GJUHA, DHËMBI, DHIMBJA

Herë pas here, ndonjë lexues do të më vërejë se përdor fjalë të huaja të panevojshme në tekstet, sidomos kur shkruaj për çështje të kulturës së gjuhës, barbarizmave dhe mënyrës së mënjanimit të tyre.
Në sipërfaqe, duket sikur një autori që ngre shqetësimin për prishjen e normës leksikore të shqipes së sotme publike nuk i lejohet [...]

1 Komente

Kjo ceshtje, ne fakt, eshte shume e nderlikuar. Jam pjeserisht dakord me autorin, qe disa fjale, te cilat tashme jane bere pjese e gjuhes sone, nuk kane pse te zevendesohen, por mund te ekzistojne si sinonime, te cilat  mund te perdoren ne kontekste te ndryshme. Nga ana tjeter, nuk eshte e thene qe gjithe fjalet qe perdoren rralle te konsiderohen si neologjizma, mund te jene fjale te lashta shqiptare, qe fare mire mund te ringjallen, te shpluhurosen dhe te zene vendin e tyre.

Problemet me te medha hasen sidomos ne perkthim, ngase mundohesh te gjesh ekuivalentin e duhur te shqipes, kur vete objekti ose koncepti ne gjuhen tone nuk perkon me ate te huajin.  Une kam hasur per shembull, veshtiresi ne perkthimin e fjales "attico" ose "mansarda" ( nënçati, papafingo)  ose kohet e fundit dhe per "loft" qe sipas fjalorit i binte te ishte magazine... por nderkohe qe ne kontekst ishte nje hapesire e banueshme... Ne kete rast them se eshte i nevojshem ai neologjizmi, nese duam te ruajme te paster gjuhen, ose te bejme nje sy qorr e nje vesh shurdh si italianet, qe jane te hapur dhe i pranojne anglicizmat, pa u munduar fare.

Mirepo shqipja ka dhe nje vecori tjeter, lakimin dhe mbaresat qe merr emri gjate tij, gje qe italishtja nuk e ka (mbaresat, e kam fjalen, kete funksion ajo e kryen permes nyjeve) dhe fjalet e huazuara, madje dhe emrat e pervecem, shume njerez nuk marrim mundimin t'i lakojne, gje qe e cungon shume gjuhen. E me shembuj te tille gazetat jane mbushur cit, ndaj mendoj qe kushdo qe merret me kete pune, duhet te ruaje nje lloj ekuilibri. Ceshtja eshte se ku gjendet pika e ekuilibrit, ama! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).