Gjyshi i Boit

ENVER HOXHA - Boi, vajza që e marrosi.Ky titull hap faqen e parë të një prej shtojcave të së përditshmes së Tiranës, Panorama, atë të “Unë gruaja”. Artikulli që e shoqëron na informon, se babai i Boit (Boi është shkurtimi i emrit Valbona), Sokoli, është kujdesur të nxjerrë në dritën e diellit ditarin intim të babait të tij, Enver Hoxha, ditar, ose një pjesë ditari, që i kushtohet raportit të tij

62 Komente

"Ajo nuk e ve veten vetem ne sherbim te reklamimit te palestrave ku ben stervitje Boi, sic bejne tabloidet e tjere dhe thashethemet; ajo shkon me larg. Gazeta elitare Panorama perpiqet t'i japi trupit te trejnuar mire te Boit edhe pak shpirt".

Shkrim shume i mire !

 

p.s

po kjo nuk ndodh vetem me "boin" e dashur, kjo ndodh edhe me ciljeten, zajminen e xhuvelin... nuk mungojme te mesojme madje edhe sa here shkojne ne banje, ne nje kohe qe ata njerez te cilet meritojne vertet  te dalin ne faqet e para te gazetave... shperfillen...

p.s1

diku degjova qe sokoli kishte shkruar dicka ne parathenie te librit; "kjo eshte menyra se si une e kujtoj tim ate" ( e kujton apo do ta kujtoje, kjo eshte dilema )

Ja nje pasazh i shkeputur nga ditari:

Tiranë, mars 1979
Të dashur Liliana, Valbona dhe Sokol!
Që nga martesa tënde Toli, kaluan 5 vjet dhe erdhën në shtëpi 5 pushkë; në 5-vjeçarin tjetër edhe 5 dhe në 5-vjeçarin e tretë edhe 5 të tjerë. Siç e shihni e shtova numrin nga 9 e bëra 15. Vetëm Anea ime bëri 8-9! Kurse Liliana, Teuta dhe Pranvera janë tre, shkojmë sipas matematikës së zhvilluar.
E të vijmë Boi i dashur te ceremonia e vënies së emrit të djalit të dytë të Ilirit. Këtë ceremoni nuk e kam bërë për ju, por dialektika e shpjegon (Ti nuk e kupton këtë fjalë, por mami tënd e kupton). Gjyshi vazhdon: Çun i dashur, Shkëlzen është një nga malet më të lartë e më kreshnikë të atdheut! Ai i ka rrënjët thellë në tokën shqiptare dhe kokën lart në re dhe andej ai shikon jo vetëm Shqipërinë Socialiste, por edhe tokat tona të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Prandaj dhe ti çuni im, të rrosh sa mali që të vura emrin, të jesh trim, t’i mbash këmbët fort në tokën e atdheut, kokën mos e mbaj lart si të Malit, se kjo e drejtë i takon vetëm Shqipërisë. Ti të jesh i thjeshtë, trim, ushtar besnik i popullit dhe i Partisë.
Gjyshi vazhdoi: Këtë rrugë të lumturisë na e hapi Valbona që na erdhi e para plot fufurima, e pastër, e kulluar, e bukur si ajo. Kështu je ti Boi, apo të të them uji i kulluar i Valbonës (që figuron edhe në Historinë e Partis&eumlsmiley. Valbona duhet të sillte dhe erën e bjeshkëve dhe na erdhi Ermali. Por Ermali dhe Valbona s’rronin dot pa dritë dhe na erdhi Dritani. I gjithë ky vend dhe ky popull i dashur i joni, duhej çliruar “me shpatë”. Lufta për çlirim u bë në malet si shpatë, prandaj erdhi edhe Shpati (edhe ky emër figuron në Historinë e Partisë, me këtë emër u nënshkruan urdhrat e sulmit të përgjithshëm që solli çlirimin).
Dhe gjyshi vazhdoi: Shqipëria socialiste u zbukurua, populli u shtua, u kulturua, rron i lumtur. Që të shihen këto përparime duhet të hipësh në majën më të lartë të malit me dritë dhe ja na erdhi dhe Shkëlzeni...

Kryenece, dalja e Boit nuk eshte thjesht reklame si puna e Zajmines &co, eshte ironia e fatit per ata shqiptare qe u dergjen burgjeve dhe internimeve, qe tani nuk kthejne dot syte nga vendi i tyre, ku serish mbisundojne dhe jetojne lumturisht, mes gjithe te mirave po ata njerez prej ketu e 50 vjeteve...

Mua, as me shkon nder mend te fajesoj Valbonen per ato qe ka bere gjyshi i saj, por shpallja boterisht e palestrave dhe se si e kalon kohen e lire ajo, eshte fyerje per te vdekur e per te gjalle.

nuk e ve ne dyshim kete gje ana, por gjithashtu mendoj se gazetat nuk e cajne shume koken per kete, ata duan bleres dhe boi me gjithe gjyshin bejne ende lajm dhe ngjallin kuriozitet tek lexuesit ...

 Shoku Enver, nje udheheqes i ndritur dhe largpames, pyet, mbasi i ben nje analize te ndritur lumturise familiare ne momentin e lindjes se Boit ben edhe nje parashikim qe, nga te vetmit, nuk do te zhgenjehet:

- Situata: lindi Boi, gezim i madh. Lagja ku jetonin ama u kthye ne kasaphane. Shoket prej disa dhjetra vjetesh te Enverit, si Beqiri, Petriti, Hitua e dhjetra te tjere u vrane, u burgosen e u syrgjynosen. Femijet e tyre u vrane, u burgosen dhe u syrgjynosen. Femijet e femijeve u burgosen, u syrgjynosen dhe u vrane. 

- Parashikimi 5-vjeçar: idem. Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçori e dhjetera e dhjetra, qindra e mijra te tjere ne forme piramidale, u vrane, u burgosen e u syrgjynosen. Femijet dhe grate e tyre u vrane, u burgosen e u syrgjynosen. Femijet e femijeve te tyre u burgosen, u sygjynosen, u vrane e u masakruan.

Nuk ishte as hera e pare dhe as e fundit.

Nderkohe Shoku Enver, ne krye te Partise se Lavdishme te Punes se Shqiperise, "shqyente" me te puthura te mbesen e porsalindur.

A e keni vene re se sa here dhe ne çfare menyre e perdor Shoku Enver fjalen "e shqyem"? Shoku Enver, shoku Enver, e ke gojen me sheqer.

 

Mos vdeksha pa e pi nje kafe me kete qe ka shkru kete artikull.

Shume bukur me te vertete.

