Gëzuar të gjithëve

Gëzuar Krishtlindjet.

Së pari vetes. Jashtë modestisë. Brenda detyrimit që i kam për të qenë e butë me të këto ditë që me ndjejnë më shumë se i ndjej.

Gëzuar ty, që u mundove të më japësh paqe.
Edhe ty, që nuk u lodhe së më dëgjuari.
Edhe ty, që me aq padurim ndave buzëqeshjet me mua.

Gëzuar krishtlindjet për ty që më ke lexuar. Edhe për ty që më ke komentuar.

Gëzuar për të gjithë ju që keni klikuar mbi mendimet e mia të gërmëzuara.
Gëzuar edhe atyre që më shumë germa më shtynë të nxjerr.

Gëzuar miq, të dashur e të shtrenjtë.

Gëzuar ju që morët vendime për mua, edhe pse nuk jam shumë keq në marrjen e vendimeve vetë.

Gëzuar ti që kuptove fjalën time. Edhe ti që akoma nuk e ke kuptuar atë.

Gëzuar ti që je lodhur nga shkrimet e gjata. Edhe ti që një yll ke vënë për të balancuar inflacionin e pesave.

Gëzuar të gjithë ju që e keni marrë me ngadalë këtë sezon festash.
Gëzuar edhe ju që prisni shumë prej tij.

Gëzuar shtëpizës sime, familjes, motrës, edhe tjetrës. Nipërve të mi engjëj për këtë krishtlindje. Gëzuar të gjithëve atyre që mund t’ju them “gëzuar”.

Dhe janë shumë. Vërtet më shumë nga c’mendoja.
Gëzuar peshq, libërtha, kolegë, (konstruktivë e jo dhe aq).

Gëzuar kamarierë e banakierë që më keni dhënë kënaqësinë të shijoj mrekullueshëm traditën shqiptare (e jo shqiptare) në këtë vit të ngarkuar me festime.
Gëzuar kujtdo që ka sjellë qoftë edhe një lëvizje të vogël muskuli në fytyrën time, për ta mbajtur atë të qeshur edhe kur nuk doja.

Gëzuar të gjithëve në vendet, rrugët, qytetet, shtëpitë, familjet dhe njerëzit që kam takuar këtë vit.

Gëzuar, bekuar e ditë të mrekullueshme për ju të gjithë.

Gëzuar t_red, që më vodhe identitetin, por që më dhe kënaqësinë të të them gëzuar në vetën e dytë smiley

Miq, jeta është e bukur nën petkun e festave, të dashurisë, mirënjohjes, respektit dhe buzëqeshjeve pa fund.

Gëzuar!

49 Komente

Te lumte goja (dora)  moj bije smiley !!!

Gezim pac perhere !

E ke qendis, qeeee cte te them. Ske harru asnje pa uruar !

smiley

GZUAR, GZUAR , GZUAR !

 

 

Gjishtat nexho, se e ka shtyp smiley

 

po pse uroni gezuar qe 9 dit para?

Po eshte java e krishtlindjeve mor i pafe smiley

Fillojne urimet qy mrame n'darket smiley 

Plus, nigjojme televizorin qe ka 3 jave qe na uron gzuar neper reklama. Ca te bojme ne ?

Pastaj nuk jane me leke urimet o bir. Beji se ste kushton gje smiley 

in dhis kejs, gezuaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaar

per shum vjet kershendellat (qe jon pasneser, se un do iki ti festoj ne korce)

gezuar edhe ty dhe flm per kete shkrim e urimetsmiley

ke nje dhurate dhe te blogu imsmiley

GËZUAR dhe mbarë 2009 edhe tyja!

Si e do pershnetjen ti zogu ?

Me gjisht ?? 

Bo bo si hallakaten keto fotot! Keshtu eshte kur transferohen automatikisht si mall pa zot : D

SI ore s'te kam pershendetur? Ne asnje urim timin nuk e gjete veten ti? E ke fajin vete smiley

Jo vetem te kam uruar, po blogun tend ia bera dhurate listes sime per Krishtlindje.

