gjithë bota e saj

Gjithë botën e saj e mban në një çantë dore
Ka vend aty për financat, flagrancat dhe nuancat
e sjelljes në çdo situatë. Ka vend për maskat
dhimbsuritë e arrogancat, frutat e strajcat
fotografitë ku kujtohet për mua
pasqyrat ku harrohet me veten
katër stinë të mbledhura në një buzëqeshje.
 
E kush jam unë të pendohem
për sytë që i putha një ditë
të mbyllur, e mbeta pa dritë
përjetë i fundosur në një çantë dore.

12 Komente

 FH, na kishe mungu vella, por e justifikove me kete poezi. Me duket mua sikur ka nje ndryshim ne stilin tend keto kohet e fundit , apo e kam gabim. Sepse me ngjan si me i paqtuar e purifikuar. Me ngjan sikur e ke gjetur me ne fund ekuilibtin me vehten.

...e mbeta pa dritë
përjetë i fundosur në një çantë dore.

Vargje fantastike

Flor, s`tu nejt pa u myll muaji i asketllikut he smiley Po shyqyr per ne, bro, willkommen zuruck!

Une s`di ta kesh hum najhere balancen qe thote kolegu PF me lart, por e vertete, sa me intime e njerezore tingellon kjo poezi!...

Ou, kjo ishte e mrekullueshme. Strofa e fundit, i jep penelin e fundit me ngjyren qe duhet, gjithe poezise. Te le deshiren e vazhdimit.

5-cja me yllka pa ngurim e pa dyshim

Bukur, Flor! Shume bukur!

Ne kete pellg virtual kam pelqyer ne vazhdimesi vetem dy POETE nga poetet  e shumte "autoktone"  apo "pellazge" te kesaj nahije. Dy  me te natyrshmit. Ti je njeri. Tjetri eshte Emigranti. Me pas vazhdon rradha...

ps. thashe "autoktonet", pasi ekziston ne kete pellg virtual edhe  nje grup tjeter  POETESH  e  PROZATORESH te mrekullueshem  e teper origjinale  ("jabanxhinj"  qe jane bere relativisht vone "peshkatare&quotsmiley qe i kam njohur ne forume te tjera prej shume vitesh, qe  i lexoj me kenaqesi te vecante ( melard, mirazh, nitroshi, kamomila, avocados, papando, bluemoon, rebele, macia blu, madani, alkimisti  e ndonje  tjeter qe perkohesisht mund ta kem harruar ne kete liste timen) i konsideroj  se bashku me ju te dy si perfaqesues te denje te POEZISE bashkekohore shqipe...

reale,e dhimbshme,delikate !

sonte qielli eshte plot me rè,ku ti gjej yjet?

Ajo strofa e fundit te le pa fryme.... smiley

falemnderit si gjithmone per kohen, leximin dhe fjalet e mira. shpresoj te jeni kenaqur sadopak.

Per mua eshte liri te shkruaj ndaj mos u veni n'zahmet me komentu gjithmone me shkrim...e di se lexohen.  llaf pa hile ky...

Dhe lexoj me deshire çdonje prej jush, por jom si i turpshem e i zorshem me shpernda llokume smiley

U ktheve? Mire bere. Kot jane ato eksperimentet me fundra muajsh. Vetem kur te mos te te shkruhet mos eja. Ose kur te ndjesh se duhet ndeshkuar koha jote e humbur kot. Po ndodh qe ketu mund te te mos ike edhe shume kot koha. Te pakten 10 minuta ne dite jo smiley

Sa per poezine....mos ishte gje ngjyre perle ajo canta? smiley Kidding. 5 nga te qemotit (sic thone ketu).

...po cfaj kam une, qe syte i mbylla nje dite, sepse afer pata shume drite..!

e bukur!

Shume bukur koncepti i cantes se dores, dhe poezia gjithashtu. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).