Ishte pikërisht ky dedikim i vecantë i Enver Hoxhës, .... që na bënte ta ndiqnim me sy sa herë ajo shfaqej në bulevard të dielave...

Jo vallaj, nuk ishte ky dedikim i vecante!

Ishte fakti qe Boi ishte i' derr ashushe, me placka "straight out of MTV" qe na bente neve t'a ndiqnim me sy!

Kush e ka pa Boin me zili se ishte e mbesa e Enverit, me vjen keq ta them, por qenka viktime e mendve te veta!

Ne nje kohe tjeter, keta njerez, pra ziliqaret e mbesllekut, do ishin duke hudh lule si histerike tek vorri i Ledi Dise, apo duke u cjerre si debila neper mitingje te noi fare politikani apo evangjelisti!

Enveri ka shume kusure, po ashtu edhe ajo gazeta pocaqi qe quhet Panorama, po Boi nuk i ka bo keq asnjeriu, dhe ka qene, edhe nje here, derr farfalle!

I cike e erret per shijet e meja, po prap! smiley

Emo! smiley

My favorite is:

  •  Argumentum ad Odium

 

mroklla, po ti i ke njoh gjith farfallat e tiranes me emer e? smiley

Valbona shetit e qete ne "Bllok" me dy qente e saj qe rendin sa para mbrapa. Shetit e qete pas nje martese me nje nga djemte e njerit prej doktoreve te degjuar dhe njekohesisht formuesi i nje studioje ligjore nga me te rendesishmet, me seli po ne "Bllok", e si per koincidence perpara dritareve te ish shtepise se ish Diktatorit-gjysh.

Ajo shetit e qete sepse e quajne te gjithe qe eshte e mbesa e atij qe thirret Diktator. Po nuk do te ishte e qete po te quhej e mbesa e Kriminelit. Per kete jam i sigurte!

Shpesh degjohet ky emertim. Ka ndryshim te madh ndermjet Cezari dhe Neronit. Te dy perandore, te dy diktatore, por njeri ndertues i madh tjetri shkaterrues imadh.

Atyre qe shkruajne u intereson ta vendosin ne emertimin Diktator.

Kam pare ne "Bllok" te shetisin edhe dy zonja qe vuajne nga semundja e manise se persekutimit. Dikush "i ndjek" akoma ato per t`i futur ne burg per agjit-prop. Dikush i ka sugjeruar qe ta bejne shetitjen atje "per tu sheruar"

A thua fat i keq i apo pozicion i gabuar i gjysherve ose babllareve.

Kur qesh ndonjehere me ze te larte mamaja me thote qe ta ul zerin se te degjojne tek shkallet. I them edhe ti je e semure!

Po nje komb i semure, i frikesuar a c`orientuar, me humbjen e beses e besimit bashke, me kerkesen dhe ethen per ndryshim, por i mbajtur fort pas rrenjeve te Valbones qe shetit me dy qener e qe ben body-billding apo body clas performance.

Po edhe bisha e do pjellen vet, cdo te thote kjo "Gjyshi i Boit", ky gjysh i dashur dhe i perkushtuar. Eshte e turpshme, nje perpjekje e tille per rehabilitimin e figures se atij krimineli. Skam gje me Boin se dhe une i perkas atij brezi qe e kemi admiruar per bukurine e saj, por vetem kaq. Pjesa tjeter ka qene se gjyshi i saj pushkatoi tim gjysh, une se njoha kurre, as im ate te jatin. Selfmade, ke bere nje shkrim shume te mire te uroj per kendveshtrimin.

Mua po te isha ne vendin tend nuk do me vinte dhe aq keq nese do te kisha enderruar "ah sikur te isha dhe une si ajo" . Do  me shqetesonte me shume fakti se"pse e kam zili akoma". smiley

Miq Peshkatare, me vjen mire qe gjendem ne te njejtat ujra me ju. Me pelqeu jo vetem shkrimi por edhe komentet. 

Familja e Shokut Enver nuk jeton e qete. Sa kohe ishte gjalle Ai te bijt vuanin nga manira te persekutimit. Po ashtu edhe Liljana (lexo intervistat e saj me reinterpretimet e rastit). Mbas '90 ata u permiresuan nga shendeti psiqik sepse ju desh te luftonin per te mbijetuar dhe kishin probleme dhe frike reale keshtuqe lane menjane problemet imagjinare.

Ne gjykojme si spektatore dhe kur themi "e vrau s'e vrau" nuk e kemi parasysh se çfare do te thote ne te vertete te VRASESH NJEREZ. 

Enveri e ka vuajtur shume faktin qe i eshte dashur te vrase njerez dhe kjo nuk eshte nje rrethane lehtesuese por ju ftoj te pyesni cilido mjek se çfare sketerre eshte jeta per nje vrases. 

Ne nuk pershendesim njeri ose i themi nje fjale te pamatur apo gjithsesi jo te drejte ndokujt dhe vjen nje dite qe na rendon. Perfytyro te vrasesh fqinjet e 30-40 vjeteve dhe kur te dalesh nga shtepia te shohesh kasaphanen, femijet e Bahri Omarit, shtepine e Beqirit, Mehmetit, Theodhosit, Ngjeles, Kadriut...e sa e sa te tjereve. I shkeputur nga te gjithe e nga çdo gje Shoku Enver nuk kishte asnjeri per te shkembyer dy fjale e per te pire nje kafe...I vetembyllur "ne arrest shtepie" ne nje kafaz e pa te njohur...Lenka, Palli, etj ishin ata qe ishin...

Perfytyro te te thone nuk ke asnjeri, mbyllur ne shtepi, punet gjithnje e me keq...fqinjet e tu kane vdekur te gjithe ne nje masaker, bashke me grate, femijet dhe te afermit. Si do te ndjehej secili nga ne? Po Ai? Po Boi?

Rrofte PArtia e Punes e Shqiperise me ne krye Udheheqesin e Dashur e te Lavdishem Shokun Enver Hoxha. Vdekje Imperializmit Amerikan (exactly) dhe Social-Imperializmit Sovietik (not bad).

Rrofte Presidenti Alia qe, ashtu si udhehoqi ne lufte njesite partizane drejt fitores, po udheheq vendin ne procesin e demokratizimit (fishkellima...). 

Poshte dhe Kina Revizioniste!  (në lidhje me 4:50 p.m.)

Lum si Boi e mjere ne qe na ra per hise Enveri! 

 Boi te rroje e te jete e lumtur me familjen dhe femijet e vet. Boi s'i ka bere keq askujt dhe ergjigjet vetem per veten e vet. 