Nexhi, do rrish urte ti? Apo e ke marre me energji qekurse ta larguan temperaturen tek puna? : D

 

Sa ankesa per mos urim personal : (

 

Po gezuar per te tere ore, s'behet llaf. Gezuar! smiley

 

T_red, llafet e tepërta janë fukarallëk dhe n'kto kohë krizash duhet me i kursy i çike, POR, nëse do të shëkosh që të luajë edhe qëni i kallajxhiut këtu... nxirrna një shishe raki këtu (aq më mirë sikur të jetë nga ajo "e babait&quotsmileysmileyarty:

Gëzuar ti që kuptove fjalën time. Edhe ti që akoma nuk e ke kuptuar atë.

Gëzuar ti që je lodhur nga shkrimet e gjata. Edhe ti që një yll ke vënë për të balancuar inflacionin e pesave.

Gëzuar të gjithë ju që e keni marrë me ngadalë këtë sezon festash.
Gëzuar edhe ju që prisni shumë prej tij.

Gëzuar shtëpizës sime, familjes, motrës, edhe tjetrës. Nipërve të mi engjëj për këtë krishtlindje. Gëzuar të gjithëve atyre që mund t’ju them “gëzuar”.

Dhe janë shumë. Vërtet më shumë nga c’mendoja.
Gëzuar peshq, libërtha, kolegë, (konstruktivë e jo dhe aq).

Gëzuar kamarierë e banakierë që më keni dhënë kënaqësinë të shijoj mrekullueshëm traditën shqiptare (e jo

diku këtu mundet të jetë dhe urimi për mua.   ndoshta,

Hë mer, deshe me tregu që ke punu edhe n'banak?
Kur do e hapësh "Bar Peshkun"?

Edhe aty, por edhe ketu, Manjole smiley

Gëzuar për të gjithë ju që keni klikuar mbi mendimet e mia të gërmëzuara.

Gëzuar edhe atyre që më shumë germa më shtynë të nxjerr.

Gëzuar miq, të dashur e të shtrenjtë.

e Tmerrshme, Manjole. M'i ke bere floket kafe dhe me ke veshur me xixa.

 smiley

Te tjerat  ***** 55555

 

 

Gëzuar T-Red e ju të gjithë.

Pjesa më poshtë eshte terhequr dhe ndjesa eshte kerkuar: MOS E LEXO!

Mu deshën 6 muaj ta marr vesh që T-Red dmth: Tired = i/e lodhur.  smiley  smiley

Gezuar me vargjet e Bernsit..... Nje nate me pije shoke e defrim/ me ben te harroj vite te tera me hidhrim. Gexum.

Never :@

Terhiqe mbrapsht Flor. I could never be anything closer to tired :@

t_red eshte konglomerat veprimesh qe erdhi nga nje kombinim i thjeshte i nje numri dhe nje germe, qe ne te vertete perfaqesojne gjithe-parjen e te gjithe numrave dhe germave bashke.

Anyway....Gezuar smiley

hahhaaahaa...Never, thotë. (never say never)

e tërhoqa..e tërhoqa. lol.

 

 

Gëzuar, t_red, gëzuar! Dhe ju Peshq e Peshkatarë! smiley

Na i klasifiko i cike kete ndarjen me Peshq e Peshkatare .....po munde . Ta dime te notojme si Peshq te GEZUAR , apo te hame Peshq per tu GEZUAR smiley

Peshq janë ata që shkruajnë dhe lexojnë, peshkatarë ata që vetëm lexojnë. Ti Idris, pra, je Peshk (me P të madhe të shtypit). smiley

Gezuar dhe per shume vjet. Sa fat qe te kemi.

Perqafime t.

Gezuar t_red! Ndoshta, urimi me i bukur dhe me shume dashamiresi qe kam lexuar deri tani smiley

Gezuar dhe suksese ne cdo moment! smiley

 

Buon Natale >>

A chi si sente solo
a chi ha la gioia nel cuore,
a chi vorrebbe essere amato
a chi vorrebbe donare,
a chi ha sbagliato
a chi vorrebbe volare.
A chi è in guerra
a chi si sente in pace
a chi soffre in silenzio
a chi sa perdonare.

