Gezuar 28-Nëntorin!!!

Gezuar 28 Nentorin!!!

Dua mëngjezet e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet të fushës-ë
Në mengjes kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha të çupësë
Vete me vrap që t’i presë

Po, nga gjitha kto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe për jetë të ketë lirinë!

Dua natën, në verë
Kur të ndrijtin yjtë e artë
Kur fryn dhe tiri me ere
Dhe të prekë zemrën e zjarrtë

Zogjtë që më ligjërojnë
Nëpër lisat mbushur me fletë
Po sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vertetë

Po, nga gjitha kto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe për jetë të ketë lirinë!

9 Komente

gezuar mike!

foto shume e bukur Belle.great panning!

mbase edhe gabohem po sikur me vjen nder mend grupi "Lira"-Korce kur e kendon kete, natyrisht vijon me Burimi i çardhakut. smiley

Foto shume e bukur. Vete kam marre pjese pjese ne nje nga keto kur mundem Grqinë. Oh sa mire me qene Shqiptar ne ate moment. Gezuar.

@Enka, flm e dashur!

@fh, grupi Lira e kendon kete kenge. Eshte nje nder kenget qe s'ka per te vdekur ndonjehere, te pakten per mua them. Se di pse s'ka dale video, sepse e kisha ngjitur bashke me tekstin.

Fotoja, eshte marre ne Times Square per Shpalljen e Pamvaresise se Kosoves! Me ngjall emocione sa here e shikoj kete flamur, dhe sa here kujtoj diten e 17 Shkurtit.

 

Gezuar 28 dhe 29 Nendorin. Dy nga datat me te medha ne historine Moderne te ketij Populli ku pas levizjeve per Liri e Pavaresi ne raste te RRALLA qe nga koha e Skenderbeut jane cfaqur me aq HEROIZEM ,KURAJO e GUXIM per PAVARESI ndjenja e ATE-MEME-DHEUT deri ne sakrificen sublime te dhenies se JETES nga SHQIPTARET ne menyre MASIVE .

Po te isha si ty Emo do kisha nderhyre per ta HEQUR Bethovenin e per ta zevendesuar me nje kenge .....minimalisht te ngjashme "Per ty Atdhe" ose "Grupin Lira"

Eshte jo pa qellim ajo, Idris! Ka njerez (ne mest tene) qe kane turp nga pathosi dhe patetika kombetare, nga shqiptarofilia; ketyre njerzve ua ka veshur syte kozmopolitizmi shterp, si dhe shkollat & realitetet jo shqiptare. Duke pare faktin qe shqiperia eshte nje pike para universit global, harrojne se jane vete nje pike para universit shqiptar. Sonata 8 u qujat patetike dhe eshte nga me te njohurat e gjeniut. Une e dua Shqiperine edhe me mantel beethovenian. Supet e saj jane te afta te mbajne shume gjera. Duhet qe vetem shija te mos jete bjerrur nder butiket e supermarketot e botes.

Prandaj, Idris!

Gëzuar edhe këtej, gëzuar gjithandej. Këngë të bukur ke zgjedh Belle. smiley

 

Dua fasulet e pazarit

qe vijne ere e katundarit

se keto te supermarketit

se kane eren prej vertetit

Dua pras nga ata prej fshati

qe kur ziejne e merr vesh pallati

e jo si keto qe i blen ne vitrine

keq ti hash se zbukurojne shtepine

Por mbi te gjitha keto me pare

Une e dua Shqiperine

 

Te na rrosh moj Shqiperi, na ke ne e te kemi ty! 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).