Vetem se nuk duhet tja kaloje edhe aq keq; e shoh qe ben pjese neper disa borde shume interesante...ku xhiron pare e madhe...rrofte gjyshi thua?

Gjon, nuk jam dakort me mendimin se krimineli ka vuajtur manine e persekutimit.

Ai ne vite e fundit vecse ka patur friken e nje zevendesi jo te denje per familjen e tij, e kjo e ushqyer edhe nga "zonja Makbeth" qe ne ato vite (75-85) e kishte mendjen me te kthjellet se ai, qe nuk i ka vuajtur asnjehere vrasjet. Ndersa krimet qe ka bere para asaj kohe, ishin me mendje te ftohte dhe te kombinuara me shplarje truri, sa arriti kulmin me goditjen e kulteve fetare, unik ne boten komuniste.

Ai ishte nje aktor i madh qe luante ne fushen e djallit. Por nuk kuptoi ate qe idhulli me krimin nuk kane asgje te perbashket.

Sensibilitetin qe duan te tregojne ata qe botojne shkrimet e sajuara dhe vendosin Valbonen ne mes, nuk jane vecse sponsorizime te familjes Boga. Harrojme qe ne kopene e ujqerve, ku ata rrisin kelyshet me kujdes, nuk sulmojne asnjehere njeri tjetrin brenda kopese megjithe qe ndjekin rregullin e kryetarit ne ndarjen e prese.

Brezi qe i ka lexuar me detyrim sajimet e "Veprave te Enverit", te botuara nga I. Stud. Marx-Len. dhe nga gruaja makabre e tij, i dallon menjehere keto bishta te asaj kohe.

Megjithate "kalimi i bute" ose "kerkimi per shpetimtar" bene qe ai te mos cilesohej si kriminel pasi ishte figura me obskurante ne historine e ketij kombi. Eshte ai qe jo vetem vrau por degradoi trurin e nje populli, i cili sa ishte ngritur ne kembe prej ne nje iluminizem te vonet.

Duhen mbi tre breza per tu kthjelluar e per te marre formen pema qe ai e shtremberoi deri ne ate stad, qe asnje ndihme per ta sjelle ne drejteqendrim nuk arrin dot pa kohen e vet.

 

Ne lufte per vendosjen e demokracise ka dhe viktima te pafajshme

12 November 2007 www.iraqbodycount.org

The American military has expressed regret “that civilians are hurt or killed while coalition forces search to rid Iraq of terrorism,” after the 11 October killing of 15 women (one pregnant) and children in an air raid near lake Thar Thar. The civilian death toll by US fire was 96 in October, with 23 children among them, while in September US forces and contractors killed 108 Iraqi civilians, including 7 children. In August US troops killed 103 civilians, 16 of them children, and in July they killed 196. In fact, during the last five months US forces in Iraq have killed over 600 Iraqi civilians. Regrettably, as always.

Oooh, sweet Jenna po martohet, sa nice

11 May 2008 www.cbc.ca

 

U.S. President George W. Bush spent months joking about being a father of the bride, but on Sunday he was downright wistful about giving his daughter Jenna away to her longtime beau.

"Our little girl, Jenna, married a really good guy, Henry Hager," Bush said, standing next to Mrs. Bush at an airport in Waco, Texas, where he boarded Air Force One for his flight back to Washington.

"The wedding was spectacular. It's just — it's all we could have hoped for."

Unlike other first family weddings that have been broadcast live, the Bushes didn't share their daughter's nuptials with the world. The day after, however, they briefly shared their joy.

"The weather co-operated nicely," Bush said about the wedding at his 640-hectare Texas ranch. "Just as the vows were exchanged, the sun set over our lake and it was just a special day and a wonderful day and we're mighty blessed."

A reporter asked if the president had been up late partying. Bush winked, then turned toward the plane, ignoring a second question about whether the wedding had given the slumping U.S. economy a boost.

In recent days, the White House has dribbled out details about the bride's dress, the ring, the wedding attire and pre-wedding events. It was part of a carefully orchestrated communications strategy to disclose bits of information, but keep the wedding from becoming a media circus.

But it wasn't a complete media blackout. On Sunday, while it disclosed no more details, the White House released 11 photos of the affair at Bush's Prairie Chapel Ranch.

 

Nje dashuri mese normale e nje gjyshi ndaj nipit/mbeses te tije. Shume nga ne kane testamente te tilla por qe i ruajne me fanatizem si diçka shume private, qe ju perket vetem atyre.

Per te mbaruar kete artikull qe te ben te ferkosh syte, gazetarja i futi dhe nje palester, nje vajzat me te bukura te Tiranes,...dhe vulosi deshiren e saje te munguar per te ushqyer ndonje mit byroje politike.

Ironia e ketij libri qendron tek vete Valbona, qe eshte e bija e Liljanes, asaj qe ka perdorur cdo mjet per te ngritur tirazhin e shkrimeve te saje duke nxire familjen nga ku Valbona rrjedh.

 Keiend, pa pretenduar qe te jap zgjidhjen e fundit per temen, te ofroj vetem piken time te veshtrimit, pa asnje pretendim saktesie.

- Mania e persekutimit eshte nje patologji, ndersa te ndjerit keq me veten eshte thjesht vuajtje pa kaluar domosdoshmerisht ne mani persekutimi. Stalini nuk pati probleme te tilla. As Mao. Nuk e di per Enverin, edhe pse flitej ne kete drejtim. Megjithate per jete qeni behet fjale.

Luciditeti. Problemi i ketyre njerezve ka qene se nuk kane ditur (edhe pse udheheqes te ndritur e largpames) te shohin jo me larg por as edhe nje fije perpara dhe jane gjithnje gjendur ne prani te pasojave krejt te padesheruara te vendimeve te tyre. Dihet, ne shkencen e vendim-marrjes, qe e keqja e çdo vendimi shihet jo menjehere sapo merret vendimi por ne nje distance te tille kohe qe e zbulon dhe diferencon vendimin e sakte nga ai i gabuar ne menyre te pagabueshme. Enveri me shoke jane kthyer ne kriminele jo sepse donin te ishin kriminele (asnjeri nga ata nuk torturonte macet ne femijeri etj) por thjesht se ne prani te pasojave shkaterrimtare per vete dhe te tjeret nuk kane pranuar kurre se kane gabuar dhe te ndreqin gabimin...gje qe eshte jashte çdo lloj llogjike njerezore. Cdo pasoje e padesheruar shumefishohej ne pasoja te tjera e keshtu me rradhe. Fakti qe ata ishin te gjithe te pashkolluar dhe te pamesuar me punen e rendonte gjendjen akoma me shume...Vrasjet dhe eleminimet sherbenin jo vetem per te justifikuar deshtimet por edhe per eleminuar te ashtuquajturen "gryke te shishes" qe ne demokracite e pjekura funksionon natyrshem. "Te rinjte" zgjidheshin nga rradhet e atyre qe besonin duke eleminuar ata qe dinin. Si rezultat erdhen ne krye njerez me veti intelektuale si Lenka, Pali me shoke.

