjithfaresh. Sepse ne katin tim jeton dhe Claudine, ose ne shqip Klodina. Ajo jeton bashke me te shoqin, Michel. Klodina eshte nje grua tejet e bukur dhe me duket se kam rene ne dashuri me te. Por ajo eshte e martuar. Nuk kane femije, dhe duken te lumtur. Ne cepin majtas jeton nje vajze e vetmuar, Mélanie, e cila nuk flet me askend. Por me duket se ajo ka rene ne dashuri me mua, kete e kam vene re nga njefare shtytje per te me folur, por pa qene e zonja te shkoje me tej.

Pokeri yne eshte i thjeshte : une dua Klodinen, e cila eshte e martuar me Mishelin, dhe mua me do Melania, e cila jeton vetem. Ashtu si dhe une. Nje dite, ne festen e fqinjeve, mora guximin dhe trokita tek dera e Klodines. Prita pak dhe pastaj dera u hap nga Misheli. I them se sot eshte festa e fqinjeve dhe kam menduar te njihemi rreth nje gote. Ju ftoj ne shtepi, bashke me bashkeshorten. Ai me thote se kjo eshte vertete e sjellshme nga ana ime dhe se do te vinin te dy. U largova, dhe ende s'e kisha mbyllur deren time kur degjoj deren e cepit qe hapet. Ca hapa te lehte u drejtuan per nga dera ime. Ishte Melania. E hapa, para meje nje vajze e trembur. Sot eshte festa e fqinjeve, me thote ajo, dhe kam deshire te njihemi, ju ftoj ne shtepi. Pranova pernjehere, por me mendjen qe njohja te ndodhte jo ne te njejten kohe me Mishelin dhe Klodinen. Nuk doja ta humbisja rastin me kete te fundit. Megjithate, per te mos shkaktuar keqkuptime te kota, e ftova une Melanine, duke i thene se ne oren 5 pasdite, do te vijne dhe dy te tjeret. Ajo pranoi, sigurisht e tronditur ngaqe do te me kishte aq prane, po aq e tronditur sa une qe do te kisha aq prane Klodinen se ciles do t'i rrinte aq prane i shoqi, Misheli.

Ora erdhi dhe te gjithe qene ne kohe. Pasi u ulem dhe zume vend, mbusha ca gota alkoli sipas deshires dhe atmosfera u shkreh pak. Ja per shendetin e fqinjeve, thashe une duke pare Klodinen. Gezuar ! tha Melania duke me pare mua. Gezuar, gezuar, tha Misheli duke pare diçka qe nuk shkonte.

Vazhdimin, njehere tjeter, po me bie dera. Oops, harrova, sot kemi festen e fqinjeve... 

Gustua :

Samedi 8 Août 1846. >>

Jam kaq i thyer, i trullosur, siç pas një orgjie të gjatë ; po mërzitem për vdekje. Ndjej një bosh të madh në zemër. Unë aq i qetë dikur, aq krenar për paqësinë time, dhe që punoja nga mëngjesi në mbrëmje me një këmbëngulje të palodhur, nuk mund as të lexoj, as të mendoj, as të shkruaj ; dashuria jote më ka bërë të trishtë. E shoh se po vuan, e shoh se do të të bëj të vuash. Do të doja të të mos kisha njohur kurrë, për ty, për mua pastaj, dhe megjithatë mendimi yt më tërheq papushim. Aty gjej një butësi aq të shkëlqyer. Ah ! sa mirë do të kishte qenë sikur të ndaleshim qysh tek shëtitja jonë e parë ! Ia kisha frikën tërë kësaj ! Kur të nesërmen nuk kam ardhur tek Phidias, kjo është ngaqë e ndjeja tashmë se po rrëshqisja në të tatëpjetë. Kam dashur të ndalem ; po ç’më ka shtyrë aty ? S’prish punë, aq më mirë ! Nuk kam marrë nga qielli një organizim të përpiktë. Askush më shumë se unë nuk e ka ndjesinë e skamjes së jetës. Nuk besoj në asgjë, as tek vetja ime, çka kjo është e rrallë. Bëj art sepse kjo më zbavit, por nuk kam asnjë besim në të bukurën, dhe as në dikund tjetër. Kështu, ajo pjesa e letrës tënde, mikeshë e dashur, ku ti më flet për patriotizëm, do të më kishte bërë të qesh, po të kisha qenë në një prirje më të hareshme. Ti do të mendosh se jam i vështirë. Do të doja të jem i tillë. Do të ishte më mirë kështu për të gjithë ata që më afrohen, edhe për mua gjithashtu, që zemra më është ngrënë si bari i vjeshtës nga të gjitha delet që kanë kaluar përsipër. Ti nuk ke dashur të më besosh kur të kam thën& që isha i vjetër. Mjerisht ! po, sepse çdo ndjenjë që vjen në shpirtin tim kthehet në ithtësi, si vera që e fusim në enë që kanë shërbyer tepër. [...]

Letra të Madame de Sévigné Për Zonjën de Grignan

Në Paris, e hënë 2 shkurt 1671.

> >

Meqë ju doni me patjetër t’jua kthejnë kutiçkën tuaj, ja ku është. Ju lutem, ju përgjërohem që ta merrni dhe ruani, me po aq dashuri që po jua jap, një dhuratë të vogël që ka kohë që po e mbaj për ju. Kam porositur të më gdhendin një diamant, me shumë kënaqësi, me mendimin se do ta ruani gjatë tërë jetës suaj. Ju lutem, shërbëtorja ime e dashur, nuk dua ta shoh në asnjë dorë tjetër sesa tuajën. Që t’ju bëjë të kujtoheni për mua dhe dashurinë e thellë që kam për ju, dhe kushedi me sa gjëra do të doja t’jua dëshmoj këtë dashuri, çfarëdo që të mund të besoni mbi këtë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).