Gehena love

Pyes ç’jam, (klithmë e madhe)
Ndoshta ahu
Ndoshta i saji hir
Larë, (me çfare)
Nder dallge, hidhesh, kercen

Sillesh oh kaq tragjike
Si e lodhur hedh hapin
Nje thike e mprehte
Ngjeshurazi ne fyt
End, sheh
Dashuri, por tani eshte vone”
Dashuri, por tani eshte vone.
Dashuri,
e semure,
por tani eshte vone

Thuaj jam nje Valentin
qe zemra s’ mund
me gjak ta ushqej
Ajo s’di nga kam ardhur
as nga shkoj

Thuaj jam nje Valentin
dhe askush nga vajet
te mbaj zi nuk di
per vetveten,
mendojne,
erdhi fundi.

Germoj mbi gjoksin tend,
Me heshtjen time nje varr
Si krahe perqafimi therret
Gehenna perbrenda nesh
Dheu peshon lehte
Kthimi eshte i zbehte

Thuaj jam nje Valentin
qe zemra s’ mund
me gjak ta ushqej
Ajo s’di nga kam ardhur
as nga shkoj

Thuaj jam nje Valentin
dhe askush nga vajet
te mbaj zi nuk di
per vetveten,
mendojne,
erdhi fundi.

Teksa shetis
Mbi harpen e habise tende
Pushtoj vende te padegjuara
Teksa shetis
Mbi harten e harreses tende
Pushtoj vende te padegjuara
Pushtoj shpirtra te palemuara
Teksa shetis.

Koha shkon, e di qe shkon,
Shkojme tek burimet pertej maleve
Stiksi s’na djeg
Nuk digjet hiri
E imja je dhe kur flirton
Me Hadés.

Thuaj jam nje Valentin
qe zemra s’ mund
me gjak ta ushqej
Ajo s’di nga kam ardhur
as nga shkoj

Thuaj jam nje Valentin
dhe vajet nuk kane
kohe te mbajne zi
per vetveten,
mendojne,
erdhi fundi.

***
(ps: nga Doppelherz i prure automatikisht tek peshku - strikt per blogun Doppelherz, pa asnje pretendim dhe per asnje publik)

18 Komente

not bad smiley

 

E lexova por se kuptova, sigurisht qe edhe nuk e shijova. Por mesova te mos lexoj me poezi!

shume e bukur. behu optimist, te pakten te sherbeu per nje poezi te bukur smiley

Kjo eshte e treta poezi qe lexoj nga ky blog. E treta here qe pelqej shijen e hidhur. Pyetje retorike: pse me krijojne nje ndjesi qe te ben te bertas  "BASTAAAAAA!" ?  smiley

ps: me keto shenjat e pikesimit u corodita. nuk i ndjek me smiley

Aria s'e kam redaktuar pjesen. me behet qejfi qe te kane pelqyer. flm te gjitheve per komentet (prurja ishte automatike dhe keto vargjet me siper doja ti konservoja brenda egos sime....)

Fakti qe vargjet u shfaqen ketu, nuk i ben ato me pak private per ty, por thjeshte i ben private edhe per dike tjeter. smiley  Po ta shihni me kete sy ju qe shkruani, ndoshta do ta hiqnit nga fjalori frazen "prurje automatike" qe tingellon si justifikim egoist smiley

po aria ke te drejte, vecse ndodh dhe keshtu ndonjehere. mua me ndodhi mbreme!

O qafir zevendesoje me fjalen xhehnemi po te shkoi per shtat. 

Ah mer xhanan, duhet t'ia kishe ngjitur llagapin ndryshe

Xhehenem Sevda duhet ta quaje

OK, Arber. Qepari isha me nje mal me gjera ne duar, prandaj dhe ndonje qark i shkurter me Tushen, kurse tani kam kohe per nje filxhan kafe (nga keto 1/2 litershet).

Ne gjithe poezine, e vetmja copez qe i dha shtyse pritshmerise sime ishte:

Teksa shetis
Mbi harpen e habise tende

por sic e sheh, kjo zgjati vetem dy vargje (te themi 10 sekonda) edhe iku prape.

Shpresoj te mos beheni defiant, as ti as sol-i. Nuk keni asnje nevoje. I am a (virtual) ally.

pa problem emo. flm per komentin dhe kritiken. 

Emo, po une pse do u bosha defiant? Ne jena patriota smiley

Seriozisht, mua kjo poezia me duket shpirt i paambalazhum, me pelqeu shume

Solo, mos permen ambalazhna, paj Zotin...

PS T'paret tane e fshtillnin mishin me gazete zeri popllit...  nuk shkote hic permbjtja me formen, por c'na zu e s'ehoqem (mbesnin germat e plumbit mbi mish si tatuazh ideologjik)...

 

PS m'fal per mospranin n'edicionin e bejteve... qesh ne mbledhje deri tash - me nji indian qe e fliste anglishten me theks bangladeshi... t'thashe, c'na zu e s'na boni me t'fort.

me pelqeu edhe p.s - ja smiley

koherente. shume e nevojshme.

te lumshin ato syte e bukur qe mi lexuan vargjet nje per nje! smiley (shume french e ke nickunsmiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).