Ate qe dinin ishin te rrezikshem sepse heret a vone do te benin pyetje te rrezikshme dhe do te vinin ne dyshim te drejten e atyre lart me Udheheqesin e LAvdishem e LArgpames Shokun Enver Hoxha (Rrofte PArtia e Punes) per ta çuar Shqiperine (tone te dashur) ne rrenoje vetem per karriket e tyre.

Te diturit do te vinin ne diskutim perse disa fjale te thjeshta ne Shqiperi ishin krim dhe denoheshin me burgim ose me vrasje morale ne mos fizike ndersa ne vendet e zhvilluara si Suedia, Anglia, Norvegjia, Danimarka...etj keto fjale normale e kaqe te thjeshta ishin te verteta absolute dhe baze e fitores se "socializmit" ne keto vende. E kam fjalen per konceptet e meposhtme: lirija e fjales (burg), e informacionit (burg+zhurmues), e levizjes (te vrare ne kufi+vdis aty ku ke lere ne mos u internofsh), e te thenit qe buka nuk me pelqen, fjala  ndryshim, besimi fetar (ketu kishte te drejte Partia se Krishterimi ka dale kur Shen Pjetri u ngrit dhe tha qe njeriu per njeriun eshte vella dhe jo ujk, qe vdekja jote nuk eshte jeta ime- jo, more, armik i popullit...shpejt ne burg) Shqiperia socialiste nuk mund te pranonte propaganden e armikut qe thoshte qe tjetri eshte vella.

Une nuk dua te provoj teori mjeksore mbi diktatoret. Dihet qe dhuna dhe diktatura nuk jane te gabuara, jane STUPID.

Desha vetem te them qe Shoku Enver kur dilte nga shtepia shihte rreth e qark vetem sketerre e masaker, komshinj te vrare me kuç e me maç...ne kushtet me normale kjo te deprimon.

 

 

 

 

 

 

e te hapur vendet e lira dhe krijimin e iluzioneve per ata qe ishin poshte dhe evituar 

 

Libri ishte i  mrekullueshem dhe e lexova e vemendje ditarin e Enverit.

S'dua ti futem debateve me njerez qe nuk shohin me larg se hunda e tyre dhe perrallat e ish te denuarve qe si per cudi dolen te gjithe 99% te perndjekur politike.

 

 dhe per kete aresye Shoku Enver, ne vend qe te dilte ne oborr, "shqyente" Boin me te puthura. Shqyente.

Problemi i ketyre njerezve ka qene se nuk kane ditur (edhe pse udheheqes te ndritur e largpames) te shohin jo me larg por as edhe nje fije perpara dhe jane gjithnje gjendur ne prani te pasojave krejt te padesheruara te vendimeve te tyre.

smiley

Kjo eshte shume e sakte!

Gjon Cima, nuk e di a e mendu vete kete, dhe nqs po, te heq kapelen! smiley

Te njejten gje ka thene edhe Milan Kundera (emrin e librit nuk e mbaj mend, me duket se ka qene "The Curtain"-Perdja).

Perifrazoj: Nje nder paradokset me komike te komunizmit ka qene, qe ne nje kohe kur disidenca dhe mendimi ndryshe ishte gati asgjesuar totalisht, te vetmit njerez qe mund, dhe shpreheshin publikisht te pakenaqur me progresin e puneve, ishin anetaret e larte te Partise! smiley

Vazhdon Kundera (i perifrazuar)...Paradoksi behet akoma me komik, po te kemi parasysh se progresi i pamjaftueshem i puneve ishte rezultat direkt i vendimeve qe kjo Parti merrte, dhe qe keta anetare te nomenklatures se larte, ne nje fare menyre, nuk  arrinin t'a shikonin kete lidhje "shkak-pasoje"! smiley

 

Mrroklla,

Une kam shkruar ne shume raste ne PPU se si keta udheheqes kane vene gjithnje qerren para buajve dhe...kane qene te tjeret qe kane paguar me koke faktin qe qerrja nuk ecte. Orwell e ka shtjelluar shume mire çeshtjen e lidhjes kauzale ne kete lloj sistemi.  Ne fakultetin juridik po te doje te merrje 10 ne disa lende (teori shteti, e drejte penale, e drejte civile...) duhej ti nenshtroheshe nje extra provimi per lidhjen kauzale edhe po te mos te ishte ne teze. 

 

Duke qene se kam jetuar prane Bllokut, dhe patur shoke mjaft prej bijve te byroisteve, ndjere persekutimin ne te afert deri ne skaj, dua te te shkruaj dicka reale dhe jasht shkrimeve akademike.

Ai jetonte ne nje Bllok brenda bllokut. Ai ruhej prej nje grupi sigurimi brenda grupit te sigurimit te udheheqjes. Ai dilte i qete te shetiste dhe te gjithe i "peruleshin te lumtur" kur kalonte ose ata qe nuk donin ta benin kete, nderronin rruge. Ai jetonte ne euforine e nje ngadhnjimtari paskrupuloz.

Ai planifikonte eliminimin si strategji terrori masiv. Thenia qe ai gjendej ne pasojat e padesheruar te vendimeve eshte vetem nje propagande e paster e rebilituesve te tij ose te atyre qe i po i lexojne librat e dedikuar te gjysherve te tye nostalgjike

Filloi me trashegimine intelektuale, me goditje me pas periodike te grupeve, miq te tij . Politika e terrorit ishte huazimi me i bukur dhe in extremis qe ai aplikoi dhe e kishte te gateshme prej Stalinit. Ndryshimi ishte ne ate qe, Ruset kishin nje trashegimi te mjaftueshme intelektuale dhe reagimin nuk e kane patur asnjehere spontan. Gjithashtu ata kishin rolin lider.

Ndertimi, ne fund te jetes se tij, me nje rreth injorantesh e qetesonte ate dhe te shoqen me familjen gjenetike.

Levrimi ne mes te dy kampeve gjate luftes se ftohet, si dhe premtimet qe i dha paleve per mos angazhim ishte nje siguri per te deri ne vitet 80, ku ndjeu se po prisheshin disa raporte. Ai shendetesor, kampet ne arenen nderkombetare po qetesoheshin ndersa presioni familiar po rritej.