A chi non ha occhi per vedere
a chi sa ascoltare.
A chi ha una meravigliosa famiglia
a chi è lontano dalla sua terra
a chi ha degli amici
a chi invece ne vorrebbe da amare.
A chi è povero
a chi desidera una casa
per vivere questo Natale..
A te a me...
a tutti NOI!

Tanti
tantissimi

AUGURI..E' NATALE! >>

TE GJITHEVE, TE GJITHEVE, TE GJITHEVE:

Peshkateare dhe Peshkatore,

Lexues dhe Komentues,

Peshq te kuq & blu dhe te paangazhuarsmiley

Peshq fjale pake dhe peshq fjale lume,

Peshqve qendrestare , peshqve te humbur dhe  peshqve kalimtare,

Dhe ne fund (por jo nga rendesia):

ADMIN.

GEZUAR FESTAT E FUNDVITIT!!

 

Gezuar te gjitheve!

 

Caro amico ti scrivo, cosi' mi distraggo un po'
e siccome sono molto lontano, piu' forte ti scrivero'
Da quando sei partito c'e' una grossa novita'
l'anno vecchio e' finito ormai, ma qualcosa ancora qui non va

Si esce poco la sera, compreso quando e' festa
e c'e' chi ha messo dei sacchi di sabbia vicino alla finestra
E si sta senza parlare per intere settimane
e a quelli che hanno niente da dire del tempo ne rimane

Ma la televisione ha detto che il nuovo anno
portera' una trasformazione, e tutti quanti stiamo gia' aspettando
Sara' tre volte Natale e festa tutto il giorno
ogni Cristo scendera' dalla croce e anche gli uccelli faranno ritorno
E ci sara' da mangiare, e luce tutto l'anno
anche i muti potranno parlare mentre i sordi gia' lo fanno

E si fara' l'amore, ognuno come gli va
anche i preti potranno sposarsi, ma soltanto a una certa eta'
E senza grandi disturbi qualcuno sparira'
saranno forse i troppo furbi o i cretini di ogni eta'

Vedi caro amico, cosa ti scrivo e ti dico
e come sono contento di essere qui in questo momento
Vedi vedi vedi vedi, vedi caro amico cosa bisogna inventare
per poter riderci sopra, per continuare a sperare
E se quest'anno poi passasse in un istante
vedi amico mio, come diventa importante che in quest'istante ci sia
[anch'io

Uauuuu....c'kor i bukur urimesh,

harrojme qe celsin e paqes dhe te lumturise shpesh e kemi brenda vetes, mjafton ta kerkosh...

Urime e Gezuar !!!

 

 

sinqerisht falimnderit T_red per delikatesen!

GEZUAR TE GJITHEVE!

Roses are reddish
Violets are bluish
If it weren't for Christmas
We'd all be Jewish.
~Benny Hill
 

If it weren't for T-Red

We all would be sad

listen to me

Gezuar Vitin e Ri

Milloshi

Our Tale-ez

Braveheart

Ou Bravehart, don't go through that door, ou Braveheart.

But Braveheart did not listen.

don't go through that door ou Braveheart, it's better,

It's better not to go through that door ou Braveheart.

Ou Braveheart.

I am Braveheart I will go.

Ooooops and Braveheart ate it.

