GJON APO IVAN? (II)

Më në fund më mbërriti libri “Skënderbeu” i Oliver Jens Schmitt-it, dhe i gjeta arsyet, ndoshta “arsyet”, pse Gjon Kastriotit i është sllavizuar emri në Ivan.
Përkthyesi A. Klosi, në hyrje të indeksit alfabetik, sqaron se

paraqet vështirësi të veçanta shkrimi i emrave të përveçëm arbër… [por] Në rastet kur s’ka dyshim si ka tingëlluar emri përkatës [...]

5 Komente

.... duke ndërruar emrin e të jatit të Skënderbeut nga Gjon në Ivan në versionin shqip të veprës (i vetmi i botuar deri më sot) Schmitt dhe Klosi objektivisht vënë në dyshim përkatësinë etnike të Gjon Kastriotit - që nuk është ndonjë hata, as gjest antikombëtar, por kërkon kurajë intelektuale për t’u pohuar haptazi.

Xha xha, i paqarte paragrafi. Qe eshte edhe mbylles per me teper. Kur i nderron emrin tjetrit (i ve nje qe nuk e ka patur origjinalce, sikunder thua, por vec per letra e komunikim kancelerie), nuk ve ne dyshim objektivisht asgje, perkundrazi, ve ne dyshim subjektivisht shumecka. Ne keto pune duhet nje here te jemi ne rregull me logjiken formale, se sikur shume po calon aty muhabeti. Pastaj diskutojme arkivat e c'ka thene njeri e tjetri. Mos merrni frike nga statistika, matematika e aplikuar ne keto gjera. Namin e ka te keq (sikur genjen, mit ky qe duhet cmitizuar), por pa gje nuk te le.

Shembull i thjeshte: mqse emrin tim Shkelqim nuk ka bir nene qe e shqipton tamam (po nuk qe "dora jone&quotsmiley, me pyeten "keta", kur dola "ketej", mor po si ta thone shkurt ty (se ky i gjati qenka ububu emer). I them Cimi. E moren per "Jimmy". Nuk thashe gje. Eshte shume i volitshem. Ne gjysmat e artikujve apo referimeve te mia, Jimmy eshte. Tani une subjektivisht, duke qene se ma nderruan emrin (por edhe me qejf tim, se me vinte mbare e jo se desha, e pranoj kete), mund te bej ndonje gjasme-llek sikur jam amerikon redneck apo dhe nga Fairfieldi me pak akcent britanik neper te, dhe sikur s'jam hic fare alidems, por kjo eshte gjithnje "subjektivce" xha xha. Dhe vetem objektivce qe nuk eshte.

Sa per ate qe nuk perben krim kombetar, OK, edhe ajo eshte subjektive, por shume subjektive ama, aq subjektive sa dhe kjo subjektivja ime, qe me thote eshte Krim, dhe aq krim ne fakt, sa do i fusja ca hislla (hithra, latinisht Urtica dioica) bytheve kujtdo qe e shtron ate hipoteze me zell si shume te vecante.

duke ndërruar emrin ... kërkon kurajë intelektuale ...

 

Po sikur ta linin pa emer fare, bej hesap c'heroizem, po ashtu intellektuall dmth, do te kishte pas qene!

Ja qe duhet o Emi, per ata qe s'eshte ndonje "hata" te perseriten nga njehere pikat e referimit . Sidomos kur shihet si "guxim intelektual" i shefit ose shokut me emer MITI . Miti i thoshte disa here Hasanit (vartesit te tij) ..."Hajde pak nga zyra Hysen"... Njehere dy here dhe  me se fundi Hasani i thote me te urte "Shoku shef e kam emrin Hasan jo Hysen" ....E mo se nu ka ndonje gje . C'beri Hasan per Hysen. Nje germe eshte ."- thote Miti me te qeshur e kurajoz smiley Dhe Hasani ja plasi mo ..."Ashtu eshte sh. Miti!. Po te vjen mire ty ta ve U ate i-ne e pare ?..... Ja keshtu edhe Guximi e kurajua e ketij pafilles.

 Em, kur thashë objektivisht, kisha parasysh efektin objektiv të ndërrimit të emrit – ose vënien në dyshim të përkatësisë etnike të Gjon Kastriotit; në kuptimin që ky efekt përftohet pavarësisht nga ç’kanë dashur Schmitt-i ose përkthyesi. 

Përshtypja ime mbetet që për ndërrimin Gjon -> Ivan nuk ka pasur arsye të mjaftueshme. Libri është përkthyer në shqipe dhe i drejtohet lexuesit shqiptar, si pjesë e kulturës shqiptare; ku deri edhe Papa, që nuk ka qenë shqiptar, thirret me emrin Gjon Pali (Google më jep 39,600 rezultate për “Papa Gjon Pali&rdquosmiley

Nëse Schmitt dëshironte që ta quante të jatin e Skënderbeut Ivan në botimin gjermanishte, mund ta kishte sqaruar këtë me një shënim të vogël në një cep të librit, për ta pasur ndërgjegjen të qetë. 

Sa për atë nëse duhet “dënuar” ky gjest apo jo – unë kam mendimin se kushdo ka të drejtë të formulojë hipotezat që dëshiron, aq më tepër kur është në fushën e vet. Nëse një historian nesër arrin në përfundimin se Skënderbeu ka qenë bullgar, është e drejta e vet që ta argumentojë këtë brenda fushës së historisë së Mesjetës. Unë nuk shoh këtu gjë për t’u shqetësuar – në e pastë gabim, do të ngrihen kolegët t’ia kundërshtojnë e t’ia hedhin poshtë; në e pastë mirë, do të mbijetojmë. 

Tani, edhe Schmitt edhe Klosi besojnë se i jati i Skënderbeut u dashka quajtur tash e tutje Ivan në historiografinë shqiptare; por mua më duket se këtë bindje nuk e kanë argumentuar mirë, as me dokumenta dhe referenca të kohës, as në raport me përdorimin e emrit në kulturën shqiptare sot. Qëllimet e tyre unë nuk i gjykoj dot, as i marr dot me mend; por efektet e këtij operacioni më duken të qarta. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).