Vrasjet e fundit i kreu me sukses dhe "shkoi i qete". Vitet e fundit ishin vetem jetesa e nje diabetiku kriminel qe semundja i kishte kompleksuar friken,paranojen dhe skizofrenine.Familja kerkonte tia shtynin ekzistencen deri ne nje limit te perkryer per ta.

Dikush me tha nje here qe Enver hoxha eshte politikani me i suksesshem ne Shqiperi. Ky qe e tha nuk ishte asfare enverist; perkundrazi, ishte nga "ata pa triske fronti". Dhe ka pat nje karriere tejet te admirueshme ne qeverite demokratike. Ceshtje njesishe matese kjo puna e suksesit. Dhe per kete mund te hapen debate pafund.
Nje gje ama me duket shume e qenesishme: suksesi me i madh per Enverin eshte qe edhe pas 20 e kusur vjetesh, ai nuk analizohet drejt dhe sherben si burim shtjellash emocionale, te cilat pa asnje perjashtim te cojne ne trajtime joobjektive. Mendoja qe pas dy dekadash trute tane do ishin ftohur ne lidhje me Enverin si persone e si figure historke. Mendoja se Enveri me ne fund to filtrohej nga elemnetet ngaterruese (confounding factors). Mendoja qe Enveri do shikohej jo aq si nje kazan me "gjuhe zhabe e panxhe akrepi", por si nje produkt i kohes; jo "nje fat i keq qe na zu", por si moment reflektimi qe pse shoqeria joneal jep kete produkt.
Trajtimet e Enver Hoxhes me tike prej gjimnazistesh, apo me pjesen vanitoze feminine te buduareve, me intrigime ala "grarishte", apo me eren e duhmen e thashethemnajes te ish-xhiros se Tiranes, bejne ate qe do e enderronte cdo diktator suprem i klases se tij: dhe pikerisht ngritjen e mjegulles me ngjyra nga poshte si ne nje spektakel rock.
Diskutimet e Enverit ne plane fizike, familjare, si prind e gjysh, si lojtar bilardoje, si dandy, si womanizer, si hero tabloidi etj. sjellin vec dem ne procesin e eksorcizmit qe shoqeria shqiptare ka aq shume nevoje ta beje, eksorcizmit nga ana e erret e henes se vet, dhe natyrisht, e personalizuar, nga fenomeni Enver Hoxha.

Shtoj qe per Enverin nuk duhet urrejtje e verber (kjo s'sherben per asgje); Enveri ka nevoje per njohje-analize-sinteze pa komponentin emocional, qe ne fund te fundit, perkthehet ne njohje te vetes sone.

Ky artikull nuk ishte analize per Enver Hoxhen. Ishte nje reaksion i shkaktuar nga nje situate konkrete dhe absurde qe ndodh ne nje vend ku per 18 vjet me radhe nuk e ka vrare ndergjegja njeri te analizoje seriozisht as komunizmin dhe as Enver Hoxhen, nuk e ka vrare ndergjegja njeri t'u kerkoje te falur viktimave te komunizmit, familjeve te tyre dhe aq jeteve te shkaterruara; ku i ashtequajturi Nuremberg Shqiptar nuk mundi t'i vertetonte asgje kriminale, as udheheqesit dhe as elites politike, nje gjyq ku krimi me i madh i komunizmit u gjykua kafja e papaguar. E, pra, ne nje vend si ky, ku elitat refuzojne te flasin per kete sistem (pervecse kur vijne zgjedhjet), ku akoma nuk jane demshperblyer te burgosurit politike, elitat kerkojne te na mallengjejne me ditare private te Enver Hoxhes, me mbesa ekskluzive dhe dashuri marrezie. Ky artikull i dedikohej A, O dhe G. dhe gjithe atyre mbesave qe ky njeri qe po na kerkohet nga elitat ta relativojme kur as nuk e kemi denuar, ju ka vrare jeten. Po, eshte emocional; sepse, ketu po luhet pikerisht me emocionet e te gjitha paleve te implikuara. Cdo njeri eshte i ftuar ta shkruaje e formuloje me te mire kete shqetesim, ta trajtoje me racionalisht.

 

 

variacione:

Dikush me tha nje here qe Hitleri eshte politikani me i suksesshem ne Gjermani. Ky qe e tha nuk ishte asfare nazist; perkundrazi, ishte nga "e kampeve të perqendrimit". Dhe ka pat nje karriere tejet te admirueshme ne qeverite demokratike. Ceshtje njesishe matese kjo puna e suksesit. Dhe per kete mund te hapen debate pafund.
Nje gje ama me duket shume e qenesishme: suksesi me i madh per Hitlerin eshte qe edhe pas 50 e kusur vjetesh, ai nuk analizohet drejt dhe sherben si burim shtjellash emocionale, te cilat pa asnje perjashtim te cojne ne trajtime joobjektive. Mendoja qe pas 5 dekadash trute tane do ishin ftohur ne lidhje me Hitlerin si persone e si figure historke. Mendoja se Hitleri me ne fund to filtrohej nga elemnetet ngaterruese (confounding factors). Mendoja qe Hitleri do shikohej jo aq si nje kazan me "gjuhe zhabe e panxhe akrepi", por si nje produkt i kohes; jo "nje fat i keq qe na zu", por si moment reflektimi qe pse shoqeria joneal jep kete produkt.
Trajtimet e Hitlerit me tike prej gjimnazistesh, apo me pjesen vanitoze feminine te buduareve, me intrigime ala "grarishte", apo me eren e duhmen e thashethemnajes te ish-xhiros se Berlinit, bejne ate qe do e enderronte cdo diktator suprem i klases se tij: dhe pikerisht ngritjen e mjegulles me ngjyra nga poshte si ne nje spektakel rock.
Diskutimet e Hitlerit ne plane fizike, familjare, si prind e gjysh, si lojtar bilardoje, si dandy, si womanizer, si hero tabloidi etj. sjellin vec dem ne procesin e eksorcizmit qe shoqeria shqiptare ka aq shume nevoje ta beje, eksorcizmit nga ana e erret e henes se vet, dhe natyrisht, e personalizuar, nga fenomeni Hitler.

Shtoj qe per Hitlerin nuk duhet urrejtje e verber (kjo s'sherben per asgje); Hitleri ka nevoje per njohje-analize-sinteze pa komponentin emocional, qe ne fund te fundit, perkthehet ne njohje te vetes sone. (Nje njeri qe flet keshtu ne gjermani quhet nazist latent, sic duhet ta dish, por mbase e ke harruar.)