Milloshi seems to have strongs. smiley

Gezuar festat dhe kalofshi bukur peshq. Hajt po komercializohemi dhe po i urojme 10 dit para dhe 1 jave me mbrapa. smiley

Po nje obzervim kisha, jo per t_red personalisht, po per te gjithe ne pergjithesisht. Ne si komb ne deje kemi qene pergjithesisht te pa fe, dhe historine me pas e dime te gjithe; erdhen krishteret u beme te tille, erdhen muslimanet u beme te tille, po kryesisht per tu bere me turmen jo se na u futen shume ne gjak.  Tani rrota rrotulloi dhe nese dikur ishte e modes te ishe musliman, tani eshte te jesh krishter, se keshtu eshte bota perendimore dhe per rrjedhoje eshte dhe pak cool te jesh keshtu. lol

Pra gjatë historia shkurt, nderkohe qe Amerika dhe vendet e tjera qe jane popuj qe vertet jane me fetare/besimtare se ne dhe prap gradualisht keto vite po tranzicionohen nga Gezuar Krishtlindjen tek Gezuar festat, per te mos qene perjashtues te atyre qe nuk jane te krishtere, ne qe e kemi sa per sy e faqe po perëndimëzohemi ne krah te kundert, po kalojme nga Gezuar festat ne Gezuar Krishtlindjen. I think we didn't get the memo yet, se padyshim sapo ta marrim vesh qe kjo e dyta eshte trendy keto vite, do majmunezohemi prap ne krah te kundert. smiley

Nuk kam asgje kundra apo pro Krishtelindjes ne kete rast, apo festave te tjera fetare. E kam me tendencen tone majmunëzuese dhe pamundësine per te dalluar cilat gjera duhen kopjuar se kane vlera dhe cilat jo se kane antivlera, ose se thjesht nuk kane vlera.

Nejse se po duket sikur e gjeta temen e uriemeve per te bere verejtje, qe ne fakt e gjeta lol. Po desha te them qe nuk e kisha me qellim. Dmth gezuar prap. smiley

Rri mer ti, se dhe ketu e kane si te gdhihen ne mengjes.  Kjo puna e "Happy Holidays" vs "Merry C-Mass" eshte lemsh, mjafton te jesh nje dite ne mall. 

T_Red, une po uroj ne daten 25, asnje sekonde me pare smiley

PS: Xhib e mbarove C-Mass shopping? Mua me mbaroi lool.  Edhe sot vajta per pazar, se kisha harruar me kryesoren, veten smiley

Mondush, ca bleve per vete moj dermane? Per Peshkun bleve ndonje dhurate apo hic? smiley

Na mer ti, mos do t'i ve nje fjongo prezences sime? C'do me teper Peshku? smiley

Per vete bleva gjera te vogla qe thua ti kete vit, se i humba leket te piramidat smiley.

I'm a sucker kur bie puna te C-Mass.  Dhuratat per veten i paketoj dhe i ve nen peme qe t'i hap ne daten 25.  Mbi to shkruhet "Per Monden nga Miss Clause" qe te jem ne rregull me rregullat e gender equality smiley.

Monda, jam kurioz të shikoj skenën kur hap dhuratat... shpresoj që të mos mungojë nga ana jote ndonjë pasthirrmë habie për surprizën (ndonjë tip: Uaaaa moj mami! Sa e bukur! Ishte gjëja që më shumë dëshiroja, por që nuk e prisja që ndokush të ma dhuronte! smileysmiley )

Paske qene Grinch a derebardhe lol.  Po ne lere te jemi femije nje dite viti se s'u be qameti.  Alamet vjershe kishte shkruar dhe whisper per ate pune.

Qe thu ti Edi, une e kam zakon te bleje ndonje gje per vete per ditelindje, per Krishtlindje, dhe per Vit te Ri (ky i fundit rroba.)   

Tani leri llafet e na thuj cfare vure per vete poshte pemes smiley.

Mua më dalin boll ato që vë poshtë pemës për kalamajt dhe për gruan (Ops, akoma nuk kam blerë gjë për të... ç'më këshillon?).

P.ssmileyër të kompletuar skenarin: me 10$ ora, Xhibi do të vishej me kënaqësi si Santa Claus dhe do të futej nëpërmjet oxhakut në shtëpinë tënde smiley (nëse nuk pranon, thuaji që nja 10$ të tjerë ja jap unë smiley&nbspsmiley

Ed, po ne qe s'kemi gru e kalama, si t'ia bejme mer lal?  Ta leme pemen bosh? smiley S'ka lezet ashtu lol.