Tani, le ta perserim kete me radhe per Stalinin, per Kim Yong, etj, etj.

mire, pra mire, reaksioni ndaj nje situate absurde nuk ka pse te jete absurd. Edhe ndaj nje shkrimi absurd gjithashtu. Shikoje qe ne titull... perdorimi i foljes "me u marros" mua do me bente me vula alergjike ne fytyre sapo ta shihja. Pse qemton shkrime te ketyre niveleve? Ato kane aftesine qe te t'terheqin zvarre ne nivel te tyre dhe atje te zhdepin me pervoje. Eshte shume veshtire te mos besh logical fallacies kur merresh me ksi lloj niveli... e ben enverin nje lloj ngjitje tabloidore kur ai eshte ontologjik. Pastaj c'ne me lazem mbesa, pash Zotin!

 Keiendi, jam absolutisht ne nje linje me ty. E vetmja gje qe desha te argumentoj eshte se ata ishin me shume se gabim, ata ishin Stupid. Nuk ka rendesi se si u bene kriminele, rendesi ka qe si kriminele te padiskutueshem nuk kane rrethanen lehtesuese te semundjes mendore. U kthyen ne kriminele sepse kishin marre persiper (me gjak) nje pune qe nuk ja kishin idene...gjithsesi nuk ngulmoj. Idete e ndryshme per mua jane nje oportunitet. 

Enverin e kam pase pare edhe une nganjehere kur dilja nga shkolla por gjithsesi Enveri ishte njeriu me i izoluar i botes ne ate kohe dhe nuk di si mund te jesh i lumtur ne ato kushte. 

Une nuk kam gje me Enverin, ne madje kemi nevoje per figura ne historine tone disi te varfer. Por Enveri eshte krejt i papershtatshem si figure historike sepse po te na vijne te tjere udheheqes, nen shembullin e tij, qe vejne qerren para buajve dhe per kete vrasin njerez, Shqiperia jone e dashur do ti humbi te gjitha shanset per tu bere nje vend i perparuar. Ne vendet e perparuara, ku vendi yne nuk ben pjese, keta lloj beterresh nuk mungojne; mungojne vota apo mundesi qe ata te vijne ne krye. Por ky eshte nje muhabet tjeter. Populli shqiptar eshte nje popull i mençur, trim dhe liridashes...por duhet akoma ta tregoje kete.

(Gjon Cima eshte shqiptar dhe sikur 100 here te lindete perseri do te donte te ishte gjithnje shqiptar)

Fan Noli, duke interpretuar Makbethin, ka thene se kjo veper tregon qe pushteti i marre me gjak, mbahet me gjak dhe leshohet me gjak. Period. No happy end for anybody.

Mua me cudit shume fakti qe populli shqiptar nxjerr ne krye gjithmone plehra qe nga Zogu, Enveri deri te Sala apo I.Meta apo E.Rama.  Nuk eshte se kemi patur dhe kemi pak njerez me vlera. Edhe me shume me cudit fakti qe pavaresisht nese keto plehra i adhurojme apo i urejme, gjithmone jemi shume te ngarkuar emocionanlisht kundrejt tyre.

vete e kemi fajin... i mitizojme pafundesisht...

Edhe Premti i tregonte Robinsos per gjyshin e tij kanibal, e permallohej kur e kujtonte.

E Robit i kalonin mornica nga kanibalizmi, sa here Premti kujtonte gjyshin.

Histori kanibalsh!

lumidrin, ilustrim i shkelqyer. Fiks kete kam pase ne mend sapo e lexova artikullin. Edhe ulkonja i do kelyshet e saj, por shqyen kelyshet e te tjereve.

Gjithesi, selfmaderadio me duket i vetmi person qe e di per cfare po flet dhe e ka te qarte rendesine e denimit te hapur te asaj periudhe, sepse nje popull qe e harron historine e vet eshte i destinuar ta perserise ate. Po te mos ishte shqetesimi se ne si popull kemi tendence te udhehiqemi nga produktet me te felliqta qe prodhon, si dhe po te mos ishte deshira e inteligjencies se vertete shqiptare per ta denuar dhe demaskuar njehere e mire periudhen e erret te komunizmit, bashke me protagnistet e saj, nuk besoj se do kishte njerez qe do humbisnin kohen te merreshin me keto gjera.

Sa Boi ka lene pa gjysha ky gjyshi i boit, nuk u dine as varrin qe tu cojne ndonje tufe me lule.

Mos i provokoni me keto artikuj monstruoze ata qindra familiare qe ky gjysh

i pa shpirt i masakroi per ndertuar parajsen e vet. 

 C'keni mer jahu me Valbonen. Ajo eshte e vetmja gjo e mire qe Enveri i la Shqiperise. 

Sa per dashurine per kalamaqerit, ate qe e ka pas e ka pas. Nuk ju kujtohet sa here i merrte ne krah e i mbante gjate gjithe parakalimit ato pioneret e vogla qe ja sillnin per festa ne tribune, me ato fustanet blu dhe breckat e bardha. smiley

pf, po vej nje foto intriguese. ky i vrau kalamojt e vet ne fun. a i ka dash, thu? a mund te jetoje te nje njeri familiari i perkryer dhe xhelati nderkombetar?

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/cc/Bundesarchiv_Bild_146-1978-086-03%2C_Joseph_Goebbels_mit_Familie.jpg

pf, po vej nje foto intriguese. ky i vrau kalamojt e vet ne fun. a i ka dash, thu? a mund te jetoje te nje njeri familiari i perkryer dhe xhelati nderkombetar?

Ndoshta i ka vrare per t'i shpetuar... sipas mendjes se tij.

Mendoj se edhe diktatoret kane dimensionin e tyre njerezor. Mbase e humbasin kete dimension ne momentin e aktrimit politik qe per fat te keq kthehet ne veprim konkret ne shkalle te gjere.

Pergezime Selfmade Radio per kete shkrim.

Me pelqeu thjeshtesia. Me pelqeu paralelizmi midis historise te mbeses se Hoxhes dhe fatit te mbesave te viktimave te Hoxhes. Me pelqeu shume gjithashtu ajo ndjenja e protestes dhe gati-gati e revoltes e cila lexohet midis rrjeshtave por qe asnjere nuk del me arrogance.

Mendoj se ke shprehur me shume fisnikeri dhe edukate mospelqimin tend pa rene preh e mllefeve te cilat mund te banalizonin shkrimin.

Une mendoj se nuk ka denim me te madh dhe gjykim me te mire se sa gjykimi ne heshtje dhe nen kete kendveshtrim me ane te shkrimit tend ti ke pershkruar me fjale ate veshtrim te heshtur te viktimave ne drejtim te kasapeve, e te gjithe atyre qe me dashje apo pa dashje e kane shtyre thiken thelle e me thelle drejt plages.

mua me pelqeu ky artikulli.

dialogu Gjon Cima e Keiendi shume interesant gjithashtu.

p.s. "Trashegimtari" i IK eshte nje portretizim (per mua) shume i arritur i elementit "psikopat" tek EH.

Nuk me thoni cfare bejne tani me shume bllokiste e rinj te shqiperise. Te gjithe keto qe thuhen ketu dhe te gjitha ato qe bllokistet e rinj bejne sot jane pasoje e asaj zilie qe dikur kane patur njerezit. "Ah sikur te isha si ajo" kurre nuk eshte pranuar hapur por te gjithe ju qe shani e ulurini, te gjithe ju  beni sic bente Boi apo gjyshi i saj. Te bllokiste e rinj  nuk jane gje tjeter vec copycat e Boit dhe e gjyshit te saj.

 Selfmaderadio, te nderoj per qendrimin ne thelb dhe ne forme. Jam i sigurte qe gjykimi racional i komunizmit do te behet...nga shqiptare intelektuale dhe te shkeputur nga kjo periudhe. Kam marre pjese tek Peshku jo vetem per kenaqesine e te qenit me njerezit e mi, por sidomos per te kontribuar - jo gjithnje me cilesi, se njeri dhe hajvan Shqiperie jam edhe une - ne nje debat te shendetshem per te ardhmen tone, qe besoj do te jete e shkelqyer. Pikerisht si vendet qe nuk i japin rast dembeleve, paraziterve dhe injoranteve te bejne ate qe beri Shoku Enver ne vendin tone. Kur u rrezua pushteti komunist ne Shqiperi (dhe nuk e rrezoi kush) mbeten nja tre kater ndertesa ne Tirane (Universiteti, ministrite dhe bashkia) te ndertuara para L2B...

Lumidrin: Gjenial ai shembulli yt. Per mesazhin dhe lakonizmin. 

 

Kur u rrezua pushteti komunist ne Shqiperi (dhe nuk e rrezoi kush) mbeten nja tre kater ndertesa ne Tirane (Universiteti, ministrite dhe bashkia) te ndertuara para L2B...

Po ti e beson kete qe po thua, apo mendon se e han te tjeret ?

 Cilat ndertesa ngelen, te tjera? Pallati i kultures apo Piramida? Keto jane shume me inferiore se Universiteti dhe Ministrite si ndertesa. Apo jo? Perndryshe do te kishim ndertuar te tjera ndertesa ministrish...ao kombinati qe nxirrte vetem tym dhe hiç çelik...

Pallati i kultures, muzeu kombetar,dhe piramida nuk jan aspak me inferiore se universiteti dhe ministrite e tjera.Veper tjeter eshte sheshi skenderbej dhe bulevardi.

Tjetra eshte kthimi i Tiranes ne nje qytet me qindra mijra banor me sherbime kualitative.

Edhe dicka tjeter rreth Universitetit dhe ministrive, duhet te dish qe universiteti nuk matet me perimeter por me vellim.

Natyrisht per keto nuk ka merite Enveri,por populli shqipetar qe ka punuar si skllav ne kohen e Egjyptit te lashte.Por nqs Enveri do marr pergjegjesite historike i vetem per gabimet e kohes te komunizmit,atehere atij i takojne ti ket per vete edhe arritjet.

Komunizmi ishte nje sistem brutal, por per hir te sistemit drejtues nuk mund te mohojme punen e popullit, dhe arritjet si pasoj e punes te rende dhe jo sistemit drejtues.

Me ate pune te jashtezakonshme shqiperia ne nje sistem demokratik do te ishte bere lulja e europes.

 

 

 Po banesat me te mira, ato prano bllokut ku jetonin njerezit e rendesishem apo gjithsesi te trajtuar nga pushteti, nuk ishin pallatet e aviacionit te ndertuara ne kohen e Italise? (Poshte fashizmi italian, poshte Berlusconi).

Po a e kupton se po flet marrezira.

Po pse dhjet pallate eshte Tirana.Te thash edhe njeher Tirana u shnderrua nga nje germadh ne nje qytet qindramijra banoresh me sherbime kualitative.

Apo duhet te themi RROFTE FASHIZMI E RROFTE BERLUSCONI se na ndertoi Italia dhjet pallate gjat kohes te pushtimit fashist.

Pastaj qe ta marrim vesh ti po na mbron tezen e fashizmit ketu? Ti po thua qe pushtimi fashist ishte i mire per Shqiperine?

Gjon, patjeter qe jemi ne linje mendimi, qe diskutojme dhe kundershtojme. Ndryshe do te ishte perjashtimi prej te dy paleve, si psh ky me siper qe flet kodra pas bregut.

Pra, askush nuk ka gje me Diktatorin kriminel (me vjen keq me vehten po tia permend emrin). Ne po diskutojme per ate qe kishte "humane" tek figura e tij.  Nga natyra tolerante timja kam te drejte te llogjikoj qe bsolutisht qe nuk ka patur as grimen me te vogel te humanizmit, per mendimin tim.

Perandoret qe vinin prej legjioneve ne fillim te karrieres se tyre ishin njerez trima, popullore te respektuar ne ambjentet ushtarake ose edhe politike te aristokracise se kohes. Me pas ne vite e ushtrimit te diktatit perandorak ata ktheheshin ne gjakatare. Nuk kishin kufi deri edhe tek bijte e familiaret e tyre e tyre.Po keshtu edhe me perandoret e lindjes(sulltanet e khanet). Me pak ka qene tek mbreterit te cilet trashegonin kuroren dhe ruanin rrethet orbortare.

Ai e filloi me terror:

Dhjetor 1944: pushkatime pa gjyq te kundershtareve te luftes civile

1945 : Gjyqe masive dhe denime ekstreme per ish intelektuale dhe kundershtare liberale, sekuestrime pronaresh te medhenj.

1946:  Gjyqe dhe pushkatime, dhe kryesisht terror ne pronare pas sekuestrimeve te pronave ne fshatra. Fillim i goditjes me terror ndaj veriut nacionalist.

1947- 1948 : Eliminim i shokeve te tij bashkekriminele per te konsoliduar pushtetin e tij.

1953; Pushkatime pa gjyq. Gjykime te sajuara per te eliminuar dhe per te krijuar fryme frike.

1955: Eliminim i grupeve, ish bashkepunetore te tij, qe kishin mendimin kundra

1961-1962: Goditja ndaj inteligjences se re te krijuar ne Lindje

1967: Goditja perfundimtare ndaj klerit dhe imitimi i revolucionit lultural kinez.