Gruas, hmmm, s'ben kurre gabime me "victoria secret" (lingerie & lounge) apo te ngjashme me te ne Itali (sipas flamurit.)  Bizhuterite me duken klishe.  Megjithese sipas takatit.  Nje ore e mire, psh vjet qe ishin koherat me te mira ate i bera vetes.  (Apo qe parvjet, s'mbaj mend lol.) 

Cizme ... Prada tendre (parfum) etj etj etj.  C'te thote Monda, se s'ta di shijen.

PS: Po me xhibin c'ke qe i je qepur sonte? smiley.

Xhib, mos u merzit ti lal, ne mos ti, e ne mos nga oxhaku, do vije Miss Claus te ty smiley

Monda, je e keqe dhe raciste!
Nuk e di se ç'të paskam bërë që i dërgon vetë Xhibit Miss Claus smiley

Për gruan mendova këtë http://www.t-shirtitalia.it/t-shirt_magliette_catalogo/grembiuli/sexy_girl_biancheria_intima_bianca.jpg

P.s: e kuptove tani se përse e kam inat Xhibin... ja, vetëm për manjetizmin që rrezaton smiley

Gezuar  te gjitheve , krisht lindjet dhe vitin e ri 2009,..urimet me te mira peshqeve blu dhe te kuq ,dhe atyre me lara ,..ja keshtu ,ky vit te jete viti sukseseve ,me me shume mend ne koke dhe me shume dashuri ne zemer !

 

 

Peshq, peshkatare, peshkaqene, te peshkuar, peshkues, vezhgues, kritikues e dashamires peshqish, une e perseris serish GEZUAR.

Kam vendosur ta respektoj vendimin tim per te mos permendur emra te pervecem sot. Zakonisht i hap lufte te madhe vetes kur marr vendime, se me pelqen bash paq t'i thyej ato, por sot do e kaloj kembenguljen time per te thyer rregullat qe vendos vete, edhe nuk do pergjigjem nje per nje.

Po kujt i djeg miza nen kesule, e ndjen vete qe meriton nje pergjigje. C'faredo qe t'iu shkruaja, ne fund do vija nje GEZUAR te madhe serish.

Sonte do festoj Krishtlindje familjare ndane nje oxhaku me zjarr e prush te vertete. Perballe tij kemi vendosur tavolinen qe ka mish te pjekur tek ai prushi, vere te kuqe flake, ushqime tradicionale dhe shume mandarina, portokalle, arra te sapothyera, embelsira e nje nate e tere me te qeshura.

Nuk eshte e kopjuar. Keshtu kam festuar 9 vitet e fundit e do festoj per nje kohe te gjate (shpresoj).

Prandaj, GEZUAR njerez te mire. Pavaresisht cila eshte arsyeja, per mua nuk ka cmim efekti i saj per te na mbledhur rreth ngrohtesise familjare mu ne mes te ketij dimri te acarte ne Tirane.

 

Ed, nuk del gje ketu. Po e di qe do kalosh mire anyway smiley

Perballe tij kemi vendosur tavolinen qe ka mish te pjekur tek ai prushi, vere te kuqe flake, ushqime tradicionale dhe shume mandarina, portokalle, arra te sapothyera, embelsira e nje nate e tere me te qeshura.

Te ka zene nje cik vera ,apo e mban gjate ? Gezime pac per shume vjet me shume !

t_red, nuk e kisha me ty aspak, pasi nuk njihemi dhe ti fare mire mund te jesh nje prej asaj pakise qe festonte Krishtlindjen (apo festat e tjera fetare) dhe ne komunizem, fshehurazi, e jo me tani ne demokraci. Sic thashe e kisha ne pergjithesi, me tendencen tone te pergjithshme, si popull, si media, etj. Nuk desha as une te hapja debat ne nje teme urimesh, thjesht mora shkas nga tema jote per ta thene si obzervim, per te thene dicka me teper sesa "gezuar".

Kshu.

Gezuar prap. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).