1972; Goditja ndaj kultures, eliminim terror ne rinine eetur per kulture.

1975 : Eliminimi i drejtuesve te ushtrise , bashkeluftetareve me te ngushte te tij

1976-1977: Eliminim i shokeve te tij ne drejtim te ekonomise, finances, industrise

1981; eliminim i nje prej bashkepunetoreve te tij me te madh te krimit, kryeministrit.

1982 : Eliminim i mbetjeve te miqve te tij te cilet kishin vrare e eliminuar sebashku prej 30 vjetesh.

1983-1984-1985 : U cmend fare, vdiq dhe shpetuam perkohesisht.                Filloi rianimacioni, por perseri mes vdekjes dhe shpetimit.

Pra cdo 3 vjet mesatarisht kishte vrasje dhe deportime masive.

Diktatori yne kriminel mbreteroi shume. Me te vertete shume. A ishte zotesi? Patjeter qe ishte zotesi. Zotesite nuk jane te gjitha ne sensin pozitiv. Manipulator i situacioneve dhe popullit te tij te pa kultivuar akoma mire, dhe njekohesisht makaber, deri ne perhapjen e etheve te frikes. Kete te fundit qe nga  familiaret e tij e deri tek miqte e tij me te ngushte.

 

 E sakte, egjitha. Do te shtoja spinlleqet dhe vrasja e Qemalit, Vasilit, Gjinishit (mbas shpine), Vath Pezes (vellai i Myslymit, qe heshti er gjithe jeten etj.etj.).

Degjohet te flitet dhe shkruhet qe Shoku Enver i kreu vrasjet per hir te "parajses se tij". Ketu nuk mund te jem dakort. Per çfare parajse behet fjale. Shoku Enver ka jetuar ne sketerren e atij qe vret njerez ne mase, qe ska nje mik me te cilin te shkembeje dy fjale (i vrau e sakatoi te gjithe me gra, femije, miqte e miqve, etj), nuk mund te shkonte ne asnje vend te botes se nuk e perfillte askush se jetonte duke u lehur te gjitheve, jetonte ne nje siperfaqe prej 1km2 me gjakun gjer ne gju (kasaphane), ishin njerezit me te pashendetshem ne Shqiperi (nje koleksion semundjesh secili)...jetonin ne menyre te pashendetshme, hanin ne menyre te pashendetshme, pa levizje (e ku te leviznin?). Kam pare foto te shtepive te diktatoreve: te gjitha pa pike shije... Femijet e Maos, Stalinit, e te te tjereve u kthyen te gjithe ne gjysem njerez...keto jane fakte.

Asgje personale. 

 

 

Nje koregjim i vogel.

Ndersa vajza e Stalinit shkroi nje liber per te atin ku shpaloste karakterin kriminel te pa konceptueshem te te atit, dhe nderkohesisht i kerkonte ndjese kombit te saj, edhe pse ajo nuk iashte fajtore aspak, ne akoma degjojme dhe lexojme shkrime nostalgjike dhe manipuluese per brezin qe nuk e ka njohur ate kohe.

Pendesa ndaj krimit duhet te fillonte nga bashkeounetoret e tij te ngushte( te mbetur) dhe familjareve te tij. Nuk do ti jepte aspak turp atyre, por vetem vlera dhe nderkohe do te vleresonte kombin. Por gjithshka ka te beje me pendesen qe eshte shenje e civilizimit, dhe pastaj edhe falja e cila vjen me pas.

Ketu qendron nje nga aresyet themelore per mos perseritjen.

Kete kane bere gjermanet, e kane bere italianet, e kane bere edhe ruset deri ne nje fare mase. Prandaj ata kane edhe muze te krimit dhe nderkohe nuk lejojne shkrime nostalgjike per kohene krimit.

A mos valle ne jemi me tolerante, apo jemi me te ndergjegjesuar, per mos ta perseritur me?!....bah!

keiendi.

Krahasimet e tua ia ulin shume vlerat argumentit tend dhe te atyre qe mendon se perfaqeson ti me kete argument qesharak.

Gjermania, Italia, Rusia ben medemek u penduan sepse kryen krime mbi popuj te tjere. Shqiperia nuk ka kryer krime mbi popuj te tjere.

Per nje Enver nuk ka si te kerkoj falje populli i gjith. Cfar arsyetimi absurd!!!!!!

Cila pendese? Popullit kur ju dha e drejta e votes votoi per demokraci dhe pluralizem.

Ajo e mbesa ka bere nje liber per gjyshin e  saj, dhe shum mire ben, atyre qe nuk ju pelqen mos ta lexojne, ajo nuk po mburr krimet e kryera nga gjyshi i saj, as nuk po lavderon rolin historik te gjyshit, por po tregon nje histori te veten, personale, nje gje qe me te drejte mund ta bej kushdo.

Kot sa per kujtese, sot eshte data 10 korrik. Cfare eshte data 10 korrik?

Formimi i Ushtrise sone te lavdishme Popullore - 1943.

 

ditëlindja e hallës time. rrofsh Ana H. smiley

vete pyet , po vete pergjigijesh smiley

pse nuk na le ta gjenim  smiley

Sot eshte ditelindja e tezes time.

Akoma nuk i keni harruar o te vuajtur? Apo keni kohe qe nuk degjoni krisma topash! Vdesim per pak lufte, grindje a sherr, apo edhe per te shtier ne ajer me kallashnikov.

Boin e shifja kur vinte per leksione pianoje te Takuina Adami. Une si cun lagjeje ndjehesha i nderuar nje person i tille vertet 'i kultivuar' na nderonte. Nqs kjo nga njel e vetmja 'e kultivuar' ne Arrnautistan le ta ruajm, madje t'ia marrim ato 'stem cells' se kushedi na duhen per te permisuar rracen.

Pergezimet e mia Self..Shkruar shume bukur,ftohte ,pa implikime te kota sentimentale...Grua shume e zonja Self...Me kujtohet se edhe ti nuk e ke njohur gjyshin...Madje as mami jot te atin...U tradhtua nga ....E gjyshja jote rritn te bijat madje edhe mbesa te mrekullueshme e te zonjat....

Sa mir i di ca gjera kjo zana per zotin.Te duket ndonjeher sikur i ka pasur informacionet nga brenda.Mikesha  e Jozefines kjo domosdo!

Keto qe them une i shkruan Self ne blogun esaj...e une e lexoj me shume deshire Self-in...e kam nje kujtese jashte normales...Po njoh mire edhe Jozefinen.... Kam edhe emrin tim ne dokumenta...  smiley

 Emo. Askush nuk e ka dashur famiglien e vet me shume se KY

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).